Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Azem Bejtė Galica
Publikuar më 24 korrik, 2017 nė orėn 04:15 ( ) Mehmet Bislimi | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Atdhetar dhe prijės i ēetave ēlirimtare kundėr okupimit serb tė trojeve shqiptare

Azemi, ishte i biri i Bejtė Galicės. Lindi nė fshatin Galicė tė Drenicės nė vitin 1889. Rrjedh nga njė familje bujare me njė traditė tė trashėguar tė atdhetarisė brez pas brezi. Azemi qysh si i ri, duke dėgjuar nėpėr odat tona pėr bėmat e trimave tė kohės si: Ahmet Delisė, Hasan Prishtinės, Isa Boletinit, Bajram Currit e shumė tė tjerėve tė cilėt po pėrpiqeshin pėr njė organizim tė mirėfilltė mbarėpopullor nė luftėn pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar.

Azem Bejtė Galica (1889 -1924)
Ai e kuptoi mė sė ēartė fillim e kėsaj rrugė, andaj pa hezitim e me pėrkushtim iu bashkėngjit kėsaj lėvizje. Azemi sė bashku me shokė sė pari formuan ēetat e rezistencės, radhėt e armatosura e mė pastaj kjo Lėvizje mori pėrmasat e kohės qė veproi dhe u njoh tėrė kohėn si Lėvizja antiserbe e Kosovės, tė cilės nė fillim i priu Shaqir Smaka i Kastriotit tė Drenicės. Pas rėnies sė Shaqir Smakės, pėr 12 vite me radhė forcave ēlirimtare tė Kosovė iu prinė Azem Bejtė Galica.
Me kalimin e kohės, Lėvizja antiserbe nė Kosovė u masivizua dhe u bė gjithėpėrfshirėse, ndėrkohė qė Azemi njihej si krye Komandant i tė gjitha ēetave nėn emrin e tė cilit luftohej kundėr pushtuesit serb, nė tė njėjtėn kohė nė shumė pjesė tė Kosovės. Azem Bejta para sė gjithash, kėtė e arriti me autoritetin dhe trimėrinė e tij mbėshtetur fuqishėm nga shokėt tė tij. Ai me ēetat e Drenicės si tė thuash ishte bosht i kėsaj Lėvizje i cili mbante lidhje tė forta mė krerėt mė pėrparimtare tė kohės si: Hoxhė Kadrinė, Hasan Prishtinėn, Bajram Currin e tė tjerė. Ishte njė Lėvizje e masave tė gjėra popullore, sepse mbronte interesat dhe aspiratat tona tė pėrgjithshme pėr liri e bashkim kombėtar. Nga vitet 1920- tė Lėvizja antiserbe e Kosovės kulmoi duke u bėrė e vetmja forcė reale ēlirimtare. Qeveria e Beogradit u shtrėngua qė tė mos kursej forcat e veta tė xhandarmėrisė pėr tė asgjėsuar Azemin dhe bashkėluftėtarėt e tij. Lėvizja e liridashėsve tė Kosovės kishte orientim demokratik, pėr kėtė meritėn mė tė madhe pa dyshim se e kishte Komiteti i Kosovės dhe personalitetet qė drejtonin atė.
Krahas luftėrave tė njė pas njėshme qė Azemni i bėnte kundėr pushtuesit Serb, ai dėnonte rėndė edhe “hafijet” tė cilėt po i shėrbenin pushtuesit. Kėtė Azemi edhe e kishte zbatuar nė disa raste, duke i dėnuar bashkėpunėtorėt e pushtuesit. Nė njė rast ai kishte dėnuar njė tė tillė qė ishte bashkėpunėtor i Kost Peēancit. Azemi kishte marrė tė dhėna tė sakta se me 29 janar tė vitit 1919, Kostė Peēanci, me njė tog xhandarėsh tė regjimentit 21 tė divizionit tė Prishtinės, do tė shoqėrohej nga njė hafije shqiptar, tė cilėt do tė shkonin nė drejtim tė Pejės, duke kaluar nėpėr Runik. Azemi Bejta me shokė i vunė pritė kėtij divizioni, duke e vrarė hafijen shqiptar, dhe duke lėnė tė vrarė po ashtu edhe 29 xhandar Serb. Ky ėshtė vetėm njė episod nga dhjetėra e dhjetėra luftėra e pėrleshje tė Azem Bejtės kundėr forcave tė armatosura e pushtuese Serbe.
Azem Bejta bashkėpunonte ngushtė me shokėt e tij qė drejtonin masat popullore nė krahinat tė tjera tė vendit si me Sadik Ramėn e Gjurgjevikut, Hasan Ferrin nga Plava, Isuf Mehanin e Sanxhakut, Adem Ilazin e Reēakut, Idriz Seferin Moravė-Gjilan, Kalosh Danin e Kėrēovės etj.
Besohet se nė maj tė vitit 1919 Azem Bejta, kishte pas veti rreth 8.000 deri 10.000 luftėtarė. Njė pjesė syresh nė aksionet e para prenė lidhjet telefonike tė Mitrovicės me rrethe tjera. Mė 12 maj tė vitit 1924, Pashiqi ishte pėr vizitė nė Francė dhe atje e alarmojnė nga Beogradi me anė tė telegram se: “ Popullata e Drenicės me nė krye Azem Bejtėn janė ngritur nė kryengritje dhe ēdo hap pėr tė ndėrruar diēka, ėshtė i kotė!”… Kryeministri Pashiq i kthen telegramin Qeverisė sė tij, ku thuhej: “tė merren tė gjitha masat pėr ta shtypur popullin shqiptar tė rebeluar!”. Kėtu shihet qartė se qeveria serbe me kėtė dėshironte tė godiste me tė gjitha mjetet e veta luftarake kokėn e Lėvizjes antipushtuese serbe tė Kosovės me nė krye Azem Bejtė Galicėn.
Azem Bejtėn, hordhitė serbe e rrethuan disa herė me qėllim pėr ta likuiduar si nė: Abri, Radishevė, Kotorr, Ēiēavicė etj. Por Azemi gjithherė doli fitimtar. Veēojmė rrethimin qė ju bė mė 1920 nė muajin shkurt nė fshatin Gradicė. Njė rrethim i hekurt, luftė e ashpėr qė filloj herėt nė mėngjesin e asaj dite nga forca tė mėdha xhandarmėrish serbe rreth 500 veta. Nga ana tjetėr; Azemi me Mehmet Delinė e Radishevės, Fazli Beranin, Ajet Ēaushin e dhjetėra shokė tė tjerė rezistuan tėrė atė ditė tė ftohtė shkurti, madje duke i lėnė tė vrarė armikut rreth 30 ushtarė. Azemi me shokė ēau rrethimin duke i mbetur njė bashkėluftėtar i vrarė, por edhe disa tė tjerė tė plagosur. Me veprime tė matura e tė vendosura, Azemi arriti qė palėn serbe ta bindi se ka tė bėj me njė forcė reale me tė cilėn duhet biseduar e dialoguar, pasi qė me forcė nuk e shtypėn dot. Si rezultat i tėrė kėsaj u njoh zona e lirė e Drenicės qė nga populli atė kohė u quajt: “Arbėria e Vogėl”, kjo marrėveshje ndodhi nė qershor tė atij vit, madje kishte edhe njė mori zonash tė tjera tė lira si ajo e Junikut, Hasit etj.
Si gjithmonė, edhe kėsaj radhe pushtuesi serb veproi me prapaskenė: Kushtet e marrėveshjes mbi “zonat e lira” ishin qė prijėsit tė merreshin me qetėsimin e rendit, qė tė mos merreshin me aksione tė armatosura, qė tė respektohej marrėveshja mbi “paqen e zonave tė lira” etj. Autoritetet e Beogradit si Neshiq e Vujqiq u munduan qė me dredhi tė bisedojnė edhe me udhėheqėsit e tjerė tė ēetave si me Mehmet Delin, Fazli Beranin etj. Por pa sukses. Gjatė kėsaj kohe Azem Bejta ngriti edhe kullėn nė Galicė dhe deri diku respektoj marrėveshjen mbi atė “paqe”… Edhe pėrkundėr kėtij pasiviteti tė ēastit, Azem gėzonte autoritet tė gjerė tek masat, sepse gjatė gjithė atyre luftėrave me okupatorin Serb, ai kishte dalė gjithmonė fitimtar dhe ishte treguar strateg i mirė, kėshtu qė doli edhe fjala se Azem Bejta po fluturon me kalin e tij, se ėshtė i pa kapshėm, se nuk e merr plumbi etj. Ndėrkaq populli i thuri edhe kėngė lavdie qė akoma janė nė kujtesėn tonė kombėtare.
Me dy trima qė i ka Shqipnija, si ka mbreti as shtatė krajlia. Azem Bejta e Mehmet Delija, me ta nė sherr ka ra Serbia…Gjatė tėrė kėsaj kohe, Serbia bėnte plane e veta pėr likuidimin e krye parėve tė ēetave dhe pėr shtypjen e lėvizjes nė pėrgjithėsi. Kėshtu qė pėrfitoj nė kohė e me armatimin mė tė rėndė, mė 14 korrik 1924 rrethoi Galicėn, Lubavecin dhe Mikushnicėn. Filloi njė luftė e pabarabartė dhe e pa mėshirshme. Pas njė kohe, Azemi me disa shokė arrijnė ta ēajnė rrethimin, mirėpo nė tėrheqje e sipėr, nė afėrsi tė fshatit Mikushnicė, Azemi goditet rėnde nga njė plumb ogurzi. Disa nga shokėt e tij vriten e shumė tė tjerė i plagosen. Shokėt, Azemin e plagosur e marrin mbi supe e diku sigurojnė njė qerre me qė dhe marrin rrugėn nė drejtim tė Gjurgjevikut e mė tej pėr tė shkuar nė drejtim tė Shqipėrisė sė pavarur, ku sapo kishte triumfuar Revolucioni Demokratik i qershorit. Kėtė e kishte dėshiruar edhe Azem Bejta pasi qė paraprakisht ishte njoftuar nė detaje nga patriotėt demokrat si Hasan Prishtina e Bajram Curri. Shokėt e Azemit, pasi kryetrimi i Drenicės dhe i tėrė Kosovės nė atė kohė kishte ndėrruar jetė trupin e tij e lėshuan nė njė shpellė tė thellė tė fshatit Perqevė, rreth 30 metra. Vdekjen e tij e mbajtėn sekret. Nė kėtė mėnyrė nėn emrin e Azemit, vazhdoj edhe pėr disa kohė rezistenca e lėvizjes kaēake. Ndėrkaq bilanci i egėrsisė serbe mbi Arbėrinė e vogėl ishte me pasoja tė rėnda me mbi 75 shqiptarė civil tė vrarė, qindra tė plagosur, mbi 123 shtėpi tė djegura e tė bėra rrafsh me tokė sė bashku me to edhe Kulla e Azemit, qindra bagėti tė grabitura etj.
Nami pėr Azemin jetoi gjatė edhe pas vdekjes sė tij. Lėvizja antiserbe vazhdoi rezistencėn nėn emrin e tij, nga Mehmet Deliu, qė njihej me emrin Mehmeti i vogėl sė bashku me Shotėn duke dhėnė kushtrimin: “Oooo prite, prite Azem Galicėn…” Kujtimi pėr tė do tė rrojė pėr herė. Azem Bejta me luftėn dhe sakrificat e tij pėr ēlirim kombėtar, zuri vendin e nderit nė faqet e historisė sonė tė ndritur e tė shkruar sa e sa herė me gjak. Ai ishte dhe mbeti simbol i rezistencės kundėr armikut pėr liri kombėtar, ishte dhe mbeti prijėsi i Lėvizjes gjithėpopullore antiserbe.

24. 07. 2017

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mehmet Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 251 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi