Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Valet e mërgatës
Publikuar më 03 gusht, 2017 në orën 19:09 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në analizën e kaluar “Mërgata politike”, I kam vënë në pahë problemet me të cilat është përballur mërgata politike shqiptare, në mision të çështje kombëtare dhe fillet e shërbimit të një pjese të saj, si misionar të misioneve kundërkombëtare. Në këtë analize do të mundohem të shkoqisi përpjekjet e asaj pjese të mërgatës në shërbim të misioneve të huaja, e që rrita e saj dot shihet që nga viti 1990 e deri në ditët e sotme, duke e shtrirë veprimtarin e saj në truallin kombëtar.

Kjo periudhë karakterizohet me tri val të ikurish, në shtetet fshqinje, e, pastaj në Evropë dhe në Amerikë, Australi e gjetiu.
Vala e parë ndodh, kur bashkë me gjermanët ikin edhe bashkëpunëtorët e tyre dhe të fashizmit italian, e bugar.
Vala e dytë do të ndodh me prishjen e mardhënieve të Jugosllavis me BRSS-ë dhe këta do të koncentrohen në Jugosllavi.
Vala e tretë do të ndodh në vitet nëntëdhjeta, e viti 1997 do të jetë viti më tragjikë në historinë kombëtare.

Vala e parë
Pas ngadhnjimit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipësë, bashkë me forcat okupuese do të ikin edhe bashkëpunëtorët e tyre, pushtetar, ushtarak, etj. Këta, fillimisht, do të bashkrendisin veprimet me shtetet të cilat nuk dëshirojnë ta njohun luftën çlirimtare të Shqipërisë (Çështje e hapur në Konferencën e Paqes në Parisë) dhe pranojnë të jenë në shërbimet e tyre, për të rëzuar pushtetin në Shqipërinë londineze, ende pa i pare frytet e tij, të këqija apo të mira. Vetë fakti, që pa ndihmën e askujt, e çliruan vendin, jep për të kuptuar luftën e drejtë që kishin bërë partizanët shqiptar. Kjo mërgatë do të vihet menjëherë në kundërsulm dhe do të ndikojnë, që Shqipëria londineze dikur antare e Ligës së Kombeve të mos jetë anëtare e OKB-së.

Vala e dytë
Vala e dytë, ajo e pas vitit 1948, e që do të koncentrohet në Jugosllavi, do ta përbëjnë oficer të Zogut, Legalitetit, bashkëpunëtor të nazi fgashizmitë dhe kur filloi të zbulohet komploti i Koçi Xoxë, morren arratinë. Këta do të mirëpriten nga tandemët Rankoviq-Tito, dy satrap të njohur kundër shqiptarëve. Do të sistemohen dhe do të marrin paga të majme, me trual dhe shtëpia, të siguruar, deri në vitin 1966, kur do të ndodh rënia e Rankoviqit. Kjo mërgatë politike, do të jetë edhe më aktive, sepse vepron nga një vend fqinjë dhe me ndihmën e shteteve tjera. Veprimet e këtyre dy palëve kundër Shqipërisë londineze, i shtynë punëdhënësit e tyre, për të hulumtuar format e ndryeshme për ardhejë në pushtet. Përpjekjet politike, qotë me heqjen e Xhavit Devës nga lista e “Procesi i Nynbergut”, si kriminel lufte, përpjekjet për Mithat Frashërin për ta trajtuar si zëdhënës të Shqipërisë dhe së fundi, përpjekjet për ta rikthyer Ahmet Zogun permes Jugosllavisë së Titos, dështuan dhe u mbeti vetëm një rugë, ajo e diversantëve dhe propagandas së koordinuar Evroamerikan.
Kurr shterren të gjitha format e përmbysjes së pushtetit, në Dhjetor të vitit 1955, Shqipëria londineze do të pranohet në OKB. Gjithë kjo jep për të kuptuar, se gjithë ai petemcial i mërgatës politike, nuk kishte kredibilitet brena dhe iu shterruan të gjitha forcat vepruese, por propaganda e verdh dhe kolona e pestë nuk pushuan së vepruari.

Vala e tretë
Vitet nëntëdhjeta do të jenë vitet që, jo vetëm do ta shkatrojnë Shqipërinë në të gjitha sferat, por do të jenë vite kobëzeza për nga vdekjet dhe vrasjet më të mëdha në histrorinë e saj, pa pasur luftë shlirimtare. Viti nëntëdhjetë dhe ai pasuese, do të karakterizohet me ikje “politike”, të prir nga “intelektualët”, të cilës valle do t’i bashkangjitet edhe Ismail Kadare. Koha e “prerjes së kokave” kishte kaluar dhe sa do që Ai mundohet ta arsyetojë ikjen e Tij, nuk ka bazë dhe më së miri e thotë vet “kjo është jashqitje e kombit”, “Gjethet e kalbura të trungut”, etj.
Kjo kohë do t’i mobilzojë gjithë mekanizmat ndërkombëtar antishqiptar dhe i shtin në veprim argat e vet për ta djegur Shqipërinë. Ky angazhim do të dështojë në Shkodër, Tiranë (1991), e gjetiu dhe iu deshtë kohë ta kryejnë misionin e vet në vitin 1997, atëherë kur UÇK-ja famëmadhe me punën e vet kishte depërtuar edhe në zyrat e shteteve e agjensive më të mëdha botërore. Qëllimi i kësaj do të bëhet, për ta ndidhmuar Serbinë, që çështjen e shqiptare të Kosovës ta përmbyll njëherë e mire.
Kjo mërgatë që depërtoi, si mentalitet, dhe si qenie fizike, do të mundohet ta alarmojë botën dhe shqiptarët, se një e “keqe” u mund, pra epoka e Enver Hoxhës, por duhej luftuar edhe të keqen tjetër që sapo kishte lindur- UÇK-në
Koordinimi e propaganës së verdhë kundër kombit është shumë i fuqishëm. Orvelizëm i vërtetë. Në një shkrim tjetër do të mundohem ta trajtojë propagandën e verdhë, misionarët e tyre dhe cilit mision i takojnë, që janë vërsull të mohojnë gjithëçka shqipatre.

Prishtinë, 02.08.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 44 vizitorë
Lexuar: 281 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi