Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BEJTË GALICA- TRIMI I BETEJAVE ANTITURKE
Publikuar më 02 korrik, 2017 në orën 17:46 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përvjetor: 110-vjetori i rënies heroike të Bejtë Galicës

Në vazhdën e luftërave qindvjeçare të popullit shqiptar kundër pushtuesve të ndryshëm, që pamëshirshëm u vërsulën mbi trojet tona, u veçuan disa lokalitete dhe vendbanime për një qëndresë dhe rezistencë të përhershme. Në mesin e tyre vendbanimeve qëndron edhe Galica, e cila i ka dhënë shumë lirisë së trojeve arbërore. Ndër trimat e parë që ra në fushën e nderit, qe edhe babai i Azem Galicës, Bejtë Galica (1853- 1907).

Bejta u lind në pranverën e vitit 1853 në Galicë të Drenicës. Që nga fëmijëria, nëpër odat e burrave, mori mësime të mira. Aty i lindi dashuria për atdheun e për popullin shqiptar që po vuante nën zgjedhen turke.
Qysh më 1890/91, kur Perandoria turke bëri përpjekje për vendosjen e pushtetit në Drenicë, ai u gjend në radhët e para të luftëtarëve të lirisë. Kështu, më 14 janar 1891, afër 2000 vetë të udhëhequr nga Ahmet Delia i Prekazit e sulmuan dhe dogjën Sarajin “HAMIDI”. Kajmekami i ri, Kahremen beu dhe nëpunësit e tjerë, mezi shpëtuan nga flaka dhe lufta.
Në këtë betejë të përgjakshme u shqua edhe Bejtë Galica. Ai u kishte rënë në sy autoriteteve turke dhe pas disa ditësh arrestohet dhe me një grup kryengritësish dërgohet në Shkup, ku dënohet me burg të përjetshëm, me 101 vjet.
Më 1902 Porta e Lartë vendosi të bëjë reforma në Vilajetin e Rumelisë. Për zbatimin e tyre u caktua Hilmi Pasha, i cili arriti në Shkup më 12 dhjetor 1902. Ai për t´i mashtruar dhe përvetësuar shqiptarët në përkrahjen e reformave menjëherë bëri amnestimin e ca të burgosurve. Në mesin e tyre qe edhe Bejtë Galica, i cili pas 11- vjetësh doli nga burgu i Shkupit.
Mirëpo, Bejta nuk e ndali aktivitetin e vet luftarak e organizativ. U zgjodh udhëheqës i luftëtarëve nga fshatrat: Galicë, Dubofc, Mikushnicë, Beçiq dhe Krasaliq. Në shkurt te vitit 1902 i përfaqësoi këto fshatra në tubimin e krerëve të Drenicës që u mbajt në kullën e Ahmet Delisë në Prekaz.
Më 26 mars 1903 mori pjesë në fushën e Morinës, në Kuvendin historik të Drenicës, të cilin e udhëhoqi Ahmet Delia. Në te u vendos të kundërshtohen reformat turke. Pas tri ditësh, më 29 mars, mijëra dernicas, nën dretimin e Ramë Lutanit e morën Vushtrrinë u nisen për në Mitrovicë për t´u ndihmuar vëllëzërve shaljanë, të cilët e kishin sulmuar qytetin dhe kërkonin dëbimin e menjëhershëm të konsullit rus Shçerbinit. Beteja qe e përgjakshme. U vranë mbi 300 shqiptarë. Nga kodra e Bairit sulmonin me topa. Aty qëndronte edhe Shçerbini, i cili edhe komandonte. Një ushtar shqiptar në ushtrinë turke, me emrin Ibrahim Halit Popovci, nga Suka e Gjilanit, duke i parë këto skena tmerruese e dredh pushkën dhe e qëllon konsullin, i cili vdiq pas disa ditësh. Edhe në këto luftime u dalluan trimat që i udhëhoqi Bejtë Galica.
Lëvizja antiturke sa vinte e shtohej. Në muajin korrik 1907 shpërtheu kryengritja e armatosur në Drenicë. Të gjithë luftëtarët e kësaj treve ishtin grumbulluar rreth Rezallës dhe Deviçit. Shemsi Pasha urdhëroi major Vehbi Efendiun që të nisej për Drenicë dhe ta shuante kryengritjen. Beteja qe e përgjakshme dhe zgjati tërë ditën. Aty mbesin te vrarë shumë shqiptarë, në mesin e tyre edhe njëri nga prijësit e betejës- Bejtë Galica.












Kështu, në muajin korrik 1907, në fushën e nderit ra heroikisht atdhetari e luftëtari 54 vjecar, Bejtë Galica. Pas një jave turqit ia dogjën shtëpinë në Galicë duke i lënë pa kulm mbi kokë Sherifen me dy thjeshtrit (Seferin dhe Zenelin) dhe tre fëmijët e vet: Azemin, Mihanen dhe Ademin.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 708 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi