Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kuizi i Diturisë 2017, në Traisenin e vogël me zemër të madhe
Publikuar më 20 maj, 2017 në orën 17:31 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Cikli i Lartë i fillores, vendi i parë “Iliria” nga Welsi me nxënësit Anita Salihi, Emire Garipi, Blerina Gashi, Kaltrina Rexhepi i mësueses Rafete Kosumi. Cikli i Ulët “Ylberi” me nxënësit Artemisa Zenelaj, Erza Hasani, Elis Ramaj, Albina Zenelaj i mësuesit Osman Ademi.

Traisen, 13 maj 2017. Rrjedha e lumit malor luginës përcillte udhëtimin tonë drejtë qytezës së Traisenit, emërtim i lumit që u sjell jetë tremijë e pesëqind banorëve të luginës. Mes tyre dhe shumë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare të cilët për herë të parë pritën nxënës e mësuese nga disa qendra të Austrisë. Mësuesja Antigona Elshani dhe bashkëshorti i saj Hafir Elshani me mbështetjen bashkëvendësve të Traisenit treguan një mikpritje dhe organizim i cili do mbetët i paharruar në historikun e kuizeve në Austri. Hapje e programit me vallen e luajtur me elegancë prej nxënësve nga Graci: Agnesa, Erona, Rinesa, Krenare, Sara, Albiona, dhe Blerina ngrohu që në fillim zemrat mërgimtare.

Moderatoja nga Graci, Albana Maxhuni, me shije prezantoj pikat programore në mirëseardhjen nga mësuesja nikoqire, Antigona Elshani. “Në veçanti falënderoj Këshilltaren e Traizenit zj.Edelmaier Heidmari, Z.Gerhard Fügl, Z.Andeas Gaupmann, bashkëshortin tim Hafirin, Një falënderim i veçantë për të gjithë në Traisen që e ndihmuan organizimin, gatuan ushqim nga kuzhina e pasur shqiptare dhe gjithë atë që duhet për të mbajtur një garë diturie dhe një program kulturo artistik.” Në emër të Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri programin e hapi Hazir Mehmeti, kryetar. Ai falënderoj vendoret për pritjen dhe kushtet e ofruara: “Përshëndes Edelmaier Heidemarie, këshilltare dhe zyrtarët tjerë bashkiak për mbështetjen. Ardhja e juaj na nderon të gjithëve Austria na përkrahu në kohën më të vështirë dhe ne do jemi gjithmonë falënderues. Po ashtu mësimi i gjuhës amtare në kuadër të shkollimit publik në Austri e ndihmon integrimin e suksesshëm dhe ruajtjen e identitet të origjinës, andaj kjo na bënë krenar për vendin ku jetojmë”
Të pranishmit i përshëndeti zj. Zana Rugova, sekretare në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri. “Në emër të Ambasadorit z. Sami Ukelli dhe të Ambasadës ju përshëndes dhe uroj suksese kuizit tuaj. Ne jemi gjithmonë pranë organizimeve të tilla ku afirmohet gjuha e fjala shqipe aq më rendësi për ruajtjen e identitetit kombëtar”
Në fjalën e saj zj.Edelmaier Heidemarie, këshilltare në Bashkinë e Traisenit mes tjerash tha: “ Ndihem e lumtur që organizohet një manifestim i tillë në bashkinë tonë. Dua ti përshëndes të gjithë nxënësit, mësuesit, prindërit dhe gjithë ju. Mirë se keni ardhur dhe suksese!” Anton Marku, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” në Austri përshëndeti dhe uroj sukses garës duke rikujtuar, se ruajtja e gjuhës është elementi i parë i ruajtjes së qenies kombëtare. Ai përgëzoi mësuesit për organizimin e bukur” Në çdo fillim kapitulli, Alban Spahiu me zërin e tij dhe lojën në çifteli zgjoi mallin dhe dashurinë për këngën e vërtetë shqiptare.
Gara e diturisë u drejtua nga mësuesi Osman Ademi, kurse juria ishte në përbërjen: Bukurije Limani, Ibrahim Hasani dhe Rafete Kosumi. Për teknikën kompjuterike u përkujdes Ilir Hasani. Nga 23 mësuese në Austri, anëtarë të shoqatës janë vetëm 14 prej tyre nga të cilët pjesëmarrjes në garë ishin vetëm gjashtë mësuese: Antigona Elshani, Bukurije Limani, Rafete Kosumi, Hazir Mehmeti, Osman Ademi, Ibrahim Hasani. Garat u mbajtën për dy ciklet. Nga Cikli i Ulët i pari u rendit ekipi “Ylberi” pastaj me radhë ekipet tjera. Ekipi “Fluturat” : Fiona Murseli, Bleona Jupa, Stela Paskali; “Shpresa” - Eltion Shaqiri, Melisa Rrahmani, Albion Dervishaj; “Ilirida“- , .Lorena Sejdiu, Sara Alili, Anesa Izairi dhe ekipi “Zgjoi” me nxënësit: Esra Osmani, Vesa Arifi dhe Din Arsani. Nga cikli i lartë “Iliria” nga Wels-i u rendit i pari dhe do ta përfaqëson Austrinë në Kuizin që organizon Ministria e Diasporës në Kosovë. Ekipet tjera ishin “Bleta” nga Traiseni me nxënësit: Edonisa Çekaj, Altina Krasniqi, Granit Limani dhe Laura Kastrati. “Dituria” nga Graci me nxënëset: Leona Maxhuni, Rilinda Bytyqi, Yllza Berisha dha Albina Berisha. Ekipi “Afrim Zhitia” nga Deutsch Wagrami me nxënësit: Dorart Alushaj, Leonis Shala, Jehona Skeraj.
Loja teatrale me skenografi nga teksti “Tri Fluturat” nga nxënësit: Edonis Cekaj, Ermira Murati, Metin Murati, Varisa Limani, Vaid Limani, Elisa Cekaj, Adonita Sahitaj, Ideal Sahitaj, Elham Dzeljili, dhanë porosi të pa harruar se puna me dashuri e përkushtim është me vlera jetëgjatë. Loja teatrale "Shoqet " e luajtur nga nxënësit Leona Maxhuni, Fiona Sadiku dhe Rilinda Bytyqi nga Graci ishte prekës dhe porositës, se gjuha e nënës është çelësi i të qenit shqiptar, andaj kultivimi i saj brezave është porosi e shenjtë. “ Vallja e Tiranes” luajtur nga grupi i vajzave nga Vjena Artemisa Zenelaj, Erza Hasani, Erda Arifaj, Albina Zenelaj ishte e mrekullueshme, pastaj “Vallja e Pavarësisë” luajtur prej nxënëseve nga Wellsi
Kënga “Mora fjalë” e kënduar nga Anesa Izairi e përcjellë me çifteli mori porosi nga Legjendari, Adem Jashari dhe ai është vet Liria që u buzëqesh brezave shqiptare kudo. Recitimet nga .Gresa Sejdiu, .Lorena Sejdiu, Albion Dervishaj plotësuan vargun e shprehjes artistike të ditës. Ekipet u shpërblyen me dhurata nga organizatori.
Kuizi “Traiseni 2017” nuk do harrohet për mikpritjen e ngrohtë dhe imazhit të mirë të njeriut tonë të sinqertë i brumosur me dashuri kombëtare.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 809 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi