Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Oskar Schindler ynë*
Publikuar më 09 korrik, 2017 në orën 19:08 ( ) Bekim Rexhepi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Duke mos pasur shpresë dhe gjasa për jetesë më të mirë braktisja e vendit e deri të ndërrimi i shtetësisë nga qytetaret tanë, janë element të fortë që tregojnë rendjen e shtetit në kolaps, ngaqë brenda tij nuk funksionon më shteti normal, ndërsa normale të duket vjedhja dhe padrejtësia, sa më shumë qe vjedh dhe sa më shumë qe bënë padrejtësi në këtë vend, në këtë shtet lartësohesh nga klani profiterëve.

Oskar erdhi për të përfituar në tmerrin e luftës në Gjermani, kur popullata jude po përkëdhelej**, me përndjekje dhe me shfarosje të tmerrshme.
Oskar Schindler e tha ne mesin e punëtorëve se: “Unë erdha këtu të përfitoj, e kisha të vështirë, por u bëra një profitet i madh i skllavërimit, ndofta diçka dhe dikë e shpëtova në mesin tuaj, mes asaj përzgjedhje të vështirë selektive qe unë kisha mundësi ta bëja”!.

Mes lutjes dhe kujtesës së shtangur për të gjitha viktimat e luftës shfarosëse, bota as sot nuk ka ndryshon shumë, së paku jo nga yryshit e kriminelëve.
Për fat të keq profiterët janë të parët në hapin e tyre drejt cakut, ashtu dhe ndofta pak më ndryshe se Oskari, duket që edhe historia jonë e bënë një figurë koincidente. Në emër të luftës për çlirim, profiterët tanë, sot janë Oskar mbi Oskarët për mëkeq, Oskar Schindler në mënyrë shumë të përgjegjshme individuale, pa turp e tha para punëtorëve Judë, se ky qe misioni i tij, të përfitoja dhe të shpëtoja diç dhe dikë nga përndjekja dhe shfarosja, ju jeni disa prej tyre që i mbijetuat këti fati nga që unë isha këtu.

Profiteri ynë, në emër të luftës për çlirim, skllavëroj popullatën e tij kombëtare, përfitoj miliona e miliona, nga pasuria e vendit dhe kombëtare, u ngjitë deri në maje të udhëheqjes duke përfituar e korruptuar në gjithë misionin e politikës vendore. Edhe tani i papërgjegjshëm dhe me turp nuk e thotë dot atë që bëri Oskari dikur, sepse akoma nuk është i lodhur dhe i ngopur si profiter në emër të luftës dhe shtetbërjës, mbase dhe këtë, nuk do ta thotë kurrë. I tillë është profiteri ynë, keni për ta parë e ndier këtë.

Nuk thuhet kot; “ nën një mbret të keq nuk ka aspak atdhe”, shumë shqiptar kanë braktisur atdheun e tyre, edhe pse vendi duket të jetë fare i çliruar nga pushtuesit, por jo edhe nga skllavërimi. Skllavërimi ynë duhet pranuar se është edhe më i rëndë se në kohen e pushtuesit, sepse në kohen e pushtuesit punonin shumë ndërmarrje të bizneseve të mëdha shtetërore, në të cilat frekuentonte popullata shumicë vendore. Ndërsa pas çlirimit shumë ndërmarrje janë privatizuar dhe kanë dalë në fund të falimentuara, me çka popullata dominuese është mbetur pa punë. Funksionojnë vetëm disa biznese të vogla dhe jo shumë profitabile, qe në njërën apo tjetrën anë do të mund të rrisin normat e standardit të jetesës në vend, ku secili individ mund ta gjejë më pastaj vetveten.

Duke mos pasur shpresë dhe gjasa për jetesë më të mirë braktisja e vendit e deri të ndërrimi i shtetësisë nga qytetaret tanë, janë element të fortë që tregojnë rendjen e shtetit në kolaps, ngaqë brenda tij nuk funksionon më shteti normal, ndërsa normale të duket vjedhja dhe padrejtësia, sa më shumë qe vjedh dhe sa më shumë qe bënë padrejtësi në këtë vend, në këtë shtet lartësohesh nga klani profiterëve.
Mëshira për atdheun është zbehur, sa edhe dashuria për të, duket më shumë mjerim patriotik i një klasi të ultë politik.

Më këtë gjendje në vend, edhe Monteskjeja me karakterin e tij filozofik prej sensit mbi të përgjithshmen duket të jetë një budalla i pacipë, sepse këtu aftësia e liderit, e politikanit është të mos kapërcej interesat e tija, ata vazhdimisht orvaten dhe preferojnë të mbesin gjithnjë dhe përgjithmonë të veçantë. Preferojnë vetën para familjes, familjen përkundrejt atdheut, dhe pasurinë përkundrejt gjithëçkajeje.
Oskari ynë shqetësohet vetëm e vetëm për të mirën e tij, dhe për më keq ka edhe të tjerë që shqetësohen për shqetësimin e tij. A mund të na kërkohet arsyeshëm mbi ironinë e ditës, mëqë jetojmë nën kohen e një presidenti, që shqetësohet përfundimisht për vetën e tij dhe vetëm të tij qe ne në fund të shqiptojmë fjalën atdhe dhe drejtësi.
E rëndë për ta thënë, por edhe më e rëndë për të mos e pranuar që;” atdheu po më ikën nga duart, lus të mos më ikën edhe as nga kujtesa”...
___________________________
*Presidenti aktual i Kosovës
** në kuptimin negativë

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 351 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi