GACAT E MBULUARA TË POLITIKËS |
Publikuar më 22 qershor, 2017 në orën 00:44 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
Ajo që u dëgjua dhe po dëgjohet gjatë gjithë fushtës zgjedhore, qershor 2017, është tepër shqetësuese për Shqipërinë dhe për shqiptarët, e, edhe për ardhmërinë e tyre shtetërore e kombëtare. Për ardhmërinë e tyre njerëzore!...
Lexuam opinione të (k)’analistëve’ të grupimeve të ndryshme politike, asosh të grupit të “lugaxhinjve” e të “kufomëxhijve” (në Kosovë) dhe të “kazanxhinjve”, e “tepsiaxhinjve” etj., në Tiranë, të pen’lave e rrakapen’lave shumëpalëshe, “patriotike” e “kombëtare”, dhe, thënë mëse urti, katundi që shihet, nuk do kallauz!... Sa poshtë ka rënë shoqëria, fatkeqësisht, dhe sa poshtë po e çon Shqipërinë e shqiptarëve!...
Gati në çdo takim zgjedhor, u dëgjuan dhe po dëgjohen akuza e kundërakuza dhe kërcënime prej më të ndryshmeve e më të pacipave, jo për interesa të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por, për interesa të par(t)ive politike dhe kilentëve besnikë të tyre. Çudia është, bile, kulmi i çudisë, sepse, secili e akuzonte tjetrin (në çdo palë zgjedhjesh të derisotme) dhe e akuzon edhe në këto zgjdhje, me pafytyrësi akuzash nga më të ndryshmet, prej “kultivimi droge”, “armatosje të popullit”, “për të do të votoni”, “…prishje shtëpishë” (që i bie “djegjë Shqipërie” si në ’97) dhe marifetllëqe të tjera të natyrave të ndryshme, “patriotike” e “kombëtare”, kur Shqipëria, si Shqipëri e tërë (gjeo)etnike, nuk shihet askund në horizont!
Sipas të gjitha akuzave, kundërakuzave dhe kërcënimeve publike që bëheshin dhe bëhen, shihej dhe shihet qartë se asnjëri prej tyre, që konkuronte e konkuron për vend të “lirë” në Kuvendin e Shqipërisë (kjo vlen edhe për Kosovën), nuk kishte dhe nuk shpaloste, as shpaloste e ka çka shpalos, para qytetarëve program të qartë për ta nxjerrë Atdheun dhe popullin shqiptar nga gremina që vetë ata e kishin shkaktuar.
Si ka mundësi që populli shqiptar nuk është liruar ende nga frika prej vetvetes?!? Si ka mundësi logjike që votën t’ia kërkojnë popullit tim, ata që e kanë gënjyer tash e dy dekada, pandërprerë, dhe, sërishmi, e kërkojnë votën e popullit tim për ta mashtruar edhe për një mandate tjetër, që do t’u sjellë përfitime personale, grupore e familjare, kulimoklanore?!...
Veshët na dhimbnin e po na dhembin vazhdimisht prej të gjitha atyre akuzave e kundërakuzave ulëritëse të “prijësve” të popullit e të atdheut shqiptar, të cilët, pa fije turpi e “fytyre”, e kërkojnë votën e shqiptarëve dhe premton se do ta përkrahë secili, që, mandej, me votën e qytetarëve shqiptarë, mund ta ndjekin, linçojnë dhe ekzekutojnë njëri-tjetrin, secili-secilin, duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Kombit e Atdheut Shqiptar, shqiptarëve.
Shpeshherë, kur diskutojmë tema me rëndësi, më ka rastisur të debatoj, “ashpër” e me argumente, edhe duke iu kundërvënë të gjithë të pranishmëve në diskutim, kur, të gjithë e bënin dhe e bëjnë gjoksin “shpellë”, me grushte, duke rrahur gjoks për “patriotizëm” e “atdhetarizëm” në breza, dhe, unë, autori i këtij shkrimi, gjithmonë ua bëj të njëjtën pyetje-përgjigje: Mirë, o burra, ne, këtu, të gjithë “patriotë” e “atdhetarë” të dëshmuar në histori, brez pas brezi, po, a dini të më thoni: Shqipëria, ku është?... Pastaj, të gjithë ulen në bishtin e vet “patriotik” e “kombëtar” dhe më thonë: “Ke të drejtë!”…
Këtu, nuk po dihet më kush është mik dhe kush armik! Por, dihet, se, miku, kur të vjen në shtëpi, si mik – e di vendin e vet, ndërsa, ata që vijnë si “miq” e luajnë në bisht, me bishtlojtësit tanë, sipas vendit e kuvendit, vazhdimisht të lënë në baltë!… Tirana, në asnjë mënyrë, koncept-pikëpamje shqiptare, nuk guxon ta vë këmbën në dërrasën e kalbur shqiptaro-titiste të “patriotizmit” e “shqiptarizmit” të tyre serbosllav, se, e han pykën keq, e, pyka e degës së vet – e çkyen lisin keq!...
Dhe, po duket sheshit, se, këtu, të gjithë janë shndërruar në gaca të mbuluara të (para)politikës “patriotike” dhe “kombëtare”, dhe, duke i parë si të tillë, po i pyes të gjithë: Po, Shqipëria, ku është, moj gacat e mbuluara të politikës?!...
Burojë, më 19 Qershor 2017
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
Vlerësimi juaj për lajmin |
|
|
|
|
|
I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Është vlerësuar nga 45 vizitorë |
Lexuar:
373 herë
|
|
|
|
|
|
|