Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mos u mërzitni, dr. Moikomi
Publikuar më 30 korrik, 2017 në orën 23:28 ( ) Prof. Dr. Eshref Ymeri | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në Portalin “Agjencioni Floripress” të datës 24 korrik 2017, lexova një ese interesante të dr. Moikom Zeqos, me titull “Mjaft më! Lëreni të qetë Skënderbeun”. Si një shkencëtar me emër, dr. Moikomi e ka quajtur me vend ta thotë fjalën e vet me peshë lidhur me figurën e heroit tonë kombëtar, për të cilin disa zëra shtrembërojnë të vërtetën historike për prejardhjen e tij.

Në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur, meqenëse Skënderbeu, siç thekson me shumë të drejtë në esenë e vet dr. Moikomi, “edhe pas vdekjes fizike, për gati 5 shekuj vazhdon një Edicion të Dytë të ndeshjes apokaliptike në betejat e fjalës, opinioneve, pohimeve dhe mohimeve nga më të skajshmet dhe më të çuditshmet, ku afirmimi i tij si Hero, jo thjesht semantik i shqiptarëve dhe i kombit shqiptar, del i identifikuar nga e vërteta substanciale historike”.
Mendoj se në këndvështrimin e çdo lexuesi të kultivuar, me dinjitet të lartë kombëtar, janë dy arsye që i shtyjnë disa individë të mohojnë shqiptarësinë e Skënderbeut.
Së pari, është kompleksi i inferioritetit, i cili përfaqëson një tërësi ndjesish psikologjike dhe emocionale, që shprehen në ndjenjën brendadëmtuese të njeriut dhe në besimin irracional në epërsinë e njerëzve të tjerë mbi të. Ai lind si pasojë e shkaqeve nga më të ndryshme, siç janë traumat shpirtërore, gabimet dhe dështimet që njeriun e shoqërojnë në jetën e tij. Kompleksi i inferioritetit ndikon mbi gjendjen shëndetësore e shpirtërore, si edhe mbi mënyrën e sjelljes së njeriut. Pikërisht për shkak të këtij kompleksi, njeriu kërkon të duket. Dhe njëra nga mënyrat për arritjen e këtij objektivi, është sulmi kundër figurave të shquara të kombit. Ai që vuan nga një kompleks i tillë, mendon se kësisoj do të ngjallë kureshtinë e të gjithëve dhe do të vihet në qendër të vemëndjes së mjeteve të informimit masiv.
Alfred Adleri (1870-1937), psikolog, psikiatër dhe filozof austriak, njëri nga pararendësit e neofrojdizmit, krijues i sistemit të psikologjisë individuale dhe i konceptit të teorisë individuale të personit, thotë:
“Në qytetërimin tonë nuk tregojnë ndonjë respekt të madh ndaj një njeriu, i cili kërkon gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, pa bërë asgjë për ta merituar një gjë të tillë”.
Prandaj edhe dr. Moikomi, si një shkencëtar mendjehollë, tërthorazi, këtë kompleks inferioriteti të nënkuptueshëm, e shpjegon me “dituri sipërfaqësore” të një takëmi shqiptarësh, të cilët kërkojnë ta shesin veten si intelektualë me paha të madhe.
Së dyti, është mercenarizmi në shërbim të grekosllavizmit. Dihet fort mirë që prejardhjen e heroit tonë kombëtar e ka vënë dhe vazhdon ta vërë në diskutim historiografia shpifografike grekosllave. Grekët kërkojnë ta shesin për të vetin dhe i kanë vënë edhe emrin Jorgos. Serbosllavët, gjithashtu, kërkojnë ta rrëmbejnë për vete. Prandaj është e natyrshme që ata do të rekrutojnë edhe mercenarë në radhët e kombit shqiptarë, për të gjetur mbështetje për shpifografinë e tyre.
Dr. Moikom Zeqo, si një hulumtues i talentuar në fushën e historiografisë, ka folur dhe vazhdon të flasë vetëm me gjuhën e të vërtetave historike. Edhe në këtë ese, me logjikën e kthjellët dhe me gjakftohtësinë karakteristike të një intelektuali me vetëdije të lartë kombëtare, ai i fton zërat me formim gjysmak që të heqin dorë nga shtrembërimet që i bëjnë me vetëdije të vërtetës historike për prejardhjen e Skënderbeut dhe të mundohen ta lënë të qetë në madhështinë e tij hijerëndë mbipesëshekullore.
Megjithatë, e ftoj shkencëtarin e nderuar dr. Moikom Qeqo që të mos mërzitet. Nga radhët e kombit shqiptarë do të vazhdojnë të lindin përsëri njerëz me komplekse inferioriteti, do të vazhdojnë, po ashtu, të lindin edhe mercenarë në shërbim të të huajve. Aq më tepër që mercenarizmi në radhët e kombit tonë është një dukuri jo fort e panjohur.

Santa Barbara, Kaliforni
28 korrik 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Eshref Ymeri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 474 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi