MOHIMI I BREZAVE |
Publikuar më 28 maj, 2017 në orën 23:34 ( ) |
Prof. Bedri Tahiri | Kulturë | |
|
|
.
MOHIMI I BREZAVE
Kurrë nuk ëndërrova syçelë
Siç veprojnë shumë të mjerë
Kur bëjnë hesape pa hanxhinë
Dhe gjithë thatë e kanë tepsinë!
Bëjnë plane t’kota e i mbyt lavdia
Si ta shpëtojnë vendin nga katandia
Krijojnë kulte e grupe të poterës
Donkishotët dhe mullinjtë e erës!
Caktojnë poste, marrin grada
N’sheshe të errëta bëjnë parada
Thonë me mua nisi vetë historia
A në fakt nuk i njeh as shtëpia!
Këndelluni ju more të ngratë
Zbrisni poshtë, shihni më ngatë
Lerëni të ligat, larg të zezave
Fatkobi ynë: Mohimi i brezave!
Galicë, 21 maj 2017
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|