Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Çamçakëzi i Kadriut
Publikuar më 02 korrik, 2017 në orën 00:27 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ajo që me kohë është shfaqur si gjoja diç e re brenda totalitarizmit të PDK-së, si parti ka kenë ndërhyrja brutale dhe suprimimi i drejtësisë dhe antikorrupsionit, madje me një fanatizëm ideologjik ka provuar ti bashkoj që të dyja, në mënyrë që të mund të imunizohet edhe shoqëria.

Prej se është futur në PDK, Arbana Xharra përtypet si çamçakëzi, pak ka rëndësi zbavitja dhe interesi për ngjyrën rozë të çamçakëzit, sa ka rëndësi se në cilën llapë dhe se kush e përtyp çamçakëzin me firmën A. Xharra. Të gjithë e dimë dhe besojmë se ky është Kadriu, e pse të mos besojmë se ky është Kadriu, kur e dijmë dhe kemi parë ne ditën e shpalosjes së prurjeve politike që e lavdëroj dhe ia hapi derën për tu fut brenda në PDK, Albanes .
Ajo që me kohë është shfaqur si gjoja diç e re brenda totalitarizmit të PDK-së, si parti ka kenë ndërhyrja brutale dhe suprimimi i drejtësisë dhe antikorrupsionit, madje me një fanatizëm ideologjik ka provuar ti bashkoj që të dyja, në mënyrë që të mund të imunizohet edhe shoqëria.
Arbana, ka ironizuar në disa shkrime rreth kësaj metodologjie që ka ndjekur PDK-ja, prej Thaçit, e deri të Kadria. Po ashtu duhet spikatur për opinionin, se as kalimi prej maskës e deri te horizonti i pudrës, nuk ka ndërrua asgjë esenciale në politikën e brendshme të subjektit, pra siç mund të kuptojmë as Kadria e as Xharra nuk mund të ndryshojnë perceptimin e keq dhe të gjerë tek shoqëria.
Kadria, e ka hetuar herët një detal të vogël, po qe mund ti ndihmoj shumë në rast se PDK do të bije në opozitë, ka inkuadruar apo ka blerë lirë Xharrën, një mesfushore qe di të bëjë blofeve kundër pozitës, madje mund dhe ndofta të tërheq vëmendjen ne publik, por nuk jam i bindur që vet Xharra është e vetëdijshme se në këtë lojë është e viktimizuar, nga Kadria, i cili veçse mund ta përtyp Xharrën dhe më pas ajo të ketë fatin të mbete si një Luzhë (Berat Luzha) konservë.
Abana Xharra, është ofruar në PDK, më shumë si një qitje gjuhe, drejtë Vetëvendosjes, se sa një prurje publike që në fakt mund ta ndihmoj organizimin politik të PDK-së, ajo nuk mund të përfaqësoj këtë dije, ngase nuk ka një përvojë politike. Gjithashtu, dihet se për këto vite qeverisje me apo pa, PDK-ja ka konsumuar gjithë besimin e elektoratit, sa që të gjitha gjasat dhe shpresat e sjellin në opozitë të mjerueshme.
U deshtë të mblidhen mbeturina partish qe të sigurohet me çdo kusht pozita qeverisëse (në të ardhmen), e cila edhe tani pas rezultatit konfirmon realitetin, se nuk mund të krijohet qeverisje stabile, me këta numra dhe këto përqindje që dha elektorati.
Ndërsa edhe Arbanës, e edhe Matoshit si duket nuk u luajti fati llogarisë politike, u mbete ëndrra pa zile, për tu gdhirë në pozitë me numra të mjaftueshëm qeverisës. Ndryshe për konstatim të saktë na bije te themi se edhe islami i Xharrës, e edhe qeveria e Kadrisë, kanë një të përbashkët që nuk u ndezi si duhet as në kohë, e as në masë. Përfundimisht do të bindeni se çamçakëzi në gojën e Kadrisë, nuk ka shije, e po ashtu edhe shpejtë do të përtypet shija dhe do të shihni se sharmi i pudrës ka zbehje.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 40 vizitorë
Lexuar: 369 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi