Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shiptarët duhet të dalin nga agjenda e diplomacisë botërore, për aeropag
Publikuar më 23 prill, 2017 në orën 20:21 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Që nga Kongresi i Berlinit, Shqipëria është në tavolinat e kancelarive më të mëdha të botës. Për këtë kemi dëshmi nëpër kohë dhe më së shumti këto dëshmi mund t’i shohim në mes të luftërave botërore, por përqëndrimi më i madh është në kohën e luftës së ftohtë, do të thotë, nga dyzetepesta e këtej. Edhe pse me ardhjen e “demokracisë”, mendojnë se kjo është në të miren e shqiptarëve, realitreti tregon të kundërtën.

Pse kjo ka ndodhur dhe po ndodh?
Shumë herë e kam thënë, se pozita gjeopolitike dhe gjeostrategjike që zë hapsira kombëtare shqiptare, e ka bërë, që kjo të jetë në kancelaritë më të mëdha botërore, gjithmonë në kontestin e aeropagut, mirëpo, kjo do të kuptohet, për perendimin, që nga kongresi i Berlinit, kryesisht me forcimin e Carizmit Rus. Që atëherë, çdo konferencë apo kongres që është mbajtur për gjeopolitikë dhe gjeostrategji, me përmasa rajonale dhe më gjërë, shqiptarët kanë qenë në qendër të vëmendjes së politikanëve, se, cili prej tyre është munduar të nxjerrë favore për shtetin e vet.
Edhe shumë shtete, veç e veç, kanë bërë plane për shkapërderdhjen e shqiptarëve në shumë shtete, për të bërë të pamundur organizimin e përbashkët, për të marrë fatin në duart e veta. Ky fenomen është më i theksuar pas luftës së dytë botërore, duke parë realitetin e politikës së Shqipërisë londineze, për gjithë shqiptarët që kishin mbetur jashtë trojeve të një qeverie të përbashkët kombëtare. Mu për këtë, e mobilizuan kolonën e pestë, duke filluar prej Jugosllavisë titiste, deri te domokracia Amerikane, e cila mobilzoi edhe shtetet me regullim shtetëror: a. Socialist (Jugosllavinë); b. Kapitalist (Italinë) dhe c. Fashist (Greqinë). Vetë kjo jep për të kuptuar, se nuk ishte në pyetje Enver Hoxha, si përsonalitiet i orientuar për një shtet socialist, por Enver Hoxha si kreator i politikës kombëtare, që shihej mirëfilli, se ai mundohet të krijoj mentalitetin kombëtar, për një shtet komb. Kjo i tmerronte të dyja blloqet e krijuara në këtë kohë, sepse Shqipëria do të bëhej forcë reale në Gadishullin Ilirik dhe shtetet për reth saj, nuk do të guxonin t’i shtërngonin dhëmbët askujt.
Këtë e tregojnë dy moment histrorike: 1. Shpërnguljen e shqiptarëve nga Greqia (1944) dhe 2. Spastrimin e Mitrovicës nga falanga serbe, me ndihmën e “paqerujtësve” francez (2000).
I morra këta dy shembuj, sepse kancelaritë e fuqive të mëdha e bënë dhe e bëjnë qëllimisht, për të lënë çështjet e hapura për luftë, në mes shqiptarëve e grekëve dhe serbo-shqiptare. Me të parën kemi gjendjen e luftës në fuqi, që edhe sot nuk kërkon askush nga kancelaritë për heqjen e saj dhe me të dytën veç jemi në luftë, e cila do vetëm një shkas për të shpërthyer një luftë e përmasave regjionale.
Duke u nisur nga kjo, nuk duhet të befasohemi, reagimet kundër deklaratës së Edi Ramës, i cili i bënë thirrje Bashkimit Evropian, duke u munduar t’i zgjojë nga narkoza, që i ka zënë, permes politkës sallave e pansllave, që të paktën shqiptarët të trajtohen, kudo që janë, të barabartë në mesin e të barabartëve. Se nuk po ndodh kjo, kemi shembuj të plotë. Presidenti i Serbisë deklaron, se është i gatshëm të rrokë armët me të dy djemtë, për të luftuar për Kosovën, (këtë e kishte bërë edhe gjatë luftës 1998/99) dhe nuk reagonjnë shtetet e BE-së, ndërsa për një deklaratë të parlamentarit Haradinaj, trazohet e gjithë BE-ja. Cili funksion mund ta ndezë luftën, presindenti apo parlamentari?! Kjo nuk do koment. Madje për këtë reagoi edhe Rusia!
Po t’i analizojmë të gjitha këto, mund të nxjerrim një përfundim kuptimplotë, ortodoksizmi sllav dhe pansllavistët, i frikohen politikës së përbashkët shqiptare, sa edhe për kryetarin e Bujanovcit ngritën zëra për arrestim. Ky është një shembull, që tregon hapatas, se çfarë force mund të bëjnë shqiptarët e bashkuar, prandaj edhe duhet vepruar në teren, e jo të ketë vetëm fjalë, dilur mund t’i ngjasojë parallës për “kudrën edhe ujkun”.
Pra, politika për të mos i lënë shqiptarët të mendojnë për bashkim, është bërë në shumë mënyra dhe nga shumë shkolla, por të gjitha ato bëhen bashkë kur e shohin, se ajo mund të reflektojë njëmendësin shqiptare, për të qenë të bashkuar. Reagimi serb nuk duhet të na befasojë, sepse ajo ka pretendime në trojet tona, të paktën, permes politikës vrastare të elitës institucionale në Kosovë, të shkëpusin veriun e Kosovës, por reagimet e Greqisë dhe Rusisë, dërgojnë një mesazh frike dhe nga frika vjen edhe kërcnimi, për çdo hap të mundshëm që të ndërrmarrin shqiptarët. Në botë kemi plotë shembuj për deshtimin e politikave vrastare kolonialiste, nëse akëcili komb ka ngulur këmbë për të qenë i pavarur, prandaj shqiptarët, duhet të dalin hapur me një projekt bashkimi. Vet gjeopolkitika dhe gjeostrategjia mundësojnë që të jemi fitimtar, sepse, deshëm s’deshëm, këtu i kemi dy supërfuqitë, të cilat duke e ruajtur njëra tjetrën, na mundësojnë neve që të konsolidohemi.
Politikën që ndjek Lulzim Basha në Tiranë, Politikën që ndjek Qeveria e Kosovës në krye me Isa Mustafën dhe ajo që ndjek Ivanov në Shkup, japin për të kuptuar, se të gjithë janë të yshtur nga sllavoortodoksët dhe pansllavët, që të mos kemi mundësi të ecim përpara në ekonomi dhe shumë fusha të jetës, prandaj na dërgojnë mesazhe për të qenë të urtë dhe të dëgjojmë zërin e “ndërgjegjës” së Brukselit, për të kryer detyrat e shtëpisë, të cilat na i ka dhënë “mësuesi” BE. Detyrë shtëpie nuk është të bëhen projekte për bashkim kombëtar, madje as nuk goxoni të përfolni këtë temë, se dilni nga rregullat e lojës dhe në lojë sot janë Luli, Isa dhe Ivanovi, nga këta duhet t’i merrni detyrat e shtëpisë.
Shqiptarët duhet dërguar njëherë e mirë mesazhin caristëve sllav, se shqiptarët janë dhe do të jenë për bashkim dhe do të punojnë për këte deri në arritjen e qëllimit. Këtë, për të dal njëherë e përgjithëmon, nga kancelaritë e diplomacive të shteteve të fuqishme të botës, që këto troje të hiqen nga paragjykimi i aeropagut për fqinjët, që të gjejnë rahatinë të mëdhenjtë, por të fillojë një epokë e re për ne dhe të tjerët përrreth nesh, ajo e stabilizimit të regjionit në planin e jashtën dhe në atë të brendshëm, stabilitetin politik dhe ekonomik.
Vetëm kështu mund të jemi ata që duhet të jemi, të barabartë në mesin e të barabartëve.

Prishtinë, 23. 04. 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 383 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi