Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Avni Rrustemi nuk pranoi aleancë me Esat P. Toptanin në Paris
Publikuar më 19 maj, 2017 në orën 01:18 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Edhe pse Esat Pasha i kishte premtuar postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë e tij toptaniste në Paris (1920), Avniu zgjodhi mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të popullit dhe të atdheut-Shqipërisë Etnike, jo kurrfarë posti pushtetor të kuislingëve toptanistë.

Ndërkaq, Ramush Haradinaj me t’u liruar nga Gjykata e Apelit të Kolmarit të Francë, më 26 prill 2017 (ku si rrjedhim i akuzave të Serbisë, se gjoja “kishte krye krime ndaj serbëve” gjatë luftës në Kosovë, gjatë viteve 1998/1999, u mbajt katër muaj në paraburgim në Kolmar të Francës), me t’u kthyer në Kosovë, gabimisht hyri në aleancë me kundërshtarët e tij politikë, sepse do ta mashtrojnë sikurse Prof. Dr. Fehmi Sejdiun (president i Kosovës nga LDK-ja), Behgjet Pacollin nga AKR-ja (ish-presindet i Kosovës dhe zëvendëskryeministër i qeverisë së Hashim Thaçit) dhe, tani kryeministrin Isa Mustafa të LDK-së, qeverinë të cilit e rrëzuan në mënyrë paqësore qeveritarët dhe deputet e PDK-së së Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit. Rast i parë në botë, që një qeveri të përmbyset nga ministrat dhe nga deputetët e Kuvendit të PDK-së, me “bekimin” e Hashim Thaçit (president) dhe të Kadri Veselit (kryetar i Kuvendit).

-Nuk ka asnjë dyshim se kjo aleancë PDK+AAK+Nisma ka lënë “pa tekst” shumë qytetarë të Kosovës (posaçërisht simpatizuesit e Ramush Haradinajt), duke krijuar dyshim dhe dilemma reale, se ku qëndron drejtësia, te ata, që hynë në dialog me Serbinë (2011-2017) dhe nënshkuran marrëveshjet në Bruksel dhe në Vjenë për krijimin e Srpska zajednicës dhe për demarkacionin me Malin e Zi, apo te ata, që kundërshtuan dhe nuk i miratuan këto marrëveshje me Ramush Haradinajn në krye. Në këtë rast konkret, shtrohet pyetja, kush do të fitojë vota më shumë në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit 2017, AAK-ja e Ramush Haradinajt, apo PDK-ja e Hashim Thaçit, i cili verbërazi pranoi Dialogun me Serbinë në Bruksel, prapavija e të cilit është rishqyrtimi i statusit politik të Kosovës, ashtu siç ndodhi edhe me rastin e rishqyrtimit të vendimit të Tribunalit të Hagës për Ramush Haradidnajn (2011). Kështu, do të jetë edhe epilogu i Brukselit, ku Serbia me ndihmën e Rusisë, të Kinës dhe të aleatëve të saj, do të kërkojë revdimin e statusit të pavarësisë së Kosovës.

Kjo mebtet për t’u parë, por nëse Haradinaj me AAK-në nuk fitojnë votat e nevojshme nga zgjedhësit, atëherë, askush nuk ka të drejtë morale e as ligjore, që t’i fajësonte Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, përkatësit PDK-në. Nëse AAK-ja nuk kualifikohet për ta kaluar pragun e pëqindjes së votave për të hyrë në parlament, atëherë, shkaku të mos kërkohet nga PDK-ja, as nga zgjedhësit, por nga gabimi i bërë politik i Ramush Haradinajt,që ka pranuar të hyjë në aleancë me PDK-në.

Ramush Haradinaj hyri në koalicion me “puçistët paqësorë”, të cilët përmbysën qeverinë e vet(!)

Po e rikujtojmë dhe po e porosisim heroin dhe patriotin Ramush Haradinaj (në mënyrë që ta mbrojë si sytë e ballit, dhe kurrë të mos e blozojë emrin dhe veprën e tij heroike, kombëtare dhe patriotike për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës, për interesa të aleancave të ndryshme politike brendashiptare ose jashtëshqiptare, sepse Ramushi si vlerë mbarëkombëtareka hyrë në faqet e ndritshme të historisë së pavarur të Kosovës, përkatësisht të historisë gjithëkombëtare të Shqipërisë Etnike), që pa asnjë lëkundje dhe interes politik, ta ndjekë rrugën dhe veprën e lavdishme të kryekomandantit të tij legjendar kombëtar, Adem Jashari dhe të patriotit e heroit mbarëshqiptar, AVNI RRUSTEMI, i cili, me asnjë çmim nuk prani të hynte në “një thes” me larot dhe me tradhtarët e Esat P. Toptanit, edhe pse ai i kishte premtuar Avniut postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë e tij tradhtare në ekzil në Paris të Francës (1920).

Ndaj, për asnjë çmim dhe për asnjë post në pushtet, Avni Rrustemi nuk do të kishte pranuar të hynte në aleancë me Klanin “Pronto” të treshit Thaçi-Grabovci-Veseli etj.
Mirëpo, kjo që ndodhi me Ramushin, është çështje dhe e drejtë e tij, gaboi apo ia qëlloi Ramushi me hyrjen në koalicionin zgjedhor me PDK-në e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, këtë do ta thotë vota e popullit në zgjedhjet e parashikura parlamentare të Kosovës, më 11 qershor 2017.

Në këtë rast, logjika dhe matematika politike, Ramush Haradianj, do të duhej ta kishin ndihmuar, që të hynte në aleancë me LDK-në, jo me PDK-në, as me Nismën, sepse ato janë të të njëjtit brumë politik, pavarësisht nga përçarja dhe nga mosmarrëveshjet e tyre të përkoshme për pushtet, jo për kurrfarë parimi, por, thjesht, vetëm për inetresa politike dhe karrieriste të tyre.

Pikësëpari, nuk është e logjikshme të bëhet koalicion me një parti politike, ku liderët autokratë të saj apostrofohen për krime, për abuzime, për korrupsion, për padrejtësi, për despotizëm, për nepotizëm, për sektarizëm dhe për shfrytëzimin e popullit, duke e bërë diferencimin e klasave në milionerë dhe në varfnajkë, lypësarë dhe të papunë (50%).

Si mund të hyhet në koalicion me një parti(PDK), ku ish-kryelideri i saj Hashim Thaçi (tani president i Kosovës), që nga ardhja e tij në pushtet (17 shkurt 2008) ka shkelur Marrëveshjet aleatore dhe Kushtetutën e Kosovës, duke tradhtuar partnerët e tij të koalicionit, siç janë LDK-ja dhe AKR-ja etj.?
Së fundi (më 10 maj 2017), këtë e bëri edhe me LDK-në dhe me Srpska listën, duke rrëzuar qeverinë e Isa Mustafës, përkatësisht të Hashim Thaçit dhe Aleksandar Jablanoviqit, vetëm për kalkulime dhe për manipulime të reja me ndonjë subjekt tjetër politik, siç është AAK-ja me Ramush Haradinaj në krye.

Ky shembull anarkist i “puçizmit paqësor”, është i pari në praktikën e sistemeve shtetërore në botë, sepse qeveritë, zakonisht përmbysen nga opozita, nga revolucionet ose nga revoltat popullore, jo nga vetë qeveritarët dhe nga deputetët e PDK-së së Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, të cilët për hir të interesave të tyre karrieriste ia “futën minat infanterike” qeverisë së vet, të cilën e kanë mjelë jo pak se 9 vjet (2008-2017), duke u pasuruar deri në “zenit”.

-Sërish shtrohet pyetja, me këta liderë politikë dhe shtetarë, që instrumentalizojnë Gjykatën Kushtetuese, Kuvendin dhe përmbysin qeverinë, duhet të hyhet në koalicion, ashtu si veproi kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj?
-Jo, kursesi, ky është gabim politik fatal, që AAK-ja, do ta paguajë me humbjen e votave në zgjedhjet parlamamentare, më 11 qershor 2017.

Edhe karta politike e Ramushit, do të digjet sikurse ajo Isa Mustafës dhe e Behgjet Pacollit

Sepse kush hyn në koalicion me partinë e Hashim Thaçit (PDK), do të jetë vetëm një “djeguinë politike” sikurse Fatmir Sejdiu, Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafa, si dhe ca akademikë shqiptarë, të cilët për shkak thyerjes së parimit dhe prekjes së interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, qe disa vite kanë brakrisur PDK-në dhe Kosovën, ashtu sikurse vepruan edhe Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj, të cilët formuan partinë e tyre “Nisma”. Mirëpo, sa ia vlen kjo “Nismë”, kur prapë së bashku me AAK-në e Ramush Haradinajt kanë hyrë në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit?!

Vërtet, ky është një cirk politik i përkohshëm, por mos ia zini për të madhe Ramush Haradinajt, që ka pranuar të hyjë në aleancë të përbashkët me PDK-në e milionarëve të Drenicës, sepse, së fundi, edhe ai e ka kuptuar se politika është vetëm interes, jo dashuri e as kurrfarë bese e “kmese” mbase politika nuk njeh kategorinë e besës së Kanunit të Lekë Dukagjinit, por vetëm konceptet e teorisë politike të shkencëtarit dhe të diplomatit të shquar Italian Niccolo Machiavelli, i cili me të drejtë ka vlerësuar se: “ politikani a shtetari herë duhet të jetë ujk, e herë dhelpër” për të dalë fitimtar mbi armiqtë e tij.

Prandaj, ai që e do kolltukun karrierist, duhet pasur kujdes, kur komunikon me kundërshtarët politikë, si dhe me armiqtë, sepse në politikë (por, jo vetëm në politikë) nuk duhet kritikuar së tepërmi armiqtë, sepse një ditë, mund kthehen në miq. Po ashtu, kjo aksiomë dialektike e jetës së përditshme vlen edhe për miqtë, të cilët nuk duhet lavdëruar së tepërmi, sepse një ditë ( prepotenca narcisoide, injoranaca dhe lakmia për pushtet dhe për pasuri me çdo kusht ua prish mendjen dhe ua verbon sytë), mund të kthehen në armiq.

Prandaj, ka pasur shumë të drejtë nobelisti i famshëm Alebert Einstein, kur në një rast zhgënjimi me liderët dallkaukë politikë, është shprehur se “politika është shumë më e vështirë sesa fizika”.

Mirëpo, këtë vlerësim të qëlluar të Albert Einstein-it, qe më se tri dekada e “kanë përgënjeshtruar” liderët dhe shtetarët politikë shqiptarë në Ballkan, duke dëshmuar prkatikisht (jashtë eksperimenteve të laboratorit të fizikës dhe të kimisë, sepse për gabimin më të vogël të ndonjë formule, do të fluturonin në ajër) se “politika është 100 herë më e lehtë se fizika”, sepse me plaçkitjet, me abuzimet, me dredhitë, me tradhtitë, me kurthat dhe nënkurthat e tyre të eliminimit të kundërshtarëve politikë; duke plaçkitur popullin dhe shtetin janë bërë milionerë, miliarderë, presidentë, kryeministra, ministra, nënministra, por jo edhe politikanë, jurist dhe diplomatë të njëmendtë.

Këtë e vërteton edhe gjendja e përgjithshme e mjerueshme e shqiptarëve në të githa trevat e Shqipërisë Etnike, duke ngelur nën robërinë shekullore 100-vjeçare të sllavëve ballkanikë, të shtypur, të përbuzur, të diskriminuar, të varfëruar, të papunë, të pazhvilluar dhe pa mirëqenie.

Kush hyn në “pazar politik ” me Hashimin, “shtëpisë i del tymi”!

Kur kjo sintagmë “përkthehet” në gramatikën politike, do të thotë, humbjen e ka të sigurt, do të “digjet” si LDK-ja e Isës dhe si AKR-ja e Behgjet Pacollit (2008-2017), sepse lideri politik, aktualisht president i Kosovës i ka zbatuar me konsekuencë teoritë e politikës së Niccolo Machiavelit, i cili për t’i realizuar interesat e tij karrieriste brenda viteve të qeverisjes së keqe të qeverive të tij, sipas nevojës dhe, në momentin e duhur, është treguar i sukseshëm në politikë, duke vepruar “herë si ujk, e herë si skile”, ashtu sikurse na mëson teoria e “babait të teorive politike”, Niccolo Machiaveli.

Mirëpo, për të kundërshtuar një straetgji të këtillë politike të diplomacisë moderne të Machiavelit për “ujkun dhe dhelprën”, të zbatuar nga Hashim Thaçit, kryelideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, patjetër, do të duhej, të mos aderonte në koalicionin zgjedhor me PDK-në (ngase shumica e votuesve nuk do ta votojnë për shkak të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit), por të duhej ta zbatonte strategjinë e teorisë parashikuese realiste dhe racionale të po të të njëjtit shkencëtar italian, e cila thotë: “Meqenëse dashuria dhe frika, vështirë se mund të bashkëjetojnë, nëse duhet të zgjedhim njërën prej tyre, atëherë, më e sigurt është të frikësohemi sesa të dashurohemi” (Machiaveli).

Kjo do të duhej të ishte strategjia e teorisë politike parashikuese e AAK-së së Ramush Haradinaj, që të distancohej nga politika e “ujkut dhe e dhelprës” së PDK-së së Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit. Ndryshe, duhet pajtar me vetëviktimizin politik, pa akuzuar dhe fajësuar “ujqit dhe skillet” e PDK-së, të cilat qe 9 vjet me suskes i kanë ikur “stazhit” politik në OPOZITË!

Për më tepër këtë “stërdjegie” politike e kanë provuar edhe dy ish-presidentët e Kosovës, Prof.Dr.Fatmir Sejdiu dhe biznesmeni Behgjet Pacolli, të cilët Hashim Thaçi I shkarkoi, duke manipuluar dhe instrumentalizuar Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendin e Kosovës, vetëm që ai një ditë, t’ia arrinte, që vetë të bëhej president i Kosovës. Kështu, për hir të pazareve të tij politike me Isa Mustafën dhe me Behgjet Pacollin e sollën në pushtet-presidente të Kosovës, Atifete Jahjagën ( prill 2011 –prill 2016).

Pas zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, më 8 qershor 2014, për hir të ambicieve të tij të sëmura për ta bërë veten president, krijoi krizën e thellë institucionale politike 6-mujore, duke e lënë Kosovën pa qeveri derisa më 9 dhjetor 2014, nënshkroi Marrëveshjen e hyrjes në koalicion me LDK-në e Isa Mustafës dhe me Srpska listën e Aleksandar Jablanoviqit (e cila kurrënjëherë nuk e ka nënshkruar betimin e njohjes së shtetit të pavarur të Kosovës, edhe pse 3 vjet rresht përfaqësuesit e saj ishin ministra e nënministra në Qeverinë e këtij kolacioni dhe deputet të Kuvendit të Kosovës, duke vjelur rroga të majme në euro).

Kjo Marrëveshje u arrit në saje të pazarit privat tête-à-tête të Hashim Thaçit me Isa Mustafën, të cilit ishin dakorduar, që kryeministër të bëhej Isa Mustafa, kurse president i Kosovës, Hashim Thaçi.
-Ja kjo është politika e Niccolo Machiavelit, sipas diktatit dhe nevojës së interesit politik, ekonomik, tregtar dhe karrierist, “bëru herë ujk, e herë dhelpër”, sikurse Hashim Thaçi herë kryetar partie, kryeministër e herë president i Kosovës (2008-2017). Ndryshe, nuk mund të bëhesh as “odobor” i katundit, as i pari mahallës, as kryelider partie, as kryeministër e as president për shkak se siç ka pohuar Machiaveli (babai i teorisë politike) : “Politika nuk njeh moral”-“Politics have no relation to morals”.

Përmbyllje
Dikush thotë se “drejtësia është më e hollë se tehu i shpatës”, kurse nobelisti Albert Enistein, dikur pat deklaruar se “politika është shumë më e vështirë sesa fizika”. Mirëpo, në “botë shqiptare” ka shumë “dudukë” që nuk e pranojnë asnjërin prej këtyre dy vlerësimeve, duke konsideruar se të “gjitha i dinë”, dhe nuk kanë nevojë të mësojnë as për drejtësi, as për fizikë e as për politikë.

Me një fjalë, e gjithë ajo, që u tha më lart, mund të kuptohet më lehtë me anën e këtyre vargjeve poetike të artistit tonë të mirënjohur Çun Laçi, i cili, ashtu sikurse edhe autori i këtij komenti, me arsye është bërë “helm e vrerë”, kur mësoi se Ramush Haradinaj ( Avni Rrustemi i Kosovës) kishte hyrë aleancë me PDK-në e Hashim Thaçit, të Kadri Veselit dhe të Adem Grabovcit, të gjithë këto personazhe politike të klanit “Pronto”, të paprekshëm sikurse dikur mafia italiane “Cosa Nostra”.

Çun Lajçi (poet dhe artist i merituar i popullit):
“Unë, artisti s'ta kam pas borxh dëshpërimin,
Komandant i Dukagjinit!
Të erdha n'Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t'i lexova e pastaj gojarisht ta thash:
Kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza"por nuk e paske pas kuptue!
Tani Çakorrin e Kullën frigohem se do ta votosh edhe Ti, e mua s'më mbetet tjetër veç me ia ba gjamën.
Unë vertetë s'e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.
Ç'krijesë qenka ky soj shqiptari.
A kështu paskan qenë edhe t'parët?
Sa dëshpërim në këtë mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!”
(Burimi, shih në: http://zeri.info/aktuale/143555/cun-lajci-nuk-te-kam-pas-borxh-per-deshperim-komandat-i-dukagjinit/) .

-O, im vëlla artist, poet dhe patriot, Çun Lajçi, jam në “lëkurën tënde”, e kuptoj dhembjen e madhe dhe dëshprimin tuaj të thellë lidhur me pazarin e papritur politik të Ramushit me PDK-në e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.Mirëpo, çfarë të bëjmë, kush po ta kupton vargun, kush po t’i dëgjo dhimbjet, kush po t’i përfillë parimet, kush po ta prêt drejtësinë, kush po t’i qanë hallet dhe sakrificat mbinjerëzore; kush po t’i kujton vdekjet, varret dhe vuajtjet e robërisë shekullore?

O, miku im i shtrenjtë, Çun mbi çuna, Lajçi

Ndaç “vdis” në atdhe si “refugjat”, i përbuzur dhe si lypësar, ndaç “çmendu”, ndaç përfundo në burg, në spital e në dhera të huaja si unë, ndaç rënko, ndaç shkruaj mirë, ndaç keq (hangari, që askush s’ta paguan asnjë grosh, sepse demokratë, të pavarur dhe patriotë vetes i thonë), se si duket, kjo politika shqiptare, gjithmonë pasksha qenë kështu për keq dhe për dreq (vrite vetëveten, shpëtoje armikun, e populli dhe atdheu në bisht të sorrës dhe të barbarëve shekullorë sllavë), dikush thumbit, tjetri patkoit, fitimtarë në betja, humbës në paqe.

Këto vargje tuaja me domethënie të thellë njerëzore dhe patriotike, për një çast më hodhën në kujtimin e një historie të dhimbshme të një kohe shumë të largët 4-shekullore (XVIII-XXI), kur Rilindësi-shkrimtari dhe poeti ynë i madh Jeronim De Rada, duke jetuar dhe vepruar në Itali (në mëgrim, por duke i kënduar përherë lirisë së atdheut dhe kombit shqiptar), Ai, para se t’i mbyllëte sytë nga vuajtjet, nga mallëngjimi, (që të shihte atheun dhe popullin e vet shqiptar në liri, përparim e mirëqenie) nga skamja dhe nga mjerimi i thellë social në dhe të huaj, e ngushëllonte veten me këto vargje poetike: “Duro zemër e duro, sa duroi mali me borë”.

Prandaj, mos u dëshpro, o miku im i shtrenjtë Lajçi, sepse jetojmë në kohë të vështira të kohës së mjerimit social dhe të varfërisë së Migjenit: “A do qymyr zotni...?

–Historia po na përsëritet, sepse kurrë nuk e kemi kuptuar drejt rëndësinë dhe vlerat e saj, që nga epoka e Skënderbeut e deri më sot (2017) mbase paranë dhe pushtetin gjithmonë i kemi vënë mbi interesin e përgjithshëm të kombit dhe të atdheut.

Fatkeqësisht, kjo sëmundje patologjike po na përsëritet edhe sot nga bashibuzokët, nga tradhtarët dhe nga mercenarët e ndryshëm injornatë, të sëmurë për pushtet dhe për pasuri, të cilët qe tri dekada janë mësuar të jetojnë në kurrizin e popullit dhe të Shqipërisë Etnike.

Këtë fatalizëm tragjik brendakombëtar shumëshekullor na e rikujton edhe eruditi dhe poliedriku ynë (shkrimtari, poeti dhe shqipëruesi) i shquar-Rilindësi, Fan S.Noli, duke i “portretizuar” me peshore të barnatores surratët e armiqve të brendshëm të kombit të vuajtur shqiptar: “Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. Këtu brenda një dite si me magji tradhtari bëhet patriot dhe patrioti bëhet tradhtar.”

Këtë konkluzion aksiomatik të demaskimit të së keqes shqiptare, e ilustron edhe ky vlerësim i ekuilibruar i shkrimtarit të shquar franzec Victor Hugo: “Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat”.(Les miserables, roman historik, botuar në Paris, më 1862 të shekullit XIX).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 558 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi