Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mërgata politike
Publikuar më 30 korrik, 2017 në orën 23:39 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shqiptarët, pothuaj gjatë gjithë historisë, detyroheshin të lëshonin vatrat e tyre dhe të mësyenin rrugëve të botës, për të mbijetuar, qoftë ekonomikisht, por edhe politikisht. Në këtë analizë do të mundohem të trajtojë fenomenin politik të mërgatës, në këto periudha:
Kohën e Rilindjes Kombëtare deri në vitin 1946;
Kohën e mërgatës politike, të cilët ishin të përfshirë në Luftën e Dytë Botërore;
Kohën e mërgatës politike jashtë Shqipërisë londineze;
Kohën e mërgatës politike jashtë Shqipërisë londineze të konvertuar pas vitit 1990 në “Demokrat”

Kohën e Rilindjes Kombëtare deri në vitin 1946
Mërgata politike, bashkë me intelektualët përbrenda Shqipërisë, gjatë Rilindjes kombëtare, punoi me përkushtim në mobilizimin e bashkëatdhetarëve, në kushte shumë të vështira, për të zgjuar ndërgjegjën kombëtare dhe për ta luftuar me të gjitha mjetet pushtuesin, jo vetëm turk, por edhe grek e serbomalazezë. Ata permes pendës trajtonin problemin kombëtar, që nga përpjekjet për një alfabet shqip, e deri te rrokja e armës për shlirim. Ata krijuan edhe indentitetin kombëtar shqiptar, që fillimisht depërtoi te intelektualët e Evropës e më gjërë dhe krijuan edhe klubet e tyre, ku tuboheshin shqiptarët nga vise të ndryeshme, jo vetëm inteletual, por edhe punëtor krahu. Nëpër këto klube brymoseshin me atdhetarizëm, kuptonin shkakun e robërisë, kuptonin mundësin e shlirimit, bëheshin pjesëtar të levizjes kombëtare, duke shpërndar material, e gazeta, nga një vend në tjetrin, kryenin kurse shkollimi, aftësimi professional, etj. Në këtë kohë do të shkundët pluhuri i harresës për: Piron, Teutën, Agronin, Skenderbeun, Gjuhën, Flamurin dhe do të lind edhe Hymni Kombëtar “Rreth flamurit të përbashkuar”. Në këtë kohë edhe do të forcohet ndjenja e shtetit komb.
Këto klube së bashku me luftëtarët e lirisë, të pendës dhe të pushkës përbrenda atëdheut, arritën ta krijojnë Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, arritën të hapin shkollat e para shqipe, arritën të sjellin edhe shkronjat në atdhe, të formojnë alfabetin e gjuhës shqipe, të shpallin Shqipërinë të lire dhe të mosvarme, etj. Kjo frymë e mërgatës, pati ndikim edhe në shtetet ku vepronin, te intelektualët e kombeve tjerë, permes kontaktit dhe shtypit të tyre. T’i përkujtojmë këto memente shumë të rëndësishme historike: a. letrat, peticionet e meorandumet, gjatë kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjatë mbajtjes së kongrese të ndryshme, e më të vequara po e theksojmë atë të Londrës, e Vresajes, gjatë gjykimit të Avni Rustemit, Konferenca e Paqës në Parisë, etj. Letra e Fan Nolit, për përgëzimet e fitorës, në vitin 1946 Luftëtarëve të lirisë, që udhëhoqën Luftën Naciona Çlirimtare të Shqipërisë, pothuase do ta përmbyll këtë kohë

Kohën e mërgatës politike, të cilët ishin të përfshirë në Luftën e Dytë Botërore
Kjo kohë do të karakterizohet me mërgatën politike, të pushtetarëve, komandantëve, oficerëve, agallarëve, bejlerëve, të cilët gjatë gjithë jetës së tyre ishin në shërbim të armikut dhe sidomos gjatë Luftës Nacional Çlirimtare të Shqipërisë, qoftë me italianët, gjermanët apo bugarët. Kjo mërgatë do të punojë me djalin e të birin për rikthim në pushtet, duke pranuar edhe ndarjen e Shqipërisë londineze. Këta depërtuan në Evropë e më tej, permes portës së Athinës, Beogradit dhe të Romës. Regrutoheshin e regrutonin edhe të tjerë, për rikthim në pushtet, e çështjen shqiptare jashtë kufijve të të saj, e bënin sa për të treguar se ishin të interesuar edhe për fatin e shqiptarëve në Jugosllavi e Greqi, e në anën tjetër permes tyre kryenin aksione diverzante në Shqipërinë londineze. Këta do të dështonin në pëpjekjet e tyre në teren e beteja në Shqipërinë londineze, por edhe jashtë, në luftë kundër mërgatës politike të pjesës së robëruar të kombit. Qëllimi i tyre u zbërthy në plan kombëtar, mirëpo ata i mbante gjallë edhe më tej kapitalizmi, imperializmi, e revizionizmi, për shkak të gjeostrategjisë e gjeopolitikës, që zinte hapësira kombëtare e jona.
Vitet nëntëdhjeta mundësuan që edhe një herë të ngjallën mumjet politike, permes Ismail Kadaresë, Sali Berishës e Ibrahim Rugovës, që i shtrinë rënjët e veta, ku i kishin pinjollët e vet, por u konvertuan edhe një kategori “intelektualësh” për të kapur pushtetin, sepse e dinin mirë, se ata të mërgatës ishin të moshuar për të marrë pushtetin, por edhe ishin pak për të krijuar pushtet.

Kohën e mërgatës politike jashtë Shqipërisë londineze
Edhe nga viset e pushtuar të Shqipërisë londineze, filloi përpjekja e lëvizejs kombëtare për shlirim dha bashkim kombëtarë. Ideologët e saj ose burgoseshin, ose vriteshin dhe një pjesë e tyre ia mësyu rrugëve të botës. Kjo edhe krijon mërgatën e shlirimtarëve, të cilër ranë ndesh me fundrinat e mërgatës tjetër, për të cilët folëm më lartë. Tash kishin dy fronte, atë të armikut, serbosllavët dhe grekët, por edhe amik tjetër bukur me peshë ishte edhe ajo e bashkëpunëtorëve, në mesin e të cillëve bënte pjesë edhe mërgata e LNÇSH. Këta të fundit ndikuan shumë, sepse kishin mbështetëse edhe politikën amarikane e evropiane, që puqej me politikën dhe interesin gjenociadial jugosllavo- greke.
Vitet nëntëdhjeta, permes misionarëve të Sali Berishës e Ibrahim Rugovës, të ndihmuar nga propaganda e Ismali Kadaresë, i cili kishte ndikim të madh te mërgata e shlirimtarëve, nga e kaluara e vet si shkritar, fillun të konvertohen shumë sish, që do ta dobësojnë qëllimin e luftës për shlirim dhe bashkim kombëtar.

Kohën e mërgatës politike jashtë Shqipërisë londineze të konvertuar pas vitit 1990 në “Demokrat”
Kjo kohë do të karektizohet me ritën e luftës që kishin shpallur zogistet, esadistët, etj. kundër figurave kombëtare, duke madhuar tradhëtarët e kombit dhe këtë në dy plane: a. në planin e rehabilitimit përbrenda teritoreve shqiptare, të armiqëve të të gjitha ngjyrave, në emër të demokracisë dhe b. dhënia e dekoratave nga presidentët, qoftë të gjallëve apo të vdekurve, për këto figura që i takojnë llumit të historiesë. Në këtë lojë do të hyejnë edhe një numër bukur i madh i kësaj mërgate, duke menduar se me përçmimin dhe luftimin e këtyre figurave dhe historisë së lavdishme kombëtare, do të afrohen më afër perendimit dhe ai do të na sjellë në pjatë lirin dhe bashkimin.
Edhe pas krismave të armëve të djalërisë dhe vashave të UÇK-së, ata filluan avazin e përbuzjes dhe nuk qanin kokën për të ardhemen e kombit, sepse atë ua kishin premtuar punëdhënësit, permes mesazheve nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi, se mposhtja e të kaluarës kombëtare dhe luftimi i të sotmes, e lind të ardhmen “demokratike”.
Kjo do të hap një kohë tjetër, atë të anatemimit të histories, duke u nisur nga stërgjyshrit tanë- Pellazgët, Ilirët, Epokën e Skenderbeut, Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e heshtur Epokën e Lidhjes së Pejës, duke lënë anash Epokën e Pavarësisë, duke sulmuar flamurin e himnin kombëtare dhe më tragjikja, duke u munduar ta fshijnë nga kujtesa kolektive, bërjen e Shqipërisë Shqipëri.
Për këto do të shohim në analizë tjetër, për të parë se nga vijnë misionet dhe kush janë misionarët.

Prishtinë, 28.07.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 474 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi