Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Këngëtari Nikollë Gjini, një jetë me këngën shqipe
Publikuar më 19 qershor, 2017 në orën 00:25 ( ) Prof. Hazir Mehmeti | Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Publiku më bënë të lumtur kur këndoj dhe harroj çdo gjë nga respekti për te para tij. Tallava, mendoj, është kanceri i muzikës popullore..

1. Si filluat këngën dhe kur?

Në radhë të parë faleminderit për intervistën. Së pari kisha dëshirë të dëgjoj e pastaj fillova të provoj të këndoj duke u frymëzuar nga këngëtarët e mëdhenj si Bajrush Doda, Augustin Ukaj. Andaj, si i vogël e fillova këngën përcjell me çifteli dhe gradualisht ta përmirësoj këndimin. Ndërsa para publikut kam filluar qysh ne moshë katërmbëdhjetëvjeçare me këngën " Jam një djal kosovar” Me këngën time e cila u pëlqye nga dëgjuesit fillova aktivizimin në Shoqërinë e Këngëtarëve "AGIMI" e njohur në Gjakovë dhe më gjerë.

2. Cilët janë përkrahësit tuaj dhe nga vjen fuqia e këngës suaj?

Të merresh me këndim kërkon edhe përkrahje nga më të afërmit tuaj, e ky ishte im at i cili fillimisht ma bleu çiftelinë e parë të cilën nuk do ta harroj kurrë. Mbështetje të vazhdueshme pastaj kisha dhe kam nga familja ime e ngushtë. Veçan dua ta falënderoj bashkëshorten time. Mbi të gjitha është publiku të cilit ia dedikon këngën e ai ta rikthen shumëfish me duartrokitje të zjarrta. Publiku më bënë të lumtur kur këndoj dhe harroj çdo gjë para tij nga respekti për te.

Motivi i këngëve tuaja dhe ambientet e këngës suaj?

Këngët e dëshmorëve i këndoj veçanërisht me emocione. Nuk përjashtohen as këngët popullore, të ahengjeve e të sofrës. Aty ku dëgjuesi është për ta ndier kënaqësinë e festës seti familjare apo kombëtare, jam unë. Ndërsa sa i përket skenës, si në koncerte festive si ne ahengje te ndryshme familjare, dasma, fejesa, ditëlindje e ndiej vetën shumë mirë.

Si e vlerësoni ju këngën tallava dhe a do duhej kënduar?

Unë mendoj se tallava është kanceri i muzikës popullore. Fatkeqësisht në diasporë e adhurojnë Në disa raste për shkak të kërkesave jam i detyruar edhe vet të këndoj ndonjë këngë të tillë. Muzika e mirëfilltë popullore është larg më e fuqishme dhe duhet ruajtur me xhelozi.

Ju keni së fundi dhe një CD të re, a mund të na thoni diç konkrete rreth përmbajtës së saj?

CD-ja ime është e incizuar direkt, ndërsa 3 këngë nga kjo në tre studio të ndryshme në Prishtinë, Prizren dhe Shkup. Ka këngë me motive të ndryshme. Jam munduar CD-ja të përshtatet për të gjitha moshat dhe shijet e publikut duke filluar nga këngët patriotike, folklorike, ritmike. Besoj se dëgjuesi do ta gjej veten, shijen e tij brenda këngëve të prezantuara tani në CD- e re.

Vendlindja, sa jeni pjesë e saj dhe si shprehet ajo në krijimtarinë tuaj?

Marrëdhëniet e mia me vendlindjen janë të shkëlqyera. Gjatë gjithë verës jam i angazhuar në ahengje familjare. Porosia ime për mërgimtarët është që të dëgjojnë muzikën e mirëfilltë shqipe se përndryshe kultura e vlerat tona popullore e folklorike do te harrohen shpejt. Dua të përshëndes nga zemra publikun tim gjithandej, veçan në vendlindje.

Intervistoi: Hazir Mehmeti, Vjenë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Hazir Mehmeti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 1,455 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi