Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqiptarët në Vjenë pjesë e Javës së Kulturës Integrimit
Publikuar më 07 maj, 2017 në orën 00:16 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Aktivitet kulturor i Lidhjes së Shkrimtarëve e Krijuesve “Aleksandër Moisiu” në Austri

Tani e tri vite krijuesit shqiptarë pjesë e Javës Kulturore se Integrimit në Vjenë. Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Vjenë, shembull i afirmimit të vlerave krijuese letrare e artistike mes kombeve tjera.

Qyteti i Klasikes dhe kulturës, Vjena, çdo vit organizon Javën e Kulturës Integrimit ku qytetarët e bashkive marrin pjesë në aktivitete kulturore përmes shoqatave, klubeve dhe krijuesve nga kombe të ndryshme. Në Vjenë tani viti i katërt që merr pjesë Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Aleksandër Moisiu” në Austri.
Lidhja bashkërendon kontaktet me krijues gjuhësh të ndryshme që jetojnë në Austri. Ora letrare e kësaj Jave Kulturore të Integrimit u mbajt në Muzeun e Bashkinë e nëntë ku lexuan: Besim Xhelili (Maqedoni), Seher Çakir (Austri), Philo Ikonya (Keni), Marzanna Danek-Hnelozub (Poloni) dhe Ishraga Mustafa-Hamid (Sudan). Drejtuese e programit ishte Kaltërina Durmishi.
Orën letrare e hapi Anton Marku, kryetar i Lidhjes i cili përshëndeti krijuesit e të pranishmit duke dhënë njoftim mbi rrugëtimin gjashtëvjeçar të Lidhjes. “Është viti i katërt që jemi pjesë e Javës së Kulturës Integrimit në Vjenë dhe kemi krijuar raporte bashkëpunimi me shumë krijues nga vende të ndryshme nga e gjithë bota që jetojnë në Austri. Kësaj radhe mungon miku i Lidhjes, shkrimtari i mirënjohur Peter Paul Wiplinger, për shkaqe shëndetësore, shpresojmë se shpejtë do jetë në mesin tonë. Brenda kësaj kohe kemi botuar dy antologji në gjermanisht dhe shqip si dhe kemi mbajtur mbi shumë orë letrare, ku kemi promovuar dhjetëra vepra nga krijuesit tanë këtu në Austri dhe nga vende tjera”. Shkrimtarja nga Kenia Philo Ikonya lexoi pjesë nga krijimtaria e saj e re. Ka të botuara krijime letrare dhe publicistike në disa gjuhë. Seher Çakir, u lind në Stamboll e cila tani jeton në Vjenë. Ka mbaruar Akademinë Pedagogjike në Turqi. Është fituese e bursës shtetërore të Austrisë. Deri tani ka të botuara krijime në gjermanisht dhe turqisht.
Shkrimtarja nga Polonia Marzanna Danek, lexoi poezi nga përmbledhja e fundit „Das Paradis“ (Parajsa). Deri tani ka të botuar vepra në shumë shtete të botës, është fituese e disa çmimeve ndërkombëtare për poezi, ese, tregime. Krijuesja nga Sudani.
Ishraga Mustafa-Hamid, e cila jeton në Vjenë, lexoi poezi nga përmbledhja e saj “Trotzdem singe ich“ (“Megjithatë unë këndoj“). Është fituese e disa çmimeve dhe mbështetjeve për studime nga Ministria Federale e Mësimit, Artit e Kulturës në Austri. Krijimet e saj janë pjesë e disa antologjive në Austri dhe më gjerë. Besim Xhelili u lind në Tetovë, i cili tani jeton në Vjenë. Kryesisht merret me poezi e tani së fundi edhe me prozë. Është anëtar i P.E.N Clubit në Austri. Ka të botuara disa përmbledhje me poezi. Ai lexoi fragmente nga romani i tij i fundit “1803”.
“Letërsia dhe muzika e frymëzojnë njëra-tjetrën, këtë e plotësuan dy instrumente me harqe: violonçeli dhe violina, luajtur nga Anna Isabel Chan Flores dhe Rachel Olney. Ato në ndërkohë janë bërë përcjellëse besnike të mbrëmjeve tona letrare”.
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” është shembulli i shkëlqyer i prezantimit të krijimtarisë letrare në gjuhën shqipe, krahas atyre të kombeve tjera. Leximet letrare në shumë qytete të Austrisë, Hungarisë, Gjermanisë janë në shërbim të shkëmbimit ndërkulturor.

Vjenë, prill 3 maj 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 203 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi