Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Dy eurodeputetë në Vlorë për çështjen Çame
Publikuar më 05 korrik, 2017 në orën 00:05 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në datën 02. 07. 2017, në lokalin ” Barakuda “ pranë Petroliferës, Vlorë u mbajt konferenca për çështjen Çame. Konferenca u iniciua e u organizua nga Shoqata Demokratike “Çamëria” me qëndër në Holandë, dega Vlorë.
E veçanta ishte se në këtë veprimtari morën pjesë dhe dy eurodeputetë: Yerohen Gerk dhe Yohan Angelo Klarence.

Ata erdhën me misionin e fakte-mbedhësit për tragjedinë çame. U pritën me nderim e emocion nga pjesëmarrësit. Pas disa kumtesave të shkurtra informative erurodeputetët intervistuan mbi 25 çamë e çame të moshuar të mbijetuar nga genocidi grek ndaj popullsisë çame, në vitet 1914-1945. Rrëfimet rrënqethëse të çamëve të moshuar shkaktuan drithma e lotë te eurodeputetët.

Ata u habitën për kasaphanën që kishin bërë grekët ndaj çamëve. Ishte i paimagjinueshëm fakti i një të moshuari çam: Grekët i kishin pjekur e djegur në zjarr fëmijën e tij! U dëgjuan dëshmi të gjalla si: çarja e trupave të nënave shtatzëna (për të shfarosur ripërtëritjen e rracës shqiptare) për të mos lindur më çamë.

Treguan masakrat e grekërve ndaj çamëve rrugës për në Shqipëri… Një nënë kërkoi të hidhte në lumë fëmijën e vet ngaqë ai qante! …. e mund të vriteshin të gjithë prej grekërve! Prindërit e këtyre të mbijetuarve kishin marrë nga një grusht gurë nga vendlindjet e tyre. Këta gurë ruhen edhe sot në shtëpitë e çamëve.

- Do t’i kthejmë këta gurë në vendlindjet tuaja! – tha njëri nga eurodeputetët.

Çamët u ngritën e, me lotë në sy, përqafuan eurodeputetin. Vetë eurodeputetët thanë fjalët më prekëse dhe premtuan se do ta udhëheqin punën për rikthimin e çamëve në pronat e tyre. Në kumtesat që mbajtën zotërinjtë: Idajet Jahaj, Rrustem Geci, Bardhosh Gace, Xhemil Lato, Hajdar Fejzullau, Hasie Selishta (Kryeziu), Tomorr Lelo, etj…. falënderuan zotërinjtë eurodeputetë duke i cilësuar “ miq të sinqertë të popullit shqiptar”.

Gjithashtu veprimtari Rrustem Geci bëri një ekspoze për veprimtarinë e qeverisë çame dhe punën e jashtëzakonëshme të Kryeministrit z. Festim Lato.
Në mbarim të këtij aktiviteti dy eurodeputetët shkuan në Sarandë e kaluan tej kufirit, në tokën çame, ku filmuan hapësira e fshatra të braktisura nga shovenët.

Rrustem Geci
Idajet Jahaj


Vlorë, dt. 3 korrik 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,054 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi