Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Turnir futbolli i nxënësve dhe rinisë shqiptare në Austri
Publikuar më 03 qershor, 2017 në orën 23:24 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Koloritit i flamujve e veshjeve kombëtare mblodhën ngjyrat e ylberit në fushën e gjelbër me futbollistë ambicioz në hapat e tyre për nesër. Prej tyre do merr frymë Liga Shqiptare e Futbollit në Austri e cila garon tani e gjashtë vjet si ligë me disa ekipe futbolli. Ekipi “Dituria” nga Traiseni e në ciklin e lartë zuri vendin e parë

Organizuar nga Shoqata Kulturore Sportive “Afrim Zhitia” dhe Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri u mbajt turniri i futbollit tani tradicional. Është zgjedhur muaj i majit i cili i paraprinë muajit kur përfundon viti shkollor. Qyteza e Weikendorf-it, periferi e Vjenës, gumëzhiu shqip në ditën kur luhej futboll nga nxënës shqiptarë që ndjekin mësimet në gjuhën amtare nga të dy ciklet shkollore. Koloritit i flamujve e veshjeve kombëtare mblodhën ngjyrat e ylberit në fushën e gjelbër me futbollistë përplot ambicie në hapat e tyre për nesër. Prej tyre do merr frymë Liga Shqiptare e Futbollit në Austri e cila garon tani e gjashtë vjet si ligë me disa ekipe futbolli. Para dhjetë vjetësh kishim po në këtë fushë nxënësen futbolliste, Edona Krasniqi e cila tani luan për ekipin përfaqësuese të femrave të Austrisë në hendboll, një krenari e jona. Në turnir morën pjesë ekipe nga Vjena, Gänsendorfi, Traiseni, Tullni etj. Osman Ademi, mësues, dha para pjesëmarrësve njoftimin e pjesëmarrësve dhe formën e takimit të ekipeve. Fusha e gjelbër jehoi nga kënga e hapjes së programit “Mora Fjalë” nga Legjendari Adem Jashari e kënduar nga nxënësja Anesa Izairi, pastaj recitimi i vjershës “Djali dhe Shqiponja” nga Humeira dhe Suejla Alili dhe “Gjuha jonë” e Naim Frashërit nga nxënësi i ardhur nga Traseni.
Në emër të nikoqirit Turnirin e hapi z.Fikret Shaqiri, kryetar ShKS “Afrim Zhitia duke ju dëshiruar pjesëmarrësve lojëra të bukura dhe disiplinë sportive. Në emër të Shoqatës së Mësuesve përshëndeti Hazir Mehmeti, kryetar. Ai mes tjerash shtoi: “Le të jetë sot fusha e futbollit një klasë mësimi e mirësjelljes dhe lojës së kënaqësisë ashtu siç janë nxënësit tanë të sjellshëm e sportiv. Faleminderit prindërve. Nxënësve, mësueseve e mësuesve nga disa rrethe të Austrisë. Mësuesi nikoqir Ibrahim Hasanaj u kujdes për mirëvajtjen e rendit të përcaktuar të lojërave mes ekipeve. Mësuesja nga rrethina e Tullnit, Miradije Berisha u paraqit me dy ekipe nga te dy ciklet shkollore. Ekipi “Struga” vendin e dytë, kurse ekipi i ciklit të ulët “Dukagjini”, ku është aktive në pjesëmarrje me nxënës dhe veçohet me suksese të vazhdueshme. Mësuesja nga Traiseni, Antigona Elshani, mori pjesë me ekipin e futbollit “Dituria” në ciklin e lartë dhe pas disa lojërave zuri vendin e parë duke marr kupën dhe medaljet. Ishte një befasi e këndshme loja e organizuar bukur ku dallohej futbollistja e vetme Altina Krasniqi. Ajo mori dhe çmimin e lojës fer të turnirit. Altina ka ambiciet e saj në ngritje të lojës dhe aktivizim në ekipe femrash të rrethit të saj dhe më larg. Ekipe tjera nga cikli i lartë morën pjesë “Struga”, “Shqiponja”, “Weikendorf”, “Afrim Zhitia”. Golashënuesi më i mirë i këtij rangu në turnir u shpall nxënësi Elmir Istrefi me 10 gola. Cikli i Ulët u përfaqësua me katër ekipe ku vendin e parë e zuri ekipi nga Vjena “Timi Junior” pas tij u renditen “FC Strassofa”, “Dukagjini”, “Ilirida”. Golashënuesi më i mirë i ciklit të ulët ishte nxënësi Armin Dumuzeti i cili shënoi 9 gola.
Fituesit e turnirit morën kupa dhe medalje të cilat i ndanë organizatorët. Gjelbërimit pranveror iu shtua koloriti i veshjeve sportive duke bërë një ambient për të mos u harrua. Donatorët e turnirit ishin të shumtë dhe meritojnë falënderimin e të gjithëve. Nisur nga shkalla e donacioneve, pjesëmarrjes, rëndësisë së këtij turniri tradicional do duhej një paraqitje akoma më e pasur me shpërblime dhe aktivitet kulturore shtesë. Kësaj radhe na munguan shoqëritë kulturo argëtuese, na munguan përfaqësuesit e shteteve tona. Le të mbetet detyre e organizatorëve në korrigjimet dhe përmirësimet për të mirën e afirmimit të talenteve dhe sportit si hallkë e lidhjes mes nxënëseve e rinisë shqiptare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 898 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi