Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhe roli i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė organizimin e popullit shqiptar, pėr realizimin e bashkimit kombėtar dhe territorial tė Shqipėrisė
Publikuar më 14 qershor, 2017 nė orėn 01:34 ( ) Isuf B. Bajrami | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
E trajtuar si njė domosdoshmėri objektive, nga realizimi i sė cilės do tė varej suksesi i luftės pėr ēlirimin nga sundimi osman e pėr ruajtjen e tėrėsisė territoriale tė atdheut, ideja e unitetit politik dhe luftarak tė popullit shqiptar u pėrpunua nga iluministėt tanė tė shquar gjatė gjithė Rilindjes, u vu nė qendėr tė kėsaj epoke dhe u bė pjesė e pandarė e platformės politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.

Rruga e popullit shqiptarė drejt bashkimit kombėtar dhe formimit tė njė shteti tė pavarur pati pa dyshim veēoritė e veta, nė krahasim me vendet e tjera tė Ballkanit dhe tė Evropės, tė kushtėzuara nga rrethanat historike, ekonomiko-shoqėror dhe nga ato politike, tė brendshme e tė jashtme. Megjithatė, shoqėria shqiptare nė fillimin e shek. XIX, krahas ndryshimeve, kishte mjaft gjėra tė pėrbashkėta me shtetet ballkanike fqinje dhe arriti tė krijonte, ndonėse me vėshtirėsi e ritme tė ngadalshme, qė ishin karakteristike pėr vendet nėn sundimin osman,tė gjitha premisat, tė cilat ēuan nė formimin e kombit shqiptar dhe nė lindjen e lėvizjes pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar.
Ēėshtjen e bashkimit kombėtar rilindėsit e shtronin jo vetėm me pasionin e zjarrtė tė atdhetarit, por edhe si dijetarė tė shquar. Konceptet e tyre pėr kombin shqiptar dhe pėr rolin e unitetit kombėtar, tė mbėshtetura nė argumente historike, etnike, gjuhėsore, gjeografike dhe ekonomike,ishin tė drejta dhe i pėrgjigjeshin realitetit shqiptar,tė cilin ata e njihnin aq mirė. Evokimi i epokės sė Skėnderbeut shėrbente si shembull i shkėlqyer i forcave qė u jepte shqiptarėve bashkimi pėrpara armiqve.
Mendimet e para pėr bashkimin e gjithė shqiptarėve pa dallim feje a krahine u dhanė nga pionierėt e Rilindjes sonė, Naum Veqilharxhi, Konstantin Kristoforidhi, Zef Jubani, Jeronim De Rada, Thimi Mitko, etj. Ato u pasuruan mė tej nė zjarrin e kryengritjeve popullore qė mbushėn epokėn e Rilindjes, e sidomos nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881), u pasqyruan nė mėnyrė mė tė plotė dhe konsekuente nė njė literaturė tė tėrė politike dhe artistike, nė dhjetėra memorandume e protesta qė iu dėrguan Portės sė Lartė e Fuqive tė Mėdha gjatė gjithė Rilindjes deri nė Shpalljen e Pavarėsisė e nė vitet e para tė ekzistencės sė shtetit shqiptar.
Si dėshmi tė unitetit tė shqiptarėve rilindėsit pėrdorėn gjuhėn e pėrbashkėt shqipe, e cila pėrbėn tiparin mė thelbėsor tė kombit,pikėn qendrore qė bashkonte gjithė shqiptarėt pa dallim krahine, feje e klase shoqėrore. Thimi Mitko i konsideronte shqiptarėt vėllezėr e tė bashkuar, sepse flisnin tė njėjtėn gjuhė, gjuhėn e bukur shqipe, sepse kishin tė njėjtin atdhe Shqipėrinė. Po kėtė ide mbronin Samiu dhe Rilindėsit e tė tjerė kur shkruanin se pa gjuhė shqipe nuk mund tė ketė shqiptarė dhe Shqipėri, se nga ruajtja dhe lėvrimi i saj varet jo vetėm bashkimi i shqiptarėve, por edhe jeta shuarja e kombit shqiptar.
Pashko Vasa shkruante mė 1879 se suksesi i qėndresės,qė shqiptarėt u bėnė pushtuesve osmanė nė shek.XV, i kishte rrėnjėt nė bashkimin e tyre rreth njė ideje patriotike, ”se pikėrisht nė atė kohė u lidh bashkimi shqiptar i kryesuar nga Skėnderbeu” (P. W.: La veritesur l’Albanie et les Albanais. Paris,1879, fq.40-41.). Naim Frashri u pėrcillte shqiptarėve “amanetin”e Skėnderbeut me vargjet “…po tė ini tė bashkuar,/ėshtė e bėrė Shqipėria”. (N. H. Frashėri; Historia e Skėnderbeut, Tiranė, 1953, fq.341.).
Mbi gjuhėn e pėrbashkėt shqipe, tė cilėn e vlerėsonte si “provėn mė tė madhe e mė tė plotė tė afrimit:, kėrkonte tė hidhte themelet e bashkimit tė shqiptarėve edhe Jani Vreto (“Bashkimi”, Shkodėr, nr.6 e 6 shkurtit 1910). Gjuhėn shqipe, vendosjen e njė alfabeti tė njėjtė, qė nisin me miratimin e alfabetit tė Stambollit mė 1879 e u krye me vendimet e Kongresit tė Manastirit tė 1908-ės,lėvrimin e gjuhės nė literaturė dhe pėrhapjen e shkollave amtare, rilindėsit nuk i shikonin thjeshtė si ēėshtje kulturore, por edhe nė rrafshin politik, si mjet tė fuqishme propagandistike e veprime patriotike qė do tė ndihmonin pėr unitetin e kombit shqiptar.
Pėrvoja e luftės shekullore tė popullit shqiptar dhe ajo e epokės sė rilindjes tregoi se uniteti kombėtar nuk mund tė arrihej pa njė organizim tė shėndoshė. Nevoja e organizimit u bė edhe mė e ngutshme pėr shkak tė gjendjes sė rėndė dhe tepėr tė rrezikshme qė u krijuan pėr Shqipėrinė me shpėrthimin e luftės Ruso-Turke tė 1877-1878-ės dhe me nėnshkrimin e Traktatit tė Shėn Stefanit dhe atij tė Berlinit mė 1878, tė cilat parashikonin copėtimin e trojeve shqiptare midis monarkive ballkanike, synonin tė zhduknin nga harta e Ballkanit kombin shqiptar.
Nė kėto rrethana, kur ekzistonin edhe premisat e brendshme pėr vendosjen e njė uniteti politik e luftarak tė popullit shqiptar, me pėrpjekjet e atdhetarėve rilindės, tė kryesuar nga Ymer Prizreni, Abdyl Frashėri, Sylejman Vokshi, Zija Prishtina, Pashko Vasa etj., u themelua, mė 10 qershor tė vitit 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Lindi kėshtu ajo Organizatė Politike-Ushtarake mbarėshqiptare, e cila kreu detyrėn historike qė shtronte koha, krijoi njė bashkim tė vėrtetė tė popullit shqiptar, tė mbėshtetur nė luftėn e pėrbashkėt tė tė gjitha forcave patriotike tė vendit pėr ēlirimin kombėtarė tė shqiptarėve dhe ruajtjen e tėrėsisė sė trojeve tė tyre.
Bashkimi nė Lidhje i tė gjithė shqiptarėve, gegė e toskė, myslimanė e tė krishterė, pėrforcohej edhe me njė strukturė tė qartė organizative. Komiteti Qendror me nė krye Ymer Prizrenin, qė e kishte selinė nė Prizren, nėpėrmjet njė rrjeti tė tėrė degėsh e komitetesh, tė krijuara nė qytetet e ndryshme tė vendit, mbante lidhje me tė gjitha viset e Shqipėrisė, bashkėrendonte veprimtarinė e popullit shqiptar drejt njė qėllimi tė vetėm.
Kombi shqiptar, ashtu si edhe bashkimi e kompaktėsia me tė cilėn veproi nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878-1881), nuk mund tė lindnin papritur e as tė krijoheshin artificialisht. Ato i kishin rrėnjėt nė ndėrgjegjen e pėrbashkėt kombėtare tė popullit, tė formuar prej kohėsh nė valėt e kryengritjeve kundėr-osmane, ndėrgjegje qė nė vitet e Krizės Lindore tė 1875-1881,” nė ēastet kur rrezikohej ekzistenca e Shqipėrisė” (S .Pollo-S. Pulaha; Akte tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare 1878-1912, Tiranė, 1978, dok. 40,34.), shpėrtheu si vullkan qė vlonte prej shekujsh e nxori nė sipėrfaqe lavėn e zjarrtė. Ky shpėrthim i revoltės sė njė kombi unik, tė cilit po i mohoheshin vetėqenia dhe tė drejtat politike, i ishte nxjerrė nė ankand pasuria mė e ēmuar, trualli amtar, ndihet i fuqishėm nė protestat e shumta qė, nė emėr tė atdheut, tanimė tė bashkuar nga ideja kombėtare, nė emėr tė interesave tė mbarė Shqipėrisė (Po aty, dok.63, 65.), iu dėrguan, nė tė njėjtėn kohė, Kongresit tė Berlinit e Portės sė Lartė nga qendra tė ndryshme tė vendit.
Kjo shihej gjithashtu nė krismat e armėve tė popullit kryengritės,i cili mbrohej me forca tė pėrbashkėta kundėr sunduesve osmanė dhe pushtuesve tė rijnė ballkanas. Lufta e forcave tė Lidhjes pėr mbrojtjen e Plavės,tė Gucisė, Hoitit, Grudės dhe Ulqinit, si edhe gjithė veprimtaria e saj diplomatike pėr paprekshmėrinė e kufijve tė Veriut e tė Jugut, qė zgjati 3 vjet tė tėra ( 1878-1881), u shndėrrua nė njė ēėshtje tė pėrgjithshme kombėtare. Pikėrisht pse ideja e unitetit u pėrgjigjej interesave mė tė larta tė atdheut dhe pėrfaqėsonte aspiratat e masave mė tė gjera,sepse pėrfaqėsonte armėn mė tė fuqishme e mė tė sigurt qė populli shqiptar mund t’u kundėrvinte armiqve, shpėrthyen ato akte tė mėdha solidariteti dhe ai heroizėm masiv qė deri atėherė nuk kishte njohur Shqipėria.
Atdhetarėt rilindės, duke kundėrshtuar vendimet e Kongresit tė Berlinit (1878) pėr copėtimin e trojeve amtare midis monarkive ballkanike, luftuan njėherazi pėr afirmimin kombėtar tė shqiptarėve nė Evropė. Pėr kėtė, ata vunė pėrballė opinionit Evropian provėn mė tė fuqishme, unitetin e shqiptarėve, argumentuan me tė dhėna bindėse se populli shqiptar pėrbėn njė komb krejt tė veēantė e tė bashkuar,” njė komb tė njėsuar pėr nga raca (nėnkupto: nga origjina), gjuha, traditat, historia dhe pėr nga gjithė elementėt qė pėrbėjnė identitetin kombėtar”, ” komb qė ka vullnetin e tij tė pėrbashkėt” (Akte tė Rilindjes…, dok.12, 42.). Kėtė ide ua shprehu Abdyl Frashėri pėrfaqėsuesve tė qeverisė Franceze nė Paris, nė Pranverėn e vitit 1879, kur theksoi se “para lakmive tė egra tė fqinjėve tė tyre dhe rreziqeve qė u kėrcėnohen, shqiptarėt janė tė gjithė me njė betim solemn qė me pėrpjekje tė pėrbashkėt tė ruajnė …atdheun, kombėsinė dhe gjuhėn e tyre”(Po aty, dok.43.).
Fakti qė shqiptarėt ishin njė komb i bashkuar, qė kėrkonte tė respektohej edhe ndaj kėtij parimi i kombėsisė, e gjejmė edhe nė mendimet e atyre personaliteteve evropiane qė e njihnin mirė edhe nga afėr gjendjen nė Shqipėri. Po pėrmendi relacionin e kryekonsullit Austriak nė Shkodėr Lipih (Lippich), dėrguar Vjenės mė 3 prill 1881 nė tė cilin e quante “krejt tė gabuar e nė kundėrshtim tė vėrtetėn”pretendimin e italianit Sonino, qė kishte shpallur se shqiptarėt “janė njė grumbull fisesh tė palidhura me njėri-tjetrin”. Nė ē’radhė e vė Soninoja popullsinė e Shkodrės, tė Lezhės, Tiranės, Ulqinit, Gjakovės, Pejės, Tetovės, Dibrės, Elbasanit, Kavajės e qyteteve tė tjera? Edhe kėta kanė tė njėjtėn kombėsi. Jo vetėm Sininoja, por askush tjetėr s’do tė mund tė mohojė kombėsinė e shqiptarėve” (Xh. Belegu; Lidhja e Prizrenit e veprimet e saj 1878-1881, Tiranė, 1939, fq.88.) shkruante Lipih nė relacionin e tij.
Mendimi pėr unitetin kombėtar tė popullit shqiptar u pėrpunua mė tej nė veprimtarinė krijuese tė rilindėsve, qė vepruan nė fundin tė shek.XIX e nė fillimin e shek XX, e sidomos tė ideologut tė shquar Sami Frashėri, i cili i dha atij njė kuptim mė tė gjerė e mė tė plotė. Pėrgjithėsimi i pėrvojės sė veprimtarisė trevjeēare tė Lidhjes sė Prizrenit pėr bashkimin e vendit e ēoi atė nė pėrfundimin se ” Shqipėria duhet tė jetė njė dhe i pandarė”,se “tė gjithė shqiptarėt duan tė quhen vėllezėr dhe djemtė e njė mėmėdheut tė dashur” (Arkivi Qendror i RPS tė Shqipėrisė (tani AQSH), Fondi 51, dos.4. S. Frashėri i shkruan De Radės, mė 20 shkurt 1881.). Nė karakterin politik “Shqipėria ē’ka qenė ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet?” (1899) Samiu e trajton bashkimin kombėtar tė shqiptarėve si mendimtar revolucionar, me bindjen se ai mund tė arrihej vetėm me anė tė organizimit dhe tė luftės politike dhe tė armatosur.
Shqiptarėt theksonte ai s’kanė nevojė tė bėjnė gjė tjetėr veēse “tė bashkohen tė gjithė sa janė dhe tė kėrkojnė tė drejtat e tyre nga Turqia dhe Evropa. Turqia… do t’u japė ato qė kėrkojnė me hir a me pahir”.Nė qoftė se shqiptarėt do tė arrinin tė vendosnin njė lidhje tė fortė e do tė bashkoheshin tė gjithė si njė njeri i vetėm, arsyetonte Samiu, atėherė nuk do tė gjendej forcė qė tė guxonte t’u kundėrvihej Shqipėrisė dhe shqiptarėve” (S. Frashėri; Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ē’do tė bėhet? Bukuresht, 1899, Tiranė, 1962, fq.66.).
Ideja e bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve myslimanė e tė krishterė,gegė e toskė, zotėron nė vendimet dhe veprimtarinė e lidhjes sė Pejės (1899-1900)e sidomos nė thirrjen “Rruga e shpėtimit ėshtė nė besa-besė!”qė pėrbėn aktin e saj kryesor programatik. Duke ecur ne rrugėn e ēelur nga Lidhja e Prizrenit, atdhetarėt rilindės luftuan qė “bashkimi i krijuar nga Lidhja e Pejės tė pėrfshinte gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, myslimanė e tė krishterė”, tė ngrihej mbi ndasitė fetare e krahinore, pėr tu provuar armiqve se shqiptarėt janė njė komb unik, zotė tė atdheut tė vet dhe tė aftė pėr tė qeverisur atė. ”Ajo qė do ta shpėtojė kombin e atdheut tonė,-theksohej nė kėtė thirrje,- ėshtė bashkimi, njė Besėlidhje e pėrgjithshme, njė Besa-Besė”(AQSH. Fondi 12, dos.1. Rruga e shpėtimit ėshtė nė Besa-Besėn.).
Tė bashkuar e nė njė front unik nė shkallė kombėtare dolėn shqiptarėt pėrball sunduesve osman gjatė kryengritjes sė pėrgjithshme tė vitit 1912. Dėshmi e unitetit dhe e bashkėrendimit tė veprimit tė tyre ishte si angazhim pothuajse i tė gjitha viseve tė Shqipėrisė nė luftėn e armatosur popullore qė u zhvillua nė njė kohė, nė prill-gusht 1912, nė mbarė vendin, ashtu edhe kėrkesat e njėjta programatike, qė u shprehėn nė vendimet e Kuvendit tė Pėrgjithshėm Shqiptar tė Junikut tė maj tė vitit 1912 dhe nė ato tė memorandumit tė Sinjės, (Berat) tė 23 korrikut 1912 qė doli nga mbledhja e pėrfaqėsuesve tė Shqipėrisė sė Jugut. Atdhetarėt rilindės, me tė drejtė, shihnin nė to “bashkimin e vullnetin e tėrė shqiptarėve”, pa dallim feja e krahina, pėr ta futur vendin nė rrugėn e qytetėrimit. “Ne,-thuhej nė njė nga thirrjet qė kryengritėsit u drejtonin shteteve evropiane,-shkojmė drejt luftės dhe vdekjes pėr kėtė i deal tė shenjtė,pa dallim feje; njė fe shumė e lartė,qė i kaloi tė gjitha, na vėllazėron, na frymėzon,na nxit, na udhėheq: ringjallja e atdheut tonė, bashkimi dhe liria (Akte tė Rilindjes…,dok.154.).
Bashkimi kombėtar i popullit shqiptar nuk mund tė kuptohej pa unitetin territorial, njė nga komponentėt mė tė domosdoshėm pėr ekzistencėn e kombit, pa themelin mbi tė cilėn shqiptarėt do tė ngrinin shtetin e pavarur dhe do ti siguronin kombit tė tyre njė zhvillim tė plotė dhe unik. Ky bashkim do tė arrihej duke kapėrcyer ndarjen e trojeve shqiptare nė katėr vilajetet, tė vendosura nga Porta e Lartė, si dhe dallimet krahinore midis Gegėrisė e Toskėrisė e trevave tė tjera mė tė vogla, tė trashėguara nga thellėsitė e shekujve e qė mbaheshin gjallė nga pushtuesit dhe nga pashallarėt e bajraktarėt vendas pėr tė penguar unitetin politik tė shqiptarėve, pėr t’i copėtuar e pėr t’i nėnshtruar ata. Nė kėtė ndarje administrative rilindėsit shikonin vazhdimin e parimit tė lashtė tė pushtuesve “pėrēaj e sundo!”, tė cilit sikurse shprehej Pashko Vasa,”tanimė i ka kaluar koha, sepse rryma e shek.XIX i shtyn popujt drejt bashkim it”(P. Wasa, vep e pėrmendur, fq.96.).
Lufta pėr njėsimin e tokave shqiptare u ndėrthur nė mendimin politik tė rilindėsve me pėrpunimin e njė koncepti tė drejtė mbi kėto territore. Nė argumentimin e pėrkatėsisė kombėtare tė trojeve shqiptare ata mbėshteteshin nė radhė tė parė nė tė dhėnat etnike, nė faktin qė shqiptarėt pėrbėnin shumicėn e popullsisė nė kėto toka dhe banonin atje nė mėnyrė kompakte. Abdyl Frashėri, ndonėse mbronte me argumente tė gjithanshme historike, etnike, gjuhėsore, ekonomike dhe ushtarako-strategjike tėrėsinė e Shqipėrisė, e vinte theksin nė gjuhėn shqipe, qė ishte tipari i pėrbashkėt dhe njė nga mė kryesorėt e kombit. “Gjuha e banorėve tė Shqipėrisė,-shkruante Abdyli,- ėshtė shqipja, dhe banorėt e saj janė shqiptarė qysh prej kohėve tė lashta” (“Basiret”, Istambull, nr. 2416,7/19 prill 1878.).
Ky koncept i rilindėsve pėr Shqipėrinė, si atdheu i pėrbashkėt i shqiptarėve, i njė popullsie qė fliste tė njėjtėn gjuhė, pavarėsisht nga dallimet fetare e ndarja administrative nė katėr vilajete, ishte njė koncept i drejtė shkencor, i cili qe vėnė nė themel tė formimit tė shteteve kombėtare nė Ballkan e nė tėrė Evropėn. Kėtė parim mbronte edhe F. Engelsi, kur shkruante se “kufijtė e vėrtetė natyrorė janė ata qė pėrcaktohen nga gjuha dhe simpatia e pėrbashkėt”(K. Marks-F. Engels veprat, vėll.13, 1959, fq.281).
Pėr Rilindjen Kombėtare Shqiptare, si dhe pėr historiografinė tonė tė sotme, janė krejtėsisht tė huaja synimet qė u atribuohen nga disa studiues tė sotėm tė tipit tė Dimitrije Bogdanoviēit, i cili duke i dhėnė tezės mbi origjinėn ilire tė shqiptarėve njė interpretim krejt tė falsifikuar e subjektiv,pėrpiqet tė bindė opinionin publik se, sipas kėsaj teze, konsiderohen si shqiptare tė gjitha territoret e banuara dikur nga ilirėt, ku nė shek.XIX jetonin popuj tė tjerė. Ai shikon nė pikėpamjen pėr origjinėn ilire tė shqiptarėve pėrpjekjen, e imagjinuar prej tij, pėr ta kthyer Ballkanin, madje edhe Evropėn, shumė shekuj prapa, nė periudhėn e dyndjeve tė fiseve sllave, nė shek VI.(D. Bogdanovic’, Knjiga o Kosovu, Beograd, 1985, fq.16).
Si dijetarė, rilindėsit i referoheshin edhe historisė, sillnin tė dhėnat pėr tė drejtat historike tė shqiptarėve mbi trojet amtare, pėr tė mbrojtur paprekshmėrinė e tyre,por duke u shtrirė kėto tė drejta vetėm nė ato territore, nė tė cilat banonin nė shek.XIX, si pasardhės tė ilirėve, si njė popull autokton e jo i vendosur si rrjedhojė e “dyndjeve tė mėvonshme tė fiseve shqiptare dhe e shpėrnguljes sė popullsive sllave”, sikurse pohohet nė historiografinė e vjetėr dhe tė sotme jugosllave. Jo pėr shkak tė ndonjė ekskluziviteti kombėtar, por pėr hir tė kushteve, nė tė cilat i vendosi historia shqiptarėt sikurse shprehej edhe Abdyl Frashėri, nuk kishin ushqyer asnjėherė aspiratat pushtuese ndaj popujve tė tjerė. (“Basiret”, Istambull, nr. 2416,7/19 prill 1878).
Ndonėse ishin tė ndėrgjegjshėm qė e ardhmja e Shqipėrisė garantohej me formimin e njė shteti tė pavarur,pėrballė rrezikut tė copėtimit,”tė zhdukjes sė ekzistencės kombėtare dhe politike tė vendit” (A. Frashėri, Letėr nga Janina, ”Basiret”, Istambull, nr.2416, 7/19 prill 1878), i cili u qėndronte mbi krye shqiptarėve si “shpata e Damokleut”, atdhetarėt rilindė veēuan si njė detyrė tepėr tė ngutshme dhe imperativė bashkimin e viseve shqiptare,kėrkuan nga Porta e Lartė “qė vendi i quajtur Shqipėri tė bashkohej nė njė tėrėsi dhe tė formonte njė vilajet tė vetėm”(Akte tė Rilindjes…,dok.52).
Ata e shikonin kėtė si njė kėrkesė minimale, tė pėrkohshme, si njė qėndrim taktik tė imponuar nga politika e Portės sė Lartė dhe e Fuqive tė Mėdha qė kundėrshtonin autonominė e Shqipėrisė. Nė kėtė ēėshtje ushtroi ndikimin e vet edhe bindja e udhėheqėsve tė lėvizjes sonė kombėtare pėr ta pėrdorur bashkimin e trojeve shqiptare nė njė vilajet, si njė shkallėz, si njė fazė transitore, pėr tė kaluar mė pas nė shpalljen e tij si njė njėsi shtetėrore autonome shqiptare.
Pikėrisht pse ēonte nė rrjedhime tė tilla, bashkimin e viseve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm e gjejmė edhe nė mendimin politik e nė veprimtarinė praktike tė mendimtarėve tė tillė me pikėpamje radikale, si Pashko Vasa, Abdyl Frashėri, Sami Frashėri, si edhe nė vetė aktet e Rilindjes. Abdyl Frashėri, qė njihet si luftėtar mė i vendosur pėr autonominė madje edhe pėr shkėputjen e plotė tė Shqipėrisė nga Perandoria Osmane, nė memorandumin qė i dėrgoi sulltanit, mė 13 tetor 1880, kur siē, shprehej si, “Flotat e Gjashtė Fuqive tė Mėdha, si zhgaba shqyese, sulmuan njė qytet tė vogėl si Ulqini”, u detyruan tė kufizohej me njė masė tė tillė shumė tė ngutshme, tė domosdoshme dhe nga mė tė rėndėsishmet, siē, ishte “bashkimi i Shqipėrisė; nė njė vilajet tė vetėm,me emrin “vilajeti i Shqipėrisė;”.
Udhėheqėsi i lėvizjes kombėtare e vlerėsonte kėtė si njė nga mjetet qė do t’u priste rrugėn lakmive tė shteteve fqinje”, lakmi qė nxiteshin edhe nga “ndarja e Shqipėrisė nė katėr vilajetet”, ku krahas shqiptarėve, qė pėrbėnin shumicėn e popullsisė sė tyre, kishte edhe pakica sllave e greke, si “njė masė qė do tė mbronte e do tė siguronte tėrėsinė e Shqipėrisė nė kuadrin e Perandorisė Osmane”.
Nė kushtet e atėhershme tepėr tė ndėrlikuara ndėrkombėtare, Abdyli e quante aq kritike gjendjen e Shqipėrisė dhe aq real rrezikun qė kėrcėnonte tėrėsinė e trojeve tė saj e vetėqenien e shqiptarėve si komb, sa qė u detyrua nė kėtė memorandum t’u bėnte lėshime koncepteve tė veta radikale pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare. ”Le tė mos i jepet Shqipėrisė asnjė privilegj ose formė administrative e veēantė,-i shkruante Abdyli sulltanit, -Le tė administrohet ajo sipas ligjeve,me tė cilat administrohen vilajetet e tjera perandorake. Mjafton qė tė katėr vilajetet tė bashkohen nė njė vilajet tė vetėm “(Promemoria e A. Frashėrit, parashtruar Sulltanit me 13 tetor 1880. Bashbakanllik Arshivi, Istanbull, Yildiz Esas Evraki, Kisim 14, Evrak nr.2239.). Kėtė kėrkesė Abdyli ia paraqiti sulltanit si njė aspiratė tė mbarė popullit shqiptar.

Ideja e bashkimit tė viseve shqiptare nė njė vilajet tė vetėm pėrshkon memorandumet dhe peticionet qė iu dėrguan Fuqive tė Mėdha dhe Portės sė Lartė nė fund tė shek.XIX dhe nė fillim tė shek. XX. deri nė shpalljen e Pavarėsisė. Ajo paraqitet nė dy forma: sė pari, si kėrkesė e veēantė, qė u shtrua sidomos nė periudhat e ndėrhyrjeve mė tė ashpra tė Fuqive tė Mėdha dhe tė monarkive ballkanike dhe sė dyti, si pjesė e platformės autonomiste tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare nė memorandumet e peticionet e shumta, e sidomos nė ato tė kryengritjeve tė mėdha tė viteve 1910-1912. Nė tė dyja rastet bashkimi i viseve shqiptare do t’i nėnshtrohej, sikurse Sami Frashėri,” qėllimit kryesor tė shqiptarėve: ruajtjes sė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė, tė gjuhės dhe tė kombėsisė shqiptare dhe formimit tė njė shteti autonom kombėtar” (S. Frashėri, Shqipėria ē’ka qenė,…,fq.59.).
Ekzistencėn e shqiptarėve si njė komb i vetėm dhe tė drejtėn e tyre pėr tė pasur shtetin e vet tė pavarur nuk mund t’i vinte nė pikėpyetje ndarja e tyre nė tri besime fetare nė atė mysliman, tė cilit i pėrkiste shumica e popullsisė, nė atė katolikė e nė ortodoks. Megjithatė, nė kushtet e atėhershme, kur Porta e Lartė dhe Patrikana greke e Stambollit u mohonin shqiptarėve kombėsinė, vinin shenjėn e barazimit midis fesė dhe kombėsisė, duke i quajtur shqiptarėt myslimanė-turq, katolikėt-latinė dhe ortodoksėt-grekė, besimet e ndryshme ushtronin ndikim negativ nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare.
Nė rrethana tė tilla, bashkimi kombėtar i popullit shqiptar dhe organizimi i tij nė njė shtet tė pavarur nuk mund tė arriheshin pa atė luftė tė vendosur qė atdhetarėt rilindės zhvilluan kundėr reaksionit klerikal kundėr tė tė tri besimeve, e cila i dha Rilindjes Shqiptare njė tipar tė veēantė, e bėri tė dallohet nga lėvizjet kombėtare tė shteteve fqinje. Ndryshe nga vendet e tjera tė Ballkanit, ku borgjezia, pėr shkak se popullsia i pėrkiste tė njėjtit besim fetar, e pėrdori kishėn si armė ideologjike nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar dhe mė pas pėr tė pėrmbushur lakmitė e saj pushtuese, nė Shqipėri kleri ishte njė faktor negativ, siē shprehej F. Noli, “njė vegėl politike”nė duart e tė huajve, qė punonte pėr t’i pėrēarė e pėr t’i asimiluar shqiptarėt, dhe frenonte kėshtu bashkimin e tyre kombėtar. Ishte meritė e veēantė e rilindėsve, qė e vlerėsuan drejt kėtė rol reaksionar tė klerit, qė kuptuan se pėr tė arritur bashkimin e shqiptarėve aq tė nevojshėm pėr ēlirimin e tyre kombėtar, duhet tė kapėrceheshin ndasitė fetare dhe tė shkėputeshin masat nga ndikimi pėrēarės i klerikėve tė tė tri besimeve. Te bashkimi pa dallim feje dhe krahine, ata shihnin bazėn e vetme tė luftės pėr ēlirimin e Shqipėrisė.
Njė luftė e tillė nuk mund tė zhvillohej nga pozitat e ateizmit, sepse pjesa mė e madhe e rilindėsve ishin vetė besimtarė dhe nė kushtet e prapambetjes ekonomike e kulturore tė vendit, kur feja kishte lėshuar rrėnjė nė ndėrgjegjen e njerėzve, populli ynė sikurse theksonin me tė drejtė atdhetarėt mė tė pėrparuar, nuk kishte arritur deri nė atė shkallė sa tė mėrzitej feja dhe t’i shporrte priftėrinjtė e hoxhallarėt jashtė vendit (“Shqipėria”, Magaga (Egjipt), nr4-5 maj 1907, pėr ortodoksėt). Megjithatė, me qėndresėn kundėr reaksionit klerikal, iluministėt e vendosėn Rilindjen Kombėtare Shqiptare nė njė platformė mė tė pėrparuar, nė parimin e kombėsisė, tė shqiptarisė si feja e shqiptarit”, qė pėrshkon njė literaturė tė tėrė politike dhe artistike tė Rilindje sonė, ishte afetare, njė nocion politik qė synonte bashkimin e shqiptarėve pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre fetare. (St. Pollo; Mbi disa tipare dalluese them elore tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė Studime Historike, Tiranė, 1970, nr.3, fq.121.).
Ideologjisė reaksionare tė pan-islamizmit, pan-ortodosizmit, etj., qė kishte gjetur mbėshtetje edhe nė disa qarqe ēifligare e borgjeze turkomane e grekomanė dhe qė identifikonte fenė me kombėsinė, rilindėsit u kundėrvunė racionalizmit tė tyre, konceptin mbi kombin shqiptar si njė kategori e veēantė, qė ishte njė dhe i pandarė, megjithėse u takonte tri besimeve fetare. “Shqiptari ėshtė shqiptar para se tė jetė mysliman e i krishterė” (S. Frashėri; Shqipėria…,fq.39.)- shkruante Sami Frashėri. Mendimtarėt rilindės i mbaheshin pikėpamjes se kombėsia dhe feja nuk janė e njėjta gjė, se ato pėrfaqėsojnė dy kategori tė ndryshme shoqėrore dhe nuk mund tė zėvendėsojnė njėra-tjetrėn.
Ata luftuan kundėr propagandės kalifat-iste tė sulltanėve osmanė dhe asaj pan-heleniste tė Patrikanės greke, qė ngrinin “besimin fetar nė parim kombėsie dhe zėvendėsonin racėn (kupto kombėsinė) me dogmė, ritin me atdhe, qė ishte krejt e pa pranueshme”. Nuk janė as myslimanizmi,as krishterimi,-arsyetonin rilindėsit,-ata qė formojnė popujt, kombet,por gjuha, doket, zakonet e karakteristikat e tjera qė i dallojnė kombėsitė nga njėra-tjetra.(P. Wasa, vep.e pėrmendur, fq.56. Shih edhe; ”I foni tes Alvanias”, 13 tetor 1879 dhe 19 janar 1880). Pas propagandės panheleniste qė identifikonte krishterimin me helenizmin dhe i quante grekė shqiptarėt ortodoksė, sepse kishin besim tė pėrbashkėt me ta, rilindėsit shihnin rivendikimet e qarqeve tė caktuara politike ndaj popullsisė shqiptare dhe trojeve tė tyre.
Kėto ishin pikėpamje pėrparimtare dhe mbeten gjithnjė tė freskėta, shėrbejnė si dėshmi pėr tė kundėrshtuar si koncepte antishqiptare tė atyre “studiuesve” tė huaj, tė cilėt ndarjen e shqiptarėve nė tri fe e interpretonin si ndarje “nė tri grupe”, pėr ēdo njėrėn nga tė cilat feja na paska qenė”njė flamur kombėtar”, ashtu edhe shtrembėrimet qė propaganda, duke ringjallur konceptet mesjetare halifatiste dhe patriarkiste, i bėnė nė ditėt tona gjendjes sė sotme tė kombit shqiptar.
Pėrpjekjeve tė jashtėzakonshme tė rilindėsve u kushtohet ai bashkim politik i popullit shqiptar, pa dallim feja e krahine, qė u realizua nė vitet e Lidhjes sė Prizrenit (1878-1881) dhe u ruajt gjatė gjithė Rilindjes. Vendimet e Lidhjes dhe gjithė veprimtaria e saj, vinte nė dukje Sami Frashėri mė 1878,” ishin frymėzuar nga patriotizmi, atdhedashuria…dhe mbėshteteshin nė parimin e kombėsisė dhe jo nė fanatizmin fetar”. (“Terxhumani Shark”, 17/19 qershor 1878, nr.81, fq.3). Ky bashkim i shqiptarėve i tė tri besimeve ishte rrėnjosur thellė nė ndėrgjegjen e kombit shqiptar, ishte njė e vėrtetė e pohuar edhe nė dokumentacionin e huaj bashkėkohės.
Nė relacionet qė funksionarėt e administratės osmane nė Shqipėri i dėrgonin Portės sė Lartė prandaj se midis myslimanėve shqiptarė, qė pėrbėnin shumicėn e popullsisė, dhe tė krishterėve ekzistonte njė bashkim me tradita tė lashta e qė i ka qėndruar kohės se ky unitet do tė vazhdojė edhe nė tė ardhmen. Kėtė bashkim tė shqiptarėve tė tė tri besimeve funksionarėt osmanė ua atribuonin devotshmėrisė kombėtare dhe patriotizmit tė shqiptarėve, tė cilėt, siē theksonin ata ishin aq tė fortė, sa qė ndryshimet nė fe nuk mund t’i dobėsonin aspak.(K. Prifti; Lidhja Shqiptare e Prizrenit nė dokumentet osmane 1878-1881, Tiranė, 1978, dok. 40.).
Ėshtė i njohur kontributi qė dha nė luftėn kundėr reaksionit klerikal pėr bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar njė brez i tėrė atdhetarėsh, nė fundin e shek.XIX dhe nė fillimin e shek XX, i pėrbėrė nga Jani Vreto, Shahin Kolonja, Fan Noli, Aleksandėr Drenova, Ēajupi, Aleksandėr Xhuvani, Hilė Mosi, Nikollė Ivanaj, Petro Nini Luarasi, Bajram e Ēerēiz Topulli, Dervish Hima, Mihal Grameno, etj. tė cilėt duke ecur nė hullinė e hapur nga Lidhja e Prizrenit dhe themeluesit e saj, demaskuan nė shumė artikuj, botuar nė shtypin patriotik tė kohės, veprimtarinė pėrēarėse tė klerit tė tė tri besimeve. Nė pikėpamjet dhe veprimtarinė e tyre, lufta kundėr ndasive fetare, tė mbjella nga kleri, zinte njė vend po aq tė rėndėsishėm sa edhe qėndresa kundėr sunduesve osmane dhe armiqve tė tjerė tė jashtėm. Klerin ata e shihnin si njė armik po aq tė rrezikshėm sa edhe Perandorinė Osmane. (“Kombi”, Boston, nr. 58, 25 tetor 1907).
Lufta e gjithanshme e rilindėsve pėr demaskimin e reaksionit klerikal ishte njė faktor i rėndėsishėm politik nė lėvizjen kombėtare, qė dha frytet e tij pėr forcimin e unitetin tė popullit shqiptar. Ndonėse i shkaktuan pengesa Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, sunduesit osmanė dhe fuqitė e tjera tė huaja, pėrballė forcės sė bashkimit tė shqiptarėve, nuk arritėn t’i pėrēajnė e t’i hedhin ata nė luftė me njėri-tjetrin. Sikurse vinte nė dukje me kėnaqėsi Pashko Vasa, ndėrmjet shqiptarėve mysliman dhe atyre tė krishterė nuk ka pasur kurrė “hasmėri tė rrėnjosur as edhe armiqėsi shekullore”, se “ndryshimet fetare s’kanė qenė shkak pėr t’i shtypur nė pėrēarje” (P. Vasa, vep e cituar, fq.91.). Ėshtė njė e vėrtetė e provuar historikisht, qė nuk i ka shpėtuar vėshtrimit tė Sami Frashėrit, se shqiptarėt “nuk kanė njohur ato grindje, luftėra fetare,masakra tė mėdha e tė tmerrshme qė kanė ndodhur”jo vetėm nė v endet e Lindjes, por edhe “nė vendet e qytetėruara tė Evropės” (S. Frashėri; Shqipėria ….,fq.45-46.).
Mungesa e njė fanatizmi tė tillė fetar, qė Jani Vreto nė Apologjinė e vet ua atribuonte shqiptarėve tė tė gjitha besimeve e sidomos atyre myslimanė (J. Vreto, Vepra tė zgjedhura, Tiranė, 1973, fq.225), zotėrimi tek ata i ndjenjės kombėtare mbi atė fetare, pėrbėnin pėr rilindėsit, dhe jo vetėm pėr ta, por edhe pėr gjithė lėvizjen qė u zhvillua edhe mė pas, pėr bashkimin e tė gjitha forcave tė kombit shqiptar nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar dhe mbrojtjen e pavarėsisė sė vendit.
Shpallja e Pavarėsisė dhe formimi i shtetit kombėtar me 28 nėntor 1912 pėrbėn njė ngjarje tė shėnuar qė do tė mbetet e paharruar nė historinė e kombit tonė, jo vetėm pėr nga rrjedhimi qė pati pėr tė ardhmen, por edhe pėr forcėn e bashkimit politik tė shqiptarėve pėrballė pushtuesve tė rijnė e tepėr tė rrezikshėm ballkanas. Ajo ishte vepėr e mbar popullit shqiptar dhe e qindra atdhetarėve qė vepronin nė gjirin e tij. “Nė emėr tė gjithė popullit, mysliman e tė krishterė, nė emėr tė gjithė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar, shpalli Pavarėsinė,mė 25-28 nėntor 1912, nėn grykėn e pushkėve dhe tė topave tė ushtrive pushtuese” (Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės dhe veprimtaria e saj. Tiranė, 1963. dok.3, 6-9, 11, 13).
Vetė Kuvendi i Vlorės qė shpalli pavarėsinė dhe formoi Qeverinė e Pėrkohshme si nga pėrbėrja e tij ashtu edhe nga vendimet qė mori, kishte njė karakter mbarėshqiptar, shprehu aspiratat shekullore tė tė gjithė kombit pėr t’u bashkuar nė shtetin e vet kombėtar. Pjesėmarrja nė tė e delegatėve nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ato qė ishin pushtuar nga ushtritė serbe, malazeze e greke, i dha kėtij Kuvendi karakterin e njė Asambleje Kombėtare mbarėshqiptare. Kjo ishte njėherazi dėshmi e vendosmėrisė sė tė gjithė shqiptarėve pėr tė formuar njė shtet unik, nė tė cilin tė pėrfshiheshin tė gjitha viset e banuara prej tyre.
Kėtė vendosmėri shqiptarėt e Kosovės, tė Shkupit e Dibrės dhe tė viseve tė tjera, tė udhėhequr nga njė bėrthamė unike ushtarako-politike tė pėrbėrė nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi, Sali Gjuka, Ramadan Zaskoci, Isuf Xhelili, etj., e shprehėn jo vetėm me delegatėt qė dėrguan nė Kuvendin e Vlorės, por edhe me qėndresėn e pashembullt qė u bėnė kudo, ushtrive serbo-malazeze, tė cilat u dyndėn nė trojet shqiptare. Kėto nuk ishin beteja thjesht lokale, pėr mbrojtjen e qyteteve tė Kosovės, por njė qėndresė qė bėhej pėr ruajtjen e tėrėsisė sė gjithė truallit shqiptar ose, siē shpreheshin atdhetarėt nė deklaratėn dėrguar Fuqive tė Mėdha nė tetor 1912, pėr t’i dalė zot tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė”, “pėr t’i parė trojet shqiptare tė bashkuara, me njė formė tė qeverisuri e sundimi politik” (Akte tė Rilindjes…, dok.169).
E parė nga pikėpamja e kontributit qė dha nė bashkimin kombėtar tė popullit shqiptar, qeveria e Ismail Qemajlit zė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e popullit tonė. Me krijimin e saj dhe tė vetė shtetit kombėtar, shqiptarėt siguruan atė qendėr udhėheqėse qė u kishte munguar prej rreth pesė shekujsh, e cila, siē shprehej shtypi patriotik,” do tė bashkonte nėn flamurin e Shqipėrisė gjithė popullin shqiptar” (A. Puto, Pavarėsia shqiptare dhe diplomacia e Fuqive tė Mėdha 1912-1914, Tiranė, 1978, fq.126-127, ”Liri e Shqipėrisė”, Sofje, 22.07.1913).
Ndonėse nuk pati jetė tė gjatė, Qeveria e Vlorės dhe forcat patriotike qė u grumbulluan rreth saj, zhvilluan njė veprimtari tė dendur, dolėn tė bashkuara si brenda vendit, ashtu edhe nė rrafshin ndėrkombėtar, kundrejt lakmive pushtuese tė monarkive fqinje dhe vendimeve tė padrejta tė Konferencės sė Ambasadorėve qė u mbajt nė Londėr mė 1912-1913. Qeveria e Pėrkohshme i kundėrshtoi vendimet e Konferencės sė Londrės, sepse ato binin ndesh me aspiratat e ligjshme tė shqiptarėve, tė cilėt, siē theksohej nė deklaratat e kėsaj Qeverie, si”grupimi etnik mė kompakt dhe mė homogjen nė Gadishullin Ballkanik “, kishte tė drejtė tė formonin shtetin e tyre tė bashkuar, sepse ato vendime nuk merrnin parasysh parimin e kombėsisė,por e zėvendėsonin atė me” tė drejtėn e luftės e tė pushtuesit”.
Nė viset e pushtuara nga ushtritė serbe protesta kundėr vendimeve tė padrejta tė Konferencės sė Londrės u shoqėrua me kryengritjen kundėr zgjedhės serbo-malazeze qė shpėrtheu nė Dibėr nė shtator tė vitit 1913, u shtri gjatė muajit tetor nė Ohėr, Srugė, Tetovė, nė Malėsinė e Gjakovės, nė Prizren e nė vise tė tjera tė Kosovės. Nė thirrjet drejtuar Fuqive tė Mėdha, mė 15 tetor 1913, kryengritėsit dibranė e kosovarė ngritėn zėrin kundėr krimeve tė ushtrisė serbo-malazeze, qė mbyti nė gjak fshatrat shqiptare, i ktheu ato nė krematoriume, ku u dogjėn pėr sė gjalli qindra gra e fėmijė,dhe kėrkoi nga Evropa si mjet shpėtimi “t’u jepte tė drejtėn tė rronin tė lirė nė atdheun e tyre tė njėshėm” (Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės…, dok.322, shih edhe D. Tucoviē, Serbia dhe Shqipėria, Prishtinė, 1968, fq.82-84). Kryengritja e shtatorit tė vitit 1913 ishte shkėndija e parė e asaj lėvizjeje masive qė do tė zhvillohej, nė vitet 1 918-1925, nė Kosovė e nė viset e tjera tė aneksuara nga Jugosllavia, nėn drejtimin e Komitetit “Mbrojtja Kombėtare e Kosovės”.

Lufta e popullit tonė pėr mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit dhe pėr bashkimin kombėtar nuk ka cenuar kurrė ndonjėherė tė drejtat e popujve tė tjerė tė Ballkanit. I.Qemali dhe atdhetarėt shqiptarė i quanin bashkatdhetarėt e tyre nga sundimi i Perandorisė Osmane dhe pėr tė siguruar bashkimin e plotė kombėtar. Por ata nuk mund tė pranonin qė kjo luftė tė bėhej nė dėm tė shqiptarėve, duke penguar bashkimin e tyre kombėtar dhe duke gjymtuar rėndė trojet e popullsinė e tyre, duke masakruar e shpėrngulur nga vatrat amtare qindra mijėra shqiptarė.”Zgjidhje” tė tilla tė ēėshtjes kombėtare nė Ballkan, tė cilat mbrohen e pėrligjen edhe nga historiografia e sotme e vendeve fqinje, u imponuan, nga “interesat e borgjezisė” dhe interesat”dinastike”tė monarkive ballkanase, si edhe nga borgjezia reaksionare, imperialiste e Evropės qė “nxit shovinizmin dhe armiqėsinė kombėtare”, midis popujve.
Ishte Serbia dhe monarkitė e tjera ballkanike fqinje qė pa u kėnaqur me cungimin e rėndė qė u bėnė trojeve shqiptare nė Konferencėn e Londrės,mė 1913, u orvatėn me forca ushtarake e mjete diplomatike tė likuidonin qysh nė embrion shtetin e pavarur shqiptar. Nė sintezė tė politikės sė Serbisė dhe tė Jugosllavisė qė u krijuan mė pas,e cila i pėrshtatet edhe qėndrimit tė monarkive tė tjera ballkanike, ka dhėnė funksionari i Ministrisė sė Jashtme tė Jugosllavisė, Ivan Vukotiēi nė raportin, dėrguar qeverisė sė tij nė vitin 1939. ”Ne,- shkruante ky,-asnjėherė nuk kemi pasur simpati pėr ta (kupto: pėr shqiptarėt )…Nė kombinacionet tona politike dhe diplomatike, si edhe nė politikėn tonė diplomatike, si edhe nė politikėn tonė Ballkanike, ne vazhdimisht kemi synuar tė luftojmė tė gjitha kėrkesat shqiptare pėr krijimin e shtetit tė pavarur, thjeshtė pėr arsye se ky shtet mund tė themelohej vetėm kundėr nesh dhe kundėr synimeve tona kombėtare” (B. Krizman, Studim i Dr. Ivo Andriēit mbi Shqipėrinė nė vitin 1939. nė ”Qasopis za Sovremenu Povijest”, Zagreb, Godina IX,1977, nr.2(24)).
Rreziku i copėtimit pėrfundimtar i kombit tonė,i zhdukjes sė shtetit tė pavarur shqiptar, qė u shfaq me gjithė forcėn gjatė Luftės sė Parė Botėrore, e sidomos nė punimet e Konferencės sė Paqes tė Parisit, tė viteve 1919-1920, mund tė kėrcėnohej vetėm nė qoftė se shqiptarėt do tė dalin para saj si njė popull i bashkuar e kompakt me qeverinė e tyre,e cila do ta pėrfaqėsonte zyrtarisht shtetin shqiptar. Marrėveshja qė arritėn nė kėtė Konferencė, mė 13-14 janar 1920, pėrfaqėsuesit e Anglisė, tė Francės e tė Italisė pėr copėtimin e Shqipėrisė, midis Italisė, Greqisė dhe tė Jugosllavisė, sipas klauzolave tė Traktit tė Londrės tė 26 prillit tė vitit 1915, shkaktoi njė shqetėsim tė madh e tė ligjshėm nė mbar popullin shqiptar, i dha njė shtysė tė re e tė fuqishme forcave tė ndryshme shoqėrore tė vendit e tė afroheshin me njėra-tjetrėn, tė forconim unitetin politik dhe tė thėrrisnin nė janar tė vitit 1920 Kongresin e Lushjės.
Ky ishte njė kuvend mbarėshqiptar, siē thuhet nė dokumentet e tij, fryt i “pėrfundimit tė njė marrėveshje tė pėrgjithshme e tė gjitha viseve tė Shqipėrisė”, qė mori pėrsipėr detyrėn e “forcimit tė bashkimit e vėllazėrimit ndėrmjet shqiptarėve,pėr tu siguruar vetėqeverimin e plotė tė Shqipėrisė dhe unitetin e gjithė shqiptarėve” (M. Ēami; ”Lufta e popullit shqiptar pėr ēlirimin kombėtar (pėrmbledhje dokumentesh), Tiranė, 1976, vėllimi II-tė dok.1). Ajo qė karakterizoi Kongresin e Lushnjės dhe Qeverinė Kombėtare e Sulejman Delvinės, ishte bashkimi rreth saj i tė gjitha forcave patriotike tė popullit dhe i trojeve shqiptare. ”Asnjėherė nė historinė e vet, – deklaronte nė atė ditė Aqif Pashė Elbasani,- kimbi shqiptar nuk ka qenė i bashkuar si ėshtė sot,me njė dėshirė tė patundur qė tė ketė qeverinė e vet,pas formulės ” Shqipėria pėr shqiptarėt “(Po aty, vėllimi II-tė dok.89 ).
Nė njė kohė me pėrpjekjet qė bėri nė rrafsh ndėrkombėtar, pranė Konferencė sė Paqes sė Parisit, kundėr traktativave pėr copėtimin e Shqipėrisė midis tri shteteve fqinje dhe pėr pavarėsinė e plotė tė vendit,qeveria e re,e vendosi nė Tiranė nė shkurt tė vitit 1920, vazhdoi me konsekuencė veprėn e nisur nga Ismail Qemali; bashkoi njėra pas tjetrės viset e ndryshme tė atdheut .Por u desh tė ēlirohej edhe Vlora me krahinėn pėrreth, qė kishte mbetur ende nėn pushtimin Italian, tė derdhej gjaku i qindra luftėtarėve tė tjerė qė tė kryhej vepra e bashkimit kombėtar. Lufta pėr ēlirimin e Vlorės ka hyrė nė historinė e Shqipėrisė si njė epope e lavdishme, nė tė cilėn u shfaq me tėrė madhėshtinė e saj forca e unitetit tė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e tėrėsisė dhe tė pavarėsisė sė atdheut. Shtypi shqiptar shkruante nė ato ditė” Lufta e Vlorės ėshtė njė ēėshtje e pėrbashkėt e lidhur me jetėn e Shqipėrisė; (“Populli”, Shkodėr, 17.07.1919, “Drita”, Gjirokastėr, 16.06.1920 dhe 31.07.1920).
Nė betejat e pėrgjakshme e tė pabarabarta qė u zhvilluan nė qershor-korrik tė vitit 1920 kundėr njė ushtrie tė shumtė nė numėr e tė armatosura deri nė dhėmb, nė Drashovicė, nė Kotė, nė Kaninė, nė Gjormė, Llogara, Tepelenė e brenda nė Vlorė, bashkė me fshatarėt e qytetarėt e kėtyre viseve qė pėrbėnin bėrthamėn kryesore tė forcave shqiptare, ishte pėrfshirė njė komb i tėrė, i gjithė Shqipėria, mijėra vullnetar nga tė gjitha anėt e vendit, jo vetėm nga krahinat e afėrta tė Beratit e Gjirokastrės, por edhe nga Tirana, Elbasani, Korēa, Peqini, Kavaja, Shijaku, Kruja, Mati, Dibra, Gramshi etj. (Lufta e popullit shqiptar…, vėllimi II-tė, dok.323).
Ishin kompaktėsi, uniteti i veprimit, guximi, patriotizmi i zjarrtė, qė populli shqiptar shfaqi nė luftėn e armatosur tė Vlorės, ata faktorė qė bėnė tė pavlefshėm Traktatin famėkeq tė Londrės tė 26 prillit 1915, si dhe projektet antishqiptare tė Konferencės sė Paqes, ata faktorė qė ruajtėn shtetin e pavarur shqiptar nė kufijtė e vitit 1913.
Ndonėse i takojnė njė periudhe disi tė largėt, kėto projekte tė atdhetarėve shqiptar pėr bashkimin kombėtar, mbajnė gjithnjė njė theks aktual. Me jehonėn qė rrezatuan nė periudhat pasardhėse, me gjurmėt e pashlyeshme qė lanė nė mendimin politik dhe nė veprimtarinė praktike tė lėvizjes demokratike e asaj revolucionare tė mėvonshme, ato pėrbėjnė njė trashėgimi tė vyer, e cila kaloi brez pas brezi si njė mėsim e testament i madh, qė historia e kaluar i la sė tashmes e tė sė ardhmes tė popullit tonė.

Vendi i Lekės, 10.06.20017


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Isuf B. Bajrami
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 301 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi