Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DILEMA: KUSH E ĒLIROI KOSOVĖN?
Publikuar më 21 qershor, 2017 nė orėn 03:53 ( ) Dilaver Goxhaj | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dilema: “Kush e ēliroi Kosovėn?”, pėr gati dy dekada, vijon tė jetė njė temė mbarė kombėtare e mediave shqiptare, por edhe tė huaja. Ky ėshtė njė fakt i rėndėsishėm historik, qė tregon se temat me tė vėrtetė kombėtare, nuk janė tema abstrakte dhe as jashtėkohore, por janė motive qė kanė tė bėjnė drejtpėrsėdrejti me rrugėn e Kosovės drejtė progresit, me ndeshjen e forcave pėrparimtare me reaksionin serb e atė tonin tė djeshėm e tė sotėm, qė pėrpiqen ta mohojnė atė luftė heroike tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės me njė lloj forme “demokratike”, me tituj shkencorė, me emėra tė bukur partishė e shoqatash tė ndryshme “intelektuale”.

Qė tė jemi sa mė tė qartė nė kėtė diskutim sa profesional aq dhe historik e politik, saktėsoj se Ushtria Ēlirimtare e Kosovės gradualisht erdhi duke u shndėrruar nė njė ushtri tipike guerile e oganizuar, me njė komandė unike. Si e tillė, ajo nuk mund tė bėnte strategji tė madhe, (organizimin e betejave tė mėdha), pasi po ta bėnte atė lloj strategjie, do tė ishte mundur sikundėr edhe u mund gjatė verės sė vitit 1998. Dhe pse nuk bėri kėtė “strategji tė madhe” apologjetėt intelektualėt tanė “patriotė” na dalin me teorinė, se “Kosovėn as e ēliroi dhe as kishte mundėsi ta ēlironte UĒK-ja”. Duke qenė sa profanė nė fushėn ushtarake aq dhe dashakeqė, “teoricienėt” e kallėpeve tė ndryshėm nuk mund ta kuptojnė, edhe sikur tė duan, se pse UĒK-ja gjeti strehė nė strategjitė e vogla, qė ėshtė luftimi, dhe jo nė ato tė mėdhatė. Luftimet e shpeshta e me forca tė vogla, qė pėrzgjodhi UĒK-ja, pėrbėjnė strategjinė e vogėl, qė ėshtė shumė mė e tmerrshme se strategjia e madhe. Kjo lloj strategjije ėshtė njė lloj beteje pa anė e pa fund. Quhet “betejė pa anė e pa fund” sepse luftimet zhvilloheshin nė tė gjithė hapėsirėn e Kosovės: nėpėr pyjet, kodrat, malet, grykat, rrugėt, depot e armikut; kudo ku stacionohej e lėvizte armiku. Kėto lloj luftime edhe pse nuk ishin luftime serioze, ato e shkurajuan vijimisht kundėrshtarin.
Kėtė lloj strategjie tė UĒK-sė e pohon edhe gjenerali serb Bozhidar Deliē, (komandant i Br.549 me bazė nė Prizėren), i cili, nė Gjyqin qė i bėhej Millosheviēit nė Hagė, thotė: “Mėnyra e luftimit tė UĒK-sė ishte duke iu shmangur ēdo lloj luftimi tė drejtpėrdrejtė. Ata pėrdonin taktikėn: godit dhe ik”. (Božidar Delić, July 5th, 2005, Milošević).
Kjo metodė nė artin ushtarak botėror quhet edhe metoda e tėrthortė, pasi e mposht armikun jo me beteja, por me luftime tė vogla e tė shumta, qė do tė thotė jo ndeshje direkte: ushtri me ushtri me sulme ballore; por nė mėnyrė tė tėrthortė, me luftime tė befasishme, qė ndryshe quhet: me luftime guerile, se vetėm ashtu i heqet armikut liria e veprimit. Me njė fjalė, lufta e UĒK-sė ishte betejė pa anė e pa fund.
Pra, gjatė luftės nė Kosovė u ndeshėn dy ushtri, njėra me strategji tė madhe, sikundėr ishte ushtria e Serbisė, dhe tjetra me strategji tė vogėl, sikundėr ishte Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Dhe faktikisht fituam ne qė pėrdorėm strategjinė e vogėl.
Ne duhej tė fitonim dhe fituam, pavarėsishtė se ata qė nuk kishin besim tek ne dhe ata qė na urrenin e na urrejnė, si dhe ca politikanė e analistė qė nuk marrin vesh aspak nga arti ushtarak, duan ta mohojnė fitoren tonė, duke thėnė: “Kosovėn e ēliroi aviacioni i NATO-s”. Mirėpo, kėtė e kundėrshton vetė Komandanti i Pėrgjithshėm i forcave tė NATO-s, qė drejtoi luftėn e parė nė historinė e saj, gjenerali me katėr yje Uesli Klark, i cili nė kujtimet e tij pėr atė luftė qė bėnte me aviacion kundėr forcave serbe nė Kosovė, e thekson nė bisedat qė ai bėnte shpesh me Gjeneral Edvin H.Burba, (mentor i programit trajnues tė Komandes sė Ushtrise Amerikane pėr Beteja), me Ruper Smith, (gjeneral-leitnant nė Ushtinė Britanike, zv. Komandat Suprem i NATO-s), dhe me Dieter Stockmann, (gjeneral i Ushtrisė Gjermane, Shef Shtabi i forcave tė NATO-s), ku midis tė tjerave thekson: “Pėrderisa mbrėmjeve qėndroja ulur me mikun tim tė vjetėr dhe mentorin Ed Burba dhe pasqyronim progresin tonė gjat takimve tona ēdo pasdite me Rupert Smithin dhe me Dieter Stockmannin, opsioni tokėsor ishte nė mėnyrė konstante nė mendjet tona. Ekzistonin kufij se ēfarė mund tė arrijė realisht fushata ajrore. Forca Ajrore mund tė kėrcėnojė, tė dėnojė, tė shkatėrrojė objekte dhe tė sulmojė forcat nė tokė. Por, pa njė forcė tokėsore, nuk ekzistonte garanci se ne do tė mund ta dėbonim Milosheviēin nga Kosova. Ishte e panjohur se a do tė mund ta bėnim kėtė gjė nga ajri.” (U. Klark, ”Tė bėsh luftė moderne”, Tiranė, 2003, f.303).
Por kjo ēfarė e pranon gjenerali Klark ėshtė provuar edhe nė shumė raste tė tjera:
1.Hitleri, me urdhėrin e tij nr. 17, datė 1 gusht 1940, urdhėroi Geringun qė me forcėn e aviacionit tė ulte Anglinė nė gjunjė. Dhe ai pasi ndėrtoi me qindra aeroporte ushtarake dhe grumbulloi qė nga Kanali la Manshit dhe deri thellė nė Norvegji 3358 avionė Junkers, Dornier, Heinkes, Stukas dhe Messermid, njė forcė e paprecedentė dhe tepėr shokuese dhe, duke kryer nga njėmijė sulme nė ditė, nuk e mposhti dotė Anglinė, edhe pse kishte njė spiun brenda nė kabinetin e luftės sė Anglisė, i cili jepte tė dhėnat pėr MKA dhe forcave tė tjera angleze, duke e mundėsuar aviacionin gjerman tė godiste me preēizion, edhe pse Anglia kishte prodhuar radarin, qė nuk e kishte atėherė asnjė shtet tjetėr.
2. Nga viti 1943 deri nė vitin 1945 bombardimet e pandėrprera tė SHBA dhe tė Anglisė ndaj qyteteve gjermane nuk e detyruan dot tė kapitullonte Hitleri, ushtra e tė cilit kapitulloi kur u takuan ushtria amerikane me atė sovjetike nė territorin e Gjermanisė nė 25 prill 1945, nė Qytetin Torgau, mbi Lumin Elbė, shumė larg Berlinit, nė perėndim tė tij.
3. “Nė Kore, - thekson historiani ushtarak amerikan Sam C. Sarkesian, - ne mėsuam se vetėm me fuqinė detare dhe atė ajrore nuk mund tė fitohet lufta, ashtu siē nuk mund tė fitohet edhe vetėm me forcat tokėsore tė pamjaftueshme”.(S.C.Sarkesian “Pėrtej fushės sė luftimit”, Tiranė, 1995, f.122).
4. Kėtė pamundėsi tė mposhtjes vetėm me aviacion e pamė 12 vjet rresht nė luftėn midis Vietnamit tė Veriut dhe aviacionit tė SHBA, 1960-1972, ku edhe pse ai aviacion e plugoi gjithė Vietnamin, por mė nė fund ishin SHBA ata qė i propozuan Vietnamit tė Veriut tė uleshin nė bisedime.
5. Lufta kundėr Irakut, si pėr ēlirimin e Kuvajtit edhe nė pushtimin e Irakut (1991 dhe 2003) u fituan vetėm sese goditjet ajrore u pasuan nga ndėrhyrja tokėsore.
6. Kemi 5 vjet, 2012-2017, qė po e shohim aviacionin e 30 shteteve tė Perėndimit e tė Lindjes qė po lufton kundėr ISIS-t, madje nė njė terren krejtėsishtė fushor, ndryshe nga terreni kodrinor, malor dhe i pyllėzuar i Kosovės, dhe ende nuk po e mundin dot. Apo edhe kėsaj doni t’i vini ndonjė vegje, e tė thoni se “nuk duan ta mposhtin”?! E kemi dėgjuar edhe kėtė pėrallė.
Analogjitė historike ėshtė e vėrtetė qė janė delikate, pėr shkak tė ndryshimeve nė kohė, por kėta shembuj janė mė se kuptimplotė dhe mė se bindės pėr tė rrėzuar shpifjet dhe idetė nihiliste pėr kontributin e UĒK-sė nė ēlirimin e Kosovės, duke bindur cilindo se fitoria e njė lufte vetėm me goditje ajrore ėshtė absurde. Realizimi qė matet me sasinė e avjonave, raketave dhe bombave, ēon nė mosrealizimin mė tė keq. Tė hedhėsh bomba nga 5000 metra lartėsi nuk mund tė konsiderohet luftė. E kėtė askush nuk e beson.
Por, pėr ta bėrė sa mė bindėse kėto qė theksova mė lartė, po u citoj shkrimtarin e njohur anglez, Frederik Forsyth, ish-pilot, se ēfarė shkruante ditėt e fundit tė muajit prill 1999 pėr mundėsitė e fitores sė luftės nga ana e NATO-s kundėr Serbisė qė ēuditėrisht koinēidon me letrat qė ne si SHP i dėrgonim po ato ditė Gjeneral Uesli Klarkut, pėr tė na furnizuar me armatim e municion: “60 pėr qind e misioneve tona tė bombardimit u ndėrprenė pėr shkak tė reve; pilotėt tanė, tė pėrgatitur pėr sulme nė kuota tė ulėta, nė Kosovė janė duke kėrkuar tė gjejnė topat dhe tanket e fshehur nga njė lartėsi prej 5000 metrash (si ish-pilot mund tė siguroj se nuk ėshtė e mundur) dhe kemi arritur deri aty sa kemi goditur fshatarėt kosovarė… Mė keq akoma, as NATO nuk mund tė pėrballojė gjashtėdhjetė ditė. Nė Romė, Paris e Berlin, e Majta po kėrcėnon se do tė rrėzojė qeverinė (e ēuditshme, nėse e mendojmė se po luftojnė njė regjim fashist qė bėn masakra tė mėdha); Greqia mbėshtet Serbinė unanimisht, tė paktėn nė nivel popullor; tė gjitha qeveritė, pėrveē asaj britanike, vazhdojnė tė mos besojnė atė qė tashmė ėshtė e qartė: qė Kosova nuk mund tė ēlirohet pa forcat tokėsore, sepse nuk mund tė bllokohet makina e genocidit nga 5000 metra lartėsi. Ka vetėm njė rrugėdalje nga ky ferr: tė dėrgohen 40.000 tė rinj vullnetarė kosovarė nga vendi i tyre i origjinės, tė pajisur me ēdo lloj arme qė janė nė gjendje ta pėrdorin; t’u hedhėsh armė nga lart atyre qindra mijėra tė rinjve kosovarė tė tjerė qė fshihen nė male dhe pyje nė brendėsi tė krahinės; t’u jepen disa nga njerėzit tanė tė stėrvitur tė forcave special siē janė ėrdoruesit e pajisjeve tė transmetimit dhe tė lokalizimit tė objektivit armik; duke u siguruar gjithashtu njė mbėshtetje ajrore tė plotė. Nuk ka asnjė tė dhėnė qė tė provojė se ushtarėt dhe policėt serbė, pėr tė mos folur pėr paraushtarakėt psikopatė tė Beogradit, tė jenė mė tė mirė se kosovarėt brenda vendit tė tre”, (“Lufta kundėr luftės”, Tiranė, 2001, f. 164-165)
Sikundėr shihet, mė realist dhe besim mė tė madh ka pas ky ish-pilot ushtarak anglez, pėr mundėsitė e “forcės tokėsore” qė quhej UĒK, si dhe nė strategjinė e saj tė vogėl nė bėshkėveprim me aviacionin e NATO-s, pėr ēlirimin e Kosovės, se shumica e inteligjencės kosovare dhe e tė rinjve dhe tė riturve kosovarė qė morrėn arratinė, ku shumė prej tyre na pėrbuzėn e na shanė, ndėrsa sot paguajnė nėn dorė komisionerėt e Qeverisė sė Kosovės pėr tė marrė ēertifikatėn e pjestarit tė UĒK-sė!
Pėrfundimisht mund tė themi, se Kosovėn e ēliroi bashkėveprimi luftarak midis UĒK-sė dhe aviacionit tė NATO-s, duke mos guxuar ta pėrjashtojnė aspak njėra-tjetrėn.

Dilaver Goxhaj
ish-zv.shef SHP tė UĒK

07. 06. 2017


Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Dilaver Goxhaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 394 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi