Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Përurim libri
Publikuar më 24 maj, 2017 në orën 23:52 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dokumente të vlefshme arkivore e shkencore

(Prof. dr. Jusuf Osmani, Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941, Prishtinë, 2017)

I nderuari autor i librit qё sot po pёrurohet, z. Jusuf Osmani!
Tё respektuar studjues dhe Ju pjesёmarrёs tё kёtij evenimenti tё rёndёsishёm kulturor!

Doktori i parë i arkivistikës në Kosovë dhe kandidati i parë nga Kosova që ka mbrojtur temën nga kjo lëmi në Universitetin e Lubjanës, dr. Jusuf Osmani, ka bërë dhe po bën punë aq të madhe shkencore e studimore, punë kjo e zorshme edhe për ekipe të tëra institucionale, saqë, meriton lëvdata e mirënjohje të veçantë.
Ky punëtor i palodhur, dijet e veta specialistike në fushën e arkivistikës i ka thelluar edhe më tej nëpër disa qendra botërore. Krahas punimeve shkencore e profesionale, të botuara nëpër gazeta e revista vendore e ndërkombëtare, si në Prishtinë, Tiranë, Zagreb, Maribor, Sarajevë, Strugë, Munih, Stamboll etj., deri tash ka botuar shumë vepra, prej të cilave mjafton të veçohen “Vendbanimet e Kosovës” në njëzet vëllime dhe “Krimet serbe në Kosovë” në dy vëllime më mbi 1000 faqe të formatit A4.

Libri që po e përurojmë sot, “Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941”, i botuar vitin e kaluar (2016), është sistemuar në tre vëllime dhe paraqet një kryevepër të llojit të vet. Për më shumë se katër dekada (1980-2016) arkivisti, dr. Jusuf Osmani ka punuar në mbledhjen, sistemimin e përpunimin e fakteve e të dhënave që flasin për procesin e kolonizimit të Kosovës me popullatë serbe e sllave, shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve në Turqi, uzurpimin e pronave të tyre dhe fushatën e pandërprerë për zhdukjen sistematike të popullatës shqiptare nga Kosova, sidomos në periudhën kohore prej vitit 1918 deri më 1941.
Pra, materialet e këtyre tri vëllimeve konsistojnë dhe mëtojnë që në bazë të burimeve arkivore të pasqyrojnë tri problematika kyqe në historinë e shqiptarëve gjatë periudhës së egër të Mretërisë SKS: Kolonizimin, Reformën agrare dhe Shpërnguljen!
Mbi një mijë e ca dokumente të arkivave të ndryshëm janë përmbledhur si dëshmi e kolonizimit të Kosovës, në librin me tri vëllime, të Prof. dr. Jusuf Osmanit, “Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941”, i cili po përurohet sot edhe në qytetit e lashtë të Hasan Prishtinës, pikërisht në Kalanë që dëshmon për shumëçka. Këta tre libra paraqesin një dëshmi të fuqishme sa i përket kohës së kolonizimit të Kosovës. Tri vëllime me dokumente zyrtare zbërthejnë politikën koloniale të Mbretërisë Jugosllave ndaj shqiptarëve që nga viti 1918 deri më 1941.

Të mos harrojmë, libri, në një version të shkurtër, e në më pak ekzemplarë, është botuar në vitin 1996. Mirëpo, nuk qe shpërdarë dhe më 7 qershor 1999, kur paramilitarlët serbë ia dogjën shtëpinë autorit në Sllatinë të Madhe, bashkë me shumë libra e dokumente të tjera të vlefshme arkivore, u dogj edhe libri në fjalë.
Pra, siç thamë në fillim, libri “Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941” është konceptuar në tri pjesë, me nga 500 e ca faqe që dmth mbi 1500 faqe shkrim e dokumente. Kështu, pa ju lodhur shumë, nëse ndalemi vetëm në pjesën e dytë të vëllimit të dytë, tek Regjsitri i kolonëve, do të kuptojmë se sa punë e madhe është bërë, duke i shënuar emër për emër të gjithë kolonët (14 mijë e 561 familje), të vendosur në 669 vendbanime shqiptarësh në Kosovë.



























Në vëllimin e tretë (në 560 faqe), që është edhe pjesa qenësore, paraqitën dokumentet e zgjedhura arkivore për kolonizimin e Kosovës, reformën agrare dhe shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi, Shqipëri e gjetiu. Kjo pjesë hapet me Kërkesat e të madhit Hasan Prishtina drejtuar presidentit amerikan Vudro Uillson, për tu pasuar me telegrame, qarkore, programe kryengritësish, raporte, artikuj gazetash, informata, deklarata, statistika masakrash të ndryshme, kërkesa e shumë e shumë shkresa tjera që pasqyrjnë realitetin e hidhur të asaj periudhe zezonë, kur shqiptarët, të bashkuar rreth luftëtarëve të lirisë bënin çmos të pengonin kolonizimin, reformën agrare dhe shpërnguljen e popullatës shqiptare nga trojet e veta stërgjyshore.

Gjithmonë është thënë se dëshmitë e shkruara vlejnë më shumë se fjalët e thëna. Latinët thoshin: Fjalët i merr era e shkrimet mbesin. Por, rëndësinë e madhe të shkrimit e ka ilustruar mjaft bindshëm edhe kleriku i shquar francez, Rishëlje Armano kur i tha gjykatësit të tmerrshëm Labordino:”Më jepni dy rreshta të shkruar nga një njeri të cilin atë e bëjnë të pafajshëm, kurse unë do të gjej argumente për ta dënuar me vdekje”.
Dhe, siç po shihet, më mirë se të tjerët këto i ka kuptuar i palodhuri Dr. Jusuf Osmani, andaj me këmbëngulje iu ka rrekur hulumtimit, grumbullimit, sistemimit dhe publikimit të dokumenteve arkivore, të cilat pasqyrojnë një etapë të rëndësishme kohore dhe si të tilla argumentojnë bindshëm dhunën dhe gjenocidin e një monarkie ardhacakësh mbi popullin autokton shqiptar. Mungesa e një dokumentacioni të tillë na ka kushtuar gjithmonë. Kjo po na kushton edhe sot, kur për periudhën e luftës së lavdishme të UÇK-së kemi pak dëshmi të shkruara për të dalë para drejtësisë ndërkombëtare.
Shpresojmë se edhe ky botim shpejt do të përpihet nga lexuesit kureshtarë! Autorit i dëshirojmë punë të mbarë e suksese e librave të tij, botime e ribotime të tjera dhe vend të merituar në bibliotekat tona!
Ju falёminderit pёr vёmendje dhe interesim!

Vushtrri, 24 maj 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 359 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi