Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mobilizim i përgjithëshëm, në mërgatë dhe brenda
Publikuar më 07 gusht, 2017 në orën 02:07 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Jam munduar të hulumtojë në publicistikë, histori e gazatari, për të gjetur një shembull, të paktën i përafërt me rastin tonë, që pjesëtarët e një komb i ka bërë një figure kombëtare historike, shantazhe, përqmim, injorim, shpifje, krahasime të nduarndurta me akcilin prsonalitet botrorë, që ka kryer krime të rënda përbrenda dhe jashtë kombit të vet, për të krijuar emër e pushtet. Kjo nuk ka ndodhur me figurën e Hitlerit, Musolinit, Frankos, Pol Potit etj. Për qudi, këtë nuk e kemi edhe te shtetet tjera, kryesisht Amerika, që është marrë me të gjitha mjetet, kundër Enver Hoxhës, në vend se të drejtonte propagandën kundër figurave të latshenuara, që edhe e obligonte koha, si udhëheqëse e luftës kundër nazifashizmit.

Kur mbaron Lufta e Dytë Botrore, në vend se të merren me figurat e cekura më lart, për të hequr nga koka e qytetarëve fashizmin, nacizmin, racizmin, ata mobilizohen kundër një figure të re politiko-ushtarake, veç sa kishte dal në skenë, dhe rreshtohen përkrah fashizmit grek, në Konferencën e Paqes në Paris, e mëtej.
Po të mbildheshin të gjitha shkrimet e autorëve të jashtëm dhe të botoheshin në një përmledhje, do t’i duhej një shtëpie botuese, më moderrne në botë, për disa muaj kohë, punë të pa ndërprerë, për t’i botuar. Po t’i shtoheshin shkrimet e autorëve shqipfolës, me siguri, për një vit nuk do të përmbyllej botimi.
Është shumë interesante, që ka mundur t’i mbijetojë të gjitha këto, ky përsonalitet i përmasave kombëtare, por edhe ndërkombëtare dhe, edhe sot i kanë frikën klyshët e nazifashizmit, Ballit e Legalitetit, titistët, e papadopulloset. Ku qëndron kjo forcë e këtij përsonaliteti dhe ku qëndron frika e të tjerëve, edhe sot? Gjithëçka lidhet me çështjen e mbrojtjes kombëtare, emancipimin kombëtar, kultivimin e vlerave kombëtare, emancipimin politik për një shtet komb, që do të thotë, fillozofin politike të rilindasve e ngriti në përmasat e bërjes realitet.
Mërgata zogiste, balliste dhe e legalitetit, viteve të nëntëdhjeta, do të rritet edhe permes mërgatës titiste, kadariste, berishjane, e, rugoviste dhe shqiptarët u përballën me tre sulme, nga propaganda e verdhë, duke sulmuar përsonalitetin e Enver Hoxhës:
1. Luftimi i forcave kombëtare, të cilat kishin krijuar mundësit e bashkimit kombëtar, permes lëvizjes gjithëpopullore në Jugosllavi. Prandaj këtë duhej penguar e luftuar, duke bërë trysni politike e ekonomike mbi ne, permes misionarëve shqiptar;
2. Duke i shapllur luftë Enver Hoxhës, i shpallën luftë një plejade të tërë, të burgosurish politikë, e më vonë edhe pjesëtarëve të UÇK-së, se “janë enverist, të kuq, etj.”. Kjo propagandë ia lehtësonte punën Beogradit, si kryeqytet i Jugosllavisë, për të arsyetuar veprimet e veta gjenocidiale, për të arsyetuar mbajtjen nën robëri të shqiptarëve, mendime e veprime që puqeshin me Titon, Rankoviqin, Lazar Mojsovin e Millosheviqin;
3. Duke sulmuar Enver Hoxhën, filluan rehabilitimet e mercenarëve, tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve të të gjithë armiqëve që i pati kombi.
Të gjitha këto veprime po ndodhin edhe sot, por pasi nuk ia dolën në përballje e bëmet e Enver Hoxhës, misionarët shqipfolës, nga fqinjët tanë dhe të tjerëve, kanë hapur fronte të reja.
a. Sulmi në gjuhën standard, ka për qëllim të ndaj kombin shqipar, sipas fuqisë ndikuese që pati Qeveria kukull e Shqipërisë londineze, në kohën e fashizmit dhe ikanakët, përnes portës së Beogradit, Athinës dhe Romës, e, sot Brukseli;
b. Rihapjen e lashtsisë histrorike, për Pellazgët e Ilirët, duke marr si moto një mendim të Eqren Çbabejt, se, Pellazgët mund të mos jenë stërgjyshrit tanë (parafrazim);
c. Kombi kosovar, filozofi politike kardeljane, me modelin e ASHAS, ku territori dhe konfeksioni duhet të merren si bazë e përcaktimit kombëtar, të asaj populate, por që artikuluesi më i zëshëm është Shesheli, me moton “Albanci i Shiftari”, që përpiqet në vazhdimësi diçka t’i heqet trungut kombëar shqipar;
d. Dekorimi i fundrinave të kombit, duke filluar nga Berisha, ndërsa Nishani, si nishangji i fortë, i rehabilitoi edhe diversantët dhe udhëheqësit e operacionit njëmijëenjë, (1951-1953) rreth katërqind të tillë;
e. Dekoratat zvleftësuese të dëshmorëve të kombit, në atë të Kosovës;
f. Shkruarja e historiesë “kombëtere të Kosovës”, nga Instituti i Histrorisë;
g. Ndyshimi i datave, të fillimit e mbarimit të, betajave, të Luftës së Dytë Botërore dhe të themelimit të UÇK-së;
h. Sulmi ndaj organizatave ilegale, që kanë vepruar nëpër kohë, me injorim dhe mospërfillje, duke harruar dokumentet ekzistuese;
i. Trajtimi i mercenarëve të luftës, si veteran, si gjatë LANÇ në Shqipërinë londinze, poashtu edhe gjatë luftës që bëri UÇK-ja;
j. Sulmi nda flamurit kombëtar, duke u munduar të “ruajnë” me nder falamurin e Kosovës, por që bie në mentalitetin e propagandas së verdhë, me rastin e shpallëjes së pavarsisë së Shqipërisë, kur kodoshët si misionar sebogrekëve, e quajtën shqiponjën “sorrë”, mendim që edhe sot çarkullon në propagandën e verdhë;
k. Sulmi ndaj familjes së Gjergj Kastriot Skenderbeut, duke harruar se para ardhjes së turqëve, shqiptarët i kanë takuar dy riteve fetare, katolicizmit me qendër në Romë dhe ortodoksisizmit me qendër në Konstatinopol. Kjo nuk po ndodh sot vetëm me Mustafa Nanon, por, prijetar ishte Teki Dervishi, në vitin 1997, në “Bota sot” dhe Haxhi Zyba (i ndjerë), i përgjigjet flakë për flak, me argumente analitike dhe përmbajtësore, në “Zëri i Kosovës”, pasi gazeta në fjalë, nuk ia botoi;
l. Sulmi në hymnin kombëtare, duke u munduar të mposhtin autorin e saj, Aleksandër Stavre Drenovën- Asdrenin, pa logjikuar, se po të ishte e vërtetë, në këtë përballje, të paktën në epokën e Enver Hoxhës, me siguri do ta kishin padit Shqipërinë. Për muzikë askush nuk ka thënë se është bërë nga kompozitori shqipar.
Poqese i lezojmë me vëmendje ato që u than më lartë, përfundojmë se, gjithë historia jonë kombëtare është vu në bankën e zezë, për të plotësuar apetitet e misioneve të huaja, nga misionarët shqipfolësa. Sulmet që i shënova, ka edhe tjera, janë ilustrime bukur me peshë, të cilat përsonalitet kombëtare, qoftë në mërgatën e dikurshme me orjentim kombëtar dhe vazhdimësisë së saj, i kanë krijuar si vlera, nga gjaku. Prandaj është moment që të ndergjegjësohemi, se isombajtësit po shumohen, për të arsyetuar vetën, pse nuk u rreshtua këtu apo atje, për të arsyetuar bashkëpunimin me armiqët tanë, për të arsyetuar mbojtjen e baballarëve, si bashkëpunëtor të armikut, etj.
Sa herë në historinë tonë të përgjakur, ka filluar në qendrat e vendosjes të shikohen hartat, për qëllime të ndryeshme, mu atëherë misionarët janë aktivizuar, për të krijuar huti në mesin tonë dhe lehtësuar veprimet e misioneve të huaja.
Ta mendojmë dhe analizojmë kombëtarisht, togfjalëshin “Ballkani Perendimor”, duke mos u lëshuar në modele tjera jetese, nga shtetet që e kanë njohur Kosovën, siç është rasti gjerman, “modeli i dy gjermanive”, në kohën e luftës së ftohtë. Të veprojmë në kohë, duke pranuar realitetet historike, sepse është moment i fundit. Moment tjera mund të krijohen, ato nuk do të jenë në tavolina diplomatike, por në fushëbeteja gjaku. Të mobilizohemi për të parën të gjithë, që nga mërgata dhe këtu përbrenda dhe t’ia kthejmë dinjitetin kombit, që të bëhemi faktorë vendosësh, e jo të ecim si mushka pas daijës.

Prishtinë, 05.08.2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 432 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi