Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
THIKA DYTEHËSHE TË IFIMES-it DHE SIMOTRAVE TË TIJ VENDORE, RAJONALE E NDËRKOMBËTARE NË KURRIZ TË SHQIPËRISË DHE TË SHQIPTARËVE
Publikuar më 14 korrik, 2017 në orën 00:41 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Reagim për dy publikime zyrtare të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES), publikuar tek link-u: http://www.ifimes.org/ba/9376#sthash.2NAdrG0m.dpuf, më 25 maj 2017, me titull: Kosova: Paralajmërim i ndryshimeve tektonike në skenën politike dhe tek linku-u: http://www.ifimes.org/ba/9376, në prag të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, me titull: Kosova: Zgjedhjet më të rëndësishme që prej shpalljes së pavarësisë

Hartuesit e dy pamfleteve të IFIMES-it, duhet ta dinë dhe ta kuptojnë se populli shqiptar nuk është më në mesjetë dhe nuk i ha karremet e asnjë instituti a institucioni ndërkombëtar për hulumtimin (lexo: hutimin) e opinionit publik, të atij shqiptar, rajonal e ndërkombëtar.

Prandaj, ajo që do të ishte më frytdhënëse, prej institucioneve të tilla rajonale e ndërkombëtare, është fakti se ato duhet ta orientojnë drejt opinionin publik vendor, rajonal e ndërkomëtar dhe jo ta gënjejnë atë publikisht, me hartime e pamflete të porositura, tendencioze, nga Prishtina shqiptaro-titiste&Co!

Shihet se qëllimi i pamfleteve të IFIMES-it, të porositura e gatuara prej qarqeve vetonsurroiste&Co (dhe të përpiluara e porositura po prej tyre!), është përçarja e popullit shqiptar, në përgjithësi, dhe, në veçanti, e atij në „Republikën e Kosovës“, e, besa, edhe në Shqipërinë londineze.

Madje, për ta kuptuar edhe më qartë qëllimin „miqësor“ të IFIMES-it shqiptaro-titist (vetonsurroist), sa ua do të „mirën“ shqiptarëve dhe Shqipërisë, shihet që në hapje të mendimit të tij antishqiptar, kur thotë, citojmë: „Pa eleminimin e udhëheqësve të luftës nga jeta politike dhe publike e Kosovës nuk mund të vijë deri te zhvillimi i domosdoshëm i Kosovës“. Po, a nuk ishin udhëheqës të luftës edhe ata që erdhën në pushtet pas Luftës së Dytë Botërore, kuptohet, si fitimtarë?... Prandaj, duke e ditur saktësisht se kujt i shkon për shtati kjo fjali „miqësore“ e „dashamirëse“ e IFIMES-it vetonsurroist, nuk po e komentojmë më gjatë, sepse, çdo koment dhe bjerrje kohe pas „mendimit të ndritur shqiptar“ e „miqësor“ të shqiptaro-titistëve, po shihet ashiqare se po qëndroka e qëndron jo vetëm IFIMES-i. Eleminimi i luftëtarëve të UÇK-së (udhëheqësve të luftës) nga jeta politike e shoqërore është rikthim në të shkuarën kriminale, korruptive dhe antishqiptare të shqiptaro-titistëve.

IFIMES-i, nëse është institucion që e proklamon veten për ndërkombëtar, duhet ta dijë se çdo luftë bëhet për ndryshim rrënjësor dhe fituesit e luftës e gëzojnë çdo të drejtë për riorganizimin e shtetit e të pushtetit dhe rasti i Kosovës është tepër i veçantë e unik, për faktin se për Kosovën e pushtuar shqiptare u bë luftë antipushtuese kundër serbëve pushtues dhe kundër shqiptaro-titistëve që doka t'i (ri)ngjallë IFIMES-i, përmes qarqeve të njohura vetosurroiste e blerimshaliste&Co!...

Madje, për çudi të opinionit shqiptar, IFIMES-i na kujton plane të thurura e të ndërthurura prej „komunistëve“ shqiptaro-titistë&Co, që i ofrohen e imponohen Brukselit (kanaleve të caktuara!), i cili (Brukseli, pra!), përmes mekanizmave të tij, i vë në jetë kundër Shqipërisë dhe kundër shqiptarëve të bashkuar, duke i dëgjuar borizanët „shqiptarë“ të sistemit më antishqiptar (jugosllav e shqiptaro-titist) në historinë e njerëzimit!... E, prej IFIMES-i miratohen e vinë edhe kërcënime të tilla, citojmë: „Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit plani i shteteve udhëheqëse të botës është që nga skena politike e Kosovës të eleminohet shumica e liderëve aktualë, ndër ta edhe kryetari aktual i Kosovës, Hashim Thaçi. Pas ikjes nga pushteti të Nikolla Gruevskit (VMRO-DPMNE) në Maqedoni qartësohet edhe më shumë ikja e pashmangshme e Thaçit.“ Po, çfarë pretendimi është ky krahasim që bëhet në mes Hashim Thaçit e Nikolla Gruevskit? Dhe, në rastin konkret, a e sheh IFIMES-i se në ç'kurth „patriotik“ e „kombëtar“ shqiptaro-titist ka rënë? Jo, nuk e sheh dhe nuk e di se dallimi në mes çlirimtarit Hashim Thaçi dhe pushtuesit të tokave shqiptare e kriminelit fashist Nikolla Gruevski, është shumë i madh, sa nata me ditën, prandaj, ç'politike antishqiptare i fryen IFIMES-i po e (ri)shfaqë vetë, me propozime konkrete, botërisht, kur u referohet qarqeve vetonsurroiste e shqiptaro-titiste të „komunistëve“ të kuqë jugosllavë!...

Të gjithë e dimë se gjendja në „Republikën e Kosovës“ antishqiptare, sidomos, pas luftës tonë shqiptare të UÇK-së për liri dhe për bashkim kombëtar me Amën Shqipëri, nuk është ajo që e kemi dashur dhe e duam ne shqiptarët, dhe, që, IFIMES-i nuk don ta dijë se shkaktarët e të gjitha të këqijave janë „komunistët“ e kuqë shqiptaro-titistë, ibrahimrugovisto-vetonsurroistë&Co. Po, a di të përgjigjet IFIMES-i se kush janë personat dhe partitë „kosovare“ (lexo: antishqiptare) që e kanë krijuar këtë gjendje dhe këtë kaos në „Republikën e Kosovës“ të „presidentit histo(e)rik“, Dr. Ibrahim Rugova? Jo, nuk e di, sepse, IFIMES-i, e pi ujin e atyre qarqeve antishqiptare dhe mendon se njerëzit i gëlltitin përrallat e tij me ujin shqiptaro-titist që ai e përdorë për gatim!...

Po e marrim për analizë të shkurtër vetëm këtë citat të IFIMES-it, citojmë: „Për shkak të gjendjes katastrofale në drejtësinë 'kosovare' nuk është e mundur të procesohen kryesit e krimeve të luftës, bartësit e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Çërdhja e krimit në Kosovë ndodhet në Agjencionin e privatizimit, në sferën e tenderëve publikë, në kompanitë publike, në kontrollin e doganave... Krimi në Kosovë i ka themelet e veta që nga Qeveria në ekzil.“ Kujt don t'ia shesë këto përralla me bisht përpjetë, IFIMES-i? IFIMES-i, në radhë të parë, duhet të dijë se në Kosovën e pushtuar shqiptare nuk ka pasur krime lufte nga UÇK-ja, e cila ka luftuar për ta çliruar Kosovën, por, ka pasur krime lufte nga Serbia pushtuese dhe nga forcat e saj paraushtarake, ushtarake e policore, e, besa, edhe „civile“!...

A e di IFIMES-i se drejtësinë dhe gjithçka tjetër në Kosovë i ka shkatërruar LDK-ja e „presidentit histo(e)rik“, Dr. Ibrahim Rugova, dhe e vetmja që mund të pajtohemi me IFIMES-in, është se „Krimi në Kosovë i ka themelet e veta që nga Qeveria në ekzil“, po, edhe më herët, prej kastave „patriotike“ e „shqiptare“ në Jugosllavi. Dhe, duhet të dihet e të thuhet botërisht se krimi dhe korrupsioni për mëmë e atë e kanë LDK-në „komuniste“ të shqiptaro-titistëve të papërmirësueshëm e të pandreqshëm „komunistë“-„demokratë“!...

Për kë punon dhe kë do ta vë në pushtet në „Republikën e Kosovës“, IFIMES-i&Co? Kjo është e qartë, tashmë. Dhe, është tepër interesant, „shqetësimi“ i IFIMES-it, kur thotë, citojmë: „Në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2014, Hashim Thaçi ka paralajmëruar që përmes Fondit për punësim me vlerë prej 1,5 miliardë EURO, do t'i hapë 200.000 vende të reja pune. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Isa Mustafa ka premtuar se vetëm në sektorin e ekonomisë do t'i investojë 1,2 miliardë EURO dhe në atë mënyrë t'i hapë 120.000 vende të reja pune. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e Ramush Haradinajt, gjithashtu, ka premtuar 200.000 vende pune. Të gjitha këto ishin premtime të rrejshme parazgjedhore. Në vend të tyre ka ardhur deri te vala e re e shpërnguljes masive të qytetarëve të Kosovës në vendet e Evropës Perëndimore.“ Hë! E, hopa!, i thonë kësaj „pasqyre“ e këtij „shqetësimi miqësor“ të IFIMES-it!...

Zhvillimi ekonomik e infrastrukturor është bazë për zhvillimin e një shoqërie të qëndrueshme, por, edhe ne e dimë që IFIMES-i&Co „publike“ të tij (vetonsurroiste&Co) nuk lë gur pa lëvizur për ta penguar zhvillimin e Kosovës (ndarë nga Ama e vet, Shqipëria, me ndihmën e shqiptaro-titistëve „shqiptarë“ e „patriotë“/Sic!/) Dhe, kjo, kuptohet lehtë kur e kemi parasysh „shqetësimin“ e IFIMES-it, kur thotë, citojmë: „Politika e Qeverisë së Kosovës, që është e orientuar në punësime të reja është treguar e gabuar, sepse, me subvencione dhe me paranë publike nuk hapen vende të reja pune.“

E, për ta vënë qershinë „mbi tortë“, „shqetësimi“ i IFIMES-it shkon edhe më tej, citojmë: „Udhëheqja aktuale, në katër vitet e fundit nuk ka arritur ta zgjedhë asnjë çështje me rëndësi për Kosovën, por, i ka hapur tre çështje kyçe për prosperitetin e Kosovës: zgjidhjen e marrëvëshjes për vendosjen e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, formimin e bashkësive të komunave serbe (BKS) dhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës“. Kjo që trumpeton IFIMES-i&Co, që aq shumë ua do (duan) të „mirën“ shqiptarëve dhe Shqipërisë, do duhej të sillej (silleshin) komplet ndryshe dhe të vepronte (vepronin) ndryshe, konform luftës për liri, për çlirim dhe për bashkim kombëtar e ribashkim të tokave të pushtuara e të copëtuara shqiptare. Por, kjo e vërtetë s'i pëlqen IFIMES-it, dhe, as laboratorit të tij vetonsurroist!...

Po, kur i „di“ të gjitha këto, a di të thotë IFIMES-i, se, kur ka pasur liri të shtypit në Kosovë, ku, „komunistët“ shqiptaro-titistë janë kthyer në „demokratë“ brenda vetëm një nate, prej LKJ-së antishqiptare, në LDK-në „patriotike“ e „shqiptare“ të Dr. Ibrahim Rugovës, dhe, i kanë riemërtuar mediat e tyre „patriotike“ e „kombëtare“ me emra të tjerë dhe i kanë pajisur me pronarë të „rinj“!... Ja, çfarë na „pasqyron“ IFIMES-i, citojmë: „Sipas vlerësimeve të „Freedom House“ për vitin 2016, Kosova është radhitur në vendin 96, sipas indeksit për liritë e shtypit, e në bazë të kërkimeve të organizatës në fjalë, të kryera në 197 vende dhe territore. Para Kosovës ndodhen Sllovenia në vendin e 33-të, Serbia në të 74-tin, Kroacia në vendin e 76, Mali i Zi në të 84-tin, deri sa Bosnja e Hercegovina në vendin e 103-të dhe Maqedonia në vendin e 139 (Të dhënat: Freedom House 2017).“ Dhe, propozimi që ofron IFIMES-i për „mbarëvajtjen“ e zgjedhjeve në Kosovë, është paksa i çuditshëm, kur propozon, se, citojmë: „Duhet të vendoset një monitorim i fortë (fuqishëm) ndaj mediave në Kosovë gjatë fushatës së zgjedhjeve dhe të merren masa për sanksionimin e mediave, të atyre që informojnë njëanshëm për fushatën zgjedhore dhe favorizojnë subjekte të caktuara politike. Gati pas çdo mediumi në Kosovë, drejtpërdrejt ose tërthorazi qëndron ndonjë subjekt politik.“ Po, për çfarë „monitorimi të fortë“ e paska fjalën këtu IFIMES-i? Mos, vallë, për „monitorimin“ që atyre „mediave“ duhet t'ua bëjë vetëm Veton Surroi&Co, që e pajis me „informata“ të sakta dhe të dorës së parë(Sic!), IFIMES-in!...

„Shqetësimi“ tjetër i IFIMES-it, që vërehet re kudo, në të dy prononcimet e tij zyrtare, është, se, citojmë: „Krimi i organizuar dhe korrupsioni paraqesin kërcënim të madh për shoqërinë e Kosovës dhe për shtetin dhe sipas vlerësimeve të analistëve, shkalla e krimit dhe korrupsionit në Kosovë fillon ta rrezikojë edhe ekzistencën e Kosovës.“ Së pari, Kosova nuk duhet të jetë „shtet“ i rindarë dhe i ricopëtuar nga Shqipëria (ku e ka vendin denbabaden), dhe, nga askush nuk duhet të shihet si i tillë, por, duhet që organizatat si IFIMES&Co ta kthejnë kahun e shigjetës drejtuese në anën tjetër, për t'u parë medalja e plotë, që e ka dhe do ta ketë vetëm një emër: SHQIPËRI (këtej me Kosovë, Sanxhak e Mal të Zi e andej me Maqedoni e Çamëri), i pëlqeu kjo IFIMES-it dhe simotrave të tij apo jo!... Kështu që, gjithmonë, është më mirë kur kuptohet dhe thuhet e vëreta me kohë, sesa, pas kohe!...

Sa mirë, kur IFIMES-i e vlerëson drejt situatën, kur thotë, citojmë: „Sipas vlerësimit të analistëve, Kosova paraqet parajsë të llojit të vet për kriminelët, për shkak të dobësimit përkatës të institucioneve të shtetit dhe lidhjeve të forta në mes të strukturave kriminale dhe politike.“ Pse, IFIMES-i, nuk i citon ata „analistë“ dhe pse IFIMES-i është i prirur t'u besojë gjithmonë „analistëve“ të njëjtë, që, për burim e kanë dhe e shfrytëzojnë shqiptaro-titistin Veton&Co?! Dhe, pse, IFIMES-i, gjithmonë, shigjetën e vet helmuese e drejton në krah (anë) të gabuar, tek luftëtarët shqiptarë të Kosovës së trepushtuar shqiptare (UÇK) dhe jo tek sharësit e asaj lufte, tek të cilët frymëzohet dhe i ka e i mban për burim frymëzimi?!...

IFIMES-i&Co, nëse don ta dijë, duhet ta dijë e ta kuptojë se Kosova ka ngelur në parajsë të atyre „komunistëve“-„demokratë“, shqiptaro-titistë, që ua mban anën dhe „luftëtarëve të radhëve të para“ të saj, të cilët i ka fabrikuar LDK-ja&Co e saj „patriotike“ e „kombëtare“ dhe me kategorinë e saj të të „burgosurve politikë shqiptarë“, prej nga „informohet drejt“ e gjithë bota, IFIMES-i dhe shoqatat simotra të tij.

Nga analizat që kemi përpara, shihet qartë se IFIMES-i ishte dhe është shumë i interesuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, dhe, po qe në dorën e tij, fitoren „en blanc“ do t'ia dorëzonte Lëvizjes Vetëvendoje (LVV) të liderit informal, Albin Kurti, pa treguar se pas saj dhe pas tij qëndron një lloj llaçumie vetonsurroiste!... Kjo shihet qartë prej raportimeve të tij të publikuara në faqen e tij zyrtare, ku shkruan gjerësisht, citojmë: „Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që janë në prag në Kosovë janë në shenjë të koalicioneve dhe të tre rivalët kryesorë politikë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) të Kadri Veselit, faktikisht, të Hasjim Thaçit, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) të Isa Mustafës dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) të liderit informal Albin Kurti.“

Duke e elaboruar kush me kë është në koalicion, IFIMES-i i shpreh qartë preferencat, citojmë: „LDK është në koalicion me Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit dhe me partinë „Alternativa“ të Ilir Dedës, ndërsa PDK është në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt dhe me partinë „Nisma“ të Fatmir Limajt. Bëhet fjalë për koalicione joparimore të cilat tashmë janë provuar në skenën politike, sepse, të gjithë kanë koalicionuar me të gjithë me përjashtim të lëvizjes „Vetëvendosje“ (LVV), e cila deri më tash nuk ka qenë në pushtet. LVV në zgjedhjet e kaluara lokale ka fituar në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, dhe e ka fituar kryetarin e Komunës Shpend Ahmetin, i cili po e udhëheq me sukses këtë bashkësi lokale pavarësisht obstruksioneve nga Qeveria qendrore e Kosovës, përkatësisht, PDK dhe LDK.“ A e di IFIMES-i se Shpend Ahmeti e ka fituar atë post falë elektoratit të PDK-së së Hashim Thaçit? Përndryshe, as ëndërr s'do ta kish parë!...

Po, kujt don t'i shesë dushk për gogla, në emër të Sllovenisë, IFIMES-i jugosllavomadh serbo-myslimano-shqiptarotitist?! Ndërsa, gjithmonë e shpreh „shqetësimin“ e tij (si institut ndërkombëtar!) dhe nuk harron të na i kujtojë preferencat, kur thotë, citojmë: „Votuesit e papërcaktuar mendojnë që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e Hashim Thaçit nëse dëshiron të sigurojë fitore mëse shumti duhet të mbështetet në klientelizëm dhe në rrjetin e saj partiak të cilin e ka krijuar me punësimin e aktivistëve të partisë së tij në administratën shtetërore, në polici, forca të sigurisë, postë, aeroport dhe në organizata të tjera publike dhe institucione.“ Dhe, për çudinë tonë, kjo thënie nuk qëndron aspak, sepse, infrastruktura antishqiptare e administarës është ruajtur në tërësinë e saj shqiptaro-titiste, prej zyrave të gjendjes civile e deri në zyrat më të larta të administratës „shtetërore“ të „institucioneve dhe të institucionalistëve tanë të viteve të '90-ta“(Sic!)...

Shqetësimi i ynë thelbësor është, se, a mund t'u lihet më në dorë udhëhqja me popullin shqiptar krrelave, krrelanave, krrelajkave e krrelaxhinjve e krrelaxheshave shqiptaro-titistë/e dhe kategorisë së tyre të të „burgosurve politikë shqiptarë“ në Jugosllavi. Përgjigjja e jonë, e qartë, është: JO. Pavarësisht mendimit të IFIMES-it, se, citojmë: „Votuesit e papërcaktuar janë të mendimit se duhet ndëshkuar Qeverinë aktuale (LDK-PDK) që mund të sjellë deri te trazira tektonike në skenën politike të Kosovës dhe ardhjes në Qeveri të LVV dhe liderit të saj informal Albin Kurti. Shumica e votuesve të papërcaktuar mendon se koha e saj (VV) po shihet në horizont sepse njerëzit që e udhëheqin LVV e kanë krijuar imazhin e liderëve të pakompromituar dhe parimorë. Situata e tillë mund të sjellë te eleminimi i plotë i kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili për këtë shkak ka bërë koalicion me Ramush Haradinajn (AAK) dhe Fatmir Limajn (Nisma) me kundërshtarët më të zemëruar të tij politikë në mënyrë që të shpëtojë atë që mund të shpëtohet dhe me këtë ka treguar së qëllimi i tij i vetëm është mbetja në pushtet. Pritet që votuesit do ta ndëshkojnë një koalicion të tillë joparimor që është i ngarkuar me hipoteka të shumta dhe që deri më tash e ka pasur mundësinë të tregojë se çfarë mund të bëjë për Kosovën. Përkundër shumë premtimeve, Kosova përditë e më shumë shkon prapa me udhëheqjen e Thaçit.“

Çudi! Nuk e kemi ditur deri më sot, deri me këtë prononcim zyrtar, sa shumë po iu gëzoka IFIMES-i&Co, me Vetonin e murrmë të Surrojve, „eleminimit të plotë të kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi“ dhe të krahut të luftës, të UÇK-së, nga skena politike e „Republikës së Kosovës“ LDK-iste e shqiptaro-titiste&Co!...

A e di IFIMES-i se akuzimi i krahut të luftës së UÇK-së së lavdishme shqiptare është bërë e po bëhet nga paci(t)fistët „komunistë“ shqiptaro-titistë të LDK-së&Co? A e di IFIMES-i se krejt „kulaçin“ e akuzave dhe aktakuzave kundër UÇK-së i ka përpiluar, fabrikuar, përgatitur e ngritur LDK-ja&Co e saj shqiptaro-titiste e saliberishiste? A e di Instituti Ndërkomëtar i IFIMES-it se gjithçka në këtë botë është shkak-pasojë, prandaj, edhe shkaku i pasojave që u ngarkohen partive të dala nga „lufta“ e ka burimin e tij te LDK-ja e Isa Mustafës, sot, siç e kishte deri dje nën udhëheqjen e Dr. Ibrahim Rugovës?... Për pasojë, është mbushur Evropa me „dëshmitarë të mbrojtur“ dhe me familje të tyre, për shkakun e vetëm se janë ethur nga të huajtë e prirë prej LDK-së, që, të akuzohet kreu i luftës së UÇK-së dhe luftëtarët e saj trima, disa prej të cilëve, sot, po „tredhen“ burgjeve, për çka janë përgjegjës disa nga „krahu i luftës“, LDK-ja me shumë „partiotë“ e „shqiptarë“ të saj të kategorisë së saj të të „burgosurve politikë shqiptarë“ dhe ndërkombëtarët, që, shumë sish, po qëndrojnë në Kosovë si „miq“ të vërtetë!...

Gabimet themelore të IFIMES-it&Co, janë të shumta dhe, kryesisht, të prapta, sepse, merren, imponohen dhe analizohen gjërat së prapthi. Shihni çfarë shkruan, citojmë: „PDK, LDK dhe AAK janë të ngarkuara me hipotekën e udhëheqjes katastrofale të Kosovës, me krim, korrupsion, nepotizëm, me krime lufte, likuidime e disa edhe me vrasjet e pazbardhura për çka ka bazë se janë të motivuara politikisht. Me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje mund të paraqitet një faqe pozitive, sepse Kosova ndodhet në një udhëkryq të llojit të paparë dhe në prag të paralajmërimit të ndryshimeve tektonike në skenën politike. Është ndërprerë procesi i njohjeve të reja ndërkombëtare për njohjen e Kosovës, gjë që e rrezikon edhe vetë të qenunit e saj.“ A po bën mirë IFIMES-i që po i shtin në një thes partitë e luftës dhe „partitë e luftës“ që e shanë dhe e shantazhuan pa pushim luftën e lavdishme çlirimtare të UÇK-së?...

A e di IFIMES-i se akuzat për „krim, korrupsion, nepotizëm, me krime lufte, likuidime e disa edhe me vrasjet e pazbardhura“, janë të gatuara në kuzhinat e LDK-së së Isa Mustafës dhe të ORA-s së dalë loje të Veton Surroit&Co? Po, për çfarë pushteti iu dashka IFIMES-it ardhja në pushtet e Lëvizjes Vetëvendosje? Për ta zgjatur amullinë te shqiptarët? Për ta thelluar mosbesimin mes tyre? Për ta ricopëtuar Shqipërinë?... Për ta nxitur e ushqyer luftën „të gjithë kundër të gjithëve“(Sic!) Për të mos u bashkuar kurrë kombi dhe shteti shqiptar, Shqipëria e shqiptarëve? Dhe, shkruan, citojmë: „Prandaj, nuk duhet të befasojë suksesi i ardhshëm i Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas vlerësimeve të analistëve në Kosovë pritet që dialogun në mes të Beogradit zyrtar dhe Prishtinës ta përmbyllin Aleksandër Vuçiçi dhe Albin Kurti (LVV). Partia Serbe e Prosperitetit (PSP) dhe lideri i saj Vuçiçi ndërkohë e kanë korrigjuar politikën e tyre dhe do të detyrohen ta korrigjojnë ende. Ngjashëm do të ndodhë edhe me lëvizjen Vetëvendosje, që do të jetë faktor kyç i skenës politike.

Duke e lexuar këtë „margaritar“, domosdo, se, jemi të detyruar të mendojmë, krejt gjakftohtë, se ku do t'ia qesë tymin IFIMES-i dhe ku do t'i dalë flaka prej simotrave të tij „patriotike“ e „kombëtare“ në Prishtinë?... Mos do të thotë kjo se IFIMES-i ka detyra të caktuara, që ta rikthejë Kosovën e trepushtuar shqiptare, sërish, nën tutelën e Serbisë a të çfarëdo Jugosllavie tjetër dhe kohën antishqiptare të Millosheviçit dhe të bijve të tij shqiptaro-titistë?!...

Kulmi i çudisë së IFIMES-it, çka na bën të mos besojmë fare për rolin e tij të paanshëm, është dykutësia e menduarit të tij, kur thotë, citojmë: „Kur kemi të bëjmë me statutin e Kosovës kemi konflikt të dy koncepteve kushtetuese, sipas të parit Kosova (dhe Metohija) është pjesë përbërëse e Serbisë dhe të dytit, sipas të cilit Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ai konflikt i dy koncepteve kushtetuese duhet të zgjidhet, gjithsesi.“ Por, çudia është, se, pse IFIMES-i nuk e sqaron qartë dhe nuk e thotë dot, troç, se zgjidhja më e mirë dhe përfundimtare e çështjes së Kosovës, është që Kosova shqiptare duhet të hyjë në Kushtetutën Shqiptare dhe duhet të mos udhëhiqet kurrë më në Kushtetutën e Serbisë pushtuese dhe gjakatare, çetnike, nazifashiste, gjenocidale e etnocidale, antishqiptare, që ka kryer gjenocid dhe etnocid të egër e të paparë, për një shekull e tepër, në kurriz të shqiptarëve autoktonë. Ato „koncepte“ që i rikthen në skenë IFIMES-i, i ka ndarë përgjithmonë lufta çlirimtare e UÇK-së, për liri dhe bashkim kombëtar.

Është e çuditshme dhe antinjerëzore se me çfarë zelli e epshi të paparë antishqipar i gjuhen në shpinë Kosovës dhe Shqipërisë (që, në fakt është vetëm Shqipëri) të gjitha institutet ndërkombëtare për studime (para)politike, (para)strategjike e (para)gjeostrategjike, thua se askund në botë nuk ka krim dhe korrupsion të organizuar, klientelizëm, nepotizëm, drogë... dhe këto dukuri negative i gjejnë vetëm në „Republikën e Kosovës“ dhe në Shqipëri (në Shqipërinë tonë Etnike)! Bah! Ja, çfarë shkruan IFIMES-i, citojmë: „Probleme kyçe të shoqërisë së Kosovës edhe mëtutje mbesin korrupsioni, klientelizmi dhe privatizimi. Padyshim që korrupsioni është i ndërlidhur me aktivizmin partiak, nepotizmin me partitë udhëheqëse PDK dhe LDK, të cilat e kanë keqpërdorur pozitën e tyre gjatë udhëheqjes së tyre për përfitime personale, përkatësisht, për dominimin e strukturave të partisë në procesin e punësimit në administratë dhe në institucionet e tjera publike.“

IFIMES-i, nuk e kursen Kosovën në asnjë plan, afatshkurtër dhe afatgjatë, sidomos, në planin ekonomik, kur thotë, citojmë: „Në planin ekonomik, shumica e votuesve të papërcaktuar mendon që privatizimi ka dështuar dhe është kthyer në një vegël për pasurim personal. Në disa raste privatizimi nuk është dashur të kryhet, por në disa raste është kryer me një jotransparencë të theksuar, të dyshimtë dhe në mënyrë të gabuar.“

„Paanësia“ e kërkimeve dhe „studimeve“ të IFIMES-it, del qartë nga citati i mëposhtëm, kur shkruan, citojmë: „Pjesëmarrësit e kërkimeve që janë kryer në Kosovë mendojnë se shteti ligjor është jofunksional, nuk ka drejtësi, nuk ka dënime, nuk ka gjykata funksionale, për çka shteti vjen para situatës sikurse shteti është i çalë, dhe që qytetarët gjithnjë e më pak u besojnë institucioneve të shtetit.“ Këtu, shihet se „kërkuesit“ dhe „hulumtuesit“ nuk dinë ta bëjnë një dallim elementar konceptual, faktin se për çka dhe për çfarë luftuan shqiptarët e Kosovës së pushtuar shqiptare. Kjo „padituri“ e tyre i ka shkaktuar dhe ngatërruar, jo pa një qëllim të theksuar antishqiptar (vendor e ndërkombëtar), të gjitha çështjet që kanë mundur të zgjidhen fare lehtë, sepse, shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare (të pushtuara nga ish-Jugosllavia e Serbia) kanë dashur t'u bashkangjiten vlerave funksionale të shtetit të tyre amë, Shqipërisë dhe jo të jenë nën tutelën e „komunistëve“ të kuqë jugosllavë shqiptaro-titistë, nën administratën më të shëmtuar antishqiptare të kontrolluar nga LKJ-ja, përkatësisht, LDK-ja&Co!...

Se ç'të „mirë“ i dëshiron IFIMES-i vetonsurroian Kosovës dhe shqiptarëve, shihet nga citati i mëposhtëm: „Instituti Ndëkombëtar IFIMES medon, se për qytetarët e Kosovës është më mirë që Qeveria e re ta sigurojë hyrjen në fuqi të regjimit të heqjes së vizave me të gjitha shtetet e BE dhe të fillojnë të merren seriozisht me zgjidhjen e problemeve të grumbulluara të popullatës së re, e cila është më e reja në Evropë. Duhet të sigurohet efikasiteti i institucioneve të shtetit të së drejtës për luftimin e krimit dhe të korrupsionit, ku sistemi efikas i drejtësisë paraqet bazën për zhvillimin e ardhshëm të Kosovës. Është me rëndësi të madhe integrimi i Kosovës përmes bashkëpunimit rajonal dhe krijimi e zhvillimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Afirmimi i të drejtave njerëzore dhe i diskriminimit të bashkësive të pakicave duhet të jenë prioritet i vazhdueshëm i pushtetit të ri të Kosovës.“ Po, a mund ta pyesim ne IFIMES-in, po, vallë, pse të bëhen punë të dyfishta për vetëm një popull në Evropë, kur Kosova ka luftuar dhe është e gatshme të luftojë gjithmonë për bashkimin e saj me Shqipërinë amë, ku është hequr sistemi i vizave me BE-në?..

Një pyetje, krahas shumë pyetjeve e përgjigjeve të dyshimta, dykutëshe, është edhe kjo, citojmë: „Kush e paraqet shumëkëmëshin kriminal në Kosovë? Kriminaliteti i tashëm në Kosovë i ka lidhjet e veta që nga Qeveria në ekzil. Çërdhe e kriminalitetit janë komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe shërbimi (para)informativ (SHIK) në bashkëpunim me strukturat politike. SHIK-u u desh të shpërbëhet në vitin 2008, sepse, në vitin 2009 u themelua Agjensia Informative legale e Kosovës (AKI).“ Po, a do të ishte i gatshëm IFIMES-i ta sqaronte e saktësonte se kush e paraqet shumëkëmbëshin antishqiptar në Gadishullin Ilirik, në këtë pjesë që quhet Kosovë, që, padrejtësisht, imponohet të quhet „Ballkan“ dhe „shtetet e Ballkanit“, në vend se të quhet Gadishull Ilirik dhe shtetet e Gadishullit Ilirik, që është më me tëban lashtësor e shkencor, i vijimësisë shkencore iliro-shqiptare.

„Shqetësimi“ i IFIMES-it vërehet kudo, për gjithçka që e ka mbërthyer „shoqërinë kosovare“ (që, po të lexohet e interpretohet shqip, i bie: antishqiptare). Ja, çfarë shkruan në raportin e vet, citojmë: „Nepotizmi është i pranishëm në të gjitha segmentet e shoqërisë, dhe gjithçka zhvillohet nën kontrollin e partive politike. Përmendet edhe shembulli i kompanisë Devolli nga Peja e cila është në arbitrazh me shtetin e Kosovës, përkatësisht, me Telekomin e Kosovës (PTK) kinse e dëmtuar për shumën 30 milionë EURO, edhe pse, faktikisht, është dëmtuar shteti i Kosovës për shumën e përmendur dhe kjo e vë në pozitë të keqe kryeministrin aktual të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin Hashim Thaçi. Të shumtë janë të tjerë kryeministra të krimit, korrupsionit dhe të frikësimit. Përfaqësuesit e BE në Kosovë, ata të misionit të EULEX-it në Kosovë kanë shfaqur shqetësimin e tyre me rastin e paraqitjes së këtyre rasteve të frikësimit dhe presioneve, kur janë vënë re raste gjatë fushtës zgjedhore. Ndarjet e sferave të interesit në mes të elitave politike fuksionojnë përmes marrëvëshjeve joformale, që askush të mos e prekë askë.“

Të gjitha këto i dimë dhe po i përjetojmë në kurrizin tonë njerëzor e shqiptar. Por, çka e çfarë ka bërë e po bën IFIMES-i dhe simotrat e tij për ta përmirësuar këtë gjendje skandaloze, që ta shërojmë, mundim e shporrim këtë kancer që po rritet përditë, „kosovaro“-ndërkombëtarisht. Mos po mendoka IFIMES-i&Co se gjendja mund të ndryshojë dhe ndryshon për të mirë, duke u besuar dhe plasuar në raportet e veta të „vërtetat“ që i servohen nga të njëjtat qarqe që e kanë përndjekur e persekutuar popullin shqiptar në trojet e veta për plot një shekull?!... Ky qëndrim i IFIMES-it&Co nuk meriton vëmendje, as respekt, përkundrazi.

„Paanshmërinë“ e IFIMES-it, na e vërteton plotësisht citati i tij: „PDK dhe LDK ua kanë vrarë shpresën për një ardhmëri më të mirë qytetarëve të Kosovës, që deri më tash i kanë përmbushur të gjitha kërkesat e përfaqësuesve të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe aq më tepër të Serbisë, në mënyrë që të qëndronin në pushtet. Për këtë shkak e kanë pranuar edhe vendimin antikushtetues për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (BKS), shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, dhe si manipulim politik kryetari Hashim Thaçi e ka nisur nisiativën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Në një ambient të tillë politik, e vetmja parti politike që nuk ka qenë pjesëmarrëse në Qeverinë e Kosovës, është Lëvija Vetëvendosje (LVV) e liderit jofomal Albin Kurti, i cili gjithnjë e më shumë po e gëzon përkrahjen e gjerë shoqërore, sepse nuk janë të zhytur në krim, korrupsion dhe afera.“ Është i habitshëm ky qëndrim, dhe, aq më tepër kur një „alternativë“ të tillë për „zgjidhje“ e imponon LVV-në e udhëheqësit joformal, Albin Kurti, ku, të rinjtë që e përfaqësojnë atë, me pakës përjashtime të vogla, mashtrohen me „shqerkat“ e „JUL-it“ të Veton Surroit&Co!...

Madje, IFIMES-i&Co, kërcënon, tërthorazi, se nuk ka heqje vizash me këso qeverishë, me pretekst e nëntekst që lexohet mes rreshtave „pa ardhur në pushtet LVV-ja e Albin Kurtit“, alias e Veton Surroit&Co! E sjellim para jush citatin e IFIMES-it: „Qyetetarët e Kosovës janë në pritje të pashpresë për heqjen e regjimit të vizave drejt shteteve të BE. Megjithatë, deri sa është në pushtet struktura politike, e cila është e lidhur me struktura paraushtarake, parainformative dhe kriminale, nuk do të ketë heqje vizash për qytetarët e Kosovës. Kjo u është bërë e ditur edhe prijësve të Kosovës, të cilët nuk ua kanë thënë qytetarëve të vet këtë të vërtetë të hidhur. Kosova meriton një të ardhme më të mirë dhe integrim në rrjedhat ndërkombëtare, përmes njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.“ IFIMES-i duhet ta dijë se ardhmërinë e qytetarëve shumicë të „Republikës së Kosovës“ e kanë shkatërruar „miqtë“ ndërkombëtarë, të prirë nga LDK-ja e Dr. Ibrahim Rugovës me kompanitë e saj të të „burgosurve politikë shqiptarë“ (alias LKJ, LKS dhe LKK=LDK&Co!), të cilave, fatkeqësisht, u beson verbërisht IFIMES-i.

IFIMES-i&Co duhet ta dijë dhe ta ketë të qartë se ne, shqiptarët, nuk kemi luftuar për t'u paravësuar prej Shqipërisë, por, për t'u bashkuar në një shtet tonin kombëtar, që populli shqiptar e meriton sikurse e meritojnë të gjithë popujt e Evropës e të botës së qytetëruar. Këtë e vërteton Betimi i UÇK-së. Lufta për ta çliruar një tokë tënden të pushtuar (siç është Kosova shqiptare) është e drejtë që e garantojnë të gjitha ligjet dhe konventat ndërkombëtare, prandaj, UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë dhe çlirimtare. Ndërkaq, „'Republika e Kosovës', e hapur (Lexo: e çaraveshur) si ndaj Serbisë, si ndaj Shqipërisë“ ka qenë dhe mbetët projekti më i shëmtuar antishqiptar i Dr. Ibrahim Rugovës&Co, të cilit tel i bie vahzdimisht, tash e dy dekada, partia e tij, LDK-ja e Isa Mustafës&Co, e cila e ka dhjetëfishuar numrin e „veteranëve“ dhe, fatkeqësisht, „veteranë“ janë bërë shumica e atyre që e kanë sharë dhe shantazhuar luftën e UÇK-së shqiptare.

Për këtë, do të ndalemi edhe te citati në vazhdim i IFIMES-it, kur thotë: „Gjendja në skenën partiake është nën kontrollin e PDK-së dhe SHIK-ut – shërbim i (para)fshehtë. Pa u ballafaquar me të shkuarën, shqiptarët e Kosovës nuk mund të sigurojnë të ardhme më të mirë. PDK dhe LDK kanë rënë në provim dhe për shkak të mënyrës së deritashme të udhëheqjes së shtetit e kanë shkatërruar çdo shpresë për një të ardhme më të mirë qytetarëve të Kosovës.“

Që ta dijë dhe ta ketë plotësisht të qartë IFIMES-i, nuk është e vërtetë se vetëm PDK ka shërbim të (para)fshehtë. Shërbime të tilla të (para)fshehta kanë të gjitha par(t)itë në Kosovë, e, më të rrezikshmet prej tyre janë ato shërbime të ish-LKJ-së jugosllave (UDB-a dhe KOS-i, që instruktohen dhe kontrollohen nga KGB-ja ruse), të cilat vetëm kanë ndërruar emra dhe role, ndër to prin LDK-ja e Isa Mustafës, ORA e Veton Surroit dhe partitë që menaxhohen prej tyre, si AKR, LVV etj. Prandaj, sot, është e pamundur t'u shitet dushk për gogla shqiptarëve. Po të respektohej Betimi i UÇK-së dhe Kosova shqiptare t'i ribashkohej Shqipërisë Mëmë, menjëherë pas luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së, sot, gjendja do të ishte ndryshe, edhe për shqiptarët, edhe për rajonin, edhe për Evropën, botën dhe OKB-në. Natyrisht, edhe kostoja do të ishte tjetërfare. Herëdokurë, ribashkimi i Shqipërisë së shqiptarëve do të ndodhë, por, cili do të jetë çmimi, është pikëpyetje e madhe, e, kjo varet, në radhë të parë, se (s)a është në gjendje Evropa t'i përmirësojë gabimet e mëdha të para një shekulli, e, që duhet t'ia kërkojë asaj edhe IFIMES-i një gjë të tillë, sepse, Shqipërisë dhe shqiptarëve, Evropa dhe Fuqitë e Mëdha të kohës, ua kanë një borxh të madh, që ende po rrjedh gjak!...

E bëmë këtë reagim për disa arsye, e, dy janë kryesore. E para, nuk është mirë që popullit shqiptar t'i mundësohet (me fakte, sikurse vepron IFIMES-i) të krijojë bindje të bazuar se institucionet ndërkombëtare janë shumë të anshme, madje, antishqiptare, që shkojnë aq larg sa i rehabilitojnë dhe mbështesin, në këtë mënyrë dhe në mënyra të tjera, tradhtarët e popullit shqiptar, kuislingët dhe bashkëpunëtorët e pushtuesve tanë, dhe, e dyta, pse i marrin për të vërteta gënjeshtrat që u imponohen e ofrohen për „të vërteta“ nga qarqe që deri dje kanë qenë antishqiptare (e nuk kanë pushuar të jenë as sot!), që i kanë përndjekur, përsekutuar, burgosur e vrarë shqiptarët, me pretekstin pse kanë guxuar t'i kërkojnë të drejtat e tyre njerëzore e kombëtare (për bashkim kombëtar), të shkelura në mënyrë të trefishtë në ish-Jugosllavi, Serbi e „Kosovë e Metohi“(Sic!).

IFIMES-i&Co, duhet ta dijë se ardhmëria e sigurt e tokave të pushtuara e të copëtuara të Shqipërisë (Kosova deri në Nish, Sanxhaku, Maqedonia, Mali i Zi dhe Çamëria) është vetëm SHQIPËRIA, e vetmja ardhmëri e sigurt e popullit shqiptar dhe e pakicave të tjera që dëshirojnë të jetojnë në një shtet të përbashkët me shqiptarët dhe kur të vëhet në zbatim ky projekt njerëzor, në radhë të parë, të gjithë do të lehtësohemi nga një barrë që e kemi bartur kot së koti (duke i dëgjuar 'komunistët' shqiptaro-titistë që nuk duan të zbresin nga pushteti që ua ka dhënë Jugosllavia, Serbia dhe KSA e „Kosovës dhe Metohisë“!), në veçanti armiqtë, pushtuesit dhe copëtuesit e Shqipërisë, që edhe sot po na shkaktojnë, me bashkëpunëtorët e tyre „shqiptarë“, dëme të pariparueshme.

Pra, është koha që të hiqet thika dytehëshe e IFIMES-it dhe e simotrave të tij vendore, rajonale e ndërkombëtare nga kurrizi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Dhe, sot, të gjithë duhet ta dimë e ta kuptojmë se kjo është e domosdoshme.

Burojë, Qershor 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 409 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi