Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lexim letrar në Lalish Theater
Publikuar më 03 maj, 2017 në orën 01:30 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në kuadër të aktiviteteve vjetore, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri mbajti lexim letrar në Lalish Theater. Ishte ky aktivitet ku morën pjesë edhe krijues të kombeve tjera të cilët lexuan krijimet e tyre të reja të përkthyera në gjermanisht. Programin e drejtoj me shije moderuesja Kaltrina Durmishi. Të pranishmit i përshëndeti drejtuesi i Theatrit Mag. Amal Shamin dhe Dr.Niger Hasib, akrtiste. Anton Marku, kryetar i Lidhjes i uroj të pranishmit duke falënderuar pjesëmarrësit. Ai në vazhdim paraqiti historikun e shkurtër të veprimtarisë disa vjeçare. “Brenda kësaj kohe kemi botuar 2 antologji në gjermanisht dhe shqip si dhe kemi mbajtur mbi shumë orë letrare, ku kemi promovuar dhjetëra vepra nga krijuesit tanë këtu në Austri dhe nga vende tjera”.

Shkrimtari Serafettin Yildiz, i lindur në Turqi, lexoi poezi nga botimet e tij të fundit në gjermanisht. Ka të batuara disa vepra në disa gjuhë dhe në gjermanisht. Ka lexuar në disa shtete të Evropës. Është anëtar i P.E.N –Club në Austri. Hazir Mehmeti lexoi pjesë nga përmbledhja e tregimeve Der Zertrümmerung der Zeit (Kohëthyerja). Krijuesja në gjuhën rumune Ramona Tarka lexoj pjesë në gjermanisht nga krijimtaria e saj. Ishte hera e parë që bashkëpunon me Lidhjen e Shkrimtarëve Shqiptarë. Anton Marku lexoi poezi nga krijimtaria e tij e fundit të botuara në antologjinë e krijuesve me origjinë migruese në Austri. Është anëtar i P.E.N-Clubit në Austri. Ka të botuara disa vepra me poezi në shqip dhe në gjermanisht. Poeti Gjin Morina, lexoi një poezi. Poezi nga miku i njohur i shqiptarëve Peter Paul Wiplinger u lexuan, pasi ai për shkaqe shëndetësore nuk ishte i pranishëm. Pati pak publiku në sallën e bukur i cili në fund shijoi koktej me ushtime nga mikpritësi.
Aktivitet letrare të përbashkëta me krijues kombesh të ndryshme po e afirmojnë krijimtarinë letrare në gjuhën shqipe që kultivohet në Austri. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është shembulli më i mirë i ngritjes së imazhit shqiptar në Austri dhe mërgatë. Puna madhore e kryesisë, veçane në hartimin e programit dhe projekteve kanë bërë realizimin e promovimeve të shumë veprave të autorëve shqiptarë tani e gjashtë vite me radhë, integrimin në krijimtarinë shumë kombesh në Austri. Tani nga radhët e krijuesve shqiptarë kemi dy poetë anëtarë të P.E.N Clubit të njohura austriak, Anton Marku dhe Besim Xhelili.
Botimi i dy antologjive “Iliricum I” dhe “Iliricum II” me krijime të zhanreve të ndryshme krijimtarie krijon histori të re në kulturën shqiptare. Si pikë programore e re do jetë “Konkursi letrar “ ku do konkurrojnë krijues nga e gjithë Austria në prozë e poezi. Konkursi i parë para dy vitesh ishte testi i parë i suksesshëm si bazament i tjerëve që pasojnë.

Vjenë, 29 prill 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 243 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi