Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Arsyet pse “Rilindja” Socialiste duhet të ndëshkohet me 25 Qershor 2017
Publikuar më 23 qershor, 2017 në orën 01:03 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Argumentimin për këtë shkrim po e bëj në formë pyetësori

Për 50 vite komunistët instaluan në Shqipëri Republikën Socialiste, ndërsa sot, Rilindja dhe rilindasit “socialistë” kanë instaluar Republikën e narko-shtetit.

Si ndjehen sot shqiptarët nga politika dhe nga pushteti:

1- I dështimit të luftës kundër korrupsionit, i mosintegrimit dhe i mosçeljes së bisedimeve për antarësimin e Shqipërisë për në BE, pra i izolimit.
2- Si ndjehen votuesit dhe opinioni publik tani e 4 vite prej vazhdimësisë dhe rritjes së eksodit dhe prej politikës së pushtetit që e vendosi rininë shqiptare në krye të listës botërore që kërkon largimin nga atdheu, dhe Shqipërinë në vëndin e dytë në botë pas Siera Leones ku 56% e shqiptarëve kërkojnë të largohen prej pasigurisë dhe prej palumturisë që u ofrohet atyre në Shqipëri.
3- si ndjeheni nga pushteti dhe qeverisja që instaluan në Shqipëri Republikën e drogës, që ngriti narko-shtetin, i cili po kërcënon rëndë demokracinë, shtetin ligjor, sovranitetin kombëtar dhe ka bllokuar integrimin .
4- si ndjeheni nga qeverisja dhe nga pushteti i genjeshtrave, i mashtrimeve dhe i papunësisë, i varfërisë dhe i korrupsionit më të lartë në rajon dhe në Europë.
5 – si ndjeheni nga pushteti i vazhdimësisë dhe i thellimit të politikës së kriminalizuar, të pandëshkuar dhe si pushteti i sistemit të drejtësisë së padrejtësisë, të korrupsionit dhe të antiligjit.
6-Si ndjehet vetë antarësia e PS nga tradhëtia, nga aventurizmi, nga kapja dhe monopilizimi e privatizimi që i është bërë demokracisë dhe Partisë Socialiste prej klanit i të ashtuquajturës “Rilindje” dhe prej “rilindasve” të saj .

Dhe po për shoqërinë kisha edhe një pyetje shtesë:
Si ndjehet dhe a është e mundur ta durojë dhe të pajtohet shoqëria shqiptare me këtë realitet të cilin ja ka imponuar asaj politika, kjo elita politike të cilën ajo e ka votuar e zgjedhur?
Dhe, a do ta bëjë shoqëria dhe votuesi shqiptar ndëshkimin e kësaj “elite” politike parazitare dhe hajdute të demokracisë me votë me 25 Qershor 2017, apo do t’i votojë përsëri po këta politikanë dhe po këtë lloj qeverisje e pushteti sidomos këtë të sotmin?

Demokracia ia mundëson popullit të drejtën e zgjedhjes, por nëse shoqëria manipulohet, por ndoshta mund të thuhet edhe se; nëse shoqëria e pranon dhe pajtohet me korrupsionin, mashtrimet dhe gënjeshtrat dhe e zgjedh të paduhurën, të gabuarën, të kriminalizuarit, mashtrimin, korrupsionin, pra, të keqen, dhe i pranon e duron pasojat e tyre, atëhere ajo, pra shoqëria, me meritë vuan prej gabimit të vet, prej zgjedhjes së gabuar të bërë prej vetë saj.
Dhe po e mbyll përsëri më pyetjen e titullit të këtij shkrimi se: A do ta ndëshkojnë apo jo shqiptarët elitën politike të dalë boje dhe jashtëmode dhe që ngriti dhe instaloi në Shqipëri Republikën e drogës?

A do ta ndëshkojnë shqiptarët republikën e kanabisit të ngritur nga Rama dhe Rilindja e tij, dhe a do ta marrë në konsideratë populli shqiptar dëmin e madhe dhe të jashtëzakonshëm të këtij fakti të cituar edhe nga Gazeta më prestigjoze në Botë, New York Times, se:
“Dëmi që Edi Rama i ka bërë Shqipërisë në këto katër vite është i pariparueshëm. Shqipëria është kthyer në Kolumbinë e Europës”.
dhe vazhdon më tej duke kërkuar që:
“Shqipëria të izolohet nëse vazhdon me këto praktika”.
Kjo a nuk është një thirrje e pastër për ta ndëshkuar me votë me 25 Qershor 2017 Ramën dhe Rilindjen e tij, në mënyrë që të mos izolohet Shqipëria, pasi këto praktika nuk i ndëshkon dhe as nuk i pengon dot ai i cili i ka krijuar dhe zbatuar ato, e që është Rama, ky si shkaktar dhe autor i këtij dëmi të pariparueshëm nuk mundet pra, për t’i riparuar ato.

Po, populli do të duhet ta ndëshkojnë ashpër madje atë, ashtu sikurse pothuajse po për këto arsye, por jo të këtij numri e mase, dhe jo të kësaj shkalle, votuesi shqiptar e ndëshkoi o ashper edhe Partinë Demokratike para katër vitesh, në Qershor 2013.
Tani lidershipi i PS-së dhe pushteti i saj, do të duhet të ndëshkohet prej reagimit dhe gjykimit popullor me votë kundër politikës së saj të dështuar, të shterpëzuar dhe démodé; politikë e cila i ka konsumuar të gjitha: patriotizmin dhe demokracinë false, korrupsionin, kultivimin e trafikimin e drogës, ligjin, mashtrimet e gënjeshtrat publike e politike, spekulimet, manipulimet, skenarët e xhambazllëqet e çdo lloji.

Sot aktualisht si alternativë e vetme e cila meriton të votohet është LSI dhe Ilir Meta, pasi kanë treguar prova për seriozitet, qëndrueshmëri dhe si reformatorë për demokracinë, politikën dhe për integrimin e Shqipërisë, por sidomos për rolin vendimtar për VETING-un e Drejtësisë, VETING i cili i hap rrugën edhe VETING-ut të politikës.
Prandaj kundër LSI-së po intrigohet dhe po komploton aleaca politike PS-PD. Shqipëria është në krizë, por nëse populli e voton përsëri dhe ia beson pushtetin Rilindjes së E. Ramës atëhere votuesit me vetëdije do të gabonin rëndë, dhe vëndi do të zhytet edhe më thellë në krizë. Rilindja nuk është zgjidhja por është problemi, është vetë kriza e cila do ta izolonte Shqipërinë..

Skënder S. KAPITI

Durrës 17. 06. 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 379 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi