Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Afrim Morina: Misioni dhe misionarët
Publikuar më 03 korrik, 2017 në orën 18:00 ( ) Afrim Morina | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
5

Jeta?!
Jeta e njeriut është e duardurtë. Ajo, varet nga koha kur ka lindur, nga rendi shoqëror, nga përkatësia klasore, nga familja, nga rrethi dhe edukimi institucional, kur i jepet mundësia, nga edukimi fisnor, kur mungon institucioni, etj. Do të thotë, se, e gjithë edukata e tij, në jetë, varet shumë nga mënyra e jetës së kaluar: i lumtur, i dëshpëruar, i vuajtur, i pasur, i varfër, i fuqishëm fizikisht, i sëmurë fizikisht a mentalisht, i ditur, i mençur; nga gjinia, mosha, etj. Këta janë parametrat nëpër të cilët kalon një jetë, duke i dalluar në njërën prej tyre. Kohët kanë kërkuar kategori të ndryshme, nëpër të cilat ka kaluar njeriu.
Edhe përbrenda familjes, fshatit e fisit, dikur, i kanë përzgjedhur njerëzit që do t’i vyenin familjes e shoqërisë, do t’i hapnin përspektivë asaj, do t’i prinin në zgjidhjen e problemeve që i paraqiten. Kjo do të ndodhë edhe në shoqëritë e avansuara të kohëve, nga skllavopronaria e deri në ditët e sotme.

Që nga fillimi, njeriu do të mbikëqyret nga misionarët, për shërbesë, dhe, cila kategori i është nevojitur, e kanë shenjuar dhe ndarë nga rrethi, për ta rekrutuar si misionar, duke u mbështetur në aftësinë e tij, por, edhe nuk kanë bërë përjashtime, sidomos, te ne, sepse, i kanë përzgjedhur negativisht - në vazhdimësi, dhe kjo po shihet tash sheshit, edhe të dobëtit e të sëmurët janë përfshirë në misione, për t’i trajtuar si viktima, nga ku mund të nisen shumë procese: konfliktet, pajtimet, shtimi i pasurisë, humbja e saj, lidhja e krushqisë, fisit, janë hapur procese gjyqësore, janë gjetur fajtorët, dhe, e gjithë kjo bëhet, se është në pyetje një jetë njeriu.
Misionet kanë prirje për të dërguar mesazhe në çdo kënd të botës, duke përdorur të gjitha kategoritë e njerëzve, madje, ndodhë të jenë edhe kufoma të programuara, që, gjatë transportit të ketë diçka të fshehtë në trupin e tyre: narkotikë, plazma gjaku, organe për transplant, letra me vlerë, dokumente sekrete, eksploziv, drogë etj., të vendosura gjatë kryerjes së obduksionit. Kjo e fundit, më tepër shkon në adresë të narkomafisë, por, që, kjo, edhe investon bukur shumë në jetën politike, sa edhe ndërron e mbron pushtete.
Pra, përdorimi i jetës së njerëzve, të gjallë apo të vekur, nuk ka munguar nëpër asnjë kohë, por, nëpër kohë, kanë ndryshuar vetëm mënyrat e përdorjes. Sidoqoftë, secila kohë i ka pasur viktimat e veta, për familjen, për shoqërinë, ndërsa, për palën tjetër ka krijuar të ardhura e pushtet. Përmes kësaj nxjerrim përfundimin se, për misionet, në asnjë kohë, nuk kanë dhënë për të kuptuar se sa ka peshë jeta e një njeriu.
Deri tash, u munduam ta shpjegojmë lojën e misioneve, që, për qëllime të veta meskine, nuk e llogaritin jetën e njeriut, por, gjithnjë, ajo merret si mjet kusuritjeje, pra, tregtia e njerëzve, e, gjurmët e para mund t’i shohim te tregtia e skllevërve, por, në kuadër të saj janë tregtuar filozofë, gladiatorë, punëtorë krahu, luftëtarë, etj. Me kalimin e kohëve, ka ndryshuar edhe mënyra e shfrytëzimit të jetës së njeriut, por, tash, është në treg pune me të gjitha kapacitetit dhe dhuntitë e tij.
Nëse e marrim si parim ligjin e të kundërtave, çdo kohë ka prodhuar edhe kundërshtimin, po me të njëjtin kapacitet, pra, me jetën e njeriut. Kjo kategori, edhe e krijon një mision të vetin, parandalimin e të keqes që i përgatitet njerëzimit, kombit, fesë, etj., duke dalur me argumente bindëse pse i është kundërvënë dhe pse e lufton. Pra, edhe ky tabor krijon misionin e vet, si mision civilizimi, dhe, që të dyja, i kanë përgatitur njerëzit për vdekje. E para, e ka fshehur realitetin, dhe, ky realitiet është prapaganduar për skllavopronarin, perandorin e mbretin, për mbajtjen e forcës ushtarake, me krijim e vetëdijës se ju jeni ata që u dilni për zot këtyre kategorive dhe mos lypni llogari për punën e juaj, se, e gjithë kjo do të vlerësohet. Ndërsa, të dytët, përmes misionit dhe misionarëve, janë munduar ta shpjegojnë se ç’e keqe i përgatitej përkatësisë që i takonte: mbrojtjes së kombit, gjuhës, fesë, apo gjithë njerëzimit. E logjikshme, se viktimat e para ishin dijetarët, e, pastaj, misionarët, të cilët mundohen t’i përhapin idetë e tyre, për të mirën e së ardhmes njerëzore, fisnore, kombëtare, shtetërore, rajonale, globale dhe fetare.
Kjo luftë e të kundërtave, i ka dhënë efektet e veta dhe mu për këtë kemi ndërrimin e formacioneve politiko-shoqërore dhe ekonomike, ndërrimin e kufijve nëpër harta, lirimin e kombeve, pavarësimin e shteteve, lirinë e të menduarit, të shprehjes dhe të vepruarit (meqenëse, kjo, ende është e ngulfatur, në radhë të parë nga pushtetet, për ta mbrojtur veten, përshkak të rrezikshmërisë që ekziston për mesin ku jeton, se, e di që nuk është në nivel të njerëzores, dhe, këtë e dëshmon me përndjekje poetësh, shkrimtarësh, shkencëtarësh, gazetarësh, me vrasjen e tyre, me mbylljen e televizioneve, gazetave e revistave, shtëpive botuese, portaleve dhe deri te censurimi i akëcilit që merr guximin e kundërshtimit).
Edhe ne shqiptarët, nuk kemi pasur rrugë tjetër, por, për shkak të gjeostrategjisë dhe gjeopolitikës, rrugëtimi i ynë nëpër kohë e formacione të ndryshme shoqërore, i ka pasur vështirësitë e veta, dhe, në këto kushte, pa të drejtë shkollimi e gjuhe, kemi arritur të kemi ndërlidhje veprimesh dhe ruajtjen e dinjitetit kombëtar. Pra, në rrethana krejt të tjera, rilindasit e krijuan kombin, i definuan kufijtë, definuan gjuhën dhe alfabetin dhe arritën ta shpallin pavarësinë, e cila u nxor me gjak, u ruajt me gjak dhe ende ruhet e mbrohet me gjak. Kombet të cilat e kanë kaluar këtë rrugë, disa janë zhdukur, disa janë eleminuar, disa kanë humbur gjuhën, e disa njihen përmes fesë, do të thotë, nuk i takojnë asnjë tabori kombesh, por, kombi i tyre është feja apo gjuha të cilën e flasin, e, që, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin. Edhe neve, shqiptarëve, na ka ndodhur e njëjta gjë me një pjesë të kombit, përmes pushtuesve. Dihet se në trojet shqiptare ka pasur disa familje turke, ndërsa, vetëm në Kosovë njihen si kategori kushtetuese, sepse, mentaliteti i krijuar dhe presioni i pushtuesve ka bërë që të regjistrohen turq, dhe, a ka dëshmi më e madhe se, kur qytetarët e Mamushës, që merret si qendër e turqve në Kosovën administrative, kur i shikon mbiemrat e tyre: Krasniqi, Mazreku, Morina, Thaçi, Bytyçi, Kryeziu, etj. Pra, kjo të mjafton për ta kuptuar realitetin. Pastaj, kemi kategorinë e Goranëve, Myslimanëve, që trajtohen si kombe tjera, e, që të dyja, ndahen përmes fesë dhe gjuhës.
Jeta individuale ka pak vlerë familjare, e dijetarëve mbetët për t’u marrë të tjerët me të, ndërsa, jeta kolektive ka rol përcaktues në shoqëri, por, varet se kah do të anojë, dhe, një gjë është e sigurtë, se, përbrenda kolektivit krijohet bërthama e promotorëve, që mision kanë arritjen e një shoqërie të barabartë, arritjen e një mentaliteti të njëjtë, arritjen e vlerësimit të vlerave njerëzore, e cila, pastaj, do t’i ruajë dhe kultivojë të gjitha vlerat e nevojshme për shoqërinë.
Kjo do kohë, ku kushti i parë është njohja e të drejtave kombëtare, racore e fetare, dëshmon se ka për të kaluar nëpër luftëra lokale, nëpër gjakderdhje, nëpër tregje jete, me të gjitha të mirat që i ka, si trup fizik dhe si qenie njerëzore, derisa nuk emancipohet kolektiviteti dhe t’i vërë gishtin kokës dhe të thotë: Mjaft!!!

Dëshmorët e misioneve dhe misionarëve

Është shumë me rëndësi të përceptohet loja e misioneve dhe ndarja e tyre, nga vijnë ato, se për çfarë fushe janë të interesur dhe mjetet të cilat i përgjedhin për realizimin e qëllimit të tyre. Për të nuhatur gjëra shumë me peshë, janë kategori e veçantë e njerëzve, të cilët, përveç se janë të arsimuar, kanë edhe veçantinë tjetër, mençurinë, për ta ndarë shapin prej sheqeri, sepse, nuk është lehtë të dijsh nga vijnë, çfarë interesash kanë për truallin tënd, dhe, si duhet kundërvënë atyre. Pra, edhe këtu na dalin dy kategori njerëzish, të parët, për pushtim të fiseve, kombeve, shteteve, ndërsa, pala tjetër u vihet si parzmore për t’i mbrojtur të gjitha ato vlera që synohet të pushtohen e shkatërrohen. Të dyja palët krijojnë misionarët e vet, për ta përcjellur më tej misionin, por, këto të dyja e lindin edhe domosdoshmërinë për thithje të informatave, pra, kundërzbulimin.
Çdo gjeneratë e kohë ka zbuluar misionet e të huajve e të pushtetarëve dhe menjëherë është përgatitur për kundërveprim. Megjithëse, kanë munguar mjetet, ato për propagandë, për lëvizje, literaturë, etj., e, të shumtën e herave janë nisur nga zeroja, kanë arritur të dalin në sipërfaqe me zë tepër të fuqishëm, sa pushtuesit apo pushtetarërët, kanë marrë veprime të ashpra dhe shtazarake, për ta ngulfatur atë zë – jehonë. Shpesh, ka ndodhur që janë mundur në disa beteja, por, kanë arritur që të korrin fitore. Fitoret kanë arritur nëpër kohë dhe këto numërohen si ndërrim pushteti, si çlirim kombëtar, si ndërprerje e skllavërisë, si rishkrim hartash, krijim shtetesh, dalje në skenë të kombeve të reja, etj. Të gjitha këto të arritura kanë ndodhur falë ideologëve, misionarëve dhe gjakut të dëshmorëve.
Dëshmorët janë ketegori e njerëzve që, pa përjashtuar kualifikimin, pa përjashtuar pozitën në shoqëri, pa përjashtuar moshën (madhore), pa përjashtuar gjininë, mënyrën e bëries së luftës, kanë dëshmuar kohën kur kanë jetuar. Ata janë të pavdekshmit e përmasave kombëtare, rajonale e globale të klasave, të lirive të kombeve dhe themele të tyre. Varësisht përmasave të veprimit, edhe janë të pavdekshëm, sepse, e kanë dëshmuar kohën kur kanë jetuar. Gjuha shqipe e thotë bukur, kuptueshëm për secilin qytetar, ndoshta, ende pa e mësuar alfabetin, vetëm se duhet pak logjikë për t’ia shpjeguar fëmijës së dëshmorit, nëse ai ka lënë për trashëgimtarë të miturit. Pra, këta kanë pasur mision dhe, si misionarë, e kanë kryer punën me nder. Dëshmorët nuk janë vetëm ata që kanë rënë në beteja luftarake, nuk janë vetëm ata, në të cilët janë bërë atentate deri sa kanë qenë në rrugëtim me uniformë e armë, por, janë të gjithë ata që kanë përgatitur shtresat e gjëra me propagandë, me vuajtje dënimi, të vrarë në hetuesi, të vdekur nëpër burgje, duke udhëhequr propagandën, duke i dhënë drejtimin e drejtë luftës, duke u përballur me diplomaci, duke u përballur me politikë, gazetarë që kanë qenë në shërbim të çështjes, inxhinierë, konstruktorë, vozitës, siguruesit e ushqimit e veshmbathjes, sepse, lufta përfshinë të gjitha profesionet, të gjitha kategoritë, moshat madhore dhe gjinitë. Në këtë kontekst përfshihen edhe klerikët fetarë, kur, për një momet, lënë misionet e tyre fetare, lënë mënjanë uniformat e tyre dhe me gjithë potencialin intelektual, fizik e financiar i shërbejnë luftës së shenjtë, të kombit, apo, të njerëzimit.
Misionin e kryejnë vetëm dëshmorët, sepse, jeta nuk u premton më tepër. Të gjallët, gjithnjë, janë në sprovë të kryerjes së misionit. Këta e kanë për detyrë, të cilën ua ka parashtruar koha, për ta vazhduar mëtej, në punë, varësisht se çfarë profesioni kanë. Edhe arma, gjithnjë, duhet të jetë e gatshme, prandaj, janë njerëz të caktuar që do të merren me to.
Për të qenë dëshmor, duhet pasur, në radhë të pare, guximin për përballje. Ky guxim rrjedh nga vetë aftësitë psiko-fizike, nga aftësitë mendore dhe shumë aftësi tjera, që janë përcjellëse e aftësive të paraardhësve. Ata të cilët e marrin barrë misionin dhe bëhen misionarë, gjithnjë, janë në luftë, gjithnjë u duhet ndihma, gjithnjë u duhet siguruar dhe garantuar jeta. Herë, kuptohet drejtë jeta dhe puna, e, herë nuk kuptohet, sepse, të dyja kategoritë ecin para kohe dhe e përgatitin kohën e duhur për veprim.
Ne, shqiptarët, gjithnjë kemi pasur veprimtarë të tillë, që i kanë caktuar vetes mision, gjeneratë pas gjenerate, prandaj, kemi pak misionarë, se, veprimi është shumë i ngadalshëm për ta plotësuar misionin e bashkimit kombëtar. Ky ngadalësim vjen nga misionet e huaja dhe ato të sllavootrodosizmit, të cilat i bashkërëndojnë veprimet. Në të kaluarën, u janë nevojitur shumë pak misionarë shqipfolës, por, me kalimine kohëve, është parë e nevojshme që të rritet numri i tyre, ndërsa, në ditët e sotme, ky numër nevojitet shumë më i madh, sepse, kemi shumë misionarë të misionit kombëtar, të cilët kanë arritur t’ua lexojnë letrat në xhep, siç thotë një shprehje filozofike, prandaj, shumimi i misionarëve shqipfolës është i domosdoshëm, për t’i ikur kundërvënies së kombit.
Derisa, dikur, ishim të orientuar kundër dy qendrave të artikulimit të misionit kundër neve, sot, na ka dalë edhe qendra e tretë, Burkseli, që e ka bërë të vështirë zbërthimin e enigmës pushtuese dhe ndarëse, nga qytetarët, dhe më vështirë e kanë të depërtojnë misionarët kombëtarë. Kjo lojë do të zgjatë, varësisht nga puna që do ta bëjnë misionarët shqiptarë, për ta përmbushur misionin kombëtar. Varet se si do t’i qasen problemit, dhe, ato mbijnë si këpurdhat pas shiut, njëri pas tjetrit, dhe, qytetarëve, më shumë po u intereson zgjidhja parciale, dhe, vështirë e ke t’ua mbushësh mendjen për një zgjidhje të përgjithshme. Për këtë, duhet kohë dhe shtim i numrit të misionarëve, nga ata të cilët edhe dinë ta kryejnë punën profesionale, për problemet zinxhirore që dalin nga Brukseli, përmes misionarëve shqipëfolës.
Nisur nga këto, trojet shqiptare do të japin gjithnjë dëshmorë, nëse dimë ta vlerësojmë punën dhe veprimin e tyre, se, deri sot nuk kemi qenë në nivel vlerësimi, madje, edhe të atyre që vdiqën me armë në dorë, në mbrojtje të misionit kombëtar.

Duhet mbytur frikën, për një mision të përbashkët

Të merresh me analiza politike dhe të japësh mendim meritor, është bukur vështirë, sepse, jemi në kohë të pakohë dhe mendimi i lirë e ka vështirë të depërtojë, edhe pse i mbështetur në faktografi, të cilat nxirren nga xhepat e pushtetarëve. Mirëpo, të merresh me filozofi politike dhe të hulumtosh nëpër kohë dhe ta ndriçosh kohën kur jeton, është një punë shumë më e vështirë, sepse, këtu duhet dhënë edhe mendimi, se si të dilet nga ky qorrsokak, kur dihet se për ne, e rreth nesh, gjinden shumë misionarë në misione të të tjerëve, që, shumica, janë për të gllabëruar sa të munden. Kjo vështirësi vjen nga rrethi që ke, shqipfolës, në radhë të parë, e, pastaj, edhe nga shtetet të cilat i kritikon për diplomacinë që bëjnë, herë të fshehtë e herë të maskuar, e, herë-herë, të dyfishtë dhe ajo e dukshmja, që armiqtë nuk prajnë së vepruari. Këto vështirësi i sjellë shtypi i verdhë dhe kolona e pestë.
E para, për të bllokuar në publikim, për ta çorientuar qytetarin nga e vërteta, sepse, menjëherë merr dhe e mbulon ngjarjen, analizën, interpretimin, me “të vërteta” të elaboruara dhe të fabrikuara nëpër qendra tjera të vendosjes.
E dyta, është kujdestare për të ndërmarrë veprime konkrete- frikësimin, si metodë e mesjetës, pra, si në kohën e inkuzicionit, por, edhe veprime konkrete, duke u munduar të të izolojë dhe ta humbë përspektivën për fëmijët, në radhë të parë.
Kjo u ndodhëtë gjithë veprimtarëve të tillë, në gjithë botën, pa marrë parasysh formacionin shoqëroro-politik, sepse, po të jetë një sistem i mbështetësve të vlerave individuale, kolektive dhe i mendimit të mirfilltë politik, shumë shpejt do të ngritej vetëdija e qytetarëve, për ta parë veten se në çfarë gjendje të mjeruar janë dhe kush luan me dinjitetin e tyre dhe me fatin e fëmijëve të tyre. Mjafton të merret si shembull, vetëm si ide e lansuar, për një Luftë të Tretë Botërore, se çfarë traumash sjell te të gjitha gjeneratat, sepse, duke parë luftëra me përmasa shumë më të vogla, janë të stresuar dhe frika u ka hyrë në palcë, prandaj, duhet pasur guxim bashkëveprimi, pa marrë parasysh se cilit komb, racë, shtresë shoqërore i takojnë, për ta çjerrë këtë maskë dhe duhet orientuar qytetarët ta marrin fatin në duart e veta, e, jo të rriten disa gjenarata në ankth lufte.
Duke e parë këtë, duhet marrë si mision luftën propagandistike, përmes mediave të shkruara e elektronike, takimeve, duke organizuar konferenca e simpoziume, për t’ua shpjeguar të gjithëve lojën që bëjnë misionarët, në frikësimin dhe qetësimin e qytetarëve. Ky mision është bukur i vështirë, se, duhet përballur me “të mallkuarit e botës” (Franc Fanoni). Këta të mallkuar, sado që janë të ndarë në interesa të veçanta, në kuadër të shteteve që përfaqësojnë, në formacione politiko-ekonomike të veçanta, kur të vijë deri te humbja e pushtetit, përmes ndryshimit të formacionit politiko-shoqëror dhe marrëdhënieve ekonomike, menjëherë, prapa kulisave, bëjnë skenare për të dalë nga kthetrat e “armiqve” të të gjithëve, që e konsiderojnë klasën punëtore dhe lëvizjet çlirimtare të kombeve.
Klasa punëtore, vuan për një udhëheqje të mirfilltë sindikale, se, edhe ajo koketon me punëdhënësin e qeverinë, dhe, siç duket, modeli i aprovuar, në Kosovë, nga ndërkombëtarët, ka dhënë rezultate dhe gjithkund, në heshtje është nënshkruar marrëveshja e “Paqes sociale”. Një përfundim të tillë e nxjerrim nga lëvizja sindikale, qoftë veç e veç, e shteteve, apo, edhe ajo e përgjithshme. Vetë, pluralizmi politik ka bërë që edhe sindikata të jetë e politizuar dhe, varësisht se kush është në pushtet, kemi edhe reagimin, por, jo të koordinuar, sepse, njëra palë sindikale ia ka mundësuar të vijë në pushtet akëcilës parti politike dhe e natyrshme është të heshtë për shumë gjëra, madje, shkon aq larg, sa i kundëvihet tjetrës palë, se, ende nuk ka ardhur momenti i duhur për të vepruar.
Edhe shoqëria civile nuk është në nivelin e duhur, edhe pse ajo duhet shikuar të gjitha pushtetet me të njëjtin sy kritik, duhet t’i vërë në pah të gjitha prapësitë që u bëhen qytetarëve, por, edhe kjo është e politizuar dhe kur del njëra palë në protestë, pala tjetër i përgjigjet me të njëjtën mënyrë, apo, i shfrytëzon mediat e informimit për ta dhënë mendimin e kundërt. Këto veprojnë vetëm për t’i arsyetuar mjetet që i thithin nga donacionet. Po të hyjmë në analizë dhe të shohim se kush janë dorëshlirët për t’ua mundësuar veprimet, menjëherë, mund të kuptojmë, se në njërën apo formën tjetër, janë nën diktatin e parasë. Ai që ta jep paranë, edhe ta bën programin, pra, ta kushtëzon veprimin, të cilin, që në fillim, kur je regjistruar, e ke pranuar lojën dhe je i vetëdijshëm, se pa mjete nuk mund të jetosh, le më të zhvillosh aktivitet.
Nga përvoja që ka kaluar shoqëria njerëzore, nga njëri formacion politiko-shoqëror në tjetrin, ka pësuar shumë në kapacitete njerëzore dhe rezultatet nuk kanë munguar. Por, sot, kudo, është aq i konsoliduar pushteti, sa, edhe pse mjetet e artikulimit janë më të lehta se dikur, më vështirë e kanë për ta krijuar një organizëm të përbashkët, sepse, mjetet materiale derdhen menjëherë dhe një pjesë bukur e mirë bien viktimë e lakmisë. Kur viktimë e lakmisë kanë rënë njerëz që kanë qenë në krye të veprimeve për çlirim kombëtar, për ndërrim klasash, atëherë, vjen deri te një ftohje e veprimeve konkrete, mirëpo, a duhet të heshtet dhe të mos veprohet, për shkak se disa kanë shkelur parimin? Mu për këtë duhet marrë guxim dhe shkas për të vepruar me më dinjitet, edhe pse me njësimin e të parëve me pushtetin, krijon pabesi për të vepruar, por, nuk guxon të jetë edhe thyerje e moralit për misionarët, që ta lirojnë njerëzimin, kombin, klasën, shoqërinë, prej të mallkuarve të botës.

Misionet fetare

Dje dhe sot, misionet kanë të njëjtin qëllim, por, varësisht nga kohët, ndryshojnë edhe mënyrën e veprimit. Ne, në këtë analizë, do të merremi me misionet fetare. Këto misione kanë gjetur edhe misionarët e tyre, që parapëlqejnë të quhen apostuj. Apostujt nuk kanë zgjedhur ngjyrë, nuk kanë zgjedhur komb, nuk kanë zgjedhur formacion politiko-shoqëror. Këta janë munduar të depërtojnë gjithkund, ku ka pasur zbraztësi dhe këtë e kanë gjetur te shtresat e varfëra, të cilat, nga skamja dhe pafuqia, kanë kërkuar të gjejnë shpëtim. Nuk dimë diku, gjatë zhvillimit të civilizimit dhe gjatë zhvillimit e përhapjes së ideoligjive fetare, se, një komb ka fituar pavarësinë përmes kësaj rruge, pra, duke iu lutur dikujt. Për ta kuptuar më mirë, po ndalemi në tri besime fetare që veprojnë në Evropë dhe në shumë vende të botës, por, edhe në truallin tonë kombëtar, duke e përjashtuar Budizmin.

Kristianizmi
Kristianizmi lindi në perandorinë e Romës, dhe, atë, në periferi të saj, sepse, atje ishte vendi më i përshtatshëm për të vepruar. Periferia romake sundohej, në mënyrën më të vrazhdë, varësisht nga teket e një udhëheqësi ushtarak, për t’i sjellë fitime të mëdha Romës, duke derdhur gjithë dhunën në kurrizin e fshatarëve, për të qenë sa më i pranuar te perandori. Atje, edhe përthekohet me të shpejtë kjo fillozofi fetare dhe depërton në thelbin e perandorisë. Sjellja e ushtarakëve ndaj Isait, e revolton edhe më shumë masën dhe asaj i ngulitet në kokë, se Isai ishte shpëtimtar dhe duhet luftuar për fjalën tij. Se si zhvillohet kjo fillozofi mëtej, nuk e kam ndërmend të ndalem, por, një gjë është e sigurt, që civilizimi i sotëm ende nuk e ka tejkaluar ringjalljen e fluturimin dhe për çdo vit luten dhe presin rikthimin e tij.
Me këtë filozofi fetare, here-herë, pushteti ka manipuluar dhe sa herë është gjendur në zgripc perandori, mbreti, pushtetari, e ka kërkuar ndihmën e tij dhe mu për ta pasur krah të vetin e zyrtarizojnë dhe vetë bëhen ithtarë të saj, se, më lehtë i arrinte qëllimet e veta sunduese. Nëse nuk i përshtateshin të arriturat shkencore, e kishte papatin për t’i ndëshkuar, se ata i kanë shpallur luftë Zotit dhe ndëshkoheshin me djegje, me ngulje në hunj, etj. Kjo bëhet edhe për forcim të pushtetit, kur ndonjë perandor, apo mbret donte ta forconte pushtetin, menjëherë kërkonte mbështetjen e Papatit.
Mirëpo, kristianizmi, zyrtarisht, ka qenë i ndarë nga pushteti dhe gjithnjë i është nënshtruar atij.
Edhe te ne shqiptarët, që i takonim kësaj sfere parandorake, patëm fatin e tillë, që të jemi mbështetësit dhe kultivuesit më të mëdhenj të kristianizmit, brenda e jashtë perandorisë. Duke u nisur nga Shën Albani, që ishte njëri nga përhapësit më të mëdhenj të kësaj filozofie, në gjithë Evropën. Shën Albani ishte edhe njëri nga dy kodifikuesit e kristianizmit, në historinë e Papatit. Nuk është e rastit që Perandori iliro-shqiptar, Kostandini, ishte i pari që e pranoi zyrtarisht kristianizmin. Sepse, vinin nga periferia e Perandorisë Romake, kishte parë dhe përjetuar sundimin romak dhe mu për këtë i lanë hapësirë zyrtare të vepronte.
Te ne shqiptarët, katolicizmi ishte i vrazhdë derisa nuk u krijuan rivalët, së pari, ortodoksizmi e më vonë edhe islamizmi. Kur këto të dyja filluan t’i shtrëngojnë darët, ajo filloi të jetë më dorshlirë dhe lejoi edhe të përdorej gjuha shqipte në ritet fetare, duke filluar nga pagëzimi. Edhe kjo vepronte kohëpaskohe dhe, atëherë kur i dukej se ka mbështetje më të fortë të pushtetit, ishte më e vrazhdë dhe këtë vrazhdësi e tregoi në kohën e pushtimit fashist dhe menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, me yshtjen e Papatit, për t’iu kundërvu pushtetit në Shqipërinë londineze. Këtë betejë e humbi, dhe, sot, ka filluar të gjallojë, por jo në përmasat ekstreme, sepse, nuk e ka terrenin e përshtatshëm, përshkak të pakicës që ka ky komunitet. Misioni i saj nuk na ka dëmtuar shumë, sepse, i ka studiuar mirë rrethanat nëpër kohë dhe, hë për hë, ka ngecur si mision.

Ortodoksizmi
Me ndarjen e Perandorisë Romake, në lindje dhe perëndim, në Kostantinopolis, u mundësua të krijohej edhe fraksioni i fesë katolike, ortodoksizmi. Shqiptarët ishin pjesë e këtyre dy feve, por, edhe e filluan jetën në këto dy besime, mirëpo, kurrë nuk u la mënjanë çështja kombëtare.
Më vonë, do të fillojë të depërtojë edhe islamizmi, përmes Perandorisë Otomane, dhe, që të tri këto besime fetare kishin misionin e tyre, pushtimin e tokave, përmes ndarjes fetare, por, Perandoria Osmane dhe ajo ortodokse, këtë e bënin përmes pushtimeve ushtarake, të cilat, nuk kursenin mjete për ta shtrirë pushtetin e tyre.
Këto tri besime fetare kërkonin hapësirë në këto troje, për toka të reja, apo, mbajtjen e tyre edhe mëtej, nën sundim. Shqiptarët, duke u gjendur përballë këtyre misioneve, u detyruan që të janë më të bashkuar dhe kjo kulmoi me Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.
Katolicizmi, e humbi forcën vepruese në territore dhe kjo bëhej ndërmjet ortodoksizmit dhe myslimanizmit. Që të dyja, nuk do të lënë mjet pa përdorur, për ta shtrirë ndikimin, duke u munduar që të na e mohojnë edhe gjuhën, doket e zokonet, dhe, këtë e bënin përmes klerikëve dhe ushtrive të tyre.
Kjo gjendje filloi të jetë prezente dhe në pjesë tjera të Evropës Juglindore, mirëpo, kjo pjesë ishte edhe në konflikt të ashpër, herë-herë, edhe ushtarak, me të tri besimet dhe ushtritë e tyre.
Katolicizmi, duke e parë se po humbë në territor, lejoi që pagëzimi dhe disa rite fetare të bëheshin në gjuhën shqipe, të cilën, dy të tjerat, jo vetëm se e kishin ndaluar, por, kushdo që merrej me këtë veprimtari, përfundonte i vrarë, me mënyra të ndryshme. Kjo edhe më tepër i lidhte shqiptarët ndërvete, sa, si shembull mund ta marrim krijimin e pashallëqeve, që, ata që bënin pjesë në to, madje, edhe i mbronin me fanatizëm që të tri religjionet.
Që të tri këto fe ishin në bashkëveprim me pushtetin dhe e plotësonin njëra-tjetrën, por, kundër shqiptarëve kishin të njëjtin qëndrim, zhdukjen e kombit, që, asokohe nuk ekzistonte si nocion, por, mundoheshin që, me çdo kusht, t’ia ndalonin të gjitha elementet që e karakterizojnë kombin.
Derisa, në njërën anë, Perendoria Osmane e ashpërsonte pushtetin ndaj shqiptarëve, ajo ortodokse ishte me e dobët dhe, atje, pushtetin e dominonin shqiptarët. Shteteve perëndimore, sidomos, Francës dhe Gjermanisë, kjo nuk u konvenonte, prandaj, në kohën kur shteti helen e krijoi mëvetësinë nga Perandoria Osmane, përshpejtuan dhe e krijuan shtetin e ri, atë Grek dhe, gjuhën shqipe e larguan nga administrata, duke e zëvendësuar me gjuhën“greke”, dhe, kjo u bë me qëllim, për ta dobësuar ndikimin që kishte filozofia antike (ilire) dhe duke ua artribuar atë helenëve, një fis i ardhur nga Afrika Lindore, ndërmjet shekullit VIII dhe VII, para erës së re, ku, kultura dhe territoret iliro-shqiptare, tash, filluan të tjetërsohen, me emrin Greqi.
Sikur u mbeti mangut ky veprim dhe, iliro-shqiptarët, ende thirreshin në historinë e tyre, vendi ku shtriheshin ilirët, me gjuhën që kishin folur ata, me historinë që kishte ndodhur gjatë ekzistencës së tyre përgjatë shekujve, në vitet 1974-1979, amerikanët, do ta krijojnë një ekip “ekspertësh” për ta rishkruar histotinë “greke”, dhe, këtë arritën ta bënin, mirëpo, atëherë, veç do t’i kemi punimet e para shkencore nga historianët shqiptarë dhe nga Aleksandër Stipçeviqi, shqiptar nga Kroacia. Sidoqoftë, helenët, tash krijojnë tëbanin e dytë, atë të “historisë”, të cilin kisha helene u mundua ta shtrijë kudo që ishin shqiptarët e besimit ortodoks. Pra, misioni helen, për ta helenizuar gjithë këtë Gadishull Iliriko-shqiptar, ende është në veprim, megjithëse, pati një ndalim veprimi rreth tridhjetë vite, por, Sali Berisha, do ta anashkalojë autoqefalinë e kishës shqiptare dhe do ta emërojë në kye të saj një general antishqiptar, Janullatosin, i cili përreth njëzetekatër vjetë, ka vepruar, që, ose duhet pranuar si realitete tokat shqiptare, se janë të “pushtuara” nga shqiptarët, ose, nëse është nevoja, helenët do t’i marrin me luftë.
Kjo lojë e ortodoksizmit do të luhet edhe në pjesën tjetër të atdheut, përmes kishës sllave, e cila, fillimisht, i mori objektet fetare të trashëgimisë iliro-shqiptare, në shekullin VII-VIII të epokës së Krishtit dhe i sllavizoi duke e ndryshuar ikonografinë ekzituese, duke i zëvendësuar e shformuar ato me ikonografi sllave, dhe, këtë e bëri varësisht prej vendit se ku gjendeshin kishat, të cilave u përshtatej ikonografia. Në trojet shqiptare, do të dominojë Shën Sava, Nemanja, Dushani, Milutini, etj. Shumica e tyre ishin pushtetarë që kishin filluar t’i pushtonin tokat tona dhe nuk lanë mjet pa përdorur për t’u pranuar tempujt tanë iliro-shqiptarë, si kisha sllave, si të tyre. Ata, për t’i jetësuar qëllimet e tyre fashiste, e dëbuan, ose, e tjetërsuan popullatën autoktone iliro-shqiptare, i dogjën tokat dhe të mirat materiale të iliro-shqiptarëve, vranë e prenë, duke mos i kursyer moshat as gjinitë, gjendjet shëndetësore të tyre, madje, përdorën edhe metodën e damkosjes me kryq të skuqur, tatimin e shtuar për mospranim të fesë, etj. Pra, në hapësirat shqiptare erdhën dhe u ngulitën feja islame dhe ortodokse, si sundimtare, dhe, emëronin në krye të tyre mbretërit e ushtarakët, që ishin më të vrazhdë. Kjo ndodhi edhe në hapësirat e Malit të Zi iliro-shqiptar, sepse, edhe pse në dukje ishin dhe janë të ndara, veprimet i kishin të përbashkëta dhe mbështeteshin nga carizmi rus dhe ushtria e bënte ekzekutimin e programeve dhe platformave të tyre antishqiptare. Kisha dhe Mali i Zi e humbën fuqinë vepruese, pas Luftës së UÇK-së.
Otodoksizmi sllav ka shkuar aq larg, sa e ka krijuar elitën e “Derzhavni imamëve” (“Imamëve shtetërorë”), për ta fshirë nga ndërdija e shqiptarëve çështjen kombëtare. Pra, edhe në këtë formë, ka krijuar një trup të tërë misionarësh, për qëllimet e veta ekspansioniste.
Në të gjitha epokat e saj të sundimit, nuk i ndryshoi metodat e përndjekjes, shtypjes dhe të terrorit, që, edhe në ditët e sotme e luan të njëjtin avaz, por, ky veprim, paksa, është ndalur, që nga viti 2001. Edhe pse, kohë pas kohe, provokimet nuk pushojnë, madje, për pjesën e Veriut të Mitrovicës shqiptare, dhe për të mirat meteriale që i ka ajo pjesë e Kosovës shqiptare, prandaj, në koordinim me Rusinë fashiste të Putinit, shpesh, është shprehur e gatshme të ndërmarrë edhe veprime luftarake e luftënxitëse.
Edhe Maqedonia, si krijesë artificiale në tokën shqiptare, me gjithë potencialin e vet policor, ushtarak e kishtar, nuk ka lënë gur pa lëvizur, që t’ua sjellë diellin mbi kokë shqiptarëve autoktonë, siç thotë një fjalë popullore shqiptare. Ajo, etrashëgoi uzurpimin e kishave orotdokse shqiptare, që ia kishte siguruar Mbretëria SKS, por, edhe më herët nga otodoksizmi serbo–greko–bullgar, që nuk ndalet së provokuari edhe sot, duke ngritur kryqe përballë shqiptarëve, duke e ndërtuar kishën në mbrendësi të Kalasë së Shkupit, duke e “ndrequr” e “zbukuruar” qendrën e Shkupit me monumente antishqiptarësh nazifashistë sllavomëdhenj, etj. Ajo, për qëllime të veta ekspansioniste, investon shuma të mëdha parashë dhe nuk do për të dëgjuar në ka ortodoksë shqiptarë, ku gjëllin prej shekujsh një numër bukur i madh shqiptarësh të tri feve, madje, edhe mundohet të krijojë indentitet të paqenë, “maqedon”, në truallin shqiptar, me ikonografi pothuaj shqiptare, po me simbol shqiptar, flamurin dhe Aleksandrin e Madh.
V I J O N...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 529 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi