Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Koalicione të (pa)natyrshme!
Publikuar më 20 maj, 2017 në orën 17:19 ( ) Ilir Sefaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare po afrohen. Tash kur kanë ngelur më pak se 20 ditë që kur qytetarët e vendit do t’i mësyjnë kutitë e votimit, partitë politike po përgatisin ofertat e tyre. Të vetëdijshëm se të vetëm nuk do të mund të marrin votat e dëshiruara, krerët e partive politike i kanë hapur dyert njëri-tjetrit për koalicione parazgjedhore.

Deri pak ditë para rënies së qeverisë Mustafa, Kuvendi i Kosovës dhe jo vetëm, i ngjante një arene “lufte”, aty përpak sa nuk u derdh gjak. Këndvështrimet e partive politike në pushtet në njërën anë dhe i partive opozitare në anën tjetër, për çështje me interes kombëtar ishin diametralisht të kundërta. Nuk ka kaluar shumë kohë që opinioni ta harrojë krijimin e të ashtuquajturës ‘opozita e bashkuar’ e cila iu kundërvu me vrull ‘përpjekjeve‘ të brishta të kryeministrit Mustafa për ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare siç qe puna me demarkacionin ta zëmë.
Në këto tri vite të qeverisë Mustafa, qeveri kjo e cila doli pas koalicionit PDK-LDK, opozita ishte më e zëshme se asnjëherë më parë. Dhe siç dukej kjo po ndodhte pikërisht se në krye të legjislativit ishte një kryeministër i pa-kurrizor i cili nuk e pati asnjëherë guximin që të merrte një dhe të vetmin vendim të duhur në interes të qytetarëve të vendit.
Ai qysh në nismë të punës së tij veç sa nuk u dorëzua pas presioneve të LVV po edhe partive të tjera opozitare, që njëri nga ministrat e tij, Jabllanoviq, të shkarkohej, pas fyerjes së nënave shqiptare nga ky i fundit. Sjellja e Mustafës në rrethanat e krijuara pas deklaratës kriminale të njërit prej ministrave të tij ishte e pakuptimtë. Pra, Mustafa nuk e pati guximin që ta shkarkonte Jabllanoviqin, pas këtij skandali. U desh demonstrata të pandërprera, presion i jashtëzakonshëm, eskalim enorm i situatës politike dhe të sigurisë së përgjithshme, që më në fund Mustafa ta ndërmarr një veprim të “guximshëm’ shkarkimin e Jabllanoviqit.
Sidoqoftë kaluan ditë, javë, muaj e vite dhe më në fund pas një mocioni të mosbesimit të ngritur nga partitë opozitare dhe të përkrahur nga PDK si parti e koalicionit qeverisës, deputetët e Kuvendit të Kosovës me një shumicë votash i dhanë fund keqqeverisjes Mustafa. Deri këtu krejt normale dhe e pritshme, pra një qeveri e korruptuar e që nuk bëri as më të voglin hap drejt mirëqenies së qytetarëve, e meritonte të shkonte në shtëpi.
Mirëpo, tash kur veçse ka filluar fushata zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, jemi dëshmitarë të koalicioneve parazgjedhore që po krijohen këto ditë, koalicione këto që nga disa po cilësohen të natyrshme e nga disa të tjerë të panatyrshme. Nëse deri dje krerët e partive politike e konsideronin më shumë se rivalë politik njëri-tjetrit, pra nëse deri dje ata akuzonin njërin-tjetrin për veprime ç’njerëzore, ku nuk mungonin as epitetet; kriminel, idiot, i poshtër, i pafytyrë etj, etj, janë po këta politikanë që sot do të hanë në të njëjtin legen, të bashkuar rreth “një ideali”; varfërimin, zhvatjen, kapjen dhe poshtërimin e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.
Për të mos e zgjatur edhe më, kjo gjendje kaotike politike e cila po mbretëron sot në vendin tonë, mbase edhe do të mund të justifikohej në vitin 1999, por assesi edhe në vitin 2017, kur po bëhen dy dekada që nga përfundimi i luftës në Kosovë, që megjithatë, fatmirësisht u përkthye: në të qenë të lirë. A duhet të mjaftohemi me kaq?! Sigurisht që jo.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ilir Sefaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 363 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi