Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sikur serbët dhe Vuk Drashkoviqi të kishin qenë si Tucoviqi dhe Willy Brandt-i!
Publikuar më 19 prill, 2017 në orën 02:53 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

***Pa dyshim se shqiptarët dhe serbët do të kishin qenë të pajtuar qe më se një shekull (1912-2017); do të kishin qenë miq dhe aleatë të mirë sikurse gjermanët me francezët pas LDB-së (1945-2017), sikur Serbia dhe serbët të kishin ndjekur shembullin pozitiv të Dimitrije Tucoviqit dhe të ish-kancelarit gjerman Willy Brandt.

*** Mirëfilli, Serbia nuk do t’i kishte bërë tri gjenocide kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosov֝ës (1990-1999).

Metamorfoza politike?
Vërtet, do t’i kisha besuar metamorfozës politike të pasluftës (1999-2017) së Vuk Drashkoviqit, por, ai, në vend se ta përmendë Dimitrije Tucoviqin dhe Willy Brandt-in gjerman si paradigmë pozitive për t’i pajtuar serbët dhe shqiptarët, ka përmendur kryetradhtarin Esat P. Toptanin, se gjoja vetëm përmes “shembujve të tillë të ndritshëm”, do të mund të arrihej pajtimi mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan. Përkundrazi, ky nuk është kurrfarë “shembulli i ndritshëm” për shqiptarët, por një tradhti dhe një turp i madh, që ka helmuar marrëdhëniet serbo-shqiptare, jo më pak se një shekull.

Pikërisht, marrja si “yrrnek” e Esat P. Toptanit e demanton simulimin demokratik dhe akrobatik politik të Vuk Drashkoviqit, pavarësisht se, ai, pasluftës është penduar për krimet e gjenocidit, që i ka kryer Serbia e Slobodan Milosheviqit (1990-1999).

Mirëpo, pozitive është që Drashkoviqi ka ndërruar mendjen e dikurshme të politikës së forces së Milosheviqit dhe të Sheshelit, dhe se tani dëshiron, që populli dhe shteti i tij serb t’i pranojnë krimet e tyre, në mënyrë që të arrihet pajtimi me shqiptarët, me kroatët dhe me myslimanët boshnjakë, por, për krijimin e një klime të tillë politike realiste nevojiten forca të reja politike progressive me prirje dhe me orientim evro-perëndimor demorkatik dhe paqësor.

Kjo do të mund të bëhej vetëm nëse do vinin në shprehje njerëzit me kredibilitet dhe të dëshmuar, gjatë 30-vjetshit të kaluar (1990-2017), të cilat e kanë kundërshtuar regjimin represiv fashist dhe gjenocidal të Slobodan Milosheviqit: Natasha Kandiq, Sonja Biserko, Bogdan Bogdanoviq, Dubravka Stojanoviq, Çedomir Jovanoviq, Nenad Çanak dhe shumë bashkëmendimtarë dhe mbështetës të tyre, që ishn kundër opsionit luftarak të Serbisë së regjimit fashist, policor dhe militar të Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Vetëm forcat e këtilla demokratike evropiane properëndimore, do të duhej të mbështeteshin me çdo kusht nga BE-ja, në mënyrë që Evropa Perëndimore, të triumfonte mbi hegjemonizmin, nacionalshovinizmin, racizmin dhe kolonializmin serbomadh në Ballkan.

Ndryshe, me forcat retrograde radikale politike të Slobodan Milosheviqit, të Sheshelit, të Tomislav Nikoliqit, të Aleksandar Vuçiqit të Ivica Daçiqit dhe të Vojislav Koshtunicës…etj., pajtimi i popullit serb me popujt e viktimizuar (kroat, mysliman boshnjak dhe shqiptar) nuk ka asnjë gjasë reale, që të arrihet në praktikë, pavarësisht simulimit të tyre politik, gjoja se duan BE-në dhe Amerikën, por nën “umbrellën” e Rusisë së Putinit.

Në këtë kontekst ia vlen ta rikujtojmë BE-në, që të mos investojë kot në forcat radikale politike dhe në pushtetin politik të Serbisë së Aleksandar Vuçiqit, të Ivica Daçiqit, të Tomislav Nikoliqit …etj., sepse, deri më sot, asnjë regjim radikal në Serbi nuk është transfomruar në regjim demokratik dhe paqësor në Ballkan (1878-2017).

Drashkoviqi, të hulumtojë për ndonjë Willy Brandt në Serbi, jo për ndonjë Esat P. Toptan në Shqipëri!

-Sepse me Esat P. Toptanë tradhtarë kuislingë shqipfolës, si dhe me fashistë e racistë si: Slobodan Milosheviqi, Aleksandar Vuçiqi, Tomislav Nikoliqi, Ivica Daçiqi, Vojislav Shesheli dhe Vojislav Koshtunica kurrë nuk do bëhet pajtimi dhe paqja mes serbëve dhe shqiptarëve në Ballkan.
Fundja, këtë e ka vërtetuar edhe vetë Vuk Drashkoviq vitin e kaluar(2016), si dhe në një mori intervistash, komentesh dhe analizash të kohës së pasluftës (1999-2017) përmes një komenti të tij të pubikuar në gazetën “Danas” të Beogradit, se “serbët nuk janë si gjermanët për t’i pranuar krimet e tyre dhe për t’u kërkuar falje viktimave të hollokaustit të Hitlerit”.

Kjo është më se e vërtetë, sepse deri më sot, asnjë qeveri dhe, asnjë kuvend i Serbisë nuk ka pranuar e as nuk ka kërkuar falje për kryerjen e tre gjenocideve të saj kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës( 1990-1999).

Derisa Vuçiq nuk e njeh Republikën e Kosovës, do të thotë se ai është kundër BE-së dhe kundër Amerikës, që e kanë njohur Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008)

Atëherë, shtrohet pyetja, si qenka “demokrat” dhe pacifist “evroperëndimor” Aleksandar Vuçiq (aktualsht president i sapozgjedhur i Serbisë, i kontestuar nga opozita dhe nga protestat studentore dhe popullore), kur ai me dhjetra herë verbalisht dhe me shembuj konkret (siç ishte “treni rus” me ikonografi mitologjike mesjetare, i cili më 14 janar 2017, deshi të hynte në Kosovë) ka deklaruar se Serbia kurrë nuk do ta njohë Republikën e pavarur të Kosovës.

-Vuçiqi mund të jetë edhe “president i përjetshëm” i Serbisë (ashtu sikurse komunisti Tito i Jugoslavisë, të cilën Vuçiqi e ka në zemër, sepse ajo ishte Serbia e Madhe), por demokrat evroperëndimor kurrën e kurrës derisa të mos e njohë Kosovëne pavarur dhe sovrane (17 shkurt 2008), si dhe derisa në emër të shtetit dhe të popullit të Serbisë, të mos u kërkojë falje publike kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve për tri gjenocidet e kryera të Serbisë (1990-1999).

Presidenti aktual serb Aleksandar Vuçiq, tanimë si “demokrat i dëshmuar”, i cilësuar nga BE-ja, do të mund ta merrte Çmimin Nobel Paqësor, vetëm nëse do ta njihte Republikën e pavarur të Kosovës. Ndryshe, nuk ka asnjë gjasë, që të jetë as “Tito” i Serbisë e as “guardian” i pajtimit dhe i paqes në Ballkan.

Hëpërhë Serbisë i mungon një Willy Brandt!

Ngase serbët nuk janë popull paqedashës ngase krimet e veta ua mveshin viktimave të tyre. Ndërkaq, gjermanët, pas Luftë së Dytë Botërore i denoncuan krimet e hollokaustit të Hitlerit, si dhe u kërkuan falje kolektive (edhe si popull, edhe si shtet) të të gjitha viktimave. Në këtë mënyrë u arrit pajtimi dhe paqja me të gjithë popujt e Evropës (1945-2017).

Me gjithë pendimin evolutiv politik të Vuk Drashkoviqit, pas përfundimit të tragjedisë së popujve të SFRJ-së, për shkak të tri luftërave gjenocidale, se Serbia e Slobodan Milosheviqit ishte përgjegjëse dhe fajtore për krimet e gjenocidit të saj ndaj kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1990-1999), derisa ai të shembllehet me Esat P. Toptanin, mikun dhe besënikun më të madh të Serbisë së ish-kryeministrit Nikola Pashiq, nuk mund të jetë mik i shqiptarëve, pavarësisht se çfarë “bluan”ai në “mullinin politik” të tij, si opozitar partiak në Serbi.

“Lajm taze”, por pa kurrfarë peshe historike dhe politike për interesin nacional shqiptar

Për “Dojçe Wellen” gjermane në një Intervistë të gjatë me Bahri Canin, të bërë në gjuhën serbe, më 15.11.2014, të cilën lajmpress i Shkupit e ka publikuar në gjuhën shqipe më 15 prill 2017, Vuk Drashkoviqi ka pohuar: “Kurdo që shkoj në varrezat serbe në Paris, unë i marr me vete dy buqeta lulesh: një për ushtarët serbë që kanë rënë atje dhe tjetrën për Esad Pashën, i cili ka vdekur në spitalin ushtarak në Paris dhe me dëshirën e tij është varrosur në mesin e ushtarëve serbë”( http://lajmpress.com/drashkovic-sa-here-udhetoj-ne-paris-vendos-lule-tek-varri-i-esat-pashe-toptanit-2/)

Derisa Vuk Drashkoviq të konsideroj se “Esat Pashë Toptani “është një shembull i ndritshëm për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjte serbëve dhe shqiptarëve”, mbetet për të dyshuar se ai, tanimë, është reformuar si mik i shqiptarëve. -Duke ditur se Esat Pashë Toptani ishte një tradhtar dhe armik i popullit të vet shqiptar, i cili atë e pagoi edhe me kokë, më 13 qershor 1920, kur u ekzekutua nga dora e popullit shqiptar-Avni Rrustemi.

Pse Vuk Drashkoviq asnjëherë nuk vuri kurorë lulesh mbi shtatoren e Dimitrije Tucoviqit para hotelit “Slavija”, që nodhet pothajse në qendër të Beogradit, por, sa herë që po shkuaka në Paris të Francës po e vizituaka dhe nderuaka me buçetë lulesh varrin e kryetradhtarit shqiptar Esat Pashë Toptanit, i cili, sipas amanetit të tij prehet në varrezat e ushtarëve serbë në Paris.

Drashkoviqi, të hedhë tufë lulesh mbi përmendoren e Tucoiviqit në Beograd, jo mbi varrin e Esat P. Toptanit në Paris!

Sepse pajtimi i serbëve dhe i shqiptarëve në Ballkan nuk bëhet me “shembujt e ndritshëm” të esat pashë toptanëve shqipfolës të Vuk Drashkoviqit, të Vuçiqit, të Nikoliqit dhe të serbomëdhnjve të tjerë, por me shembujt pozitivë ballkanikë dhe evropianë, siç ishin Socialdemokrati serb Dimitrije Tucoviq, cili, qysh para 100 vitesh (1912), ua ka tërhequr vërjtjen serioze serbomëdhenjve dhe qeverisë çetnike radikale të kryeministrit Nikola Pashiq, “se me shqiptarët do të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore, vetëm, atëherë, kur serbët ta kuptojnë se ndodhen në truallin e huaj”.

Ky amanet historik dhe njerëzor i kryeliderit politik të Partisë Socialdemokrate dhe dëshmitar i drejtpërdrejtë i krimeve të gjenocidit të soldateskës së Serbisë pushtuese të Nikola Pashiqit(1912-1914), më solli ndërmend edhe këtë pyetje për “reformistin” e “Srpski Pokret Obnove”, Vuk Drashkoviq, i cili në një takim me shkrimtarët dhe intelektualët akademikë të Kosovës, bërë në “Dom omladine” në Beograd, më 1987, në fjalën e tij të rastit pati deklaruar, se “me shqiptarët e Kosovës, as në varr së bashku”(!)

Mirëpo, tani, pas pavarësimit të Kosovës dhe pas kapitullimit të Serbisë gjenocidale të Slobodan Milosheviqit, kryelideri i SPO-s, Vuka Drashkoviq ka ndryshuar mendimin për shqiptarët dhe për Kosovën në kërkim të arritjes së paqesë me shqiptarët, duke e njohur Republikën e pavarur të Kosovës. Ky diskurs politk i Drashkoviqit është në interesin edhe të Serbisë, edhe të Kosovës, sepse pa e njohur shtetin e ri të pavarur të Kosovës, serbët dhe Serbia nuk do të kenë kurrfarë perspective as në Ballkan e as në Evropë.

Drashkoviqi po lobon për krijimin e një Serbie të re demokratike dhe paqësore, që do ta njihte realitetin e ri të Kosovës!

Nëse Drashkoviq vie në krye të Serbisë, dhe e njeh Kosovën e pavarur, do të ishte lauret i Çmimit Nobel Paqësor. Për më tepër, cilido lider shtetëror serb, që do ta njihte Republikën e Kosovës, do të ishte kandidat për Çmimin Nobel Paqësor, sepse një njohje e tillë, do të kishte rëndësi dhe karakter të gjerë në dimensione të marrëdhënieve politike ndërkombëtare mbase veç arritjes së pajtimit mes Beogradit dhe Prishtinës, hap ky, që do të ishte faktori kryesor i sigurisë dhe i paqes në Ballkan, do të ndikonte pozitivisht dhe në mënyrë thelbësore në pajtimin e Evropës Perëndimore dhe Lindore, përkatësisht në afrimin dhe në avancimin e marrëdhënive të Rusisë dhe të Amerikës.

Një normalizim i tillë politik realist, do të kishte efekt pozitiv në pezullimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që do t’i hapëte rrugë hartimit të një Rezolute të Re për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës (17 shkurt 2008), të cilën deri tani e kanë njohur 114 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.
Edhe pse Drashkoviqi e ka të vështirë t’ia arrijë në objektiv të tillë për detyrimin e Serbisë dhe të serbëve, që ta njihnin Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008), sepse siç ka konstatuar me të drejtë “serbët nuk janë si gjermanët” e ish-kancelairt Willi Brandt (1969-1974), cili ia arriti ta pajtonte Evropën Lindore dhe atë Perëndimore, duke denoncuar hollokaustin nazifashist të Hitlerit, me ç’rast, kështu pajtoi popullin gjerman me popujt e tjerë të Evropës. Për këtë kontribut të vlefshëm dhe meritë të madhe, Brandt u shpërblye me Çmimin Nobel të Paqes në vitin 1971.

Pikërisht, këtë rrugë të ndritshme dhe politikë të paqes së ish-kancelarit socialdemokrat gjerman, Willy Brandt, duhet ta ndjekin me fanatizëm dhe me kombëngulësi, edhe kryelideri i SPO-së, Vuk Drashkoviq së bashku me forcat e tjera reformiste politike serbe, që duan dhe çmojnë vlerat dhe të arrirat civilizuese të Evropës demokratike, integruese dhe paqësore perëdimore. Kjo rrugë raacionale evroperëndimore, Drashkoviqit dhe bashkëmendimtarëve dhe bashkëveprusve të tij serbë, do t’u ndihmone gjetjen e një Willy Brandty serb, që të krijojnë një faqe të re të historisë së Serbisë së re, tërësisht demokratike dhe paqësore, ashtu sikurse Gjermania e sotme e Konrad Adenauerit, e Willy Brandit, e Helmut Kohlit dhe e Angela Merkelit.

-Një reformim i tillë politik i Serbisë dhe i serbëve, do të ishte garancia racionale e vetme për arritjen e pajtimit dhe të normalizimit të marrëdhënieve të brishta historiko-politike të shqiptarëve dhe të serbëve në Ballkan.
Mirëpo, kësaj ideje për arritjen e pajtimit dhe të paqes së Serbisë me fqinjtë e saj, Vuk Drashkoviqi i penduar, me të drejtë i është përgjigjur në një shkrim autorial të tij, të pubikuar në gazetën “Danas” të Beogradit (2016): “Srbi nisu Nijemci, pa da se stide zla počinjenog i drugima i sebi” (Serbët nuk janë gjermanë, që të turpëroheshin për krimet e bëra ndaj të tjerëve dhe ndaj vetëvetes).

Pavarësisht nga konstatimi i Drashkoviqit se “serbët nuk janë si gjermanë…”, me gjithë atë forcat progresive politike në Serbi, duhet të gjejnë, që të krijojnë një “Serbi të Re” si Gjermaninë e Willy Brandit.
Ndryshe, jo me këtë “Serbi të vjetër” të presidentit Aleksandar Vuçiq (që po shtiret si “mike” e Edi Ramës, e BE-së dhe e Amerikës, me qëllim që Serbia të mos e njohë Kosovën e pavarur (17 shurt 2008), që në kohë të ndryshme historike ka shpërnguluar dhe vrarë me miliona shqiptarë në saje të terrorit dhe të gjenocideve, me qëllim të grabitjes së territoreve të tyre indigjene për të krijuar dhe zgjeruar Serbinë e Madhe (1844-2017).

Drashkoviqi, duhet të shkëputet nga ideologjia famëkeqe fashiste retrograde e Drazha Mihailoviqit!

Ndryshe, as shqiptarët, as kroatët, as myslimanët boshnjakë, as Ballkani, as Evropa Perëndimore e as Amerika, nuk do t’i besojnë “metamorfozës” së tij reformiste politike.
Pra, Drashkoviqi, të zotohet dhe të veprojë për një “Serbi të Re”, të gatshme për të braktisur politikën e saj të deritashme të kolonialzimit ekspansionist ndaj territoreve të vendeve fqinje, në veçnati ndaj Kosovës, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të Shqipërisë Etnike(1878-2017). S’ka dyshim se, me një “Serbi të Re” tucoviqiane me vlera demokratike everopiane perëndimore, do të mund të “ndizte’, që shqiptarët dhe fqinjtë e tjerë, t’ia shtrinin dorën e pajtimit Serbisë, pas kryerjes së tri (3) gjenocideve në Ballkan (1990-1999).

Pra, nëse Drashkoviqi do seriozisht, që serbët të pajtohen me shqiptarët, duhet të përqafojë jo vetëm idenë e kahmotshme 100-vjeçare të Dimitrije Tucoviqit, por, patjetër, duhet të ndjekë edhe shmebullin e ish-kacelarit Villy Brandt (1969-1974), cili me politikën e tij të sinqertë paqësore dhe demokratike pajtoi Evropën Lindore dhe atë Perëndimore, sepse botërisht kërkoi falje për krimet e hollakoustit të Gjermanisë nazifashiste të Hitlerit për viktimat e shkaktuara në Evropë. Për këtë vepër grandioze të pajtimit të popullit gjerman me popujt e tjerë të Evropës, ish-kancelari Willy Brandt me meritë u laurua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1971.

Ky është çelësi për revizionimin e marrëdhënieve të këqia mes shqiptarëve dhe serbëve në Ballkan. Po ashtu, Drashkoviqi, duhet ta sensibilizojë opinionin gjithserb, se është në interesin naconal dhe shtetëror të Serbisë, që sa më parë të jetë e mundur, ta njohë Republikën e Kosovës, pavarësisht nga sentimenti i serbocentrizmit negativ mitologjik për Kosovën, e cila historikisht u përket shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, Drashkoviqi, duhet ta bindë lidershipin dhe popullin e Serbisë, që botërisht t’u kërkojnë falje shqiptarëve të Kosovës për kryerjen e krimeve të gjenocidit nga Serbia e Slobodan Milosheviqit (1989-1999). Për këtë, parapëlqehet, që si Drashkoviqi, ashtu edhe të gjithë serbët, të shembëllehen me paradigmën e ish-kancelarit gjerman, Willy Brandt, i cili me politikën e tij demokratike dhe paqësore ka shpëtuar Gjermaninë e Re të pasluftës nga hipoteka e përjetshme e krimeve të hollokaustit hitlerian.

Pra, nëse Drashkoviqi do t’i pajtojë serbët me shqiptarët, patjetër, si mostër, do të duhej t’i merrte shembujt pozitivë nga historia e derisotme mes serbëve dhe shqiptarëve, jo shembuj negativë siç ishte Esat Pashë Toptani për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Si Drashkoviqi, ashtu edhe çdo lider tjetër politik serb, duhet ta dijë se me “një Serbi e vjetër” fashiste armike e kombit shqiptar, e Ballkanit dhe e Evropës me antivlerat e saj raciste, fashiste, antihumane, antidemokratike dhe antishqiptare: Vladan Gjorgjeviq Nikola Pashiq, Vasa Qubriloviq, Ivo Andriq, Dobrica Qosiq, Drazha Mihajoviq, Aleksandar Rankoviq, Slobodan Milosheviq, Vojislav Sheshel, Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiq… etjë, të cilët në kohë dhe në rrethana të ndryshme historike dhe politike të shekullit XX dhe XXI)me elaboratet, me politikën, me diplomacinë, me propagandën, me akademinë e shkencave, me kishën ortodokse, me policitë, me ushtritë, me paramilitarët, me luftra, me agresione dhe me gjenocide, si dhe me ndihmën e aletaëve të tyre të fuqive të mëdha evropiane, në veçanti të Rusisë, kurrë nuk do të arrihet pajtimi i serbëve dhe I shqiptarëve në Ballkan, sepse idetë, programet dhe luftërat e tyre ishin, dhe e dhe sot janë fatkeqësia dhe tragjedia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë ngase me forcë dhe me shfarosjen e shqiptarëve copëtuan dhe kolonizuan territoret e Shqipërisë Etnike në Ballkan (1878-2017).
Sa më sipër, në Ballkan nuk mund të mbretërojë paqe dhe stabilitet i qëndrueshëm afatgjatë pa njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 241 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi