Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mentaliteti monist liberal u siguroi fitoren socialistëve dhe majtistëve në Shqipëri
Publikuar më 26 qershor, 2017 në orën 23:23 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Lypësi nuk duhet votuar shtypësin, milionerët dhe miliarderët e korruptuar mafiozë, por lirinë dhe drejtësinë, ndryshe mbetet përjetësisht skllav, që nuk i dhimbset askujt në këtë botë.

*** Për shkak se, qe 27 vjet nuk kanë ardhur në skenën politike dhe në krye të drejtimit të shtetit, nacionalistët djathtistë patriotë demokratë, në Shqipëri, kanë fituar socialistët, neosocialistët, majtistët dhe neokomunistët e boleshivizmit stalinist dhe të evrokomunizmit të aksit Berlinguer-Karilo-Marshe, të cilët Shqipërinë e kanë shndërruar në një nga vendet më të varfëra , më të pazhivilluara dhe më të korruptuara në Evropë.

Gjithë këtë e kanë bërë duke u shtirur dhe duke u fshehur nën maskën e reformave politike, ekonomike, zhvillimore dhe demokratike në frymën everopiane perënidmore. Mirëpo, mbetja e Shqipërisë jashtë BE-së (1990-2017) në mëyrë të argumentuar provon se nuk plotëson kushtet, kriteret dhe standardet e parashikuara, që të jetë anëtare e BE-së, sikurse ish-shtetet e dikurshme komuniste (Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Rumania, Polonia, Çekosllovakia).

-Humanizmi, kombëtarizmi, patriotizmi dhe parimi demokratik vlejnë më shumë sesa sentimenti i njëmendësisë së dikurshme totalitare, i cili edhe sot jeton në psikologjinë, në doktrinën dhe në praktikën e subjekteve politike socialiste dhe majtiste në Shqipëri, të cilat në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 ia siguruan fitoren kryesocialistit dhe majtistit Edi Rama (48,61%).

Fitoi nostalgjia socialiste, humbi demokracia perëndimore

Jo vetëm Lulzim Basha, po kushdo që të jetë në krye të PD-së, vazhdimisht do të pësojë humbje, sepse në Shqipëri ende nuk ka ndryshuar mentaliteti psikologjik i monizmit socialist-komunist. Ky është problemi, jo Lulzim Basha e as Partia Demokratike, që pësuan debakël ( duke fituar vetëm 28.75 % të votave) nga neosocialistët dhe nga neokomunistët “kolumbianë” , që Shqipërinë e kanë shndërruar në livadhe kanabisi, korrupsioni, varfërie enorme dhe krimi të organizuar.

Këtë e ka konstatuar edhe gazeta më e madhe gjermane “Süddeutsche Zeitung” se “Shqipëria është një nga vendet më të varfëra dhe më të korruptuara të Evropës, ku mbjellet më së shumëti kanabis.”( http://zeri.info/aktuale/150081/mediat-gjermane-socialistet-me-gjasa-fitues-ne-vendin-ku-mbillet-me-shume-kanabis/)

Sa më sipër këta janë faktorët kryesorë, pse ka fituar “48,61%” PS-ja e Edi Ramës, JO, siç ka deklaruar Pandeli Majko se: “Dy ishin faktorët që ndikuan në fitoren e Partisë Socialiste, e para fushata që ndërtoi Edi Rama dhe e dyta, mospjesmarrja e demokratëve në zgjedhje.” (http://zeri.info/aktuale/150048/majko-te-rrime-me-kembe-ne-toke-keto-dy-arsye-na-dhane-fitoren/ ).

Ky mentalitet socialist neokomunist liberal, do të zgjatë derisa të vijnë në shprehje forcat e mirëfillta politike djathiste dhe nacionaliste demokratike në Shqipëri.
Programi politik i socialistëve neokomunistë liberalë në Shqipëri është një “maketë e re” mashtruese antidemokratike e një sistemi të vjetër totalitar komunist, që nuk e njeh e as nuk e stimulon as demokracinë perëndimore, as nacionalizmin kombëtar demokratik shqiptar e as vlerat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Socializmi i sotëm në Shqipëri është fallsitet demokratik, që është i afërt me socializmin dhe me neokomunzimin liberal në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Bullgari, në Rumani, në Greqi etj.

Ky lloj socialzimi i “trashëguar” dhe i korruptuar është pengesa kryesore e zhvillimit të reformave demokratike dhe të uesternizimit evro-perëndimor-amerikan të Shqipërisë

Derisa sa të ketë ideologji, programe dhe reforma socialiste dhe neosocialiste (dekadencë, eksod sistematik, drogë, krim, padrejtësi, varfëri, papunësi, shfrytëzim dhe robëri ekonomike dhe të mirëqenies), në Shqipëri nuk do të ketë as liri, as drejtësi e as demokraci të mirëfilltë evropiane, as amerikane.

Ajo është vetëm gënjeshtër, sepse socializmi, neosocializmi, komunizmi dhe neokomunizmi nuk kanë asnjë element të përbashkët me demokracitë perëndimore, por me bolshevizimin dhe me komunizimin ruso-sovjetik-kinez-veri-korean dhe vietnamez. Kjo është përmbajtja e PS-së në Shqipëri, në Serbi, në Rusi, në Maqedoni, në Bullgari, në Rumani, në Kroaci, në Mal të Zi, në Greqi dhe në Bosnjë e Hercegovinë. (1990-2017).

Këta janë faktorë kryesorë, që kanë ndikuar në fitoren e PS të Edi Ramës, me “48.61% “ të votave në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, më 25 qershor 2017, jo kursesi reformat e saj demokratike e as të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ato janë krejt gënjeshtra dhe pallavra për t’i mashtruar dhe për t’i blerë votuesit e skllavëruar.

Për humbjen e PD-së në këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri, nuk është fajtor Lulzim Basha dhe demokratët, por mentaliteti monist i pareformuar nga regjimi paraprak komunist (1945-1990).

-Thjesht, votimi i Edi Ramës, i socialistëve dhe i majtistëve të tjerë, ishte vullneti i zgjedhësve, të cilët me votën e tyre e vërtetuan se ende nostalgjikë për sistemin e dikurshëm socialist-komunist të Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë. Kjo është e drejtë e tyre, le ta gëzojnë, por të mos ankohen se nuk kanë punë, se jetojnë në varfëri të skajshme ( pa strehë dhe pa bukë) etj.

Gjithashtu, vota e këtyre zgjedhësve në favorin e fitores së PS-së dhe Edi Ramës, provoi botërisht se nuk ende nuk e njohin demokracinë perëndimore, por socializmin e regjimit të dikurshëm të Enver Hoxhës.-E drejtë e tyre, le të jetojnë dhe le të ushqehen me ideologji propagandistike “partia mbi të gjitha”, duke mbajtur barkun tharë dhe mendjen e dehur, duke pritur “vitrat” e socialistëve dhe të majtistëve, të vjelura nga droga, nga krimi i organizuar, nga spastrimi i parave dhe nga korrupsioni etj.

Të gjithë ata, që kanë votuar PS-në, Edi Ramën dhe LSI-në, Ilir Metën, duan socializmin dhe neosocializmin e tyre, jo demokracinë perëndimore, sepse ende nuk kanë qasje në të (ende nuk e kanë shijuar) për shkak të indoktrinimit me ideologjinë socialiste dhe neosocialiste nga PS-ja dhe nga LSI-ja, të cilat me politikat e tyre antidemokratike, anti-derjtësi dhe anti-mirëqenie, Shqipërinë e kanë shndërruar në një “Kolumbi ballkanike”, kurse popullin në lypësar, të varfër, të papunë, të varur dhe të nështruar ekonomikisht dhe materiaisht, duke ia dhënë “shkopin dhe strajcën” e shpërnguljes për të kërkuar strehë, bukë dhe ekzistnecë në vende të huaja ballkanike, evropiane dhe botërore (llogaritet se që nga 1990-2017 mbi 1 milion shqiptarë kanë braktisur Shqipërinë).

Këto janë “frytet” konkrete të politikave socialiste dhe mafioze të sundmitarëve despotë, burokratë, autoritarë, nepotistë dhe korrupsionistë të Shqipërisë, që mjerisht qe 27 vjet, populli i voton për të zezën e vet dhe të Shqipërisë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 370 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi