Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, kur të thotë AMERIKA!
Publikuar më 19 prill, 2017 në orën 22:59 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

***Jo sipas formulës triviale 100-vjeçare të Edi Ramës: SIDE BY SIDE, BUT NEVER TOGETHER!

*** By Andrew MacDowall: “Albanian prime minister: EU faces ‘nightmare’ if Balkan hopes fade. A little union with Kosovo is possible should Brussels turn its back on the region, Edi Rama tells POLITICO.” (http://www.politico.eu/article/albania-prime-minister-edi-rama-eu-faces-nightmare-if-balkans-denied/, 4/18/2017).

Prej kësaj, deklarate naive kinse në sitlin kushtëzues, drejtuar BE-së: “O shqipëria në BE, o bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”, nuk duhet të tremben fare as BE-ja, as Amerika e as NATO-ja, sepse nuk është fare serioze, as nuk përbën kurrfarë kërcënimi për BE-në, por më tepër ka të bëjë me një simulim politik naiv dhe provokues, që Ramës i duhet për opinion e brendshëm politik, sepse po i rrezikohet karrigja e kryeministrit nga kërkesat e opozitës, e cila për shkak të gabimeve të rënda politike të qeverisë së tij ka bojkotuar parlamentin, duke dalë në protesta në një “çadër tribune” pranë kryeministrisë (18 shkurt-18 prill 2017). –Kjo është “patatja e nxehtë” e Edi Ramës, jo “dhembja” e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse si BE-ja, ashtu edhe Amerika shumë mirë janë dijeni, se qeveritarët e Tiranës nuk janë të interesuar që Shqipërinë ta bashkojnë me Kosovën (ashtu siç nuk ishin të interesuar ta ndihmonin dhe ta bashkonin më 1999, por e harruan nën plojën e gjenocidit serb të Slobdan Milosheviqit).

BE-ja nuk është “kazani ballkanik” i Edi Ramës

*** “To understand Europe you have to be a genious or French”.(Madeleine Albright, the ex-American Secretary of State)
Ky vlerësim politik i Madaleine Alright është katërcipërisht i qëndrueshëm, sepse vërtet për ta kuptuar filozofinë e historisë së artit politik dhe diplomatik të Bashkimit Evropian (BE-së), të paktën duhet të jesh shtetar a lider politik i rangut evropian, siç ishte francezi Jean Monnet, i cili ka meritat kryesore për themelimin e tij. Por, kryeministri aktual i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama nuk është as “gjeniu e as francezi Jean Monnet”. Ndryshe, nuk do ta fajësonte BE-në, POR VETËVETEN, pse Shqipëria qe më se dy dekada ende nuk është anëtare e BE-së.

Rama: O, Shqipëria në BE, o Kosova e bashkuar me Shqipërinë!

***Edi Rama nuk mund të bashkojë Kosovën me Shqipërinë, duke e kushtëzuar BE-në!
-Kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama, vonë i pasksha dalë “gjumi dimëror”!

- Pse këtë kërkesë nuk ia ka bërë BE-së, në fillim të mandatit të marrjes së postit të kryeministrit më 2013, por tash, në fund të mandatit (2017), kur po i numëron ditët e largimit nga ai post, duke mos pasur vision as guxim për t’i pranuar kërkesat e opozitës demokratike me Lulzim Basha në krye, të cilën Rama si “politikan evropian” e ka hedhur në rrugë përballë kryeministrisë (18 shkurt-19 prill 2017).

Si do ta pranonte BE-ja Shqipërinë në gjirin e saj pa zgjidhjen krizës institucionale (pozitë – opozitë), si dhe pa zgjidhjen e një sërë problemesh të tjera, që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës, me luftimin e korrupsionit, të dekriminalizimit të institucioneve të pushtetit, të drogës, të trafikimit të qenieve njerëzore, të krimit të organizuar, të moszhvillimit dhe të mospërfundimit të reformave politike, ekonomike, sociale dhe të mirëqenies etj.

-Edi Rama, të mos mundohet të na bëjë budallenj se gjoja iu “dogj zemra” dhe është në rrugën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse të kishte qenë i tillë, brenda mandatit të tij të deritashëm (2013-2017), da t’ia kishte shkruar një “copë letër” formale BE-së ( e cila, të paktën, do të regjistrohej në kronikën historike të bashkimit kombëtar shqiptar), Amerikës ose OKB-së për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përkatësisht për zgjidhjen e problemit kolonial me vendet fqnije sllave të Shqipërisë.

Mirëpo, tani, kur po i “digjet” mandati i kryeministrit (pa ia arritur qëllimit, që ai vetë ta fuste Shqipërinë në BE, por, gjithë, duke harruar se atë e ka shndërrur në një xhungël të kanabisit dhe në një kaos institucional, duke e përjashtuar opozitën demokratike nga Kuvendi), kinëse e “ka parë të arsyeshme”, që të paktën t’i bëjë ca propagandë ultimative BE-së, se, nëse “urgjentisht nuk e pranoni Shqipërinë në BE, do ta bashkojë me Kosovën”!?

-Çfarë cirku politik ky, sa për ta mashtruar opinionin mbarëshqiptar dhe për t’i “frikësuar” përfaqësuesit e lartë të BE-së : Donald Tusk dhe Federica Mogherini, sepse BE-ja e di shumë mirë, që as kryeministri Edi Rama, as kryekuvendari Ilir Meta e as presidenti Bujar Nishani nuk janë të interesuar që Kosovën ta bashkojnë me Shqipërinë. Këtë qëndrim të politikës zytare të Shqipërisë e di jo vetëm BE-ja, NATO-ja dhe Amerika, por edhe e gjithë bota.

Edi Rama nuk është Ismail Qemal, as Kohl e as Genscher, që ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë!

***Mjaft më me parullën më cinike, më oportuniste dhe më demagogjike: “SIDE BY SIDE TOGETHER”, sepse kjo nuk ndodhi deri më tash (1912-2017).

Kur është fjala për “bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, këtë nuk mund ta bëjë kryeministri Rama, sepse nuk është i rangut politik e as diplomatik i ish-kancelarit Helmut Kohl (”1982-1998”) dhe i Hans-Dietrich Genscher ( ministër i Jashtëm i Gjermanisë Perëndimore, gjatë viteve “1982-1992”), të cilët me të drejtë konsiderohen “arkitektet” krysorë të ribashkimit të Gjermanisë Perëndimore me atë Lindore, më 1990.

Gjithashtu, pse deri më sot, ende ka ngelur i pazgjidhur problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan nuk është fajtore BE-ja, por vetë Shqipëria, e cila, edhe sot, në erën e integrimeve evropiane, ende nuk ia ka parashtruar kërkesën formale me shkrim as BE-së e as Amerikës.
Pra, faji dhe përgjegjësia janë faktorët dhe aktorët e politikës dhe të diplomacisë shqiptare (1912-2017), jo Bashkimi Evropian (BE) e as bashkësia ndërkombëtare.

Këtë e ka provuar edhe historia e hidhur e derisotme, se me propaganda boshe dhe me këngë folklorike “besa, besë, besën ta kam dhanë se një ditë kemi me u bashkua të tanë…”! Por, ja, që këtu e 100 vjet dot nuk u bashkuam, sepse pas Ismail Qemalit, kombi shqiptar nuk pati një politikan a diplomat të rangut evropian të Helmut Kohlit ose të Hans Dietrich-Genscherit.

Ky është shkaku kryesor, pse, edhe sot (shekulli XXI, viti 2017) shqiptarët janë të copëtuar dhe të kolonizuar nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Maqedonia dhe nga Greqia.

Kosova do të bashkohet me Shqipërinë, vetëm nëse Amerika me aleatët e saj evro-perëndimorë do të kërkonin një bashkim të tillë, sikurse në rastin e ribashkimit të Gjermanisë (1990). Ndryshe, pa pëlqimin e Amerikës nuk do të bashohet kurrë, por do të mbetet si shtet më vete, ashtu siç parashikon edhe Kushtetuta e Kosovës (15 qershor 2008).

Prandaj, as Edi Rama nuk ka nevojë ta gënjejë dhe ta mashtrojë popullin, se bashkimi do bëhet pa lejen e Amerikës dhe të aleatëve të saj të Evropës Perëndimore. Këtë të vërtetë, duhet mbajtur parasysh të gjithë ne, duke mos parë “ëndrra në…”.

-Jo vetëm Edi Rama, por as askush tjetër nuk mund ta bëjnë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pa dijen, pa debatimin dhe pa mbështetjen e BE-së dhe të Amerikës, ashtu siç ndodhi me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008).

Këtë do të duhej ta kishte mbajtur parasysh kryeministri i gabuar Edi Rama, sepse BE-ja nuk është si PD-ja e Lulëzim Bashës, që Edi Rama të “luajë guxhas” me të si t’i “teket” atij për interesa të ngushta politike dhe pushtetore “PARTIA SOCIALISTE DHE LSI-JA MBI TË GJITHA”, jo bashkimi i Shqipërisë dhe i Kosovës.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 336 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi