Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Dialogu intern ” i Vuçiqit me serbët, nuk mund të ndryshojë statusin e Kosovës së shkolonizuar dhe të pavarur
Publikuar më 27 korrik, 2017 në orën 17:29 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** Kur fuqitë e mëdha evropiane dhe botërore kanë hequr dorë nga kolonitë e tyre të dikurshme shekullore (Spania, Portugalia, Franca, Britania e Madhe, Belgjika, Holanda, Italia, si dhe Rusia), atëherë, kush janë ato “superfuqi ballkanike”: Serbia, Mal i Zi, Greqia dhe Maqedonia, që të mos i braktisin kolonitë e tyre shqiptare në Ballkan (1878-2017)?!

*** Edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, edhe i gjithë populli serb, duhet të kuptojnë dhe të pajtohen me realitetin, se Kosova nuk është më koloni e Serbisë (1912-1999), por vetëm një shtet fqinjë i saj, i pavarur dhe sovran (17 shkurt 2008).

*** Prandaj, pavarësisht nga epilogu i “dialogut të brendshëm” të presidentit A.Vuçiq me serbët, nuk do ta shpëtonte Serbinë nga izolimi evropiano-perëndimor dhe nga Amerika, nëse Serbia e presidentit Vuçiq, nuk e njeh Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008).

Pra, pavarësisht se çfarë vendimi politik, do të marrin serbët së bashku me presidentin e tyre, Aleksandar Vuçiq, Prishtina zyrtare (as presidenti, as qeveria e as kuvendi) nuk duhet të involvohen në ofertat e tij kinse për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”, sepse kjo, nuk figuron si e tillë në "itinerarin" e objektivave parësore të startegjisë politike dhe diplomatike të Republikës së Kosovës, duke qenë se është mbyllur më 17 shkurt 2008.

Çdo politikë e vonuar, nuk është politikë, por vetëm dështim politik me pasoja të rënda për një popull a për një shtet

Nuk ka asnjë dyshim se një dialog i tillë i brendshëm i presidentit serb Alkesandar Vuçqiq, do të kishte pasur vlerë të dyanshme politike sikur të ishte bërë para vitit 1989, kur Serbia e Slobodan Milosheviqit, e Sheshelit dhe e Aleksandar Vuçiqit me terror, me agresion përmbysi autonominë e KSAK të vitit 1974 (duke vrarë shqiptarë civilë të pafajshëm, dhe duke mbyllur dhe shkatërruar shkolla, universitete, dhe duke larguar nga puna me qindra, mijëra dhe miliona shqiptarë).

Ndërkaq, tash, 30 vite më pas, kur Kosova pas përjetimit të gjenocidit kolektiv serb (1989-1999), përgjithmonë është shkëputur nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999), me ndihmën dhe me mbështetjen e ligjshme historike, politike, diplomatike dhe ushtarake të SHBA-së dhe të aleatëve të saj evropianë-perëndimorë (BE dhe NATO), “dialogu intern” i presidentit Aleksandar Vuçiq me të gjithë përfaqësuesit legjitim të popullit serb për Kosovën, nuk mund të ketë kurrfarë vlere as de fakto, as de jure e as politikisht, sepse statusi i Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës është zgjidhur më 17 shkurt 2008. -Tanimë, Kosova është e pavarur dhe sovrane, këto atribute politike, juridike dhe kushtetuese të shtetësisë së Kosovës, të legalizuara dhe të njohura ndërkombëtarisht nga 114 shtete të OKB-së, nuk mund t’i ndryshojnë në mënyrë ligjore dhe paqësore as Presidenti, as qeveria, as Kuvendi, as partite politike në pushtet, as ato opozitare, as Akademia e Shkencave dhe e Arteve Serbe e as Kisha Ortodokse Serbe me mitropolitin Irinej në krye.

Nëse Vuçiqi bindë serbët, se është koha e fundit për ta njohur Republikën e Kosovës, atëherë ai dialog i tij i brendshëm, vërtet, do të ketë kuptim të plotë politik dhe historik për të dy popujt, sepse do të lirohej nga një barrë e rëndë dhe hipotekë shekullore e kolonializimit të saj 100-vjeçar ndaj Kosovës, e cila historikisht dhe ligjërisht i përket SHQIPËRISË ETNIKE.

Mirëpo, këtë të drejtë natyrore dhe të ligjshme të Kosovës shqiptare, përkatësisht të SHQIPËRISË ETNIKE ia mohuan Serbia, Rusia dhe Fuqitë e Mëdha të Evropës me verdiktin e turpshëm dhe të padrejtë të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (1912-1913), me ç’rast, jo vetëm Kosova (Vilajeti i Kosovës), por më se gjysma e territoreve indigjene të SHQIPËRISË ETNIKE u copëtuan, u ankesuan dhe u kolonizuan me forcë, me terror dhe me gjenocid nga ana e Serbisë dhe e Malit të Zi, në emër të rremë të “çlirimit të territoreve serbo-malazeze” nga zgjedha e Perandorisë Osmane, në të vërtetë, Serbia dhe Mali i Zi gllabëruan Vilajetin e Kosovës dhe Vilajetin e Manastirit shqiptar, të cilat, sikurse i gjithë Ballkani, ishin nën sundimin disashekullorë të Perandorisë Osmane.

Ardhmëria e serbëve dhe e Serbisë është njohja e Republikës së Kosovës, ashtu sikurse njohja e Algjerisë nga sundimi 130-vjeçar kolonial i Francës (1962)

Ndryshe, presideni Vuçiq dhe serbët e tij, mund të dialogojnë mes veti sa të duan (kjo është çështe e brendshme e tyre), por jo për kthimin e Kosovës nën Serbinë koloniale (1912-1999), ose për “atomizimin” e saj në kantone sikurse “Republika srpska” në kuadrin e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Këtë lojë mashtruese dhe naïve, shqiptarët e Kosovës, nuk do ta pranojnë kurrë, sepse do të humbnin sovranitetit e tyre territorial dhe shtetëror.

Nëse Vuçiq dëshiron të jetë paqësor me shqiptarët, atëherë, këtë prirje, duhet ta dëshmojë përmes njohjes së Republikës së Kosovës, e cila dikur ishte koloni, por, sot është e pavarur dhe sovrane. Me këtë realitet, duhet të pajtohen Serbia dhe të gjithë serbë, duke ndjekur shembullin pozitiv të shteteve të mëdha të Evropës Perëndimore dhe të asaj Lindore, që kanë hequr dorë nga sundimi i tyre kolonialist ndaj shteteve të Afrikës, të Azisë, të Amerikës Latine, si dhe ndaj shteve evro-aziatike dhe baltike , gjatë viteve të 90-ta të shekullit XX, kur përfundoi lufta e ftohtë mes dy superfuqive botërore.

Në këtë kontekst ish-BRSS-ja braktisi kolonitë ruso-sovjetike, siç janë Azerbajxhani, Turkmenistani, Taxhikistani, Kazakistani, Krigistani, Uzbekistani, Armenia, Estonia, Letonia, Lituania, Ukraina, Moldavia, Gjorgjia). Kështu, duhet të veprojë edhe Serbia e presientit Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës, Preshevës, Bujanocit, Medvegjës dhe Novi Pazarit, sepse të gjitha këto janë të aneksuara, të kolonizuara me terror dhe me gjenocid nga ana e Serbisë, të shkëputura nga Vilajeti i Kosovës shqiptare (1878; 1912-1913; 1914- 1919).

-Të mos mashtrohemi, se pa zgjidhjen e këtij “problemi ballkanik” as Ballkani, as Evropa e as bota nuk do të kenë qetësi dhe “gjumë të rehatshëm”-stabilitet, bashkëpunim, siguri dhe paqe.

Serbia dhe Mali i Zi, të paditën për shfrytëzimin jolegal të pasurisë së shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës dhe Manastirit (1912- 1999)

Duke qenë se Serbia dhe Mal i Zi (monarkitë dhe mbretëritë e tyre) me dhunë, me terror dhe me gjenocid i kanë copëtuar territoret e Vilajetit të Kosovës dhe të Vilajetit të Manastirit, vetëm për zgjerimin e kufijve të Serbisë së Madhe dhe të Malit të Zi, si dhe për shfrytëzimin ekonomik, bujqësor dhe të pasurisë së paluajtshme , të burimeve nëntokësore, me qëllim të shaktërrimit dhe të ndryshimit të strukturës demografike dhe socio-ekonomike për serbizimin e territoreve të Vilajetit të Kosovës dhe të Vilajetit të Manastirit, Kosova dhe Shqipëria, urgjentisht, duhet të formojnë ekipet e tyre profesionale shtetërore dhe shkencore, që nga Serbia dhe Mali i Zi, të kërkojnë dëmshpërblimin për 100 vitet e shkuara, që arbitrarisht në mënyrë joligjore kanë shfrytëzuar pasuritë e shqiptarëve në Vilajetin e Kosovës dhe në Vijaetin e Manastirit (1912-2017).

Kjo kërkesë për zhdëmtimin njëshekullor të pasurisë së paluajtur të shqiptarëve në të dy vilajetet e theksuara të Shqipërisë Etnike, juridikisht, sipas së drejtës ndërkombëtrare, është plotësisht e jusitifikueshme. Prandaj, duke mos hezituar dhe vonuar (edhe në këtë shekull,XXI), Shqipëria dhe Kosova, duhet të ngrisin trupat e tyre profesioniste për të vlerësuar dhe për të kërkuar dëmshpërblimin nga Serbia dhe Mali i Zi.

Ndryshe, serbët, malazezët dhe maqedonët, vazhdimisht do na e mohojnë të drejtën natyrale dhe historike mbi territoret tona të SHQIPËRISË ETNIKE.
Fundja, siç pa thënë edhe themeluesi-Baba i qeverisë së Shqipërisë Etnike, Isamil Qemali (pas shpalljes së aktit historik të pavarësisë, më 28 Nëntor 1912), “ Ne do vendosin paqe me fqinjtë tanë, kjo varet prej tyre, jo vetëm prej nesh”.

-Po në këtë frymë të parimësisë, edhe ne sot, ndjekim këtë rrugë të paqes dhe të mirëkuptimit me fqinjtë tanë, por, ata që nga viti 1912, e, edhe sot në shekullin XXI(dekada e dytë), po zbatojnë politikat e tyre hegjemoniste, ekspansioniste, kolonialiste dhe neokolonialiste ndaj shqiptarëve dhe ndaj territoreve të tyre etnike autentike.

Kjo politikë kolonizuese antishqiptare nuk shpie drejt paqes, mirëkuptimit, bashkëpunimit, mirëbesimit dhe drejtësisë së ndërsjellë mes popujve ballkanikë, por drejt konfliktit dhe rrezikimit të stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes në Ballkan.

-Që të mos përsëritën tragjeditë e përgjkashme të derisotme në përmasa ballkanike për shkak të kolonializmit sllavo-bizantin (1878-2017), BE-ja, NATO dhe Amerika, si dhe mbarë bota e civilizuar demokratike, duhe t’i mbështesin shqiptarët, që të dalin nga tirania koloniale shekullore e sllavëve të Ballkanit mbase kjo do të ishte e vetmja zgjidhje racionale për pajtimin dhe për bashkëpunimin paqësor të të gjithë popujve të Ballkanit. Ndryshe, integrimi i Ballkanit në BE, do të jetë vetëm një projekt strategjik i parashikuar në agjendën e saj, si dhe një ëndërr e parealizueshme për vendet dhe popujt e Ballkanit (Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 502 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi