Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Zhbërja e historisë kombëtare, rahabilitimi i tradhëtisë
Publikuar më 25 mars, 2017 në orën 01:51 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me ardhjen e “demokratëve” në pushtet, ka filluar edhe të dhunohet historia kombëtare në Shqipërinë londineze, por kjo ka prekur edhe gjithë trojet shqiptare. Ka pasur reagime, por jo në nivelin e duhur, sepse nuk ka qenë asnjë kallëzim penal, ngase ka munguar guximi intelektual, ndoshta duke e ditur, që gjykatat janë nën sundimin e tyre, siç janë edhe sot, ku e pushon njekjen penale për marrëveshjen e kufijëve me Greqinë. Mirëpo, kjo nuk i arsyeton. Janë shpallur deshmor tradhëtarët dhe vasalet e pushtetve pushtuese të kombit tonë. Janë shpallë deshmor me diktate nga jashtë, se kush duhet të shpallët dëshmor, e kush duhet të diskualifikohet nga histroia kombëtare. Sali Berisha dhe pasuesit e tij “demokrat” në çdo ditë feste dhe në fund të mandateve kanë shkepur dekorata, me urdhëra, për “kontributin” e këtij lloji sollrollopi, që kanë përgjakur nëpër vite kombin.

Kohëve të fundit, ka filluar edhe fushata për shkatrimin e dokumenteve të shtëpisë filmike “Shqipëria e re”, sepse aty shihet, si në pasqyrë, kush janë shpallur deshmor kombi. Se, nuk kanë menduar më herët të merren me këtë, tregon fakti, se të gjithë emrat kanë ardhur nga kuzhinat e huaja. Ato kuzhina mundohen ta fshinë nga kujtesa jonë kombëtare, bëmat e tyre diversante, duke i përdor kryetarët “democrat” dhe në fund edhe Nishanin si vegël. Dëshmi më e madhe është, njohja e statusit të dëshmorëve të kombit, tridhjetë “martirëve” Shkodran dhe së fundit paketa prej rreth katëqind vetave, të cilët u vranë ose u zurën gjatë operacionit 1950-1953, kryesisht kriminel, që përgjakën Shqipërinë londine, gjatë këtyre viteve të përmendura.
Çka mundohen të arrijnë me këtë fshirje kujtese, që na paraqitet përmes shirit fimik? Sepse aty paqyrohen bëmat e të gjithë këtyre “dëshmorëve”, nga kush ishin mtë yshtur, kujt i shërbenin dhe për çfarë qëllimi e bënin atë. Që të arsyetohen para fëmijëve të vet, mirëpo, sot është tepër vonë, kur ato gjinden të internet dhe janë ruajtur nga dashamirët e kombit, nëpër kompjuterët e vet. Këtë nuk mund ta bëjnë edhe për një arsye tjetrë, sepse duhet shaplur të jashtëligjëshme edhe veprat artistike, të cilat janë shëndruar në filma. Të tillët janë veprat e: Ismail Kadares, Dritro Agollit, Fatmir Gjatës, Sterrio Spasse dhe shumë të tjerë. Duhet shaplur të jashtligjshëm edhe kompozitorët më të mbëdhenjë kombëtar, dirigjentët, e mos të fllasim për një plejadë artistësh të merituar të popullit e të merituar: Naim Frashëri, Sandër Prosi, Tinka Kurti, Margareta Xhepa, Reshat Arbana, Ymer Bala, Ndrek Luca, etj. që me punën e tyre e nderuan kombin.
Politika ka gabuar këtu, sepse, nuk mund të prehet me skallper një epokë historike prej dyzetëepesë vjetesh. Këtë mund ta bëjë vetëm alkimia e Dr. Berishës, permes skallperit të tij, të cilin e përdori në kuadro ushtarake, policore dhe iuntelektual. Kjo është një betejë e madhe, por nuk po kanë guximin të tregojjnë, se nga kush u ka ardhur sygjerimi, për rehabilitimit të diversantëve, për të zhbëri Shqipërinë londineze.
Kujt i pengon “Gjeneral Gramafoni”, “Prilli i thyer”, “Gërsheti i luftës”, “Njeriu me top”, “Liri a vdekje”, “Ball përball”, “Komisari i dritës”, “I teti në bronz”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Nëntori i dytë”, “Njësiti gueril”, “Furrëlarta”, “Zonja nga Qyteti”, “Toka jonë”, “Krevati i perandorit”, “Cuca e Maleve”, “Operacioni zjarri”, “Fijet që priten”, “Gjeneral gramafoni”, “Radio Stacioni”, “Mësonjëtorja” dhe shumë e shumë filma tjerë, që mesatarisht janë prodhuar rreth pesëmbëdhjetë filma në vit? Çfarë të bëjnë me “Fjala artistike në ekranë”, që ne në Shqipërinë e robëruar i përcillnim me andje, çdo të hënë, që nga viti 1976?
Kjo nismë, nuk ka mesazhë tjetër, pos të krijojë hapësirë për rehabilitime të mëtejme dhe të barti eshtrat e Esat Pashë Toptanit, Hasan Kalleshit dhe Panajot Plakun, nga Beogradi. Kjo nismë ka mesazhin edhe të ngritjes së një lapidari të gjithë atyre që vepruan kundër kombit tone, gjatë vitit 1925 e deri më sot dhe të ngitet një tempull i madh: me Pashiqin, Andriqin, Qubrelloviqin, Titon, Ali Shukrinë, Koçi Xoxën, dhe shumë të tjerëve, në mes të Tiranës, se Ahmet Zogu duket i vetmuar, pa bashkëveprimtarët e vet
Kjo nismë është e pa realizuar, sepse, nuk mund ta zhdukin folklorin nga bashkombasit, se gjithë ky folklor i pasur është i regjistruar, se shqiptarët, nuk mund të mos e dëgjojmë zërin e Dervish Shaqës, Fatime Sokolit, Bik Ndojës, Vajqe Zeles dhe shumë të tjerëve, që folklorin tonë e kanë bërë të dëgjohet anë e kënd botës.
Politika kundërkobëtare nuk ka të ndalur, mirëpo, realizimi i këtyre skenarëve është i pamundur, sepse duhet të zhduket kombi ynë, siç po mundohen ta bëjnë në Kosovë dhe t’ia fillojnë epokës së re. Pasi nuk arriti ta zhbëjë pushtimi dymijëvjeçar, nuk mund ta bëjnë edhe këta, por pëpjekejt e tyre na japin për të kuptuar se ku janë të rreshtuar. Ky rreshtim gjithnë na ka sjellur epoka të përgjakshme, prandaj duhet ta kuptojnë, se ato kohë kanë kaluar dhe të vënë gishtin në kokët, që kjo nismë të mbyllet njëherë e përgjithmonë, të kundërtën do të përballen me faktografi edhe më të mëdha, për t’i vënë në pah, se pinjoll të kujt janë.

Prishtinë, 24.03.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 538 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi