Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Farsa e majmunit dhe zakoni i katundarit
Publikuar më 07 gusht, 2017 në orën 02:04 ( ) Bekim Rexhepi | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në këtë botë nuk janë vetëm njerëzit ata dhe të vetmit ata, që duhet grabitur gjithçka dhe çka munden... Mes grabitjes dhe luksit të paskajë, që ka njeriu i sotëm, në gjithë hapësirës e botë, mbas na duhet të rikujtojmë, se duhet të ketë shumë, e më shumë shqetësime edhe për të tjerat.

Farsa
Mbijetesa, beteja e fundit dhe ekskluzivitetit i marrëdhënjeve, u vlerësuan nga Blokbaster në filmin “planeti i majmunëve”. Cezari dhe majmunët e tij, janë të shtyrë në një konflikt vdekjeprurës, me një ushtri të njerëzve që udhëheqen nga një kolonel i pamëshirshëm. Pas humbjeve të rënda nga ana e Apes Cezarit, i cili shquhet me luftën e tij, me instinktin e tij të errtë qe shfaq e bënë betejën te jetë e mistershme dhe hakmarrëse, nga qe u janë bërë dëme dhe u janë vrarë anëtar të familjes se tij. Një dyluftim mes një koloneli njeri dhe një koloneli majmun, sikur humbin dhe sikur japë shanse për një fillim të ri dhe për një ardhmëri në botën e gjelbër apo gri. Një përshkallëzim i konflikti mes njerëzve dhe majmunëve bëhet i pa evitueshëm, megjithëse merr përmasa të një lufte sa të tmerrshme dhe gati deri në fund shuan gjasat dhe shpresat që të ketë një ardhmëri mes tyre ne këtë botë imagjinare.

Më intrigon veçmas tematizimi filozofik (jo vetëm i këti filmi), i cili në orbitë sjellë instinktin e konfliktit dhe në atë tërësinë e vet, në njëfarë forme sikur barazon relacionin e specie-s, të kreaturës mbitokësore. Filmi ka një angazhim të çmuar sepse më këtë sikur u japë gjërave rrjedhën e kuptimtë, përgjithësisht dihet, se gjërat në hapësirë përcaktojnë në një mënyrë kahjen dhe ritmin e hapit të përgjithshëm. Në këtë botë nuk janë vetëm njerëzit ata dhe të vetmit ata, që duhet grabitur gjithçka dhe çka munden... Mes grabitjes dhe luksit të paskajë, që ka njeriu i sotëm, në gjithë hapësirës e botë, mbas na duhet të rikujtojmë, se duhet të ketë shumë, e më shumë shqetësime edhe për të tjerat. Ky është mesazhi i një filmi, qe nxjerrë konstatimin filozofik se gjithë ajo që disi është e që nuk është si mund e si do të duhej të ishte, akoma nuk ka identitet human. Për këtë identitet human ka nevojë njerëzimi, i cili ka zhveshur nudo.

Zakoni
Zakoni është; mënyra e veprimit apo e sjelljes që dikush e ndjek duke e përsëritur atë vazhdimisht; dhe kjo gjë njeriut i bëhet shprehi e fituar nga akti i përsëritjes se vijueshme të një apo më shumë veprimi, i cili mbase për arsye të veçanta, e ndonjëherë edhe specifike ruhet me fanatizëm dhe për një kohë të gjatë. Ky lloj akti i paraqitjes së një apo më shumë zakoni, bëhet rregull dhe normë e gjithë mënyrës së jetesës së një njeriu (në sjelljen, në veshjen, në marrëdhëniet shoqërore etj.), që është vendosur historikisht e zbatohet si ligj i pashkruar nga një popull, nga një fis, nga një klasë a shtresë shoqërore etj, dhe që trashëgohet brez pas brezi.

Një djalosh që kishte lindur në fshat, në një fashat të Kosovës i pasur me kullota, me bujqësi por edhe i varfër me infrastrukturë. Djaloshi në fshat kishte marrë vite dhe ca zakone fshati sa për tu identifikuar si “djalë fshati”. Babi i djalit kishte vajtur në migrim dhe i vendosur në një metropol perëndimi, aty kishte arritur të ishte i sistemuar në punës dhe në vendbanim. Pas ca viteve, babai e kishte marr të birin nga fshati dhe tani qe te dy punonin dhe jetonte gjatë në këtë metropol, thuajse gati edhe ishin integruar në kulturën e metropolit. Jeta po rridhte normalitetin babai u bë gjysh, djali u be baba dhe ky babi i tha një ditë të birit të tij që ti sjelle një gotë ujë, fëmija i solli ujin dhe ne fund të gotës kishin mbetura ca pika uji, qe i shkujdesur i hodhi nëpër dysheme dhe i u mendua ne heshtje i tha vetvetes se; “zakoni i katundarit nuk djerret lehtë”!.
Kishte të drejtë një filozofë qe thoshe se “çdo njeri është në gjendje të bëhet qenie kulturore”.
Ç’më intrigoj dhe nuk di, se ç’më bënë të duket e gjitha se ka të bëjë edhe farsa, po edhe zakoni me këtë Milaim Zeka, vërtetë.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Bekim Rexhepi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 301 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi