Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Afrim Morina: Misioni dhe misionarët
Publikuar më 09 korrik, 2017 në orën 00:12 ( ) Afrim Morina | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
7
Linçimi

Linçimi i promotorëve, gjithnjë ka qenë detyrë parësore e misioneve dhe misionarëve, për t’i paraqitur si palngprishës, si luftënxitës, si të paguar nga qendrat kundërkombëtare (të cilat i imagjinojnë), për të vetmin qëllim, që t’i ndajnë nga masa. Linçimi bëhet publik, bëhët në rrethin e tij, gjë që arrihet përmes njerëzve që i ka besuar shoqëria. Kjo formë linçimi e shantazhi, herë-herë, ka pasur sukses, sepse, i linçuari e ka pasur vështirë t’i bindë të tjerët për të vërtetën që e mbron dhe për të cilën të vërtetë e ka qëllim të luftojë tërë jetën. Të linçuarit nuk janë ata për të cilët bëhet propagandë, por, propaganduesit janë misionarë të misioneve të huaja, që po e shtrijnë pushtetin, apo interesin, përmes tyre, e, që shkon në dëm të çështjes kombëtare.

Kjo luftë speciale, që e përdorë për veprim propagandën e verdhë, bashkë me kolonën e pestë, është fort e koordinuar, sa ka arritur që kundër promotorëve të shoqërisë e të kombit, të gjejë njerëz që nuk janë të kompromituar, që kanë pak a shumë besim në rrethin ku jetojnë, mirëpo, pagesa për ta kryer misionin është e madhe. Mu për këtë, vështirë e kanë qytetarët për t’u binduar se ata kanë shpifur, kanë sajuar, janë të shitur dhe, pastaj, fillon mosbesimi ndaj të linçuarit.
Pushtuesi, apo pushteti, mundohet të hy edhe në rrethin e tij më të ngushtë, qoftë edhe përmes familjes së ngushtë, apo, asaj më të gjerë. Këta janë, të shumtën e herave, pa pagesë, sepse, misionarët e huaj janë aq përfidë, sa ua mbushin mendjen familjarëve, se kjo rrugë e promotorit është rrugë pa fund, nga kjo mund të keni vetëm pasoja në rrethin tuaj dhe mund të pësoni izolim. Ai që beson në këtë, aktivizohet dhe mundohet, së pari, t’ia mbushë mendjen drejtpërsëdrjeti personit për të cilin është fjala, e, pastaj, kërkon edhe ndihmën e të tjerëve. Kur e sheh se e ka të humbur betejën, del jashtë rrethit të vet dhe krijon insinuata të papëlqyera, sepse, edhe vetë mbushet me inat, pse nuk e dëgjon, vetëm e vetëm për t’ia ulë dinjitetin dhe autoritetin. Kemi edhe raste hakmarrjeje, që “luftëtari” mundohet ta linçojë në çdo mes, duke mos i zgjedhur as mënyrat dhe as mjetet e veprimit.
Kjo luftë e pamëshirë, që zhvillohet për njërin mision apo tjetrin, është shumë e ashpër dhe nëse promotori i ka hyrë punës së vet me përkushtim dhe ka fakte, nuk arrin askush ta gjunjëzojë, por, del ngadhënjimtar, se, ngadhënjimi vjen nga frytet e punës së vet. Mirëpo, për të ardhur deri te kjo e vërtetë, duhet kohë, mund dhe përkushtim edhe më i madh, për grumbullimin e fakteve. Këto përballje, shpesh mund t’i hasim në jetën praktike.
Misioni, e arrin qëllimin e vet përmes misionarëve që hulumtojnë se kush janë promotorët e shoqërisë, apo, edhe të çlirimit kombëtar, prandaj, ndërmerren veprime kundër kësaj kategorie, me misionerët e botës tjetër. Siç u tha edhe më lart, puna e parë është që të mposhten promotorët dhe fazë e parë është linçimi i tyre. Nëse përmes kësaj metode arrijnë ta ndalin promotorin, për të vepruar, mirë, e, nëse jo, atëherë, shkojnë deri në vrasje, sepse, jetëgjatësia e tij e shkurton jetën e tyre. Ka raste, kur heqin dorë nga kjo e dyta, sepse, një veprim i tillë mund t’i ndezë gjakrat e ithtarëve të tij, dhe, automatikisht, shndërrohet në dëshmor. Ata nuk janë të gatshëm të krijojnë dëshmorë, sepse, e dinë se kjo merr përmasa edhe më të mëdha, sepse, bëhen publike të gjitha punët që i ka kryer promotori dhe i tërë mundi i tyre për linçim del i pasuksesshëm dhe zbulohet veprimtaria penguese për çlirim.
Sidoqoftë, kjo punë vazhdon nga një person te tjetri, dhe, kështu, mundohen ta ndjekin metodën e përçarjes, apo, të veçimit e linçimit të promotorëve, edhe përmes njëri-tjetrit. Një nga metodat është edhe lavdërimi i njërit dhe përçmimi i tjetrit, se, gjoja, ai punon më shumë, se, tjetri i njeh problemet më mirë, se, njëri është më i shoqërueshëm, se njëri i logjikon më mirë problemet, se njëri nuk vepron nga momenti në momet, etj. Te promotorët, vështirë se pinë ujë këto lojëra, mirëpo, te rrethi i tij, kjo ka efekt, dhe, pa ditur, rrethi i drejtohet në emër të dhimbjes që ka për të, në emër të inatit, në emër të pamundësisë për ndihmesë, në emër të skamjes, kërkojnë që të jenë si ai, apo, edhe të heqin dorë. Këto krahasime, misionarët, nuk i bëjnë ndërmjet promotorëve, por, e shpikin një njeri për ta marrë si shembull. Ai, që me të vertetë i ka vu vetes mision për të ecur përpara, i ka vu vetes mision për ta përmbushur betimin, i ka vu vetes mision për ta çuar porosinë e dëshmorëve në vend, ai, këto i merr krejt sajesa dhe, për aq sa ka mundësi, ia shpjegon rrethit, e kuptoi apo jo, ai ecën rrugës së vet me një vullnet edhe më të madh.
Prandaj, çdokush që i ka hyrë valles, me vetëdije, për ta përmbushur detyrën e paraardhësve të vet, do të jetë këmbëngulës në rrugëtim e tij maraton, edhe nëse i bie të jetë krejt i vetmuar. Bindja për një të drejtë supreme e mban atë të gjallë dhe gjatë punës së vet, ku, gjatë përpjekjes së vazhdueshme për ta thënë të vërtetën, krijon rreth të fuqishëm dhe kështu zgjerohet rrethi i promotorëve dhe këta përpiqen për ta zbërthyer punën e vet, për të parë se deri ku kanë arritur, që të japin një përfundim, se, si të ecët mëtutje. Kur promotorët bëhen së bashku, puna e tyre është më e suksesshme, vihen në pah penguesit e rrugës së lirisë e të bashkimit, përjashtohen të gjitha mundësitë e linçimve dhe krijohet misioni në kohën kur jetojnë, edhe në rrethanat në të cilat gjindet kombi apo shoqëria.

Paqja e qëndrueshme

Qëllimi e arsyeton mjetin. Është një shprehje e kahershme, mirëpo, asnjëherë, nuk jemi ndalur ta analizojmë, se, çka ngërthen në vete, si mendim filozofik, por, mëse shumti, si mendim ushtarak. Siç duket, ky mendim ka ardhur nga të fortët, prandaj, edhe ka karakter ushtarak.
Misionet pushtuese, kolonizuese, shfrytëzuese, etj., e kanë lëshuar këtë mendim në opinion. Ata, për t’i arsyetuar qëllimet e veta, kanë bërë gjithçka që u ka ardhur për dore, pa i kursyer njerëzit, se, për të mirat materiale dihet, tashmë. Misionet e tilla kanë lëshuar për gjah misionarët e vet, për të hulumtuar terrene, për t’i hulumtuar pasuritë, për ta hulumtuar fuqinë e akëcilit komb apo shtet, për të hulumtuar në kanë apo jo mision, për t’i hulumtuar se kush janë misionarët dhe a kanë kapacitete mbrojtëse. Kur janë mbledhur të gjitha këto shënime, ato janë përpunuar dhe kanë filluar veprimet, duke llogaritur edhe sa qese plasmasi duhet marrë për tërheqjen e kufomave.
Kjo metodë ka qenë e hershme, por, dallimi në mes të sotmes dhe të kaluarës është, se, më herët kanë llogaritur vetëm në forcën fizike, se, teknologjia ka qenë e përafërtë dhe ka çuar pak peshë. Në kohën e sotme gjërat kanë ndryshuar dhe më tepër shikohet kë kanë për aleat dhe çfarë teknologjie të armatimit mund ta përdorin. Kjo edhe i ka shtyrë të ndahen në baza të interesit gjeopolitik dhe gjeostrategjik, mirëpo, nëse njërës palë të interesit i ka konvenuar njëra, atëherë, ka lëshuar pe për tjetrën, se, edhe mund të ndahen ndonjëherë këto dy shtylla të konfliktit. Historia e civilizimit, njeh goxha raste të tilla. Ndërsa, për ne është e njohur lufta në Bosnjë e Hercegovinë.
Për ta arritur qëllimin e realizimit të misionit, nuk janë llogaritur asnjëherë mjetet financiare, paraprakisht, dhe forca njerëzore. Këtë, e kanë bërë për të pushtuar toka te reja dhe ato ua kanë mundësuar rikthimin e pasurisë së humbur, për të arritur qëllimin. Kjo është motoja e lartshënuar, ndërsa, asnjëherë, nuk është llogaritur faktori njeri. Nga kjo, mund të marrin mësim të gjithë ata që u ndihmojnë pushtimeve të reja, dhe, duke mos e dhënë kontributin e vet, si fuqi punëtore, për krijimin e potencialit ushtarak, me të cilin do ta shpëtonin kombin apo shtetin e sulmuar, por, edhe faktorin njeri, që nuk llogaritet si humbës.
Nisur nga këto, mund ta japim një sugjerim, se, vetë njeriu i mundëson vdekjen vetes, si ushtar, duke kontribuar në përsosjen e teknologjisë ushtarake. Sikur të jetë e bashkuar klasa punëtore, në këtë plan, me siguri, misionet pushtuese ushtarake, politike e ekonomike do të ndaleshin, se, vetë prodhimi i kushtëzon ato.
Bota e pushtuar ka arsye të përballet me pushtuesin, sepse, krijon ardhmëri për brezat që vinë, prandaj, edhe vdekja e njerëzve arsyetohet në këtë plan. Ata duhet të jenë unikë në të gjitha planet, për një mision të caktuar, çlirimin e vendit dhe krijimin e kushteve më të mira për një jetë të pavarur.
Është shumë me rëndësi, që punëtorët e të dyja palëve të merren vesh, të jenë të bashkuar, ta kenë një mision të përbashkët, të mos ketë luftë dhe të ketë shtete kombe, se, vetëm kjo formë e shpëton njerëzimin, dhe, vetëm ky mjet do ta arsyetonte qëllimin, sepse, njerëzve u garantohet paqe e qëndrueshme.
Ndoshta, kjo, dikujt i duket utopi, por, nëse nuk arrihet deri te ky veprim, në botë do të ketë luftëra, do të ketë pushtime demokratike, do të ketë shfytëzim ekonomik, do të ketë shfrytëzim klasor, do të ketë ndarje klasash të theksuara, dhe, mos sot, nesër, me siguri, do të ndërmerret një veprim i duhur. Veprime të tilla ndërmerren kur të jenë të gjithë, në një farë mase, të eksploatuar.
Po ta analizojmë se çfarë bëjnë Fuqitë e Mëdha, të cilat e kanë krijuar situatën ndërmjet luftës dhe paqes, pas luftës së ftohtë, atëherë, kur të gjitha lojërat bëheshin prapa kulisave, ndërsa, sot, gjatë tërë kohës rrinë mbi harta dhe me gisht shënojnë pozita se ku mund ta vendosin arsenalin ushtarak, duke u frikësuar ta kenë në truallin e vet, edhe pse e dinë se ato nuk do të përdoren në një luftë globale. Misionarët e misioneve të zgjerimit të tregut, të gllabërimit të ekonomisë, të thithjes së energjisë punëtore, për neokolonializëm, janë të vetëdijshëm se më nuk kemi të bëjmë më me një botë të Luftës së Dytë Botërore, sepse, ajo botë, sot është rritur shumë. Kur themi se është rritur shumë, dihet se cila botë ka qenë e përfshirë atëherë dhe, sot, dihet se cila botë do të jetë e përfshirë në Lufën e Tretë Botërore, e cila përflitet, por, nuk do të realizohet asnjëherë. Kjo luftë, më, nuk do ta arsyetojë mjetin, sepse, nuk do të kemi fitues.
Qëllimi që e arsyeton mjetin, është vetëm atëherë kur fitohet lufta, qoftë për të pushtuar, qoftë për t’u çliruar, dhe, kur nuk ka fitues, nuk do të ketë as arsyetim të mjeteve, pra, një luftë e proklamuar politikisht, që rri si gogol në mendjet e njerëzve, nuk do të ndodhë.
A kanë arsye kombet e robëruara të luftojnë, nëse është e nevojshme, edhe me armë. Themi, se po. Vetëmse, duhet llogaritur që çmimi i fitores të jetë sa më i ultë, e, që, do të thotë, se duhet llogaritur mirë e mirë dhe të mos lejohet që të prijnë diletantët, aventurierët dhe “patriotët”, se, atëherë, nuk do ta kemi arritur qëllimin.
Shqiptarët, jo vetëm sot, por edhe në të kaluarën, kanë mundur ta përllogaritin çmimin e fitores, siç është llogaritur në Shqipërinë londineze, në vitet tetëdhjeta. Këtë mund ta bëjmë edhe sot, por, në radhë të parë, duhet ta mobilizojmë masën, që garnitura pushtetare të shkojë nga skena politike dhe të krijohen kushtet e një gjenerate të re për udhëheqje, që, qëllim parësor do ta ketë çlirimin dhe bashkimin e kombit dhe ta arsyetojë atë me një çmim të arsyeshëm.
A kemi brumë të mirë, për t’iu kundërvënë pushteteve, në Kosovë, në Serbi, në Mal të Zi dhe në Maqedoni? Veçanërisht, në Kosovë e Maqedoni kemi sa të duam, sepse, ngado që ta nisim analizën, argumentet nuk do të na mungojnë, duke u nisur nga Pakoja e Ahtisarit, në Kosovë, dhe, gjer te metoda e qeverisjes, duke u nisur nga Marrëveshja e Ohrit, në Maqedoni, e, edhe deri te mënyra e qeverisjes atje. Garnitura e politikanëve ka rënë dhe ka sharruar në batak të ndyrë e të thellë, prandaj, është koha e shpëtimit të kombit, që bataku të mos thahet, po, të betonohet. Kjo jep për të kuptuar, se, sa më shumë presim, aq më i realizueshëm do të jetë misioni i armiqve tanë, të mbështetur nga Brukseli, për copëtimin e tokave tona, për rrezikimin e ardhmërisë së fëmijëve tanë dhe për perspektivëntonë kombëtare.

Porfesionalizmi

Inicimi për përpunimin e informatave dhe për mobilizim kundër një misioni, ka peshë dhe rëndësi shumë të madhe, në radhë të parë, sepse, tashmë, janë grumbulluar të gjitha të dhënat për të. Përpunuesit e të dhënave duhet të jenë njerëz profesionistë të shumë fushave jetësore. Në radhë të parë, ato, duhet të vihen në letër, dhe, pastaj, të zbërthehen për zbatim. Edhe zbërthimi duhet të jetë profesional dhe i paanshëm, sepse, zbatuesit e drejtpërdrejtë janë kategoritë që veprojnë në terren. Pra, nga ai moment, duhet marrë parasysh faktorin kohë, faktorin hapësirë, faktorin mobilizues, faktorin arsimor dhe disa faktorë të tjerë, pesha e të cilëve nuk është e madhe, por, që, janë të domosdoshëm.
Që, kur fillon përpunimi i të dhënave, duhet punuar me masat, duhet shpjeguar atyre qëllimin dhe mundësitë e veprimit. Për fillim, duhet punuar me grupe të vogla, të përbëra nga individë që e kanë të qartë pse duhet vepruar. Kjo kategori është ajo e cila ka pasur kontakt me misionarë, me promotorë, me literaturë dhe me mjetet që duhet përdorur, në rast nevoje. Pra, janë njerëz të ushtruar mirë dhe të përgatitur psikikisht për kauzën, e, kjo mund të jetë kombëtare, klasore, ekonomike, sociale, etj. Për secilën nga këto fusha bëhen analiza, dhe, këto vijnë si sugjerime për të vepruar, varësisht nga shkaktarët e krizës, qofshin ata të jashtëm apo të brendshëm. Mirëpo, duhet analizuar edhe ndihmesat që vijnë nga jashtë për ta penguar realizimin e kryerjes së misionit: mënyra e ndihmesës, forca e ndihmesës, koha e ndihmesës dhe shumë të tjera.
Është me rëndësi të përcaktohet koha e veprimit, se, nëse ndërmerren veprime të ngutshme, nuk mund të arrihet qëllimi, por, edhe e kundërta, nëse vonohesh në ndërmarrje veprimi, edhe mund të dështosh. Kohën duhet marrë në konsiderim, sepse, sikurse ti që ke marrë shënime për misionet e huaja kundërkombëtare, apo, klasore, edhe ato, përmes misionarëve në terren, kanë hulumtuar dhe, përafërsisht, kanë të dhëna për ju. Duke e pasur parasysh këtë faktor, duhet hulumtuar edhe radhët e tua, në janë në nivel, apo, mos ka në to ndonjë ilegal, që do ta minojë gjithë punën dhe, çështja e merr tatpjetën.
Kjo metodë veprimi është zbatuar shumë herët dhe, duke kaluar nëpër kohë, shoqëria njerëzore ka ndryshuar edhe metodat e veprimit. Koha moderne, sidomos, ajo e luftës së ftohtë, ka qenë koha kur janë përpunuar nga të dyja palët shënimet e mbledhura. Palët në konflikt diplomatik, e ,herë-herë, edhe aktet diversante, përmes emisarëve në terren, e kanë pasur, pak a shumë, pasqyrën e njëra-tjetrës, dhe, gjeneralë, diplomatë, historianë, demografë, politologë, hartografë, topografë, etj., kanë qëndruar mbi harta, duke përpunuar të dhënat e grumbulluara.
Pas luftës së ftohtë, shumë popuj gënjehen, sidomos, kombet apo shtetet në nevojë, se lufta e ftohtë ka përfunduar. Gjithë bisedimet për fatet e popujve, që mbahen jashtë syrit të opinionit dhe pa praninë e akëcilit shtet apo komb, duhet ta dinë se ato bëhen mbi harta gjeografike e shikohen interesat gjeopolitike e gjeostrategjike dhe dalin me qëndrime. Kjo formë e trajtimit të problemeve jep për të kuptuar se kush me kë ulet për të biseduar, kush me kë është në pazar, kush me kë është i interesuar për truallin tënd, dhe, në fund të fundit, kush me kë nuk janë të interesuar tazgjidhin problemin. Nisur nga kjo, mund të vijmë në përfundim se palët dialoguese japin shumë për të kuptuar, se, ata, janë ende të pakënaqur me ndarjen e presë, dhe, kjo është edhe vazhdim i luftës së ftohtë. Shembuj tipikë janë: Marrëveshja e Kumanovës, për ne shqiptarët dhe rasti më i freskët, ai i Lindjes së Mesme. Në të parin bisedojnë NATO dhe Serbia dhe kjo ka dhënë për të nënkuptuar se serbët do ta marrin shpërblimin e bombardimeve, prandaj, Veriu i Kosovës u lihet nën mbikëqyrje forcave franceze. Për rastin e dytë, bisedohet mes Rusisë dhe SHBA-së, që jep për të nënkuptuar interesin e këtyre dyjave në atë pjesë të botës. Më me rëndësi është ndarja e presë, sesa kostoja dhe, këtu, vlen edhe parimi: Mjeti e arsyeton qëllimin.
Kur janë të pranishme palët ndërbiseduese, me pjesëmarrjen e palës së tretë, si garantuese e marrëveshjeve të arritura, pala që është detyruar ta ketë mision çlirimin, siç është rasti me ne shqiptarët, ka qenë dashtë të përgatitet shumë më mirë dhe në bisedime të marrin pjesë ekspertët e të gjitha fushave, e, jo të dërgohen njerëz për mëditje dhe ato mëditje, ndër shumë faktorë të tjerë, i kanë bërë të jenë përgjegjës për fatin e Kosovës. Sikur përfaqësuesit shqiptarë të kishin qenë më në nivel, bisedimet do të kishin filluar në relacionin Shqipëri- Serbi, për dëmet e shkaktuara dhe për eksploatimin e pasurive shqiptare, për të pagjeturit, për mbylljen e kapitullit të robërisë dhe njohjen e ndërsjellë, e, jo të bisedohet për brendinë e Kosovës. Kjo garniturë politikanësh dhe “ekspertësh” na ka sjellë deri në këtë pozitë, sa detyrohet gjenerata e re të mendojë se si duhet vepruar, për ta kthyer gjendjen para se të fillojë takimi në Bruksel, se, për Vjenën jemi vonuar, dhe, për momentin, është me shumë rëndësi kjo e dyta.
Ne, veçse kemi arritur ta shkoqisim problemin e shkaktuar prej bisedimeve, në Bruksel, prandaj, edhe duhet ndërmarrë veprime konkrete. Veprimet konkrete, për momentin, duhet orientuar vetëm në ndërprerjen e bisedimeve, analizimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe për të gjitha marrëveshjet që i kanë sjellë dëme Kosovës. Përgjegjësit, duhet të merren në përgjegjësi. Për këtë, dihet se ekziston vetëm një subjekt politik, por, për ta marrë kahen e dëshiruar, duhet të angazhohen të gjithë: intelektualë, qytetarë, shoqëritë civile dhe mërgata. Të thirrura, në radhë të parë, janë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të cilat duhet ta ngritin zërin për këtë lojë të pistë, që është bërë në emër të një lufte e betimi të shenjtë.

Misionarët kundërkombëtarë duhet likuiduar

Misionet duhet luftuar me mekanizma përkatës, të cilët i përdor edhe misioni. Misionarët, duhet hulumtuarse në çfarë forme bëhet lufta. Nëse ajo bëhet me propagandë, atëherë, edhe duhet të mbrohesh në të njëjtën formë. Mirëpo, duhet pasur kujdes se kush e cilët janë bartës të propagandës. Nëse ata janë të parkatësisë tënde kombëtare dhe janë në shërbim të armikut, përveç me propagandë, ata duhet luftuar edhe përmes çjerrjes së maskës para familjarëve, para të afërmëve të tij dhe para gjithë kombit, nëse ai është i atij niveli. Përveç kësaj forme, nuk përjashtohet edhe kërcënimi fizik, dhe, nëse nuk ndalet, atëherë, atë person duhet ekzekutuar, përndryshe, nëse e le të veprojë, dëmet që ai i sjell kombit janë tepër të mëdha, sado që, më vonë, e dënon histroria. Shembuj të tillë kemi gjithkund dhe kudo që ka luftëra çlirimtare, por, edhe te ne shqiptarët.
Duhet pasur një kujdes të veçantë për këtë kategori misionarësh, sepse, edhe ata duhet ndarë në dy pjesë. Një pjesë e tyre e dinë për kë punojnë dhe pse punojnë dhe këta paguhen shumë shtrenjtë, jo vetëm me para. Pjesa tjetër është e rekrutuar nga vendorët dhe ata nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që mund t’i sjellin kombit. Kjo kategori punon pa para dhe ka hyrë në lojë, qoftë për shkak të afërsisë së rekrutuesit, qoftë se i ka besur shumë gjatë veprimtarisë së tij, dhe, hop, bie në grackë. Këtë pjesë duhet hulumtuar, se, më lehtë është për t’i bërë ta kuptojnë realitetin ekzistues, qëllimet e eprorëve të tyre dhe pozitën që ka ai në kryerjen e detyrës. Edhe këto shënime duhet përpunuar, sepse, nuk guxojmë t’i marrim për model veprimi. Se, edhe këtu, mund të ketë fshehje të së vërtetës, që është shumë lehtë t’i ikën, nga frika për pasojat që mund t’i ketë, pa marrë parasysh palën dhe premtimet që mund t’i japësh. Por, për këtë duhet bindur mirë e mirë për shkallën e përgjegjësisë, ose, edhe faljen e fajit.
Duke u nisur nga ajo që u tha më lart, misionarët duhet të jenë profesionistë, të pamposhtur në çdo situatë, edhe atëherë kur janë në zgripc të jetës, sepse, mund të zihen dhe të burgosen. Gjatë hetimeve, mund të pësojnë edhe tortura dhe mu për këtë ata duhet të jenë edhe të përgatitur psikikisht e fizikisht. Ka ndodhur që misionarët të vriten në hetime, në vuajtje të dënimit, por, edhe në rrugë, aksidentalisht, në fatkeqësi komunikacioni, nga plumbi qorr, nga një zënkë e kurdisur dhe me shumë metoda tjera të likuidimit. Rrethi i tij duhet të jetë i gatshëm për çdo të papritur, i mobilizuar edhe për të ndërhyrë në operacione shpëtimi, sepse, njerëzit e misioneve janë shumë të dobishëm për kombin dhe ata nuk mund të lindin brenda pak kohe, por, së pari, ai është i orientuar vetë, qoftë përmes famijles, shoqërisë, literaturës, përvojës jetësore, në përballje me armikun, etj.
Misionarët, duhet përgatitur edhe për të hyrë në brendi të armikut, që të jetë në rrjedhë të ngjarjeve dhe të ketë shënime nga dora e parë. Kjo kategori duhet të jetë shumë e përgatitur, sepse, secili prej tyre do të përballet me dy pasoja të momentit. Pasoja e parë është familja dhe rrethi, i cili nuk mund ta marrë me mend se si kaloi në taborin tjetër, dhe, këtë e ke vështirë t’ua shpjegosh. Pasoja e dytë, që edhe mund t’i kushtojë me jetë, është ajo e zbulimit. Nëse zbulohet, vdekja është e sigurt, nëse nuk kalon në kundërzbulim, nga pala armike, por, nëse kalon në taborin e tyre, atëherë, do të rrezikohet nga pala e dërguar. Prandaj, duhet pasur kujdes se kë e dërgon në taborin e armikut, sepse, mund të ndodhë sikur te “shkoi dhia me i marrë brinat, e i la edhe veshët”, siç thotë një urtie popullit tonë.
T’i kthehemi problemit tonë, në vitet e rizgjimit kombëtar, që nga viti 1981, sepse, ky vit është përcaktues i zhvillimeve të ardhshme, për vitet që pasojnë deri në çlirimin përmes UÇK-së. Përcaktues, sepse, që nga ky vit, armiku, nuk do të arrijë ta fshehë realitetin ekzistues të shqiptarëve dhe në relacion me ta. Është vit përcaktues, sepse, nga ky vit do ta kemi masivizimin e lëvizjes kombëtare për çlirim dhe bashkim. Përcaktues, sepse, edhe pse nga e gjithë bota sulmohej e kritikohej sistemi politik me në krye Enver Hoxhën, në Shqipërinë londineze, madje, edhe nga garnitura politike “shqiptare” në hapësirën e Shqipërisë së robëruar, shqiptarët e ndienin si mbështetje për çlirim dhe nuk dyshonin asnjëherë në fitoren që do të vijë. Kjo fitore ishte ngulitur në kokën shqiptare, se, nëse është nevoja, edhe me luftë do të çlirohemi e bashkohemi. Kjo kohë i kishte promotorët e vet, të cilët e artikulonin fitoren e domosdoshme, dhe, misionarët, të cilët, pastaj, e bartnin mesazhin në çdo cep të atdheut.
Çfarë kemi bërë dhe bëjmë ne? Sa kemi mundur t’i shtimë në veprim misionarët, apo, gjithë ajo e kjo kohë është lënë në shpatullat e promotorëve? Po ta shikojmë realitetin nëpër të cilën kemi kaluar në këtë epokë, atëherë, del se ne kemi vepruar përmes promotorëve dhe misionarët kanë vepruar vetëm në shpërndarjen e misionit kombëtar. Shikuar nga koha e sotme, mund të flasim si të duam, por, realiteti është se misionarët e kanë luajtur rolin e propaganduesve dhe të grumbullimit e përpunimit të informatave, dhe, e kanë orientuar drejt lëvizjen kombëtare. Ky ka qenë roli i tyre dhe përkundër të gjitha rrethanave e situatave, kjo detyrë është realizuar me sukses.
Koha kur ka qenë dashtë të jenë në veprim, në kuptimin e plotë të fjalës, misionarët, ka qenë që nga viti 1990, sepse, më herët këtë punë e ka luajtur pushteti në Shqipërinë londineze dhe ne e kemi pasur më lehtë, se i kemi marrë të gjitha të përpunuara. Këto vite, në Tiranë vjen një garniturë e re politike, që nuk e kishte mision ta dërgojë çështjen shqiptare mëtej, por, ta shkatërronte edhe atë që ishte ndërtuar, jo vetëm politikisht, por edhe në infrastrukturë, ku, ka qenë dashtë që lëvizja t’i ketë misionarët e vet në të gjitha segmentet e jetës, për ta pasur një pasqyrë reale. Kjo, ndoshta, edhe është menduar të ndërmerret nga akëcili individ, që e ka parë të domosdoshme, por, nuk ka hasur në mirëkuptim, duke mos u mbështetur nga të tjerët, sepse, shpresat i kishin mbështetur te ish-garnitura e të burgosurve politikë, që priste nga ajo t’i zbulonte sekretet e shtrembërimit të çështjes kombëtare, mirëpo, sesi kanë vepruar dhe a e kanë kryer misionin ata, do të dëshmojë historia, mirëpo, nga ajo që dihet deri më sot, ata, më tepër e kanë dëmtuar çështjen kombëtare, sesa i kanë ndihmuar asaj.
Pas lufte, nuk ka qenë ndonjë lëvizje e organizuar, për ta shtrirë veprimin deri te dhënia e detyrave për misionarët. Çështja ka mbetur vetëm në mundësitë e promotorëve, të cilët, kanë arritur me shumë mund t’i shpërndajnë idetë e veta dhe ta realizojnë mundësinë e veprimit. Si levizje është parë vetëm Vetëvendosja, që, krahasuar me të tjerat, ka pasur një synim dhe veprim më konkret, mirëpo, edhe kjo nuk ka arritur të ketë misionarë që do t’i përcillnin problemet përbrenda institucioneve dhe të kishin informata nga dora e parë. Kjo, ndoshta, ka ndodhur përshkak të artikulimit të çështjes kombëtare, ndoshta, për mungesë aftësie të shtrirjes së ndikimit të vet në të gjithë hapësirën, apo, ndoshta, edhe përshkak të programit të proklamuar, e, në realitet, mundohet për të jetësuar diçka tjetër. Sidoqoftë, kjo ka mundur të bëhet, por, ende nuk është vonë për të përzgjedhur misionarë, që do ta kishin të vetmen detyrë përcjelljen e zhvillimeve politike përbrenda institucioneve. Ka shumë figura politike që kanë kaluar në Vetëvendosje, por, siç duket, asnjëri prej tyre nuk ka qenë bartës i asnjë segmenti pune, prej ku kanë ardhur, gjë që ka krijuar mundësi për ta kuptuar angazhimin e tyre në jetën politike, vetëm për të siguruar mjete jetese.
Çka duhet bërë në kohën që po e jetojmë, kur në shesh kanë dalë shumë lojëra politike, që e kanë avansuar programin e armiqve, mbështetur nga Brukseli? Nëse deri tash ka mbretëruar hutia dhe pa ndonjë pusullë orientimi, sot, duhet që të përzgjedhen misionarë të merituar, për t’i përcjellur nga afër proceset.

Privatizimi, duhet rishikuar nga fillimi

Insistimi, për t’i mësuar të gjitha problemet rreth fatit të kombit, është parësor. Ky duhet të jetë një prej qëllimeve parësore të çdo promotori dhe misionari. Duke e pasur parasysh këtë moto, atëherë, do ta veçonim edhe një fenomen, që ka ndodhur gjithkund në botë, por, edhe te ne shqiptarët, sidomos, në Kosovë.
Problemi i privatizimit, kudo që ka pasur pasuri shtetëtrore, ka dalë një problem i veçantë. I veçantë, ngase OKB-ja nuk e ka pasur këtë problem, se, ky problem ka dalë në shesh te shtetet socialiste dhe revizioniste, e vetadministruese. Në Kosovë, është zbatuar sistemi vetadministrues, si formacion ekonomiko-politik, i trashëguar nga Jugosllavia. Ky sistem i përzier, kryekëmbë lëmsh, ia ka mundësuar UNMIK-ut ta shpallë gjithë pasurinë e saj si të veten, pra, këtu, na paraqitet vetëm një pronar. Fillimisht, edhe objektet që i kanë shfrytëzuar institucionet, kanë paguar qira, mirëpo, nuk dihet se ku kanë shkuar mjetet.
Disa shtete e kanë zgjedhur vetë mënyrën e privatizimit të ndërmarrjeve publike e shtetërore, ndërsa, te ne është imponuar model i veçantë. Ky model nuk përkon me asnjë model në kampin e lartpërmendur, dhe, mu për këtë, kemi pasoja shumë të rënda, falë tumirjes së klasës politike, dhe, të gjitha ato mjete, që kanë dalë nga ky privatizim, nuk dihet se ku e kah kanë shkuar. Ndoshta, ato ruhen nëndonjë trezor të veçantë(!), apo, mos janë në qarkullim të ndërmarrjeve, jashtë truallit tonë.
Mu për këtë duhet kërkuar me këmbëngulje të rishikohet forma e privatizimit dhe poqëse jemi në nivel detyre, të gjitha ndërmarrjet e privatizuara me “Spinof special”, duhet shpallur të dështuara. Kur e kërkojmë këtë, nisemi nga fakti se të gjitha ato ndërmarrje e kanë të ndryshuar destinimin. Ata që nuk e kanë përcjellur këtë fenomen sipas detyrës zyrtare, duhet dërguar para drejtësisë, ndërsa, pronarëve duhet kërkuar dëmshpërblimin për vitet e humbura dhe kthyerjen në gjendjen e mëparshme të ndërmarrjeve.
Kosova, përveç problemeve politike, ku, ndërkombëtarët na kanë futur në një qorrsokak, dhe, ky është një porblemi tjetër, mjaft i rëndësishëm, sepse, misioni i tyre ka qenë dobësimi ekonomik, që të mos mund të ngritemi kurrë në këmbët tona, për të marrë veprime konkrete. Ky, edhe është qëllimi i misoneve të huaja, e, ne, duke menduar se na ndihmojnë, kemi humbur më shumë sesa kemi fituar. Faktori ndërkombëtar, nuk e ka vënë Serbinë para përgjegjësisë, për të na i kompensuar dëmet ekonomike, qoftë ato shtetërore, apo, ato private. Nuk na ka ndihmuar as ta marrim hisen tonë, që e ka marrë Serbia, kur është ndarë pasuria e Jugosllavisë. Përmes këtij faktori ekonomik, ndërkombëtarët kanë arritur ta rëndojnë gjendjen ekonomike, sa, ekonomia familjare, sot, pothuaj, ka rënë në zero, qoftë në rindërtim të shtëpive, qoftë në mbajtjen e familjarëve, sepse, sistemi i privatizimit ka lënë të papunë rreth njëqindmijë punëtorë.
Sikur të ishte ndëshkuar Serbia për dëmet e luftës, atëherë, do të ishin kursyer mjetet për rindërtim dhe me to do të ishin përforcuar ekonomit familjare. Sikur të kishte qenë privatizimi i njëmendt dhe i llogaritur shkencërisht, me siguri, se, papunësia do të ishte zhdukur. Sikur mjetet e privatizimit të ishin investuar në Kosovë, me siguri, gjendja sociale do të ishte më e mirë, e, jo ta kemi këtë varfëri ekstreme sot. Sikur Trusti i Pensioneve të ishte në qarkullim, nga banka shetërore, me siguri, pagat do të ishin më të mëdha, e, kamatat kreditore, më të vogla. Të gjitha këto kanë qenë të planifikuara nga misionet e huaja dhe klasa politike e jona është sjellur me papërgjegjësi dhe fodullëku i saj nuk lë t’i pranojnë dëmët e shkaktuara kombit, sepse, kjo ndikon në të gjithë hapësirën kombëtare, dhe, është mirë që vetë të largohen nga skena politike. Pra, aktet morale nuk ekzistojnë në asnjë plan të jetës dhe, ata, për ta ruajtur rahatinë e vet, nuk lejojnë të luftohet korrupsioni, sepse, ky është një mësim nga misionarët ndërkombëtarë. Kjo edhe i ka prurë në situatë, kur promotorët i kanë vu në bankën e të akuzuarve dhe vetëm Vetëvendosja mundohet të merret me ta, sepse, rrezikojnë të shpallen terroristë.
Qëllimi parësor i misioneve të huaja ka qenë nëpërkëmbja e dinjitetit tonë njerëzor e kombëtar, nëpërkëmbja e luftës sonë çlirimtare e bashkimtare, nëpërkëmbja e luftëtarëve të lirisë. Nëse kjo ka qenë qëllim për ta, atëherë, cili duhet të jetë misioni i ynë, tash? Ne, duhet t’i mobilizojmë të gjitha forcat, për çjerrjen e maskave, për riorganizim të dinjitetshëm, që kjo klasë politike të heqet nga skena dhe të faktorizohemi. Nëse ne nuk faktorizohemi, kurrë nuk do të mund ta përjetojmë lirinë, sepse, lirinë e kanë në dorë matrapazët bashkë me misionarët tanë, që janë në mision të armiqve.
Koha nuk pret, duhet vepruar për zhbërien e kësaj qeverie, dhe, për këtë, duhet të angazhohemi të gjithë. Angazhimi i të gjithëve, do t’i sjellë edhe rezultatet e dëshiruara, për rikthim të dinjitetit. Ne kemi mundur të organizohemi në ditët më të vështira, pse nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë edhe sot? Koha nuk pret.
V I J O N...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 507 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi