Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Afrim Morina: Misioni dhe misionarët
Publikuar më 06 korrik, 2017 në orën 15:55 ( ) Afrim Morina | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
6
Lufta mund të shmanget, vetëm me njohjen e të drejtës
shtet - komb

Ideja e lindjes së misioneve, është shumë e hershme dhe e ka përcjellë shoqërinë njerëzore në të gjitha fazat e zhvillimit të saj. Gjithnjë, ka qenë prezente lufta e të kundërtave, dhe, duke iu falënderuar misionit të zhvillimit të shoqërisë, jemi këtu, ku jemi. Sepse, sikur të mos ishte kjo moto e luftimit të së keqes përbrenda një shoqërie, nuk do ta kishim këtë zhvillim, edhe pse ka qenë dashtë të ishte më i madh.

Kjo luftë e pandërprerë dhe shumë e vështirë, sa herë ka sjellur edhe gjakderdhje të tmerrshme, në përmasa ndërkombëtare dhe kombëtare, por, ka sjellë edhe rezultate të mëdha. Kundërvënia e misioneve shkatërruese ka qenë shumë e vështirë dhe gjithnjë ka ndodhur që individi të përballet me pushtetet, derisa mendimi i tij nuk ka marrë përmasa kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare. Pushteti, me aparatin e vet, është munduar, në çdo mënyrë, ta mbrojë veten dhe mu për këtë nuk i ka kursyer mjetet, edhe ato ushtarake.
Shembuj të tillë, historia njeh çdokund në botë, qoftë në nivele kombesh, veç e veç, apo edhe në nivele rajonale, e, dy herë na ka ndodhur të kemi pasur edhe përfshirje botërore. Mirëpo, reliktet e saj asnjëherë nuk kanë arritur të shfarosen, duke menduar se kanë mbetur shumë pak dhe lehtë e kemi për t’i mundur. Ky përçmim i misioneve dhe i misionarëve të tyre, ka prodhuar katastrofa njerëzore dhe ka shkatërruar kultura, ka vrarë njerëz, duke vepruar me mentalitete të së shkuarës.
Ta marrim vetëm fashizmin dhe nacizmin, si teori dhe praktikë, për ta parë se sa fuqi ka edhe sot teoria e Maltusit: “Të drejtë për të jetuar nuk ke, e, nëse mund të jetosh, jeto!” Këtë teori edhe sot e kemi të pranishme te politikat e shumë shteteve, të cilat, as që duan të dëgjojnë për civilizimin, dhe, mu për këtë nuk do të ketë ecje të civilizimit, pa u njohur e drejta e kombit - shtet. Kjo, edhe do të prodhojë luftëra të përgjakshme, siç e kemi rastin e kurdëve, palestinezëve, korsikanëve, çeçenëve, irlandezëve, baskëve, katalonëve dhe të shqiptarëve. Po të jenë në nivel përgjegjësie për të ardhmen e gjeneratave, të fuqishmit duhetta mbyllin këtë plagë njerëzore, por, edhe ata janë hisenikë të këtyra lojërave, si gjeopolitikë, si gjeostrategji, si vlerë rajonale e globale, si mundësi eksploatimi, etj. Ata që mundohen ta krijojnë taborin tjetër, për t’i zgjidhur e shuar vatrat e luftërave, qoftë lokale, qoftë rajonale a globale, janë në thumb të misioneve dhe të misionarëve të tyre, që e kanë shtrirë qëllimin e vet në këto pjesë të botës.
Me mundësinë e krijimit të shteteve - kombe, më lehtë do të merrte frymë civilizimi, më shpjet do të vlerësohej puna dhe mendja, më shpejt do të mundësohej lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave dhe do të zhdukej përgjithmonë çdo terrorizëm, i çfarëdo përmasash të jetë, mirëpo, duke u dhënë mbështetje pushtuesve, krijojnë kampin e kundërshtimit, sepse, këtu, tash, bëhet luftë për mbijetesë dhe për ta siguruar këtë mbijetesë, domosdo, do të shërbehen me mjete ushtarake, siç na ka ndodhur ne shqiptarëve nëpër shekuj dhe në fund të shekullit të kaluar, ato quhen mjete demokratike. Nëse demokracia nënkupton se lirinë duhet fituar me gjak, më nuk kemi të bëjmë me rregulla të lojës së proklamuar, se, ky proklamim është farsë dhe vetëm sa i ndihmon pushtuesit ta rëndojë thembrën e dhunës. Si mund të qëndrojnë vertikalisht shqiptarët, përmes demokracisë, në Serbi, në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Geqi, kur këtë nuk e kanë të mundur, ta kenë, në Kosovë, nga modeli “demokratik” i ardhur dhe imponuar nga Bashkimi Evropian? Si mundtë qendrojnë vertikalisht baskët e katalonët, në Spanjë? Si mundtë qëndrojnë vertikalisht çeçenët, në Rusi? Si mund të qëndrojnë vertikalisht kurdët, në Turqi? Pra, kjo demokraci, kur pakica vendos mbi shumicën, jep për të (nën)kuptuar se vetë misioni “demokraci” ka lënë të hapur luftën.
Duke u nisur nga shembujt e mësipërm, nuk mund të ecin përpara zgjidhjet e mbajtjes së kombeve në robëri, nëse nuk bashkohen të gjitha së bashku, për të bërë trysni përmbrenda shetetit që i mban të robëruar. Me këta duhet të bashkohet edhe klasa punëtore, sepse, duke i mbajtur kombet e robëruara, ato, eksploatohen më shumë dhe nuk do të arrijnë ta kenë të zgjidhur çështjen sociale. Gjithë ai mund i tyre shkon në forcimin e ushtrisë dhe kapaciteteve të saj, dhe, duhet ditur se kur të zgjidhet çështja kombëtare, klasa punëtore mundta arrijë më lehtë qëllimin e vet. Klasa punëtore, duhet të bëjë presion në pushtetet e veta, sepse, sikur ajo të ishte në nivel veprimi, nuk do të jetonim në ankthin e një lufte shkatërruese për gjithë globin. Gjithë ato mjete duhet orientuar në mirëqenie dhe në avansim shkencor, për të mirën e jetës së njerëzve, e, jo për të krijuar makinëri vrastare. Ajo duhet të jetë aktive dhe të mobilizohet për veprim. Shembuj të shumtë kemi, kur një pjesë e punëtorëve hyn në grevë pune dhe shumë lehtë ajo shpartallohet, sepse, në udhëheqje të saj ka njerëz që koketojnë me pushtetet, të mos themi se të gjitha udhëheqjet janë të tilla, se, këtë manovrim e bëjnë për rritën e autoritetit dhe beneficioneve që i krijon sindikata dhe pushteti, por, këto bëhen në fshehtësi.
Praktika na ka treguar se udhëheqësit e sindikatave dhe të shoqërive civile, shpesh depërtojnë në kreun e shtetit, në pozita të ndryshme, e deri te kryetari. Po të merren këta shembuj për analiza, menjëherë, sindikata do të vjen në përfundim, për lojën që bëhet në emër të tyre dhe nuk është rastësi pse shumë greva nxiten nga politika, qoftë si pozitë, qoftë si opozitë. Në fund, tagrin e paguan klasa e padjallëzuar punëtore. Të padjallëzuar janë edhe ata që e kanë marrë për mision, misionin e lirimit kombëtar e klasor, për ta shtrirë tutje mesazhin për shtet - komb dhe për barabartësi klasore, race, e gjinie.
Vetëdijësimi duhet të ndodhë, nëse duam për ta shpëtuar katastrofën që po i gatuhet shoqërisë njerëzore, me përmasa të një apokalipsi, përmes potencialit bërthamor që disponojnë sot superfuqitë dhe shtetet, me udhëheqjet që kanë përzgjedhur dhe imponuar të mallkuarit e njerëzimit.
Shteti - komb, është hallka e parë që duhet shkëputur nga kjo politikë e sotme, për të hapur dyer për barazi njerëzore, profesionale, për pranimin e vlerave të çdo qytetari, profesioni, etj. Civilizimi, mund të ecën përpara, jo vetëm me rrokaqiej, jo vetëm me infrastukturë, jo vetëm me aparate shtetërore të stërngarkuara, jo vetëm me kualitete edhe të stafit politik, të stafit arsimior, të stafit shëndetësor, etj., e, në fund të fundit, edhe me stafin e klasës punëtore, që, për qëllime të veta pushteti e politika, avanson dhe financon gjithçka. Njerëzimi duhet ta ketë vetëm një qëllim dhe ky qëllim të shndërrohet në mision, shteti - komb, ku do të bëhet vlerësimi i vlerave të dijes dhe të punës.

Qëndresa kundër luftës speciale

Misionet, efektin e vet e arrijnë përmes gjetjes së njerëzve profesionistë të fushave përkatëse. Sa më serioze të jenë misionet, aq më shumë mjete finaciare derdhen për hulumtim të misionarëve, për ta arritur cakun në kohën më të shpejtë dhe për ta hulumtuar misionin tjetër kundështues. Mblidhen të gjitha informatat, se çfarë është ai mision, kush vepron në kuadër të tij, për kapacitetet njerëzore që ka, për forcën monetare, për shtrirjen e tij në terren, dhe, atëherë, vendos se a mund ta luftojë përmes bashkëkombësve të vet, apo, duhet angazhuar misionarë nga radhët e miqve.
Koha e veprimit të të dyve është shumë me rëndësi, prandaj, kombet e robëruara, duhet të kenë sens të nuhatjes shumë më të fortë sesa pushtuesit dhe aleatët e tyre. Ata, duhet të dinë dhe të studiojnë me përpikmëri për gjithë angazhimin e misionarëve të huaj, sepse, në radhë të parë, duhet ta shkoqisin qëllimin, pse ata vijnë në truallin e tyre. Ardhja, mund të ndodhë për shumë arsye, për neokolonizim, në emër të paqes dhe ndihmesës, në emër të investimeve në shkollim, infrastukturë, investimeve teknologjike, etj. Duke u nisur nga fakti, se, në shumë vende të botës, e, poashtu, edhe te ne shqiptarët, ka kaluar pushtimi klasik, atëherë, neokolonializmi mund të ketë shumë më pak. Suksesi më i madh arrihet përmes investimeve, në emër të ndihmesës, ku, edhe po ka sukses, sepse, qëllimisht, e kanë ndarë botën në kategori:
1. Shtatëshja ekonomike, plus Rusia, që do të thotë tetëshja ushtarake, që e ka nën kontroll gjithë globin, pra, sferat e interesit, dhe, ato, mesvete, duhet të rrinë larg, për të mos ardhur deri te puqja e interesave;
2. Njëzet vendet më të përparuara të botës, përmes të cilaveu është dhënë për të kuptuar të gjithëve, se, nga ku vin edhe i keni mundësitë për të vepruar në shtetet të cilat nuk janë në këtë mjedis, por, gjithnjë, duhet pasur kujdes, se, edhe aty do ta keni tetëshen;
3. Shtetet në zhvillim e sipër, pra, ato shtete të cilat, në një formë apo tjetër, janë të lidhura me kategoritë e theksuara më lart, dhe, varësisht nga gjeostrategjia apo gjeopolitika, mbështeten nga akëcili shtet;
4. Shetet e varfëra, apo, të dala nga konfliktet a luftat. Këto shtete janë vetëm si pjesë e gjeopolitikës apo gjeostrategjisë, dhe, varësisht se cilit interes i takon, bëjnë lojën e nxjerrjes nga kriza. Them lojë, sepse, ato shtete mbështetëse, janë të kushtëzuara mesvete edhe për pjesë tjera të globit. Këtë lojë, ne, në Evropë, mund ta shohim mëse miri, sepse, këtu puqen interesat e dy supërfuqive.
Përveç këtyra ndarjeve politike e gjeostrategjike, janë të pranishme edhe ato fetare, që, herë mbështeten nga shtetet përkatëse, e, herë-herë, nga organizatat joqeveritare e humanitare, që e kryejnë misionin e feve.
Po t’i marrim të gjitha së bashku, mund të vijmë në përfundim, se pjesa dërmuese e globit është e përfshirë në misione dhe miliona misionarë, të cilët harxhojnë në vit aq sa i duhet buxhet një supërfuqie, si SHBA-ja apo Rusia. Mu për këtë, misionarëve të detyruar për ta mbrojtur domosdoshmërisht kombin apo shtetin e tyre, u duhet punë shumë e madhe, madje, duke e harxhuar edhe buxhetin familjar. Këtë e kanë përjetuar shumë kombe të robëruara, por, edhe ne shqiptarët e kemi paguar fort shtrenjtë. Poqëse kësaj ia shtojmë edhe çmimin e gjakut të derdhur, del se profiterët e misioneve i kanë bërë dëme të mëdha njerëzimit, në të gjitha planet.
Menjëherë pas lufte, te ne, janë vendosur tridhjetë e shtatë misione ndërkombëtare, për një popull prej rreth dymilionësh. Ky numër misionesh është tepër i madh. Nisur nga kjo, një intelektual, pushtetar, lider partie, rreth vetes e ka pasur këtë numër misionesh, që, përmes misionarëve të tyre, i kanë gjuajtur “grepat” për “peshkim”, dhe, një në dhjetëmijë, thënë kushtimisht, nuk ka rënë në “grepin” e tyre. Mirëpo, vetëm ata të cilët nuk janë tërhequr prej tyre, kanë mundur ta ruajnë dinjitetin e tyre, ndërsa, kanë qenë të përbuzur nga rrethi, e, do të jenë të përçmuar, derisa ta kuptojnë qëndresën e tyre.
Po t’ia shtojmë kësaj shifre edhe organizatat “humanitare”, që kalojnë shifrën e pesqindtave, merrnie me mend sa shumë kanë qenë të ngarkuar shqiptarët dhe llogaritini sa kanë dalur të paprekur, falë edukatës, në radhë të parë të familjes dhe qendresës së tyre, duke mos iu nënshtruar shantazheve, kërcënimeve, përbuzjeve, përmes luftës speciale, që e kanë luajtur misionarët. Lufta speciale është bërë nga shumë kënde, por, më e madhja ka qenë prej misionarëve “shqiptarë” e shqipfolës, që kanë punuar e punojnë për misionet e tyre, sepse, ata kanë ditur ku t’i prekin, si t’i ngacmojnë, si t’i shantazhojnë e kërcënojnë.
Çka është më e keqja dhe më e rëndësishmja?
Më e keqja është, se, ne, ende nuk e kemi kuptuar këtë luftë speciale, për të vepruar kolektivisht, por, ende kemi përballje individuale me të. Përballja individuale le edhe pasoja në ekonominë familjare, le pasoja në rrethin tënd familjar e shoqëror, sepse, këto dy rrethe, pa e ditur se nga kush u vjen porosia, bëjnë polemika dhe poshtërime për të vetin. Mirëpo, e rëndësishme është, se, dikushe ka kuptuar dhe me shumë mund e djersë po mundohet t’ua shpjegojë, në radhë të parë, mesit të vet, pastaj, të gjithë qytetarëve, lojën psikologjike që ushtrohet përmes tyre, pra, veprimtarëve të çështjes kombëtare, duke i krahasuar, këta të fundit, me utopikët, me alkimistët, apo, edhe për luftënxitës.
Nuk besoj se edhe kombet e tjera, që e kanë pasë fatin e kombit tonë, kanë kaluar më lehtë, sepse, duke u nisur nga niveli i shkollimit të tyre, nga mjetet prodhuese, pa bazë të fortë të së kaluarës, siç i kemi ne rilindësit tanë, kanë mundur, mejëherë, ta kuptojnë këtë moto orueliane, shpëlarjen e trurit kolektiv. Në ndërdijen tonë ka mbetur prapa, bukur shumë, çështja kombëtare, por, veprimtarë kanë mbetur pak, sepse, pjesa dërmuese janë të bindurse, njëherëpërnjëherë, duhet pushuar deri sa të arrijmë në Bruksel. Shikuar nga ky prizëm, pikërisht, Brukseli na del koordinator i misioneve antishqiptare.
Kjo shkollë, ka arritur ta ngulit në trurin kolektiv, përmes misionarëve pushtetarë e politikë, që, për këtë moto të famshme, janë në gjendje t’u falin pushtuesve fqinjë dhjetra-mijërakilometra katrorë tokë shqiptare, për ta pasur një lirishmëri lëvizjeje, e, ajo liri lëvizjeje varet nga forca e xhepit të qytetarit, e, jo prej buxhetit të Brukselit, në ka mundësi për të bërë ekskursione në akëcilin shtet Evropian. Kjo është edhe një shkak i ndarjes së qytetarëve dhe thellimit të skajshëm të pabarazisë sociale mes tyre, që, mëse shumti humbet kohë edhe nëpër familje e rrethe të ngushta qytetarësh.
Të gjitha luftat speciale e kanë qëllimin e vet, por, pakkush i kupton ato. Sa më shumë që e kuptojmë, më shpejt i vie fundi i veprimit dhe i merr këmbët e veta kombi, për të ecur përpara drejt arritjes së misionit të vet. Kjo luftë speciale luhet edhe me veprimtarët e kombit, nga pushtetarët, kur e përdorin si paravan për ta plotësuar misionin për të cilin janë ngarkuar dhe duhet përmbushur detyrën. Kjo shihet kur ngriten monumente, kur bëhet fjalë për personalitete historike e data kombëtare, në promovim biografishë, në konferenca shkencore e botime librash.
Kam besim se, shumë shpejt, bashkëkombësit e mi do ta kuptojnë këtë lojë psikologjike të misioneve dhe do t’i nxjerrin në pah misionarët e do t’ua çjerrin maskën, që do të jetë një mësim i mirë dhe afatgjatë, se si duhet trajtuar çështjen kombëtare, për të mos e lënë në udhëkryqet e botës dhe në mëshirën e në ”mësimet” e saj.

Shpejtësia e grumbullimit të informatave

Shpejtësia e mbledhjes së informatave, është edhe një lloj përcaktuesi i zhvillimit të mëtejmë të ngjarjeve. Mu për këtë zhvillohet një garë shumë e fortë nga të dyja palët, njëra për ta plasuar misionin, e, tjetra, për ta parandaluar këtë. Të dyja përdorin shpejtësinë e informimit, me të gjitha kapacitetet njerëzore e teknologjike, që kanë në dispozicion.
Kjo garë zhvillohet, që nga shoqëria skllavopronare, përmes emisarëve të vet, e para, për të krijuar profit në dëm të palës tjetër dhe, e dyta, për ta parandaluar shfrytëzimin dhe, që, i tërë profiti të shkojë në të mirë të qytetarëve. Kjo garë, i ka detyruar palët që të krijojnë ekipe profesionale, për ta mundësuar edhe zgjerimin e rrethit të informatorëve, dhe, pas analizave të bëra, ndërmarrin veprime.
Ky lloj mekanizmi ka qenë i organizuar herët, pra, varësisht nga koha dhe formacioni politiko-shoqëror. Mirëpo, nga shekulli i shtatëmbëdhjetë e merr formën më të organizuar, sidomos, në kohën e Napoleon Bonapartës. Napoleonit, më tepër i ka interesuar situata përbrenda Perandorisë, duke hulumtuar disponimin e qytetarëve të vet, për të ndërmarrë veprime pushtuese, dhe, lëshuarjes pe, në momente të caktuara, para bashkëqytetarëve të vet. Nuk do të thotë se ky nuk hulumtonte edhe jashtë Perandorisë, duke shikuar se cilat vende mund t’i sulmonte dhe t’i shtinte nën sundimin e vet, mirëpo, përcjellja e faktorit të brendshëm, për te ishte primar.
Sot, në botë, ka shumë misionarë përbrenda pushteteve dhe jashtë tyre, e para, për ta hulumtuar faktorin e brenshëm se deri ku mund të shkojë, që të mos ketë reagime të mëdha, se, gjithnjë, janë prezente moskënaqësitë.
Si kundërvënie, për t’i parandaluar veprimet e pushtuesve, te ne, është i njohur veprimi kolektiv pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Zakonisht, veprimet ushtarake të Perandorisë Otomane ndodhnin në fillim të pranverës. Ndër veprimet tjera që bënin në tokat shqiptare, ishte edhe hulumtimi i varrit të Skënderbeut, për t’ia marrë eshtrat, që, ushtarët, t’i përdorin si nuska, për t’ju sjellë fat në beteja. Për t’iu kundërvënë këtij misioni turk, shqiptarët ngriten rreth tridhjetë tyrbe, varre të shenjta, gjoja, se, Skënderbeu ishte varrosur në njërën prej tyre. Mirëpo, me 5 Maj, mobilizoheshin të gjithë, do të thotë, i madh e i vogël, të të dy gjinive. Meshkujt dilnin në mal dhe merrnin barishte, që, të nesërmen, t’i ushqenin kafshët. Vajzat dilnin për të mbledhur lule shëngjergji, dhe, kjo ishte një lloj vëzhgimi, mos dukeshin hordhitë turke. Të nesërmen, me 6 Maj, i lëshonin kafshët në kullosa, duke i ruajtur të mos e dëmtojnë vetëm grurin, për t’i nginjur kafshët pa lindur dielli, dhe, të gjithë, pastaj, mbylleshin nëpër shtëpi dhe pritnin se çka do t’ju sjellë dita. Ndërsa, vajzat tuboheshin natën, dhe, nëpër fusha të mbjella me thekër, i krihnin flokët, për të mos u diktuar se edhe ato ishin në mision të zbulimit. Me të lindur dielli, të gjithë hynin nëpër shtëpi, përgatitej ushqimi,i mbledhur një ditë më parë për kafshët, dhe, për drekë gatuanin përshesh me qumësht, ushqim pa shpenzime të mëdha, sepse, nuk dihej se si do të shtjelloheshin gjërat mëtej. Ky rit vazhdon edhe sot, por, nuk e ka ketë mision.
Secili pushtet, apo popull, ka vepruar në mënyrën e vet, për pushtim, apo, për t’u mbrojtur.
Kjo garë, sot, është më e theksuar, në të gjitha frontet. Kryesisht, janë të mobilizuara supërfuqitë ushtarake, të cilat harxhojnë mjete të mëdha për t’i zbuluar sekretet përbrenda kundërshtarit, por, edhe ato të taborit kundërshtues.
Edhe ne shqiptarët, më heret, kemi vepruar me gjithë potencialin që e kemi pasur në dispozicion, mirëpo, pas viteve të ’90-ta, sikur e kemi humbur busullën. Në kohën kur ka qenë dashtë, më tepër se kurrë, të jemi më të mobilizuar dhe ta realizojmë misionin e rilindasve tanë, mbin, si këpurdhat pas shiut, klasa politike mikroborgjeze, e cila kishte rënë këmbë e krye në shërbim të misioneve të armiqve tanë, e, më vonë, edhe të miqve, por, që, edhe kjo palë, nuk e kishte qëllim mbështetjen e kauzës deri në përfundim, por, ata u mjaftuan që ta kenë nën kontroll gjeostrategjinë, ndërsa, për gjeopolitikë, luftohet ende, gjë që i gjason luftës së ftohtë, mirëpo, e gjithë kjo, tash, bëhet nga misionarët vendorë dhe janë informatorë shumë të denjë. Të dyja palët, e kanë pasur për mision shtrirjen e frikës te liderët politikë, në Kosovë (fjala është për territoret shqiptare në ish-Jugosllavi), dhe, te pushtetarët, në Shqipërinë londineze. Këtë, fatkeqësisht, e kanë arritur, por, gjasat janë shumë të mëdha se edhe ne do t’i kthehemi vetvetes, për t’i koordinuar veprimet e hapat për ecje përpara, ku, secili që pranon lojën e hedhjes së vallës në gojën e ujkut, bëhet edhe informator, përshpejton të grumbullojë material, dhe, si misionar, i plason për bashkëkombësit e vet, fillimisht, për t’ua prezentuar atë çka po ndodhë.
Grumbullimi i të dhënava, dhe analiza e tyre, është shumë me peshë, sepse, të paktën, do ta këndellë opinionin, duke ua prezentuar të vërtetën, dhe, në pamundësi të përballemi me këtë luftë të ftohtë, përmes emisiarëve në fshehtësi të thellë, jemi të detyruar për ta shpërthyer heshtjen, duke i vënë në pah të gjitha mangësitë. Për momentin, jemi pak, por, sipas parimit të rrethit të Arkimedit, spiralja po zgjerohet dhe po depërton te të gjitha shtresat. Ky është një mision bukur i rëndë, sepse, përpara dalin pengesa të duardurta, nga kundërshtarët, të cilët nuk janë të paktë, që vijnë nga shumë shtete e fe. Zaten, edhe jeta na ka mësuar të përballemi me gjithçka, e, ta shohim nga kënde të ndryshme, sa, jemi të detyruar të merremi me politikë ekonomike, me ekonomi politike, me demografi, me atë të luftës e të luftës së ftohtë, me pritjen e sulmeve psikologjike, me dezinformata, me shtypin e verdhë dhe kolonën e pestë, që na i sollën në këto troje të gjithë armiqtë dhe “miqtë” tanë. Edhe pse e dimë se po përballemi me të gjitha këto, asnjë shtet mik nuk doli për të na sinjalizuar, të paktën, të na informonin se me kë kemi të bëjmë, por, kësaj situate iu qasëm vet, për t’ua parë qëllimin, për t’i analizuar dhe për ta përgatitur terrenin për mbrojtje. Mu për këtë, e themi se edhe miqtë tanë janë pjesëmarrës në këtë lojë misionesh. Të paktën, ata kanë mundur të jenë informatorë të skemave që janë përgatitur, por, këtë nuk e bënë, sepse, i ndanë detyrat larg syrit tonë, kur ishim në ekstazën e fitores së luftës. Kjo, mëse lehti mund të shihet te Veriu i Kosovës, ku, francezët, si kundërshpërblim të bombardimeve të NATO-së kundër Serbisë, në sytë e të gjithëve, ndihmuan ndarjen e Kosovës dhe spastrimit etnik të asaj pjese të Kosovës shqiptare, gjë të cilën e pranon edhe gjenerali francez i NATO-së, për këtë pjesë të Kosovës. E pranojnë edhe të tjerët, sepse, asnjëri nuk e ngriti zërin për të kundërshtuar në këtë drejtim, por, ndihmuan që të konsolidohen serbët, t’i bashkërenditin veprimet me Beogradin dhe i detyruan shqiptarët të uleshin në Vjenë dhe Bruksel, për të biseduar për tokën tonë të pushtuar. Këtu, ranë në provim të gjithë liderët politikë dhe kjo lojë do t’i ndryshojë rrjedhat e historisë që do të ndodhë, sepse, ne, nuk jemi të gatshëm të na hyjë edhe njëherë litari i ndarjes së tokës tonë me Serbinë, sado që edhe amerikanët janë që ky veprim të ndodhë në terren.

Koncentrimi për ta zbuluar misionin

Koncentrimi, për pushtim apo zbulim, është shumë me rëndësi. Të njëjtin rol ka edhe koncentrimi për çlirim. Kjo bëhet përmes të dhënave që disponon akëcila palë në konflikt. Ky fenomen ka ekzistuar që nga lindja e pronës private, si domosdoshmëri e ruajtjes dhe zgjerimit të saj, nga njëra palë dhe nga pala tjetër, që të mos jetë e eksploatuar skajshmërisht, sa, me mundin e vet, nga puna, rrezikohet të vdesë urie. E para, lufton për ta shtuar pasurinë, ndërsa, e dyta, lufton për të mbijetuar me punën e vet. Historia njeh plot raste të tilla, madje, kjo na paraqitet edhe te shkrimtarët francezë, Balzaku, Hygo, Zola e të tjerë, të cilët, na e paraqesin këtë pasqyrë shumë reale, përmes veprave. Shkrimtarët e kohës dhe gazetarët, i shtyjnë edhe Marksin e Engelsin të merren me këtë fenomen dhe i qasen trajtesës së tij, ku, vënë në pah gjendjen e vështirë të punëtorëve. Kjo edhe e lindë zhvillimin e klasave shoqërore, që, edhe sot janë në konflikt interesi. Këto konflikte interesi kanë marrë përmasa shumë të mëdha, jo vetëm si demonstrim, por, edhe në luftë të përgjakshme, siç është i njohur Revolucioni i Tetorit, në Rusi.
Koncentrimi luan rol dominant edhe në grumbullimin e të dhënave për planet që kanë palët në konflikt. Sa më shumë të përqëndrohen dhe të jenë seriozë në mbledhjen e shënimeve, aq më efikasë do të jenë në kryerjen e misioneve. Kjo luftë e të kundërtave, sa vjen e zgjerohet, me kalimin e kohëve. Secila kohë i ka metodat e veta, sepse, vetë ndryshimi i marrëdhënieve ekonomike, e ndryshon edhe qasjen ndaj problemit. Ajo që mund të shihet më se miri, është koha e mesjetës, kur luftërat për zgjerim territori ishin më të theksuara. Zbulimi i Amerikës, luftërat e Kryqëzatave, të udhëhequra nga Anglia, depërtimi në Azi, të gjitha këto nga evropianët, hapë një epokë të re në relacion me përparimin e teknologjisë. Kur kësaj ia shtojmë edhe dyndjet e turqve në Gadishullin Ilirik dhe tentimet për ta sunduar Evropën, kemi një koncentrim të forcave ushtarake, mbledhës të informatave, përpunimin e tyre, përshtatjen apo tejkalimin e teknologjisë ushtarake dhe joshjen e kategorive të njerëzve për ndihmesë, për të qenë në shërbim të akëcilës palë ndërluftuese. Kjo ka bërë që të lindë edhe shtresa e tretë, e cila përballet me të dyja dhe përpiqet të mbledhë të dhëna, për t’i kuptuar misionet e të dyjave. Edhe kjo kategori, mbledh të dhëna për ta kuptuar më mirë misionin që kanë palët ndërluftuese, pa marrë parasysh se ku kanë vepruar, nga vendet që i cekëm më lart.
Pala e tretë lindë si domosdoshmëri e veprimeve të tyre, sepse, është ajo që e përdorin mish për top, ngase, në truallin e tyre zhvillohen luftërat. Ajo detyrohet të mbijetojë, prandaj, është më vigjilente se ato, duke u munduar ta shkoqisë misionin e akëcilës, të analizojë forcat ushtarake të tyre, ta mobilizojë veten për të vepruar.
Në kryqëzata, detyrohen të tërhiqen anglezët, se, u diktua se nuk ishte fjala për fenë, por, lufta bëhej për të mirat materiale që kishin vendet arabe, që, edhe sot, në njëfarë mënyre, veprohet njësoj, por, pala kundërshtuese nuk ka arritur ta zbërthejë misionin dhe më shumë i ka shkaktuar dëmë vetes se pushtuesit, sa, i ka ndërsyer kundër vetes të gjitha forcat, madje, edhe ato të kombeve të veta. Pra, kemi të bëjmë me një mision të dështuar, prandaj, lypset mençuri dhe analizë për ta kuptuar se si duhet kundëvënë misioneve të huaja.
Në Azi, hasën në pengesa, sepse, atje, kishte një filozofi pushtetare që themelet i kishte te Konfuçi, dhe, e kishin vështirë të mposhtnin atë.
Në Amerikë, kishte përmasa të tmerrshme, sa u zhdukën kombe të tëra dhe krijohet kombi artificial, ku, janë të përfshirë të gjithë të mbijetuarit, ardhacakët dhe shërbëtorët e tyre, që kanë edhe larushi ngjyre dhe gjuhe, por, ajo zyrtare është anglishtja, ngase, Anglia, si fuqi e kohës, e kolonizoi një pjesë bukur të madhe të saj. Këtu ishin koncentruar të gjitha forcat ushtarake dhe fetare, të cilat, me dashje apo pa të, gjetën misionarë për ta kryer misionin e ardhacakëve.
Edhe me pushtimet turke në Gadishullin Ilirik, kemi përplasje kulturash, gjuhësh dhe feshë. Në këtë hapësirë ishte thelluar ndarja fetare, si më e rëndësishmja e kohës, ndërmjet Romës dhe Konstatinopolit, por, secilin popull e karakterizonte gjuha, doket, zakonet, e, që, ishte konflikt mesvete, edhe përpara kësaj, pra, përbrenda këtyre dy rrymave fetare.
Këtë pjesë, do ta trajtoj si pjesë të shqiptarëve, të cilët gjinden para një egërsie barbarësh të të dy konfesioneve fetare dhe disa popujve barbarë. Turqit, përparonin në tokat tona, helenët mundoheshin, përmes fesë, të gjenin ithtarë nga shqiptarët, që ishin shumicë dhe më luftarakë se të tjerët, dhe, sllavët që kishin mision, që nga shekulli VIII, t’i pushtonin tokat shqiptare, përmes zhvendosjes së popullësisë joortodokse. Në këtë përballje, shqiptarët u detyruan të kërkonin aleatë dhe kjo u arrit në Betejën e Kosovës, të cilën, serbët, edhe pse e humbën, do t’ia atribuojnë vetes, për gjashtë shekuj, si fitore, edhe pse, në atë betejë humbës janë aleatët. Turqit, pas saj, depërtuan dhe e filluan sundimin e vet. Ky sundim do të ndërpritet vetëm në kohën e Skënderbeut dhe disa vite pas vdekjes së tij. Pra, përreth tridhjetë vite Shqipëria kishte pushtet të vetin, por, blloku fetar i ortodokësve dhe katolikëve, e tradhëtuan.
Pushtuesit dhe fetë konsolidoheshin dhe shumë pak, ose, aspak, e ndalonin njëra-tjetrën, kundër shqiptarëve. Edhe shqiptarët përpiqeshin për ta lindur një epokë të re, duke u munduar ta bëjnë një platformë misioni, kundër të gjithëve që e kishin pushtuar dhe e rrethonin Shqipërinë. Ky pushtim ishte i tmerrshëm dhe hovin më të madh e mori kur helenët i shndërruan në grekë, kur shqipen, si gjuhë, e hoqën nga gjuha zyrtare, francezët dhe gjermanët, që e njohën shtetin serb dhe malazez. Kjo ishte një kurdisje e Carizmit rus, që e mbështetën edhe shumë shtete të Evropës.
Intelektualët shqiptarë, ishin katandisur në të gjitha anët e botës, se, ndiqeshin prej turqve, helenëve, serbëve, malazezëve, bullgarëve, etj. Mirëpo, kurrë, nuk e humbën shpresën për një ditë më të mirë dhe filluan të vepronin për të ardhmen, e, këta ishin misionarët e parë, dhe, që, këta e krijuan misionin e bashkimit kombëtar, i cili, pas shumë përpjekjesh titanike, u artikulua në Vlorë, më 28 Nëntortë vitit 1912, ose, siç quhet ndryshe: Nëntorii Dytë, pas 28 Nëntorit 1443 të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.
Edhe atëherë, edhe sot, janë dy tabore ndërluftuese, që të dyja kanë mision të (para)caktuar, e para, për ta bërë bashkimin kombëtar dhe për t’i thënë njëherë e përgjithmonë lamtumirë robërisë, dhe, në taborin e dytë janë misionarët e misioneve të huaja, që, qoftë përmes politikës, ekonomisë, fesë dhe pranimit të “kombit kosovar”, të “himnit” e “flamurit”, po e pengojnë realizimin e misionit kombëtar. Kjo kategori, për shumë arsye, e, të gjitha ato “arsye” janë banale, po e pengon rrugëtimin e misionarëve shqiptarë, sepse, ajo e ka forcën pushtetare, forcën ekonomike, forcën diplomatike, forcën fetare, dhe, me të gjitha këto, sëbashku, e ka shtrirë fushëveprimin e vet, e koordinuar dhe e mbështetur nga faktori ndërkombëtar, madje, edhe nga miqtë.
Për momentin, duket se jemi të vetmuar dhe, të vetmuar do të jemi derisa ne nuk e kuptojnë forcën tonë, sepse, energjia jonë kombëtare është e shkapërderdhur, por, duhet mobilizuar e koncentruar të gjitha forcat, për ta kanalizuar veprimin tonë dhe për ta kthyer dinjitetin kombëtar, që, sot, nëpërkëmbët prej të gjithëve, madje, edhe prej misionarëve shqipëfolës.
Derisa u thanë këto, në pika të shkurta, ne, i kemi zbuluar misionet e të huajve, se, misioni i pushtuesve veç ka qenë i ditur, dhe, nuk na duhet asgjë tjetër, pos që këtë ta përcjallim te bashkëkombasit tanë, që të koncentrohemi, dhe, duke mbledhur të gjitha fuqitë tona, të veprojmë grushtbashkuar.

Misioni, edhe për engjëj

Është shqetësues fakti, kur përgatiten misione për t’ua prerë krahët fëmijëve!Këta engjëj janë fëmijët, të cilët, posa të lindin, bëhen pjesë e misioneve, dhe, misionarë të caktuar do të merren me ta. Këta misionarë, janë më të shkolluar dhe më të aftësuar për t’u marrë me këtë kategori, si e ardhme e sigurt e një populli.
Ky mision nuk është shumë i vjetër për civilizimin botëror, dhe, diku ka gjëlluar më shumë e diku më pak, varësisht prej interesave të pushteteve. Kjo, më tepër është moto e pashkruar e feudalizmit dhe kapitalizmit, e cila merret drejtpërsëdrejti me studimin e kombeve dhe të racave. Kombet që kanë paraqitur rrezikshmëri për pushtuesin, temë e analizave kanë qenë edhe fëmijët dhe gjeneratat e reja të tyre. Hapi i parë që është ndërmarrë në këtë drejtim, ka qenë moslejimi i shkollimit të tyre dhe, mundësisht, tjetërsimi, komplet, përmes shkollave të tyre, për të qenë plotësisht nën ndikimin e tyre, madje, edhe si mundësi për analiza labortorike, si psikologjike, anatomike, për zbatimin e eksperimenteve shëndetësore, etj.
Në botë, kemi shumë shembuj të tillë, që, edhe janë studiuar nga shkencëtarë të ndryshëm dhe rezultatet kanë qenë të kënaqshme. Hulumtimet, për ta treguar këtë të vërtetë, janë bërë me fëmijët bonjakë, që i ka marrë pushteti dhe prej tyre ka krijuar edhe ushtarë vrastarë, duke ua hequr ndjenjën e mirëkuptimit dhe ndjenjën e dhimbjes, duke i ushtruar në kampet më të mira, si shembull mund ta marrim shkollën speciale në Francë, “Legjionet e të huajve”, por, kjo e bën një përjashtim, aty mund të rekrutohen të gjithë ata të rinj, edhe nëse kanë prindër. Këta, pastaj, janë dërguar me detyra konkrete, si misionarë, qoftë në cilësinë e hulumtuesve, në cilësinë e vrasësve, në cilësinë e kundërinformimit, pra, në situatat më të rrezikshme, për të ardhur pushteti deri te qëllimi i realizimit të misionit. Këta janë ushtruar edhe për përballjen e sëmundjeve të ndryshme, për përhapjen e tyre, për krijimin e imunitetit për akëcilin, që të jenë më të përgatitur për misione të caktuara.
Qëllimi parësor i prerjes së krahëve, engjëjve, ka qenë që, një popull apo komb, ta lë pa të ardhme, duke i tjetërsuar në edukim dhe shkollim, për aq kohë sa të harrojnë se kush janë e nga kanë ardhur, dhe, padronët e tyre t’i njohin e llogaritin për paraardhës. Kjo teori e shpjegon edhe shuarjen e kombeve që në embrion dhe tjetërsimin e tyre në kombe tjerë. Kjo, logjikisht, na bën të kuptojmë, se, sa vështirë është të zhduket fizikisht një popull apo komb. Këtë, mëse miri mund ta vërejmë në kontinentin Amerikan, që ende ruhen si të rralla, ngjyra dhe tiparet e fytyrës, që nuk i takojnë përkatësisë kombëtare në të cilën thirren ata. Por, kjo mund të shihet edhe te turqit, si fenomen, që është i njohur për ata që merren me studimin e antropologjisë.
Çdo komb në botë, gjatë zhvillimit të civilizimit, është ballafaquar, pak a shumë, me trysninë për shuarje. Edhe ne, shqiptarët, nuk kemi kaluar lehtë. Edhe ne kemi fise të zhdukura nga Perandoria Romake, siç janë Etruskët, nga sllavët - Dalmatët, etj. Pra, këta dy popuj e kishin këtë mision. E para, se në truallin e tyre lindi kjo perandori dhe ata ishin edhe krijimtarë të saj, duke u dhënë gjithë diturinë dhe kulturën, që, në njëfarë mënyre, ishin tjetërsuar edhe romakët e dikurshëm, mirëpo, atje janë vendosur shumë të tjerë dhe me fisin Ital i kanë mundur ushtarakisht dhe i kanë zhdukur. Edhe sot, po të shikohet kultura romake, këtë mund ta shohim më tepër nga skulptura, ku, pjesa dërmuese e artifakteve i takojnë kulturës ilire. Ndërsa, sllavët, me pushtimin e bregdetit Adriatik, në pjesën e Dalmatëve, këtë fis ilir e gjetën të shkatërruar nga Perandoria Romake, dhe, e patën shumë lehtë ta pushtojnë, e, përmes kulturës dhe gjuhës, edhe ta asimilojnë.
Këtë moto e kishte edhe Perandoria Osmane, e cila, me pushtimin e tokave të reja, apo vetëm me pjesëmarrje në beteja, synim i parë ishte marrja e fëmijëve, kryesisht, meshkuj, dhe prej tyre krijonte njësite jeniçerësh dhe i dërgonte në vendet që i konsideronte të rrezikshme për ushtarët e vet. Edhe shqiptarët ishin viktimë e kësaj politike. Fëmijët, ushtroheshin nga profesionistë dhe mobilizoheshin për pushtime të reja perandorake, ndërsa, femrat i trajtonin si robinja, që i shoqëronin ushtarët nëpër kampe ushtarake. Turqit, edhe përmes fesë, arritën ta asimilojnë një pjesë të kombit dhe, sot, e kemi një pjesë bukur të madhe që ndihen për turq apo myslimanë. Kjo bëhej me dhunë, që ta kishin mundësinë e mbijetesës, mirëpo, falë dokeve dhe zakoneve tona dhe qendresës së herëpashershme, nuk arritën të na shfarosin. Kjo gjendje ka vazhduar derisa ata do t’i kenë pasur të pushtuara tokat shqiptare, prandaj, edhe sot po mundohen ta marrin të njëjtin rol të dikurshëm, duke favorizuar etnitetin turk, në emër të demokracisë dhe të investimeve që ua kanë lejuar misionarët shqiptarë.
Edhe sllavët, pothuaj, e kanë bërë të njëjtën gjë, por, dallimi është se këta nuk mblidhnin jeniçerë, por, prioritet i tyre ka qenë vrasja e fëmijëve, madje, edhe në barkun e nënës, ose ngulja në hunj e fëmijëve lakuriqë ilirë, rretheqark një tempulli ilir, në Rashkë, që, ka pak dallim me atë që evropianët e bënin në kontinentin e Amerikës. Sllavët, kanë përdorë metoda për të mos lindur më fëmijë shqiptarë, për të mos u shtuar fara zotore shqiptare, përmes sterilizimeve, duke i varur të gjithë, pa përjashtim moshe e gjinie, ose, duke i detyruar në ndërrimin e fesë dhe kjo është arritur lehtë me ata shqiptarë që kanë qenë të besimit ortodoks, që janë asimiluar në ortodoksë grekë e serbosllavë.
Që nga Kongresi i Berlinit, sllavët janë marrë me spastrimin e territoreve, duke vendosur kolonistë serbë nëpër ato fshatra. Kjo politikë serbe ka vazhduar gjatë gjithë kohës, me krijimin e kibuçeve të metalta, me krijimin e kibuçeve lagje e fshatra, të paktën, për ta ndërruar strukturën e banorëve. Sllavët kanë vepruar me elaborate, siç janë ato të Grarashaninit, Gjorgjeviqit, Andriqit, Çubrilloviqit e Qosiqit, të cilat i kanë zbatuar Pashiqi, Tito, Rankoviçi, Millosheviçi dhe të gjithë pasardhësit e tyre, deri në ditët e sotme. Në kohën e Pashiqit dhe të Titos është e njohur shpërngulja e shqiptarëve për në Turqi, sipas marrëveshjes xhentëlmene. Por, në kohën e Titos kemi edhe regjistrimin e kombit mysliman, si bjeshkatarët (goranët), pastaj, në Maqedoni e Mal të Zi, të cilëve u kushtëzon të drejta, sidomos, në vitin 1981 e këtej, përmes po kësaj metode, por, viktimë bien edhe otodoksët shqiptarë. Ata, pikërisht, tash, kanë filluar ta ngenë zërin (disa), se janë regjistruar me dhunë myslimanë, serbë, malazezë e maqedonë, si otodoksë sllavë, përndryeshe, qenia e tyre njerëzore e komëtare ka qenë e rrezikuar nga zhdukja.
Viti 1990, është vit i eksperimentit për t’ua prerë krahët engjëjve shqiparë, përmes lëshimit të helmit në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, anembanë Kosovës.
Kjo politikë serbe nuk ka pushuar edhe pas mbarimit të luftës çlirimtare. Kjo politikë është kultivuar me ndihmën e KFOR-it francez dhe ka marrë përpjestime të mëdha, sa, brenda natës, serbët, i kanë shpërngulur rreth 12 000 (dymbëdhjetëmijë) shqiptarë nga Veriu i Kosovës dhe, në Veri kanë filluar të ngriten lagje të tëra e rrokaqiej për serbët, ndërsa, çdo tentim i shqiptarëve për t’u kthyer në trojet e tyre stërgjyshore, pengohet, dhe, këtu, serbët i mbështet edhe Brukseli.
Te grekët, sikurse te serbët, ende gjëllon e njëjta politikë kishtare, antishqiptare, madje, qeveria edhe mburret me rritën e numrit të banorëve, që nuk i takon natyralizmit, siç ndodhë në Amerikë, por, të gjithë atyre që shkojnë për të punuar, ua kushtëzon me mbijetesë.
Viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, Jugosllavia e bëri edhe një eksperiment tjetër, ku, fëmijët tanë u përzgjodhen si ekperiment, me imponimin e shkollave profesionale, në emër të tregut të punës. Mirëpo, pak pati sukses dhe ata fëmijë eksperimentimi, më vonë, do të jenë në ballë të ngjarjeve, madje, edhe bartës të luftës çlirimtare, duke falënderuar familjet e arsimtarët e ndërgjegjshëm dhe veprimtarë tjerë të çështjes kombëtare.
Me vendosjen e UNMIK-ut, filloi faza e dytë eksperimentale me fëmijët tanë, në emër të sistemit të Bolonjës, të cilin nuk e vunë në jetësim edhe vetë bartësit e këtij projekti për fëmijët e tyre. Pra, u bënë tri ekpserimente, njëri pas tjetrit, e, edhe studimet janë ende në fazën e eksperimentimit. Shtyllat kryesore për mbarëvajtjen e arsimit janë hequr, pedagogët, psikologët, madje, edhe shtresimi i studimeve veç e ka komplikuar sistemin e arsimit, në tërësi. Kur kësaj ia shtojmë edhe vërshimin e universiteteve private dhe kolegjeve, gjendja na del e mjerë. Përditë, po na mbijnë studentë me mastera (fakultete të dikurshme, por, atëherë, të paktën, kanë qenë profesionale), e, sot, thirren në cilësinë e magjistrave, se, për bahçellor (shkolla të mesme dikur, e, sot, trajtohen si fakultete), e, nuk kanë as vlerë e as njohuri më tepër.
Edhe kjo bën pjesë në misionin e të huajve për t’ua prerë krahët engjëjve tanë, për t’ua pamundësuar fluturimin në lartësinë e duhur me bashkëmoshatarët e tyre në gjithë botën. Prindërit dhe arsimtarët, duhet parë këtë rrezikshmëri, prandaj, duhet ngritur zërin për nivelin e moralit dhe të dijes, për të mos i lënë gjeneratat gjysmake, por, ato, të jenë të përgatitura për të hapëruar në jetë. Se, nëse nuk ndërmarrim veprime konkrete, këta fëmijë të sotëm do të jenë bartës të të gjitha fushave jetësore, nesër e pasnesër. Qeverisë, së bashku me ndërkombëtarët, nuk i intereson, në kemi shkollë kombëtare që përgatitë kuadro, por, ajo po mjaftohet vetëm me diploma e tituj “shkencorë”, sepse, kështu, është më mirë për ta (për politikanët), që ta kemi një shtresë të paditurish, të diplomuar, sesa kuadro që do ta kuptonin lojën që luhet për fatin e brezave e të kombit.
V I J O N...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 631 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi