Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VËSHTRIM NË SHPIRTIN SHQIPTAR NGA GAZMEND FREITAG
Publikuar më 30 maj, 2017 në orën 02:41 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Emri i piktorit Gazmend Freitag është bërë tashmë familjar për banoret e distriktit të katërt në Vjenë, kjo falë bashkëpunimit të tij me dy ambasadat të këtij distrikti, atë të Shqipërisë dhe të Kosoves, në kuadër të projektit „Dita e Dyerve të Hapura të Ambasadave“.

Vitin e tretë radhazi, ambasada e Shqipërisë në Vjenë ka hapur dyert e veta duke mirëpritur vizitorë të shumtë, banorë të distriktit, për t’i njohur ata me Shqipërine dhe për marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërise dhe Austrisë, të dëshmuara thellë ne histori. Këtij qëllimi i shërbeu edhe hapja e ekspozitës me piktura dhe grafika të artistit të mirënjohur shqiptarë Gazmend Freitag, që jeton dhe vepron në Linz Austri.

Sikurse edhe në vitet e shkuara, pikturat dhe grafikat e Gazmend Freitag e marrin shtysen nga historia e shqiptarëve dhe tradita folklorike e kombit të tij. Veprat e ekspozuara nga ai, jo rastësisht në kuq e zi, përbëjnë një mozaik me shumë përmasa kohore, gjeografike, historike dhe etnografike mbi shqiptarët që shtrihen nga Mitrovica në veri dhe zbresin deri në Gjirokastër në jug, nga periudha e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit Skenderbeut, i vleresuar si mbrojtes i krishterimit, deri tek historia e fundit gjatë Luftës së Ftohtë. Një i huaj merr këtu kaq shumë informacione konkrete dhe emocione mbi trevat shqiptare vetëm e vetëm duke soditur veprat e Freitag.

Gjen aty dritëhijet në bardhë e zi të vallës së ashpër të shpatave, një vallë karakteristike e burrave në trevat veriore shqiptare, ëmbëlsinë e dritës në ninullën e nënës për foshnjën që piktori e kthen në muzikë përmes lojës së ngjyrave dhe linjave në grafikat e tij, si dhe shpirtin kalorsiak dhe të butë të shqiptarit në trajtimin e femrës në grafikën „Nusja nga Mitrovica“. Informohesh mbi historinë e hershme të shqiptarëve nën drejtimin e Gjergj Kastriotit që frenoi për 25 vjet agresivitetin e Perandorisë Osmane drejt Evropës në kufijtë e trojeve shqiptare, ndërkohë që mëson mbi rolin e kishës dhe klerit katolik shqiptar në mbajtjen gjallë të identitetit evropian te popullit shqiptar përmes portretit të iluministit shqiptar të shekullit të shtatëmbëdhjetë, Pjeter Bogdanit, një prift katolik i kohës dhe një ndër autoret e parë të dokumentuar të letërsisë artistike në gjuhën shqipe.

Me interes paraqitet grafika e avionit në kalanë e Gjirokastrës, një relikë e trishtë dhe e ndryshkur – ngjyrat që përdor autori e përforcojnë aq më tepër këtë ide – e periudhës absurde të Luftës së Ftohtë dhe e izolimit me vite të Shqipërise ish-komuniste, e cila është e vendosur të kapë kohën e humbur dhe të jetë pjesë e rrënjëve të saj të natyrshme evropiane.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 547 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi