Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Latif Berisha- emër që na nderon
Publikuar më 25 mars, 2017 në orën 23:29 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përvjetor

Të nderuar krijues dhe artdashës!
Klubi ynë letrar mban një emër që na nderon dhe përpiqemi ta nderojmë. Emrin e profesorit, poetit, studiuesit, humanistit e mbi të gjitha njeriut të mirë, të atij që e deshi Mitrovicën të pandarë, të të madhit e të pavdekshmit Latif Berisha (1931-1999).

Latif Berisha lindi më 18 qershor 1931 në Smrekonicë të Vushtrrisë. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, ndërsa të mesmet në Vushtrri e në Prishtinë. Fillimisht, më 1949, punoi mësues në shkollën fillore në Pantinë. Këtu filloi të shkruajë poezi e disa prej tyre edhe t'i botojë në revistën letrare “Jeta e Re". Më 1954, Latif Berisha punoi mësimdhënës i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin e ulët të Vushtrrisë, ndërsa më 1955 regjistrohet student i rregullt i Albanologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd. Gjatë kohës së studimeve, më 1957 boti përmbledhjen e poezive "TUFA". Aktiviteti i tij u dallua edhe në formimin e Shoqërisë letrare "Përpjekja" të studentëve shqiptarë që studionin në Beograd. Në qershor të vitit 1959, diplomoi në degën e Albanologjisë dhe pastaj punoi mësimdhënës në Gjimnazin e Mitrovicës "Silvira Tomazini".

Më 1963, Latif Berisha i vazhdoi studimet pasuniversitare, Drejtimi i Letërsisë, në Fakultetin Filologjik të Beogradit dhe punoi temën e magjistraturës "Skënderbeu në letërsinë e shkruar shqipe". Që nga viti 1965 u zgjodh ligjërues i Historisë së letërsisë shqipe (Romantizmi) në Degën e Albanologjisë në Faklultetin Filozofik të Prishtinës, ku pata fat ta kem edhe unë profesor. Prej vitit 1984, punoi në projektin "Skënderbeu në letërsinë shqipe" të cilin nuk e mbaroi.
Në vitin 1991, si shumë mësimdhënës të tjerë, edhe Latif Berishën, regjimi serb e largoi nga puna. Gjatë viteve '90, ai u angazhua në lëvizjen e intelektualëve dhe të popullit shqiptar për mbrojtjen e çështjes kombëtare. U dallua posaçërisht si udhëheqës në sektorin e kulturës. Ka qenë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Kur lufta për çlirimin e Kosovës mori hov të madh, më 24 mars 1999, në natën e parë të bombardimeve të forcave të NATO-s mbi caqet serbe, në Mitrovicë, kriminelët serbë e vranë prof. Latif Berishën, në pragun e shtëpisë së tij.
Kontributi i Latif Berishës në fushën e arsimit, shkencës, kulturës. etj. qe shumë i madh. Vepra e tij poetike e shkencore zë vend të rëndësishëm në letërsinë dhe shkencën shqiptare të filologjisë. Përveç vëllimit poetik “Tufa” ka lënë edhe shumë studime, vështrime, trajtesa, të cilat kolegët Isak Shema, Nuhi Rexhepi e Sali Bashota ia botuan në librin "Vepra".

Emri i tij shkëlqen në shumë shkolla e institucione dhe është nderuar me shumë Mirënjohje e Falënderime. Në vitin 2009, familjes së tij iu ka ndarë Medalja e Artë e Pavarësisë. Edhe në si klub letrar, në 19 vjetorin e rënies së tij, në prag të shtëpisë së vet, matanë Urës që po mëton të na ndajë, organizuam këtë orë modeste letrare për ta përkujtuar e nderuar të pavdekshmin Latif Berisha.
Lavdi jetës dhe veprës së Tij!

ORAKULLI
(Prof. Latif Berishës)

Kur mizorët jetën ta shuan
Isha me luftëtarët tej në male
Nga "Tufa" u lexoja poezinë "Tri gota"
Nën vetëtimat e bombave të NATO-s

Nuk pata kohë të të thurë elegji
I respektuari e më i miri profesori im
Milosaoja e Rina nuk bënin më dashuri
Atdheu kërkonte dritë, kërkonte liri

Në përvjetorin e shtatëmbëdhjetë
Të përfytyrova si dikur në katedër
Sjelljet engjëllore e fjalët plot ëmbëlsi
Seç më janë fshehur thellë në zemër

Viciana e lashtë mbushur me magji
Penat krijuese i bashkoi në Kala:
Të na prijë përpara si suferinë
Orakulli ynë që mbëltoi mbarësi.

Vushtrri, më 23 Mars 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 31 vizitorë
Lexuar: 465 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi