Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kush luan me kartën serbe “Shqipëria e Madhe”, do të digjet nga baruti i saj sllavo-bizantin!
Publikuar më 23 qershor, 2017 në orën 01:10 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Mos i provokoni shqiptarët e as presidentin e Turqisë, Rexhep T. Erdogan me “Shqipërinë e Madhe”, sepse kjo sintagmë politiko-propagandistike serbo-sllave ballkanike, nuk ka asnjë lidhje me shqiptarët e SHQIPËRISË ETNIKE, as me Turqinë e as me presidentin e nderuar Erdogan, por vetëm me Serbinë e Madhe dhe me mbrojtjen e saj shekullore (1844-2017). Ky është kuptimi historik, politik, diplomatik dhe propagandistik i “Shqipërisë së Madhe” në favorin e hegjemonizmit, të militarizmit dhe të kolonializmit të amalgamës sllavo-bizantine në Ballkan.

***Prof. Dr. Sonja Biserko: “E gjithë historia serbe është një gënjeshtër e madhe-pa pardon, sepse nuk ka qasje të vërtetë në dokumnetet historike të periudhës së Perandorisë Osmane. Kështu ka krijuar mitin mesjetar për Kosovën”.


Argument më i qëndrueshëm nuk ka sesa ky vlerësim, që vë në dukje kërkesëm imediate për të ngritur një Konferencë evropiane ndërkombëtare paqësore për rishqyrimin e kufijve të Ballkanit. Në këtë vështrim, kontributin më të madh, do ta jipte Turqia e sotme (sepse ka provat historike, që nuk i kanë vendet e tjera në Ballkan), nëse, vërtet, dëshiron një Ballkan të qetë, të qëndrueshëm dhe paqësor, pa konflitke dhe pa luftëra të herëpashershme mes popujve të tij.

Presidenti Erdogan, ashtu sikurse Tirana dhe Kosova, nuk njeh kurrfarë fantazme “Velika Albanija”!

Të marrë, diletantë dhe injorantë janë të gjithë ata “ekspertë” shqiptarë, që merren me budallallëqe të “Shqipërisë së Madhe”, sepse kjo është “arma bërthamore” e Serbisë dhe e aleatëve të saj sllavë ballkanikë, me të cilën janë shërbyer (XIX dhe XX) për shfarosjen e shqiptarëve dhe për copëtimin e territoreve të tyre etnike(1844-1999),e, edhe sot (XXI) po e përdorin si mjetin më efektiv të srtaegjisë frikësuese dhe akuzuese propagandistike, duke i fajësuar shqiptarët para Evropës dhe para Amerikës, se gjoja po luftojnë për krijimin e njëfarë “Shqipërie të Madhe”, që do të thotë synimin e pushtimit të tokave të huaja fqinje sllave ballkanike.

–Kjo është gënjeshtra më e madhe dhe falsifikimi më perfid i historisë, i diplomacisë, i politikës dhe i propagandës së shtetit, të kishës dhe të akademisë serbe, sepse, deri tani nuk ka ndodhur as de fakto e as de jure, që shqiptarët dhe shteti i tyre, të ketë hartuar dhe, për tepër, ta ketë zbatuar ndonjë projekt të ashtuquajr “Shqipëria e Madhe--Velika Albanija”.

–Argumenti: -Që nga krijimi i Shqipërisë (28 Nëntor 1912) e deri më sot (shek.XXI, qershor 2017) shqiptarët nuk kanë pushtuar, nuk kanë aneksuar dhe nuk kanë kolonizuar asnjë pëllëmbë territor të huaj të vendeve fqinje sllave ballkanike. Por, e vërteta është kjo: Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, Maqedonia janë ato, që me ndihmën e Rusisë dhe të Fuqive të Mëdha të Evropës (1878; 1912; 1913; 1915; 1919; 1920; 1939; 1943) i kanë copëtuar, aneksuar dhe kolonizuar me agresion, me terror dhe me gjenocid territoret indigjene të shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

Kjo është e vërteta historike e hidhur për shqiptarët dhe për SHQIPËRINË ETNIKE në Ballkan, që sllavo-bizantinët djeshëm dhe të sotëm kolonialistë dhe neokolonialistë ballkanikë, nuk e pranojnë, sepse nuk duan të heqin dorë nga territoret e pushtuara të SHQIPËRISË ETNIKE. Kështu flasin faktet e parrëzueshme. –Edhe sot, në dekadën e dytë shekullit XXI, Greqia mban të pushtuar Epirin shqiptar; Serbia mban të okupuar Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe Novi Pazarin; Maqedonia mban të okupuar Shkupin, Tetovën, Gostivarin,Kërçovën, Dibrën, Manastirin, Strugën, Kumanovën etj.; Mali i Zi mban të okupuar Ulqinin, Tivarin, Tuzin, Plavën, Gucinë, Hotin, Grudën, Trieshin, Tuzin etj.

Fatkeqësisht, të gjitha këto territore shqiptare, të kolonizuara dhe të pushstuara nga ballkanikët sllavë (1878-2017) nuk përbëjnë të ashtuquajturën “Velika Albanija”, por Velika Srbija- Serbinë e Madhe së bashku me Malin e Zi, Greqinë e Madhe dhe Maqedoninë e madhe bullgare.

Prandaj, presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan (as sot e as nesër), nuk duhet t’i parashtrohen pyetje naive dhe apolitike nga palaqot e ndryshëm injorantë për të ashtuquajturën “Shqipëri e Madhe”, sepse kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët dhe me SHQIPËRINË ETNIKE, por me mbrojtjen strategjike afatgjatë të Serbisë së Madhe (1844-2017). Pikërisht, për shkak të zgjerimit të kufijve territorialë dhe shtetërorë të Serbisë së Madhe, Slobodan Milosheviqi (kasapi i Ballkanit) me bandat e tij kriminale barbarike policore, paramilitare dhe militare bëri tri agresione dhe tri gjenopcide kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve (1990-1999).

Presidentit Erdogan, të mos i bëhen pyetje allaserbe për “Shqipërinë e Madhe”. -Serbomëdhnejtë le të bëjnë pyetje të tilla idiotike, jo shqiptarët, sepse ne nuk njohim kurrfarë “Velika Albanija”, por vetë vetëm SHQIPËRINË ETNIKE

Pyetje shantazhuese dhe provokuese në temën “Shqipëria e Madhe” (në çfarëdo niveli politik qoftë të brendshëm apo të jashtëm për t’i ringjallur eshtrat e car Llazarit, të Sveti Savës dhe të car Dushanit-Mizorit për ripushtimin e territoreve autoktone të shqiptarëve të SHQIPËRISË ETNIKE), presidentit të Turqisë, Rexhep T. Erdogan, mund t’i bëjnë vetëm gazetarët, analistët dhe publicistët rusë, serbë, malazezë, sllavomaqedonë, grekë dhe bullgarë, por, JO, assesi ata shqiptarë, sepse kjo nuk është INTERES NACIONAL e as SHTETËROR i shqiptarëve dhe i SHQIPËRISË ETNIKE, e, as i Turqisë, por vetëm interes afatgjatë i ringjalljes së “gërmadhave “ sllavo-bizantine mbi territoret etnike të shqiptarëve në Ballkan.
-Hedhja në tregun politik ballkanik, evropian dhe global e produktit të “Shqipërisë së Madhe” është paralajmërim serioz për shqiptarët dhe për Turqinë, se nuk ndodhemi shumë larg nga shpërfaqja e stuhisë politike dhe militariste sllavo-bizantine e viteve 1878; 1912 dhe 1913 në Ballkan.

Prandaj, asnjë shqiptar normal, nuk duhet ta pyes presidentin e Turqisë, Rexhep T. Erdogan, se çfarë ai di për “Shqipërinë e Madhe” (sepse ajo as de fakto e as de jure nuk ekziston si e tillë mes shqiptarëve e as mes truqve), por faktorët relevantë shtetërorë shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë, në rrugën formale diplomatike, duhet ta lusin presidentin Erdogan, se ka ardhur koha e fundit, që ta fshrytëzojë autoritetin e tij në nxjerrjen në dritë të dokumenteve-tapive historike të shqiptarëve mbi tokat e tyre të KATËR VILAJETEVE të SHQIPËRISË ETNIKE.

Në këtë mënyrë ,do të zbardhej e vërteta historike, se kush ishte zotëruesi (pronari) i vërtetë legjitim dhe legal i KATËR VILAJETEVE SHQIPTARE (Janina, Manastiri, Shkodra dhe Kosova). Kjo histori, duhet t’u përplaset në fytyrë botërisht atyre, që edhe sot i mbajnë peng si koloni klasike qindravjeçare terrritoret etnike të shqiptarëve në Ballkan.

Pa zgjidhjen e këtij problemi kolonial të shqiptarëve, kufijtë e sotëm të Ballkanit kanë vetëm karakter imagjinar të brishtë dhe të përkohshëm. Në këtë kontekst, çelësi kryesor për rishqyrtimin e këtij problemi, është Ankaraja zyrtare, e cila, do të duhej, të këshillohej dhe të bashkëpunonte ngushtë me Uashingtonin dhe me partnerët e saj ndërkombëtarë, që të rindërkombëtarizonte zgjidhjen e çështjes koloniale të shqiptarëve në Ballkan, duke u bazuar në dokumentet e mirëfillta dhe të sakta historike të Ballkanit, të cilat i disponon vetëm Turqia, asnjë shtet tjetër ballkanik.

Për këtë çështje duhet biseduar seriozisht me presidentin Erdogan, sepse në planin afatgjatë strategjik të sllavëve të Ballkanit, jo vetëm Shqipëria, por edhe Truqia janë në shënjestër të destabilizimit dhe të dekompozimit gjeopolitik, territorial dhe shtetëror.
Prandaj, që të pengohej ringjallja e aspiratave dhe e pretendimeve të dikurshme territoriale të sllavëve ballkanikë, pikërisht, tani është momenti historik i nxjerrjes së TAPIVE PRONËSORE të SOVRANIT të Vilajetit të Kosovës, të Janinës, të Manastirit dhe të Shkodrës.

Nga kjo e vërtetë, nuk duhet frikësuar askush as në Shqipëri, as në Turqi, as në Ballkan e as në Evropë, sepse TAPITË tregojnë se çfarë statusi kanë pasur territoret etnike shqiptare nën Perandorinë Osmane deri më 1912, kur aleanca sllave ballkanike i ripushtoi në emër të rremë të çlirimit të territoreve të tyre.
Kjo histori meriton të shohë dritën e së vërtetës, le të vërtetohet Ballkani, Evropa, Amerika dhe bota, se kush ishte zotërues i vërtetë i ligjshëm i Vilajetit të Janinës, i Vilajetit të Manastirit, i Vilajetit të Shkdorës dhe Vilajeti i Kosovës.

Duke u bazuar mbi këto dokumente(TAPI) të vlefshme historike dhe juridike, që i ka në dispozicion vetëm Turqia, le të organizohet një konferencë evropiane ndërkombëtare me qëllim të shthurjes së këtij problemi shekullor, sepse sllavo-bizantinët e Ballkanit, që nga viti 1878 e deri më sot (2017) me kishën, me “shkencën”, me politikën, me diplomacinë dhe me propagandën e tyre po gënjejnë se territoret etnike shqiptare, gjoja “janë pronë e tyre” historike dhe e ligjshme. Mirëpo, këto gënejshtra dhe shpifje pseudoshkencore dhe propagandistike antishqiptare i hedhin poshtë dokumentet historike për Ballkanin, të arkivuara në arkivat shtetërore të Turqisë. Këtë konstatim tonin, e provon edhe vlerësimi aksiomatik i luftëtares serbe për të drejtat dhe liritë e njeriut në Këshillin e Komitetit të Helsinkit në Beograd, Prof.Dr. Sonja Biserko, duke pohuar botërisht se ““E gjithë historia serbe është një gënjeshtër e madhe-pa pardon, sepse nuk ka qasje të vërtetë në dokumnetet historike të periudhës së Perandorisë Osmane. “ ((http://vesti-online.com/Vesti/Srbija/508822/Biserko-za-hrvatske-novine-Cela-srpska-istorija-je-velika-laz ).

Kufijtë e Ballkanit janë të falsifikuar, këtë mund ta zbardhin vetëm “dokuemnetet historike” të Turqisë, siç ka vlerësuar Prof. Dr. Sonja Biserko!

Pra, noilens volens, pa organizimin e një konference evropiane ndërkombëtare me fuqitë e mëdha botërore në krye, popujt e Ballkanit, do të jetojnë me të kaluarën e tyre konfliktuoze dhe të rezervuar, duke mos e ditur historinë e vërtetë dhe realiste të tyre ngase atë e ka falsiifkuar Serbia me aleatët e saj ballkanikë, që nga mesjeta deri në ditët e sotme (shek.XXI).

Për t’ia çjerrur maskën përgjithmonë historisë falsifikatore serbo-sllave, tash o kurrë, është e domosdoshme nxjerrja në dritë e dokumeneve historike për Ballkanin të periudhës së Perandorisë Osmane, sepse këto dokumente i ka në zotërim vetëm Turqia. Ndaj, presideni Erdogan ka shansin historik dhe politik, që t’ia prezentojë Ballkanit, Evropës dhe botës dokumentet e arkivuara të historisë së vërtetë të popujve të Ballkanit.

Nëse kjo çështje jetike për fatin, jo vetëm të shqiptarëve, por të gjithë Ballkanit, nuk rindërkombëtarizohet në një Konferencë evropiane ndërkombëtare, gjatë mandatit të presidentit Erdogan, s’ka asnjë dyshim se, kjo do të ngelë e “arkivuar” edhe për shumë shekuj të tjerë.

Se sa është e vërtetë, që vetëm Turiqa disponon dokumentet e vlefshme origjinale për historinë objektive të Ballkanit, këtë e ka pohuar, edhe Prof.Dr.Sonja Biserko (kryetare e Këshillit të Helsinikit të Serbisë, me seli në Beograd) në një intervistë, dhënë revistës prestigjioze kroate “Vijenac” (të cilën e kanë publikuar, pothuajse të gjitha masmediumet e Serbisë), publikuar nga “Matica Hrvatska”: “ Serbia nuk ka qasje të vërtetë në pjesën e historisë, që ka të bëjë me Perandorinë Osmane. Duke mos njohur faktet e njëmendta historike, serbët kanë krijuar mitin për Kosovën; mitin për heronjtë dhe për mbretërinë qiellore. E gjithë historia serbe është NJË GËNJESHTËR E MADHE-PA PARDON.” (http://vesti-online.com/Vesti/Srbija/508822/Biserko-za-hrvatske-novine-Cela-srpska-istorija-je-velika-laz ).

Sa më sipër, palaqot dhe injorantët e ndryshëm, të mos e provokojnë dhe trazojnë presidentin Erdogan me pyetje idiotike të masmediave të ndryshme ruso-serbo-sllave për “Velika Albanija-Shqipëria e Madhe”, sepse kjo nuk është kurrfarë pyetje, por vetëm shantazh, intrigë, provokim dhe orvatje injorante për shtrembërimin dhe vulgarizimin e së vërtetës mbi SHQIPËRINË ETNIKE dhe KOMBIN SHQIPTAR në Ballkan.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 571 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi