Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Histori e dhimbje, kujtime e krenari historike!
Publikuar më 17 qershor, 2017 në orën 23:44 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me rastin e 628 vjetorit të përkujtimit të betejës së Fushë Kosovës ku mbeti i vrarë edhe Princi Teodor Muzaka, Shoqata Atdhetare ‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ organizoi një veprimtari të bukur përkujtimore në Kosovë më datën 15 qërshor 2017. Kjo betejë është zhvilluar në datën 15 – 28 qërshor të vitit 1389.

Nisja u bë nga Tirana e Durrësi drejt kosovës kreshnike me pjesmarjen nga gjithë trojet tona shqipfolse. Organizatorja e kësaj shoqate znj. Elida Jorgoni kishte bërë një organizim të mbrekullueshëm, e cila la shumë mbresa e kujtime të bukura historike te pjesmarrësit e më gjerë. Aktiviteti u pasqyrua edhe nga medjet e shkruara e ato vizive të kosovës.Në fshatin Mazgit të Komunës së Kastriotit, aty ku u derdh gjaku i shumë trimave shqiptarë për mbrojtjen e trojeve tona shekullore, u ngrit flamuri kombëtar dhe u vendosën kurora me lule, e u ndezën qirinjë, u kënduan edhe këngë patriotike, u recituan vargje atdhetare etj. Aty folën shumë pjesmarrës të ativitetit e sollën faktet historike të kësaj beteje të përgjakshme. Histori e dhimbje, dhimbje e kujtime historike në Kosovën tonë që ende i kullon gjaku i Lirisë! Më pas aktiviteti merr rrugëtimin e tij atje në Prekazin e Komunës së Skënderajt, te Memoriali i Adem Jasharit. Dhimbje e lot, lule të freskta në varrezat e Jasharëve, por edhe krenari për këta trima e të tjerë të UÇK- së që vunë themelet e shtetit të ri të Kosovës së lirë!
Lavdi dëshmorëve të kombit tonë!

Xhevahir Cirongu

Kosovë, 15 Qërshor

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 832 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi