Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Afrim Morina: Misioni dhe misionarët
Publikuar më 22 qershor, 2017 në orën 23:48 ( ) Afrim Morina | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
4
Filozofitë orueliane dhe maltusiane, janë bërë një

Është shumë me rëndësi të dihen taborët kundërshtuese, për misione e misionarë. Kur dihen këto, atëherë, edhe mund të merren veprime konkrete për mbrojtje apo kundërshtim të tyre, varësisht se kush kë e ka në shenjestër. Për këtë merren ekipe ekspertesh nga fushat përkatëse, varësisht prej misioneve: politike, ushtarake, ekonomike, etj. Pasi të janë bërë analizat përkatëse, fillojnë të veprojnë misionarët, për ta arritur qëllimin. Mënyrat e realizimit apo bllokimit të misioneve, trajtohen, varësisht nga pesha e problemit, qoftë intern apo publik.
Problemet politike trajtohen për ta bindur opinionin, për të drejtën e misionit të tyre, qoftë brenda, qoftë jashtë shtetit. Të tilla raste kemi gjithandej, në botë, por, fokusi i përgjithshëm është Lindja e Mesme dhe Mesdheu Iliro-Shqiptar. Kësaj i paraprijnë misionet ekonomike, gjeopoilitike dhe gjeostrategjike. Këto bëhen për t’i zgjidhur problemet që i kanë me qytetarët e vet, për shkak të krizave të mundshme ekonomike, të karakterit social.
Prandaj, edhe misionet janë vazhdimi i luftërave, e, qëllimi i të gjitha luftërave është profiti.

A nuk jemi dëshmitarë të të gjitha këtyre lojërave, misionesh e misionarësh?! Diku janë më të ndieshme, e, diku, më pak. Kjo varet nga përafrimi i supërfuqive, përafrimi i idelogjive dhe përafrimi i feve. Kemi kriza, që na gjasojnë me vullkanin Etna, që, pak shkencëtarë frikësohen se ato mund aktivizohen dhe të marrin përmasa më të mëdha, dhe, përkujdesen vetë që të mos zgjerohen, duke u krijuar korridore zbrazjeje. Kemi kriza, që, në dukje, nuk janë të rrezikshme, mirëpo, janë shumë aktive dhe shpërthyese, sa mund të marrin përmasa të paimagjinueshme dhe mu për këtë kemi angazhimin e të gjithë potencialit mendor dhe ekonomik, që ta mbajnë nën kontroll.
Lindja e Mesme është cak i botës ushtarake, këtu nuk kemi vija të kuqe në mes imperialistëve, kapitalistëve dhe revizionistëve. Aty, fjalën e ka teknologjia ushtarake dhe vetëm kur e ndiejnë erën e saj, ulen dhe bëjnë kalkulime.
Sa e sa samite janë bërë nga të fuqishmit, për t’i ulur tensionet në vende krizash, për të luajtur mbi harta, sipas interesit ekonomik, gjeopolitik dhe gjeostrategjik? Çfarë janë rezultatet? Kemi ndërprerje krizash? Madje, në ato samite, angazhohen edhe ato supërfuqi të dikurshme, për t’u kthyer në vendin e krimit, por, tash, si neokolonizatorë. Dhe, me të drejtë e ka rinia botërore dhe ajo amerikane, që e ngenë zërin sa herë të ketë takime me karakter samiti, sepse, e kanë kuptuar se aty luhet me fatet e kombeve, me fatet e ekonomive dhe me fatin e tryezave familjare, në gjithë botën.
Pse, në mes Izraelit dhe Palestinës, nuk zgjidhet problemi? Nuk kanë fuqi sundimtarët e botës ushtarake?! Jo, ata pengohen nga sundimtarët e parave, sepse, paraja e zhvillon teknologjinë. Çfarë mund t’u ofrojë Palestina pushteteve ushtarake?!
Kaloi një dhjetëvejetësh i përgjakshëm në Lindjen e Mesme, e, pushtetet ushtarake bëjnë eksperimente me atë pjesë të globit dhe, atë, në dy drejtime shumë mirë të përgatitura, me misione të caktuara, duke i shtënë në veprim misionarët dhe shtypin e verdhë, për përgatitje terreni, që të mos merret veprimi si i dhimbshëm. A nuk i gjason kjo lojës orueliane, për pastrim të trurit?! A nuk i gjason kjo lojës së Maltusit, për mbijetesë kombesh apo racash?! Sot, shkenca i ka njësuar këto dy filozofi dhe bukur mirë i ka lënë në dorë të misionarëve plangprishës, në të gjitha vendet e botës, siç i kishte quajtur dikur Franc Fanoni, të mallkuarit e botës. Madje, edhe i kanë vënë para aktit të kryer edhe filozofitë e civilizimit të njerëzimit. Asnjëherë, bota, nuk ka qenë më shumë e kërcënuar nga rreziku i luftës, sespe, kudo e dëgjojmë këtë nocion tmerrues. Kjo bëhet për t’i mbajtur në ankth edhe vetë qytetarët e vet, pushtetarët e armëve dhe të parasë.
Edhe për ne shqiptarët, këto dy filozofi të përpunuara nga misionet e caktuara, na janë ngulitur në kokë dhe shumë bukur po e zbatojnë misionin misionarët sllavo-otodoksë, përmes idologjisë, fesë dhe rëndimit të jetës ekonomike, duke i angazhuar mbeturinat e kolonës së pestë, të cilat, paranë e dinë zot mbi zotin dhe padronin që ia ofron këtë mrekulli, e dinë për babë e nënë. Sot, shqipëtarët, janë në udhëkryq jete, si komb, jo në kuptimin e zhdukjes, por, në humbje territori. Kjo ndodhë, sepse, misioni sllavo-ortodoks po gjen terren të përshtatshëm përmes këtyre dy filozofive që i përmendëm më lart, dhe, më e keqja, se këtë punë po e bëjnë të zgjedhurit në Kuvendin Shqiptar dhe po mbështetet në fuqinë e votës, për të bërë pazare me të huajt.
Po të kthehemi, përmes memoteknikës, në të kaluarën, shqiptarët u vunë gjoksin perandorive, u vunë gjoksin kongreseve e konferencave ndërkombëtare, u vunë gjoksin feve që kishin mision zhbërjen e kombit, kur trojet tona dilnin në areopag, ndërsa, sot, shkojnë dhe tumirin vetë, madje, pa kurrfarë turpi nënshkruajnë akte të turpshme e tradhtare, kur, i falin edhe tokat tona, që dikur u mbrojtën me gjak nga të gjithë ata që i përmenda më lart. Kjo ndodhë, sepse mungojnë ndëshkimet dhe derisa nuk ka veprim të tillë, loja rreth territoreve nuk do të ndërpritet.
Ky dyzim filozofish bëri që shumë shtete, kombe e fe, të jenë viktima të misioneve të qendrave të vendosjes ekonomiko-ushtarake, varësisht prej terrenit, varësisht prej përgatitjes së qytetarëve për ta kuptuar realitetin, varësisht prej liderëve, të cilëve u është besuar përfaqësimi. Në këtë mishmash, ranë viktima sinagogët dhe hoxhallarët, ranë viktima sunitë e shiitë, ranë viktima zezakët dhe të bardhët, ranë viktima arabët ndër vete, në njërën anë, e, në anën tjetër, me imperializmin amerikan e revizionizmin rus, me politikën evropiane që vepron kundër asaj që kanë bërë paraardhësit e tyre, filozofë të çmuar për civilizime, e, për gjuhë mirëkuptimi të përbashkët.
Dyzimi i këtyre dy filozofive ka krijuar edhe kampe ndarëse, në mes vetë kombeve, që, sot, u bie si bumerang mu atyre që e gërshetuan këtë filozofi. I njëjti fat është edhe për ne shqiptarët, ku, aplikimi i këtyre du filozofive ka gjetur terren të përshtatshëm, sepse, pas viteve të nëntëdhjeta, e, sidomos, pas vitit 1997, kur u bë ndarja e theksuar përbrenda kombit tonë. Mëkatarët dhe sorollopi i vasalëve, u rreshtuan me një anë, dhe, u munduan t’i përbuzin e përçmojnë ata të qëndresës kombëtare, në anën tjetër. Këta u bënë një, se kishin marrë mesazhe nga misioni për shkapërderdhje të energjisë kombëtare dhe fuqizim të misionarëve, të cilët e kanë luajtur dhe po e luajnë lojën bukur mirë dhe asnjëri prej tyre nuk do të arrijë të bëhet magnat. Kam bindjen se, më vonë, historia do t’i zgjidhë dilemat, do t’i vendos në taborrin e tradhtisë, damkë që do të përcillet edhe te gjeneratat e tyre.

Fiksimi

Filozofia e fiksimeve daton që nga ndarja e punëve, në komunitetin primitiv, është zhvilluar nëpër kohë dhe ka marrë forma më përcaktuese, por, nuk di në është trajtuar në mënyrë të veçantë. Sidoqoftë, ne, do ta trajtojmë këtë temë nga këndi i ynë dhe përvojat vetanake jetësore, te ne dhe kudo në botë, e, do ta trajtojmë vetëm fiksimin në politikë.
Kemi disa lloje fiksimesh, por, këtë radhë, do t’i trajtojmë fiksimet:
Në ideolog (ideologji);
Në frikë;
Në avancim;
Në përçmim.

Fiksimi në ideolog (ideologji)

Ky fiksim bëhet për arsye të ndryshme, duke u nisur nga dëshira për të qenë pas tij, për shkak të simpatisë së filozofisë politike që trajton, për shkak të mënyrës së qasjeve të problemeve për t’i zgjidhur, për shkak të stilit të cilin parapëlqen për të shkruar, pikturuar, për shkak të mënyrës së të shprehurit me gojë e me shkrim, etj,. Për shkak të guximit që ka për t’i çuar proceset përpara, në qasje problemi, në ballafaqim për vështirësitë që i dalin në jetë, për shkak të urtësisë së qasjeve ndaj problemeve. Fiksimi është edhe ndaj personaliteteve që luftojnë për ndryshimin e pozitës së klasave politike, për trajtim kombi e feje, për trajtim gjeopolitik e gjeostrategjik. Fiksimi ndodhë edhe ndaj personaliteteve historike, vetëflijimi për probleme madhore e kombëtare, për t’i jetësuar synimet e tij, për të ecur në rrugën që ka ecur ai, e, here-herë, duke ngatërruar edhe kohët, duke ngatërruar edhe teknologjinë, duke ngatërruar edhe hapësirën e veprimit.
Fiksim është edhe kur dikujt i mbushet mendja se është më i mençuri, se pa te shoqëria apo rrethi nuk dinë edhe të hanë bukë, të sillen, të kërkojnë diçka, madje, edhe kur pa te kombi nuk mund ta gjejë rrugën e ecjes përpara, të zhvillojë kulturë, të planifikojë akte ligjore, programe ekonomike, arsim cilësor dhe fusha të ndryshme të jetës, madje, edhe për strategji ushtarake.

Fiksimi në frikë

Edhe ky fiksim i takon parahistorisë, e, padyshim, edhe është më i vjetri. Frika ka qenë në fenomene natyrore, në toteme edhe në njerëz. Gjatë vetëdijesimit, njeriu, nga shumë sosh ka krijuar bindjen se nuk kanë çfarë i bëjnë, por, ndaj kafshëve dhe njeriut asnjëherë nuk e ka hequr këtë fiksim. Këtë fazë e përcakton filozofi Thomas Hobs, me thënien e tij “Njeriu për njeriun është ujk”. Kjo dilemë e ka përcjellë shoqërinë njerëzore edhe në ditët e sotme dhe shpesh e pyet veten, duhet frikësuar më shumë nga ujku, apo, nga njeriu?! Njeriu del më i frikshëm, sepse, frikën e shkakton nga shumë kënde dhe për pothuaj të gjitha sferat e jetës, ndërsa, ujku të shtien frikën vetëm si kafshë, por, ai, shkakton dëme në dy momente, nëse është i uritur dhe nëse e ngacmon. Nga i pari nuk ke ku fshihesh, ndërsa, nga i dyti edhe mund të ikësh apo të mbrohesh. Prandaj, njeriu e ka më shumë fiksimin në frikën që i vjen prej njeriut. Njeriu, sot, frikësohet se do të mbetët pa punë, se do të mbetët pa ushqim, se do të mbetët pa strehë, se do t’i merren të gjitha të drejtat për jetë, madje, edhe për të qenë prind.
Fiksimi në frikë nga njeriu ka filluar kur ai është paraqitur si zot, kur ai është paraqitur si ushtarak, kur ai është paraqitur si feud, perandor a mbret. Të tjerët kanë qenë nën kërcënim të shtizës, shigjetës, heshtës, shpatës, plumbit, gijotinës, rrymës elektrike dhe formave të tjera të vdekjes, ku edhe janë bërë studime për vrasjet kolektive e individuale, kryesisht, për ato të cilat mbjellin frikë. Këtë frikë e kanë mbjellë edhe te ata që e kanë kërkuar lirinë e vet, të fisit apo kombit, fesë dhe të shprehjes së mendimit filozofik, për të ardhmen e njerëzimit, por, për kohën e vet, kanë qenë të papranuara, se, i kanë rrezikuar padronët. Nga rezultatet e studimeve, ka filluar edhe realizimi i tyre për t’i detyruar qytetarët ta kenë fiksim frikën, përmes mekanizmave ekzekutivë. Ky fiksim është mjerim kolektiv i shoqërisë njerëzore dhe pajtohen me këto, vetëm e vetëm të mos preket vetë, si individ, e rrallë edhe si familje.
Ky lloj fiksimi e ka krijuar edhe mentalitetin e robit, që shoqërinë njerëzore e ka përcjellë dhe po e përcjellë edhe sot e mund ta përcjellë edhe mëtutje. Nga ky mentalitet robi vuajnë kombe, sepse, udhëheqësit e saj, gjithnjë, ua lënë dikë kujdestar, sikurse te fëmijët që qëndron gogoli, për t’i pasur më lehtë nën kontroll. Mentaliteti i robit mbizotëron te shumë kombe, por, mjerisht, ky është shumë prezent te kombi i ynë dhe kushdo që provon të dalë nga këto kthetra, menjëherë, përcillet mesazhi i frikës, për t’i paqësuar.

Fiksimi në avancim

Truri i njeriut ka shpikur edhe fiksimin për avancime në shoqëri, duke mos përfillur rregullat e lojës. Për të krijuar karrierë, njeriu, nuk lë asnjë mjet pa përdorur, duke filluar nga shpifjet, ryshfeti, ndërskamsat, përkulja, poshtërimi, duke baltosur moralin e vet e të familjes. Ky fiksim bie në kategorinë më të përçmuar të shoqërisë njerëzore, sepse, kemi të bëjmë me kameleon, që di të notojë e përshtatet në të gjitha kohët, në të gjitha hapësirat dhe në të gjitha rrethet shoqërore. Fiksimi i njerëzve të kësaj kategorie është qëllimi i mbijetesës, sipas kutit të vet, që e ka paraparë, se, kështu është mëse miri dhe këtë mbijetesë, është në gjendje ta paguajë me fatet e individëve, grupeve të njerëzve e kombit. Këta, shumë lehtë mund të ngrehen për kërpeshi, për t’i dërguar ku të duan, për të mësuar çka të duan, për të vënë në shënjestër kë të duan, për të luajtur me fatin e secilit që duan, e, kështu me radhë. Ky lloj fiksimi i shterrë njerëzit, nuk u lë ujë në sy, ua humbë fytyrën (sa s’e shohin veten as në pasqyrë) dhe ata që e njohin këtë sorollop, i shikojnë si mumje, por, të vetëdijshëm, se, nëse i prekë pa dorëza infektohesh, do të thotë njësohesh me ta dhe mu për këtë njerëzit e ndërgjegjshëm u rrinë larg këtyre, për dy arsye: a. Për të mos i rehabilituar për të këqijat që i kanë sjellë shoqërisë e kombit dhe b. Për të mos ua bërë me gisht rrethi, se natën, ndodhë, edhe ngrenë dolli.

Fiksimi në përçmim

Ky lloj fiksimi personifikon një kategori njerëzish, të cilët, në ndërdijen e tyre e kanë përçmimin individual e kolektiv. Këta kërkojnë, duke u nisur nga ky mision jetësor, ta përçmojnë rrethin për ta ngritur vetën e tyre në lartësitë e pamerituara, duke mos zgjedhur mjetet mjerane, por, mbështetësit kryesorë janë te kategoria e parë dhe e tretë, për t’i ndihmuar njeri-tjetrit, se, ndryshe, nuk ka karrierë dhe pozicionime të favorshme. Viktima bien ata të cilët janë të linçuar në mediat e informimit, në qarqet politike, në vende pune, ku ngritë kokën dhe ka burim lansim ideje e planifikimi jetësor përmes fiksimit përçmues. Të përçmuarit mund të jenë shumë të nevojshëm për rrethin e kombin, por, meritat e tyre nuk dalin nga sirtarët institucionalë, nuk dalin jashtë rrethit familjar dhe këto i shfrytëzon kjo kategori përçmuesish, për të krijuar karrierë e benificione të larta për vete e familjen.

Për fund

Këto kategori fiksimesh janë individuale dhe kolektive, janë misione që dikush ia ka vënë vetes, e, dikush e ka të imponuar nga qarqe të ndryshme, nga qendra jashtë truallit familjar e kombëtar. Këto lloj fiksimesh sjellin dëme, por, edhe dobi, në avancim mendimesh, se asnjëra nuk është e ngritur në vlera reale, se vlerat reale lindin si nevojë e kohës, si domosdoshmëri e zgjidhjes së problemeve, si domosdoshmëri e zgjidhjes së çështjeve kombëtare, si domosdoshmëri e analizave të thukta, brumërmira e përmbajtësore, kuptohet, duke mos injoruar kategorinë e parë, për t’i përpunuar e mbarështruar mirë e mirë problemet, si çështje që duhet zgjidhur. Këto veprojnë në mënyrë kolektive, e, rrallë janë veprime individuale, por, shoqërisë, e, në radhë të parë, intelektualëve të njëmendtë, u bie barrë për t’i përcjellë, kanë mendime fisnike njëra kategori dhe e dine se ku do të dalë kategoria tjetër dhe, nëse është e nevojshme, duhet çjerrë maskën, që mos të bie në lajthitje apo tradhti, individi, rrethi apo kombi.

Morali është përcaktues për misionarët


Është vërejtur nëpër kohë morali i përcaktuar nga të tjerët dhe ai i trashëguar nga familja, studimi apo rrethi. Varësisht prej moralit që ka individi, përcaktohet edhe roli i misionarit dhe pesha e tij në shoqëri. Poqëse i referohemi trajtesës për fiksimin, edhe aty, rol dominues ka moralin individual dhe kolektiv. Nisur nga këto që thamë më lart, vimë në përfundim se morali i zhvillimit të civilizimit nuk përkon me moralin e shumicës, por, me moralin e pakicës, si shtytëse e zhvillimit të shoqërisë, në të gjitha sferat e jetës, e, nëpër të gjitha kohët. Kjo do të thotë, se secila kohë ka moralin e vet dhe ky moral ka ndryshuar nga vetë rregullimi i formacionit ekonomiko-shoqëror: skllavopronar (perandori), kapitalizëm dhe imperializëm, socializëm dhe revizionizëm, etj. Pra, çdonjëra e ka pasur dhe e ka moralin e kohës së vet. Ky moral përcakton fatin e shtetit apo të kombit.
Duke u nisur nga kjo, atëherë, mund ta shtrojmë problemin e moralit te misionet dhe misionarët. Gjithnjë, si parim, njerëzit janë nisur për të hulumtuar në të gjitha fushat e jetës, duke pasur si mision për t’ia rregulluar jetën njeriut, për mirëqenien e tij dhe lehtësimet për ta rregulluar mirëqenien, qoftë përmes shkencës apo kulturës. Kjo kategori është e njohur për civilizimin, por, gjithnjë, ka hasur në pengesa, sa shumica prej tyre e kanë paguar me kokë apo kanë pësuar edhe familjet e tyre. Pengesë, për të ecur civilizimi përpara, kanë qenë misionet e të pasurve, misionet e forcës, misionet e profiteve, misionet fetare, e të ngjajshme, ndërsa, ata të cilët kanë pasur misionin njerëzor, kanë hasur në pengesa dhe dëmi ka qenë ai i theksuar më lart. Por, që të dyja palët kanë pasur misionarët e vet, e para, - për ta çuar çështjen përpara dhe, e dyta, - për ta kthyer atë në përfitime të veta, derisa nuk ka mundur ta pengojë, sepse, gjërat kanë marrë zhvillime të hovshme dhe si rezultat kemi ndryshimin e formacioneve politiko-shoqërore, ndryshimin e pushteteve, lirimin nga kolonializmi, lirimet kombëtare, e kështu me radhë.
Shumë popuj e kanë mbjellë te gjeneratat moralin e pushtuesit, vrasësit, djegies, satanizmit, satrapëve dhe kjo i ka përcjellur nëpër shekuj, deri më sot. Edhe sot, nuk pranojnë ta mohojnë të kaluarën e tyre çnjerëzore, por, mundohen që me mjete moderne ta vazhdojnë avazin e vjetër, madje, edhe mburren për gjithë ato që kanë bërë. Ka disa prej tyre që edhe kërkojnë të mos thuhet ashtu siç ka ndodhur, por, të gjindet një modifikim më i butë i të shprehurit, sepse, terminologjia reale, si: masakrim i fëmijëve, grave shtatëzana, djegie për së gjalli, therje me bajoneta, thika, djegie e shtëpiva, kafshëve, të korrave; dhunimet, robërit, etj., sot, po ua vrasin veshin, e, nesër, me siguri, do të gjykohen nga pasardhësit e tyre, për bëmat që i kanë bërë.
Morali ka ndikuar edhe në zhvillimet e mëtejme, që sot mundohemi t’i arrijmë drejt synimeve më civilizuese, ku, edhe padronët e pushteteve të moraleve të dyfishta, të hyjnë në rrjedha jete, duke u larguar nga bëmet e tyre djallëzore. Shenjat, vërehen shumë pak, por, domosdoja e të ndryshuarit të qasjes, nga metodat tashmë bajate dhe të tejdukshme, përpiqen që të gjejnë diçka të kapshme për kohën. Këto shenja shihen gjithkund në botë, por, ne, shqiptarët, mundohemi t’i vërejmë përmes politikave të shteteve jugosllave, që dikur, në bashkësi, kishin politika të dukshme kundër nesh, ndërsa, sot, nën petkun e demokracisë e synimit për të mos marrë për barrë bëmat e Jugosllavisë kundër neve, po mundohen ta forcojnë rrugën që dikur kishin trasuar paraardhësit e tyre, por, e gjithë kjo po luhet nën plaf, pra, larg syrit të opinionit vendor e ndërkombëtar. Po, këtë mund ta vërejmë edhe te turqit dhe te shtetet e perëndimit, të cilat, sa më afër po e shohin realitetin shqiptar, aq larg po mundohen të largohen, për t’i dhënë përparësi politikës rikolonizuese, nën moton ‘vëllezër’, ndërsa, të dytët atë sllave dhe pansllave. Ngjajshëm po vepron edhe SHBA, përmes misionarëve (të dukshëm janë ambsadorët), që luajnë politika me morale të dyfishta, ndaj shqiptarëve.
E thamë edhe më lart, se, ka ardhur fundi i këtij morali të dyfishtë, se, shqiptarët janë duke e mbytur frikën, janë duke anashkaluar indiferencën, janë duke e përcjellur kohën me vëmendje, jo si politikë ditore nga koloboracionizmi i afro 80% të politikanëve që janë në skenë, por, si politikë kombëtare dhe afatgjatë, me tendenca të shkurtimit të kohës për arritjen e qëllimeve.
Morali i kombit tonë, është varur shumë nga familja, sepse, po të mos ishte ajo, ne, shumë shpejt do të ishim shuar, siç janë shuar e asimiluar shumë kombe në botë, ende pa e kuptuar këtë nocion. Familja na ka mësuar ta flasim gjuhën tonë e jo të robëruesit, familja na ka mësuar ta dallojmë armikun prej miku, pa marrë parasysh në ka ardhur në uniformë ushtarake, civile apo fetare, përmes të folmes, përmes moralit të cilin është munduar ta shtresojë te ne, përmes këngëve të rapsodëve e dasmave, përmes totemëve e simboleve të fiseve, e, më vonë, edhe të kombit, përmes pasurisë e kullosave, përmes zënies së miqësisë e forcimit të saj, përmes respektimit të pronës individuale, fshatit e krahinës. Të gjitha këto veti kombëtare kanë rënë ndesh me ato të pushtuesve, dhe, kjo është bërë si normë morale e të jetuarit, vepruarit, luftuarit, ndryshe nga pushtuesit.
Nga iliro-shqiptarët kanë dalë perandorë romakë e kryeministra turq, ushtarakë e udhëheqës shtetesh: grekë, serbë e malazezë, por, shqiptarët nuk i kanë pranuar si të vetët, nëse ata kanë vepruar me moralin e armikut dhe kanë zbatuar misionin e armikut. Shembuj të shumtë kemi në histori dhe ky moral i yni është bërë edhe mision kombëtar dhe misionarët e bartin nga gjenerata në gjeneratë, se, pa marrë parasysh prejardhjen kombëtare të akëcilit perandor e mbret, vovjodë e xhandar, princ e ushtarak, kur ka ardhur me petkun e armikut, është dashur të luftohet dhe të mos gënjehet në të, edhe nëse e flet gjuhën shqipe, por, ta luftojë me të gjitha mjetet e mundshme dhe ta dëbojë nga trojet tona. Kështu u vepërua në kohën e Teutës, kështu u veprua në kohën e Skënderbeut, kështu u veprua në Kohën e pricipatave të bushajtlinjve e tepelenasve, kështu u veprua në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kështu u veprua edhe më vonë, deri në kohën e sotme, prej misionarëve, që të shumtën e kohës nuk e kanë përfaqësuar shumicën kombëtare, por, misioni i tyre ka qenë kombëtar.
Ka ardhur koha e njësimit të misionit kombëtar e misionarët le të veprojnë brenda mundësive, edhe pse dihet se shumë pengesa do të dalin nga misionarët vendorë, që janë në shërbim të misioneve të huaja, e, në radhë të parë, të atij sllav, pansllav dhe të ortodoksizmit grek. Koordinimi i veprimeve të misionarëve në kuadër të misionit kombëtar, domosdo, do t’i jap rezultatet e dëshiruara, të cilët, gjithnjë e më tepër, do të kenë rreth vetes të gjitha kategoritë e shoqërisë tonë.

Intelegjenca

Intelegjenca është kategoria më e goditur, jo vetëm sot, por gjatë gjithë historisë së civelizimit njerëzor. E goditur, sepse, kjo kategori merret si më e ditura dhe ajo që mund t’i japë mëse shumti shoqërisë, në të gjitha sferat e jetës. Mu për këtë edhe janë në shënjestër të të fortëve, duke mos i kursyer mjetet e përvetësimit, as ato të linçimit ndaj saj.
Kjo edhe ka qenë dhe është kategori e shoqërisë që i ka lëvizur gjërat nga vendi, pas kësaj kanë ndodhur shumë fenomene, që, sot, janë tmerri i njerëzimit, kur i kujtojmë, por, në tjetrën anë, janë edhe krenaria e njerëzisë. Nga kjo që u tha, na dalin dy kategori të intelegjencës, duke mos llogaritur edhe të tretën, heshtakët, që, me vështirësi i kanë shërbyer njerëzimit, qoftë për të mirë, qoftë për të keq.
E keqja dhe e mira e tyre është llogaritur brenda kohës kur kanë vepruar, por, këto kanë lënë gjurmë edhe në ditët e sotme. Kur kjo kategori bën punën e vet me dashje, që secili pushtet e ka shfrytëzuar apo luftuar, pak vërehen gjurmët e saj nëpër histori, por, kur punën e bëjnë apo nuk e bëjnë për të plotësuar apetitet e misioneve të huaja, apo, edhe kundër njerëzimit, vetëm atëherë vërehen gjurmët nëpër kohë, e, që, për fat të keq, kanë arritur edhe në kohën e sotme. Tjetra kategori që i kundërvihet misioneve kundër kombit, shoqërisë, madje, edhe gjithë njerëzimit, janë të parët që goditen nga pushtetarët e kohës dhe rrallë ndodhë që ata të kenë mbështetje institucionale, por, njerëzimi, ende nuk ka arritur në atë shkallë, sa të mbështet vlerat e momentit dhe t’i shpërndajë ato për qytetarët e vet, apo, edhe të luftojë për mbështetje nga të tjerët.
Shembuj të tillë, historia na jep plot dhe po ecim nëpër kohë përmes memoteknikës, ku, mund t’i shohim të dy kategoritë.
E para.
Kjo kategori, e ka në ndërdijen e vet përçmimin e çdogjëje që ka arritur njerëzimi dhe mundohet, me gjithë qenien e vet, për t’i përmbysur. Këta tipa njerëzish janë kategori me ambicje të sëmurë dhe hulumtojnë donacione, për t’i shpërndarë mendimet e veta, sa më shumë që munden, apo, ndonjëherë, mundohen edhe vetë ta kryejnë punën, edhe në rrethana shumë të vështira e sekrete. Mirëpo, është shumë e çuditshme se këta, menjëherë, kanë rënë në mirëkuptim me misionin e pushtetit të vet, apo, edhe të huaj, dhe, ia kanë dhënë të gjitha mundësitë e veprimit, duke e forcuar me njerëz, mjete logjistike, mundësi lëvizjeje, madje, edhe e bëjnë udhëheqës të ekipit për kryerjen e punëve dhe shumë shpesh ndodhë që e fsheh punën edhe nga bashkëpunëtorët, për të mos dalë sekreti, deri në përmbushjen e misionit. Ndodhë, shumë shpesh, ta kryejnë arritjen e qëllimit dhe, në fund, e shlyejnë nga faqja e dheut. Nuk i dihet se kush e shpiku lojën e gladiatorëve, nguljen e njerëzve në hunj, vënien e kurorës me gjemba, djegien për të gjallë, djegien nëpër kasolle, për së gjalli, me të gjithë pjesëtarët e familjes, kazamatet e humbëtirat në nëntokë, djajtë, shtrigat, dhomat e gazit, sëmundjet biologjike, sëmundjet kimike dhe shumë vepra, edhe sot mundohet t’i luftojë njerëzimi, mirëpo, mungon vullneti i misioneve, që, prapa skene i kanë bartur deri në ditët e sotme dhe mundohen t’i ushqejnë, që të kenë efekte të metejme.
Kjo kategori ka lindur edhe filozofi të ndryshme, nga ato më çnjerëzoret, sa, është vështirë që të lufohen në kohën e sotme, sepse, pjesës dërmuese të pushtetarëve u duhet t’i përfillin këto, duke ndryshuar mjetet e luftës, komunikimit, arsyetimit, etj. Diferencimi i klasave erdhi në kohën e skllavopronarisë, e cila lindi argëtimin - lojën e gladiatorëve, haremet, pushtimet, djegiet e shtëpive e njerëzve brenda tyre, ngulitjen e njerëzve nëpër hunj dhe forcoi të parët, që u shpallën mbetër. Mbertëria lindi inkuzicionin, vjeljen e të gjitha të mirave materiale, krijimin e hordhive vrastare, zgjerimin e hapësirave shtetërore, përndjekjen e intelegjencës, përmes filozofisë maltusiane, fashizmin, nacizmin, oruelizmin, etj. Secila rrymë mundohej ta zëvendësonte tjetrën, me mjete më moderne, me propagandë më të sofistikuar, me përndjekje më të ashpra, se, tash, luftohej konkurrenca dhe, gjithnjë, duke e proklamuar si të arsyeshme, se, mbreti nuk luftohet, se mbreti ka të drejtë, se mbretit i duhen të mirat meteriale, se mbretit i duhen ushtarë, se mbreti këto i bën për t’ju ruajtur juve dhe fëmijët tuaj. Kur kjo e arrin kulmin, atëherë, kalohet në kapitalizëm e imperializëm dhe lindë edhe revizionizmi, që nuk është i gatshëm t’u ikën lakmive të kapitalistëve e të imperialistëve. Të dy pushtetet kishin të njëjtin mision, mbajtjen nën thundër të qytetarëve të vet, me çdo mjet që u vinte ndorësh. Edhe sot, vazhdon e njeta lojë, me propaganda të ndryshme, me misione të njëjta, kolonizime ekonomike e politike, tensione luftërash, sigurimi i vatrave të luftërave, që, si orakuj, rrinë mbi kokën e qytetarëve, njëri - nga njëra anë, e, tjetri - në anën tjetër.
Këta ia zënë frymën gjithë globit, përmes propaganës së verdhë, përmes intelegjentëve “shpirtmirë”, që, me vetëdëshirë bëjnë eleborate politike, ekonomike e luftarake, për të qenë gjithnjë në mbrojtje të së “keqes”, që vjen nga qytetaria, nga klasa punëtore, nga kombe të pushtuara, nga lakmitë për pushtet, etj.
Në këtë kategori bën pjesë edhe ajo intelegjencë që sillet në mënyrë të dhunshme, për ta kryer misionin e pushtetarëve. Edhe pse e dinë se çfarë të këqijash i sjellin njerëzimit, apo, kombit të vet, ata, nuk guxojnë të largohen ose ta bojkotojnë një punë të tillë, për ta është me rëndësi jeta e tyre dhe, rrallëherë, edhe e fëmijëve. Ata të cilët marrin guxim të mos punojnë në laboratore të ndryshme, në ekipe të ndryeshme sociale, menjëherë, merren masa, dhe, këta, i torturojnë, masakrojnë dhe i vrasin para të tjerëve, për t’ua shti frikën, që mos të goxojë dikush tjetër të marrë iniciativë të tillë. Edhe këta njësohen me të parët, sepse, me kalimin e kohës, pasojat jenë të barabarta, janë të frytshme për pushtetin, apo, pushtuesin, dhe nuk ka logjikë të shfajësohet nga akëcili.
Kategoria e dytë.

Kategoria e dytë e intelegjencës, është kategori që i ka vënë vetes detyrë të punojë për çështje të interesit të përgjithshëm, qoftë njerëzor apo kombëtar. Kjo është luftarake, kategori që e ka mbytur frikën paraprakisht dhe me përkushtim u kundërvihet të gjitha të kqijave që vijnë nga misionet e huaja apo nga pushtetarët. Këta, duke luftuar, arrijnë edhe të lënë porosi për gjeneratat, që mos t’u nënshtrohen pushtuesve, duke ua zbuluar edhe qëllimet që ngërthejnë në vete.
Një nga misionarët e parë ishte Spartaku, kur i ngriti të gjithë gladiatorët në luftë kundër perandorisë romake. Ky ishte një shembull mjaft frytdhënës, dhe, kryengritjet ndodhën nëpër epoka të ndryshme. Këto po ndodhin edhe sot, për lirim klasor, social e kombëtar.
Rrugëtimi i fizikanëve dhe kimistëve ishte i gjatë dhe i vështirë, por, kjo kategori nuk pengohej sa duhej, në fillim, se, u nevojiteshin pushtuesve rezultatet e kapshme, por, kur arrihej ky qëllim, formonin ekipe pune që të përsoseshin zbulimet dhe u shërbenin për nevoja të veta (shembull e kemi Ajnshtajnin, etj.). Më shumë ishin në shenjestër filozofët, të cilët e treguan mjerimin e popujve dhe rrugën e daljes nga robëria, përmes ndryshimeve klasore, përmes ndryshimit të shpjegimit të krijimit të tokës dhe gjallesave. Kjo kategori i dërmonte, dhe, bashkëveprimi për të sunduar, ndërmejt pushtetit dhe fesë, ishte i domosdoshëm, e, sipas nevojës, i ndihmonin njëra-tjetrës për ta paqësuar misionin e tyre. Nga kjo lojë e koordinuar pësuan shumë filozofë, shkencëtarë, shkrimtarë dhe bashkëveprimtarë të tyre. Do të bie viktimë Gjordano Bruno, Galileo Galileu, Omar Khajami, etj. Kjo luftë i preku të gjitha kohët, me mision të njëjtë, ruajtjen e truallit të misionarëve.
Çfarë ndodhi me ne shqiptartët? A i kishim edhe ne këto tri kategori të intelegjencës? E kuptonin ata misionin që kishin të huajt dhe misionin që kishin shqipatrët?
Po, edhe ne kishim të tillë. Por, tragjikja është se ne kishim misionarë më shumë se çdo komb tjetër, që kryenin punën e misioneve të huaja. Kjo na ndodhi që nga ilirët, në përballje me perandorinë Romake, kur gjeneralët e Teutës u ndanë, njëri për mision të vetin, e, tjetri për romakët. Kjo na përcolli nëpër të gjitha kohët, sa, shumë herë jemi sunduar nga shqiptarët që ishin nën varësinë e misioneve të huaja. Koha e Perandorisë Turke, ishte, komplet, kohë e misionit të huaj për ne, por, sa kryeministra kanë dhënë shqiptarët dhe parashtrohet pyetja, cili nga këta, një herë u përkujdes për bashkëkombasit e vet, përveçse t’i përdorë si mish për top, në betejat e përgjakshme, për misionin që kishin. Kjo ndodhi edhe në historinë pas perandorisë, kur Kemal Ataturku, nënshkroi marrëveshjen xhentëllmene me mbretërinë SKS, për spastrimin etnik të trojeve tona, për t’i kënaqur apetitet e Sernisë, ku, edhe ua ndalonte deklarimin si shqiptarë dhe gjuhën shqipe si gjuhë amëtare.
Edhe në kohën e pashallaqeve të mëdha, ngritën kokën misionarët shqiptarë, për ta rikthyer gjendjen e mëparshme - sundimin Turk. Kjo na ndodhi edhe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, edhe në kohën e Levizjes “Besa”, nën udhëheqëjen e Haxhi Zekës, në kohën e shpalljes së parverësisë nga Ismail Qemali. Këta misionarë vranë një pjesë bukur të mirë të ajkës së kombit, për të qenë vasalë të Turqisë.
Misionarët shqipëfolës, vazhduan edhe mëtej të ishin nën misionin e të huajve, por, tash, filluan të lidhen me fqinjët, që, përmes tyre, të krijonin benificione shtesë, që u kishin mbetur mangut nga regjimi perandorak i Turqisë. Këta, rekrutuan edhe pinjollë, qoftë nga familjet e tyre, qoftë nga miqtë apo rrethi e faredisi. Tash, e keqja, më shumë vinte nga brenda, se nga jashtë, sepse, tash kishin krijuar shtetin tonë dhe ky shtet gjithnjë ishte i bllokuar nga misionet e jashtme, me tumirjen e misionarëve shqipfolës. Kjo ishte më e rrezikshmja, sepse, tash, kishim armikun përbrenda, që u krijonte strehim, politik, fetar, ekonomik, etj. Kjo lojë vazhdoi deri në vitin 1945 dhe Shqipëria londineze ngadhënjeu ndaj të keqes kombëtare, edhe pse, disa herë, pati përpjekje terroriste për ta zhbërë.
Në pjesën e pushtur të Shqipërisë filloi avazi i vjetër, që luhet edhe sot, por, pas vitit nëtëdhjetë misionet e huaja arritën të uleshin këmbëkryq në të gjithë hapsirën kombëtare. Këta gjetën terren të përshtatshëm përmes shtypit të verdhë, parasë dhe kolonës së pestë, që ishte shumë aktive, sidomos, me rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës, në Tiranë.
Të gjithë këta misionarë, të ndarë në dy grupime, ishin intelegjenca e kombit, që janë në luftë me njëri-tjetrin; i pari, për ta përmbushur misionin e huaj, dhe, i dyti, për ta shëruar kombin nga këta misionarë dhe për t’i shporrur misionet e huaja nga trualli kombëtar. Kategoria e tretë, ka qenë shumë aktive, si një gacë e mbulur, dhe, kur e ka pare se i janë krijuar kushtet, në emër të demokracisë, ka ngritur kokën dhe është futur këmbë e kokë në shërbim të misioneve të huaja.
Jemi në një kohë kur gjërat kanë filluar të duken në shesh dhe kombi ta merrë të mbarën. Kjo u arrit falë Sali Berishës, Ibrahim Rugovës, e Arbër Xhaferit dhe pasuesve të tyre edhe në ditët e sotme, sepse, janë duke menduar se janë afër arritjes së cakut dhe ky synim nuk arriti të jetë larg syrit kritik të intelegjencës kombëtare, e cila ka filluar t’ua shpjegojë qytetarëve qëllimet e misioneve të huaja dhe po i vë në pah misionarët shqipëfolës, duke ua çjerrur maskën të dyja palëve.
V I J O N...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 580 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi