Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Rreth krahut, të bashkuar
Publikuar më 22 maj, 2017 në orën 22:29 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në historinë moderne të formimit të shteteve ka pak popuj të cilët kan arritur që shtetet e tyre t’i formojnë përmes rezistencës paqësore. Ta zëmë, Norvegjia, apo Islanda. Ndërkohë që formimi i shteteve si rezultat i shpërbërjes së ish federatave është tjetër kontekst. Pra, popojt gjithandej nëpër botë kan arritur synimet e tyre sublime përmes tytës së pushkës, përmes sakrificës deri në flijim. Në një botë me afër 8 miliard banorë, e në të cilën frymojnë 5000 popuj, fliten afërsisht 600 gjuhë të ndryshme, shteti ynë, Kosova, ka fatin të jetë një ndër më pak së 200 shtetet ekzistuese. Edhe përkundër faktit se ende nuk është anëtare e BE- së , NATO- s, OKB- së dhe disa mekanizmave tjerë të rëndësishëm ndërkombëtar, subjektiviteti, por edhe personaliteti juridik ndërkombëtar i Kosovës është i padiskutueshëm, i pamohueshëm, i pakundërshtueshëm.

Prandaj, në kontesktin kohorë ndërkombëtar jemi fatlum që rezistenca jonë ushtarake, e ndihmuar nga miqët tanë, kulmoi me formimin dhe njohjen e shtetit tonë të dashur. Çlirimi i Kosovës, e mëpastaj edhe pavarësimi i saj, përveç tjerash mundësoi edhe themelimin e sistemit demokratik pluralist, me ç’rast krahu i luftës nuk arriti të ruaj kohezionin. Kan kaluar shtatëmbëdhjetë vite që prej çlirimit tonë dhe ky krah, pra krahu i luftës, nuk ka qeverisur në formën e dëshiruar dhe të duhur asnjëherë. Kjo për shkak të konstelacioneve të njohura politike.

Kjo kohë ka ikur. Tanimë po vjen koha e këtij krahu. Koha e njerëzve të cilët në momentet më të vështira për popullin tonë ishin të gatshëm të dalin në ballë të frontit. Qeveria e udhëhequr nga njerëzit e luftës, me gjthë oscilimet që mund të ketë, do të jetë efektive, efikase dhe mbi të gjitha e vendosur për ta çuar vendin përpara. Personalisht jam shumë kurioz të shoh efektet e qeverisë së ardhshme duke qenë se kemi shumë sfida si shoqëri e shumë më shumë detyra si shtet.
Arsimi i degraduar tejmase, sistemi gjyqësorë jo i dëshirueshëm, mungesa e konkurencës në të gjitha fushat dhe rritja e mirëqenjes së qytetarëve janë vetëm disa nga sfidat që e presin qeverinë e ardhshme. Problemet e sajuara shtetërore, si demarkacioni, asociacioni, ushtria dhe liberalizimi i vizave kërkojnë lidership të guximshëm dhe zgjidhje racionale. Për bindjen time asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk paraqet kërcënim për karakterin unitarë të shtetit. Në ndërkohë që demarkacioni duhet të dërgohet në arbitrazh në mënyrë që kjo çështje të konsiderohet se ka filluar të zgjidhet, e që për rrjedhojë do të duhej të fitonim liberalizimin e vizave.
Krejt në fund, Kosovës i duhet një Fillim i Ri.
Një fillim i cili fut në binarë të duhur shtetin dhe shoqërinë tonë.

Arton Musliu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 342 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi