Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Deri kur fluturimi shekullor i pëllumbave argjilorë mbi Ballkanin?
Publikuar më 04 gusht, 2017 në orën 21:42 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

Jo si zakonisht, këtë herë komentin tim po e filloj me këtë citat të Menderes Ibrës nga FB: "Në një tregim nga kohët e lashta, tregohet se si mbreti Canute kishte probleme me lajkatarët rreth tij, që e bezdisnin me lajka të pavlera. I neveritur nga broqkullat e pafundme të tyre, që vetëm e madhëronin për fuqinë e tij, një ditë i mori të gjithë dhe i dërgoi në breg të detit, dhe u tha: - I shihni këto valë të detit, asnjë mbret sado i fuqishëm nuk mund ti komandojë dot, sepse ligjet e natyrës janë më të fuqishme se sa dekretet e njeriut!” (https://www.facebook.com/menderes.ibra.1).

Nga ky shembull këshillëdhënës dhe edukativ pozitiv, më së shumëti, mund të mësojnë ata që nuk kanë kurrfarë karakteri, nuk kanë kurrfarë edukate dhe sjelljeje njerëzore, që heqen si “trima” dhe si “patriotë”, duke e shpifur dhe duke terrorizuar popullin e vet të pafajshëm dhe të pambrojtur. –Ashtu sikurse vepronte tirania , terrori dhe ploja e Serbisë gjenocidale mbi shqiptarët dhe mbi Kosovën (1989-1999).

-Ata që shkelin të drejtat dhe liritë e mia, kanë të njëjtim trajtim sikurse bandat paramilitare dhe policore të kryekreiminelit Slobodan Milosheviq, të cilat me dhunë dhe me terror më nxorën me gjithë familjen nga shtëpia (e diel, 3 prill 1999).

Mirëpo, ka Zot, sepse edhe ato banda kriminale, terroriste, vrastare dhe gjenocidale serbe së bashku me kryekriminelin e tyre Slobodan Milosheviq, e hangrën kokën e tyre nga bombat e NATO-s dhe të Amerikës (24 Mars-10 Qershor 1999). Kështu, do të përfundojnë të gjitha ata, që e terrorizojnë njerëzimin për llogari të tyre mafioze, ideologjike, politike dhe tregtare, duke u shpërpallur rrejshëm si “shpëtimtarë” të tij.

-Ata që shajnë, shpifin, ofendojnë, gënjejnë dhe nxijnë akademikët shqiptarë, të cilët janë dëshmuar me orientim Amerikan dhe Evropian Perëndimor, vetëm pse mbrojnë interesat vitale të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, sepse me plot të drejtë dhe me arsye, nuk do t’ua harrojnë për jetë të jetëve shpëtimin e Kosovës dhe të mbi 2 milionë e gjysmë të shqiptarëve nga terrori dhe gjenocidi serb i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, më 1999 dhe, vetëm pse mbrojnë interesat jetike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike; ata nuk janë njerëzë normalë, as humanë e as kurrfarë patriotësh, por vetëm idiotë, injorantë, mormirënjohës dhe tradhtarë filosllavë. -Mjerë shqiptarët dhe atdheu, sa në flakë e në siklet që janë prej tyre, saqë as gojën nuk po kanë guxim ta çelin për ta thënë dhe për ta mbrojtur të vërtetën nga rrenat dhe nga shpifjet e tyre. Kjo indiferencë, kjo frikë absurde, ky oportunizëm dhe kjo heshtje varri justifikon thënien proverbiale: “ Ha si i gjallë, rri si i vdekur”(!) Ky është turp i madh dhe iracionalizëm sui generis, që brutalisht e dëmton drejtësinë dhe të vërtetën si vlera universale të botës së qytetëruar.

Syndromi ballkanik i tradhtisë

Ju, “intelektualë”, “gjeni të ditur”, të “ civilizuar” dhe “patriotë të dëshmuar”, pse, asnjëherë deri më sot, nuk ia bëtë vetes këtë PYETJE TË PASHMANMGSHME: -PSE KURRNJËHERË NË HISTORINË E DERISOTME TË BALLKANIT NUK DOLI ASNJË SERB, ASNJË GREK, ASNJË MALAZEZ, ASNJË BULLGAR DHE ASNJË MAQEDON, QË TË SPIUNONTE PËR TË MIRËN DHE PËR INTERESAT E SHQIPTARËVE DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE (1389-2017)?

-Ndërkaq, që nga luftërat heroike të SKËNDERBEUT… deri te lufta çlirimtare kombëtare e UÇK-së me ADEM, HAMZË DHE SHABAN JASHARIN në krye (1999), e, edhe sot, në dekadën e fundme të shekullit XXI (2017), as kompjuteri më i ri i Bill Gates nuk mund të regjistrojë NUMRIN TOTAL TË TRADHTARËVE, TË SPIUNËVE DHE TË HYZMEQARËVE SHQIPFOLËS, që kanë punuar për interesat e Serbisë, të Jugsllavisë, të Malit të Zi, të Bullgarisë, të Maqedonisë, të Greqisë dhe të Rusisë, duke tradhtuar dhe duke shitur interesat jetike të KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan.

Kësi fenomeni negativ antinjerëzor dhe antikombëtar vetëmohues nuk ka as në Ballkan, as në Evropë dhe në asnjë vend të botës. Ky fenomen, duhet studiuar nga shkencëtarët shqiptarë dhe ata evropianë dhe ndërkombëtarë të Psikologjisë, të Sociologjisë, të Kulturës...etj., pse vetëm shqiptarët në Ballkan qenkanë spiunë dhe tradhtarë të kombit dhe të atdheut të vet?!

Kësi “gjenish” psikopatësh dhe “patriotësh-futja vetes” nuk i duhen as KOMBIT SHQIPTAR, AS SHQIPËRISË ETNIKE, AS AMERIKËS E AS EVROPËS PERËNDIMORE DEMOKRATIKE DHE TË CIVILIZUAR, sepse këta janë futa e zezë, turpi dhe varri i hapur i kombit shqiptar dhe i SHQIPËRISË ETNIKE. Këta janë rreziku më i madh edhe për Ballkanin, edhe për Evropën, edhe për Amerikën, sepse me "bisht" janë në Ballkan, por me "kokë" janë në Moskë dhe në metropolet kolonialiste sllave të Ballkanit.

Për fund, ata që “ta hanë bukën dhe ta përmbysin kupën” janë armiqtë më të egër të kombit shqiptar, të Amerikës, të Evropës dhe të gjithë botës së civilizuar, sepse për inetresa të tyre, në çdo çast, kur t'u jepet shansi tardhtojnë kombin, tradhtojnë Shqipërinë, Amerikën dhe Evropën Perëndimore. Këtë e ka provuar edhe historia e derisotme shumëshekullore e Ballkanit.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 512 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi