Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Latif Berisha- emër që na nderon
Publikuar më 29 qershor, 2017 në orën 23:50 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Fjalë e lexuar në Orën e madhe letrare garuese “FJALA E GURIT”, organizuar nga Klubi “Latif Berisha”, në 86-vjetorin e lindjes së Prof. Latif Berishës

Latif Berisha- emër që na nderon
Të nderuar krijues dhe artdashës!
Të flasësh para Jush që ligjëroni me gjuhën e hyjnive e me mençurinë e muzës Kaliopë, është sa krenari aq edhe përgjegjësi.
Të respektuar të pranishëm!

Kryetarja e Klubit “Latif Bersha”, poetja Ermirë Jusufi duke e ndarë Çmimin special “Pena e fjalës”
Klubi ynë letrar mban një emër që na nderon dhe përpiqemi ta nderojmë. Emrin e profesorit, poetit, studiuesit, humanistit e mbi të gjitha njeriut të mirë, të atij që e deshi Mitrovicën të pandarë, të të madhit e të pavdekshmit Latif Berisha (1931-1999).

Latif Berisha lindi më 18 qershor 1931 në Smrekonicë të Vushtrrisë. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, ndërsa të mesmet në Vushtrri e në Prishtinë. Fillimisht, më 1949, punoi mësues në shkollën fillore në Pantinë. Këtu filloi të shkruajë poezi e disa prej tyre edhe t'i botojë në revistën letrare “Jeta e Re". Më 1954, Latif Berisha punoi mësimdhënës i Gjuhës dhe letërsisë shqipe në Gjimnazin e ulët të Vushtrrisë, ndërsa më 1955 regjistrohet student i rregullt i Albanologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd. Gjatë kohës së studimeve, më 1957 boti përmbledhjen e poezive "TUFA". Aktiviteti i tij u dallua edhe në formimin e Shoqërisë letrare "Përpjekja" të studentëve shqiptarë që studionin në Beograd. Në qershor të vitit 1959, diplomoi në degën e Albanologjisë dhe pastaj punoi mësimdhënës në Gjimnazin e Mitrovicës "Silvira Tomazini".
Më 1963, Latif Berisha i vazhdoi studimet pasuniversitare, Drejtimi i Letërsisë, në Fakultetin Filologjik të Beogradit dhe punoi temën e magjistraturës "Skënderbeu në letërsinë e shkruar shqipe".
Që nga viti 1965 u zgjodh ligjërues i Historisë së letërsisë shqipe (Romantizmi) në Degën e Albanologjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku pata fat ta kem edhe unë profesor. Prej vitit 1984, punoi në projektin "Skënderbeu në letërsinë shqipe", të cilin nuk e mbaroi.
Në vitin 1991, si shumë mësimdhënës të tjerë, edhe Prof. Latif Berishën, regjimi serb e largoi nga puna. Gjatë viteve '90, ai u angazhua në lëvizjen e intelektualëve dhe të popullit shqiptar për mbrojtjen e çështjes kombëtare. U dallua posaçërisht si udhëheqës në sektorin e kulturës. Ka qenë anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Kur lufta për çlirimin e Kosovës mori hov të madh, më 24 mars 1999, në natën e parë të bombardimeve të forcave të NATO-s mbi caqet serbe, në Mitrovicë, kriminelët serbë e vranë Prof. Latif Berishën, në pragun e shtëpisë së tij.
Kontributi i Latif Berishës në fushën e arsimit, shkencës, kulturës etj. qe shumë i madh. Vepra e tij poetike e shkencore zë vend të rëndësishëm në letërsinë dhe shkencën shqiptare të filologjisë. Përveç vëllimit poetik “Tufa” ka lënë edhe shumë studime, vështrime, trajtesa, të cilat kolegët Isak Shema, Nuhi Rexhepi e Sali Bashota ia botuan në librin "Vepra".
Emri i tij shkëlqen në shumë shkolla e institucione dhe është nderuar me shumë Mirënjohje e Falënderime. Në vitin 2009, familjes së tij iu ka ndarë Medalja e Artë e Pavarësisë.
Edhe në si klub letrar, në 86 vjetorin e lindjes së tij, organizuam këtë orë modeste letrare, të parën me karakter garues e që mëtojnë ta bëjmë tradicionale, për ta përkujtuar e nderuar të pavdekshmin Prof. Latif Berisha.
Lavdi jetës dhe veprës së Tij!
Faleminderit për vëmendje e çaste të bukura poetike!

Vushtrri, 28 qershor 2017

Falënderim
Falënderoj Kryesinë e Klubit “Latif Berisha” të Vushtrrisë që, sot, më 28 qershor 2017, në orën e madhe letrare me karakter garues, organizuar në 86-vjetorin e lindjes së Prof. Latif Berishës, më nderoi me çmimin special “Pena e fjalës”. Ky çmim shumë i vlefshëm për mua, më motivon dhe më obligon edhe më shumë në punën time krijuese. Kjo më emocionoi dhe më ktheu tej prapa, në nëntorin e vitit 1979, kur Prof. Latif Berisha, si anëtar komisioni, ma uroi diplomimin në Fakultetin e Filologjisë. E pata profesorin më të çmuar dhe idol në jetë, por edhe isha student i adhuruar i Tij!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 447 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi