Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nuk ka daltë e as çekan që mund të copëtojnë kombin monolit shqiptar
Publikuar më 07 gusht, 2017 në orën 02:16 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

*** -As islamofobia, as katolikofobia e as ortodoksofobia, as terrorizmi e as një lloj racizmi dhe ekstremizmi, kurrë nuk do të kenë sukses, që të ndezin fitilin e përçarjes dhe të vllavrasjes ndërfetare mes shqiptarëve. Ky "film", kurrë nuk do t'ia arrijë, që të shfaqet në repertoarin e tetatrit kombëtar të SHQIPËRISË ETNIKE në Ballkan, sepse shqiptarët gjithmonë kanë pasur, kanë dhe do të kenë Avni Rrustemë dhe Adem Jasharë.

*** Nuk ka profesor e as akademik normal patriot shqiptar, që po propagandon, ose po vepron për t'i grindur shqiptarët mbi bazën fetare, pavarësisht nga shpifjet dhe nga gënjeshtrat e agjenturave shqipfolëse ruso-serbo-sllave, që në format më perfide, më brutale dhe më çnjerëzore sipas "recetave" ruse të KBG-së dhe të "bukvicës" së UDB-së po i akuzojnë dhe po i sulmojnë, me qëllim të arritjes së qëllimeve dhe të interesave të tyre të ndyra në dobi të të gjithë armiqve shekullorë të shqiptarëve.

Shqipërinë Etnike në Ballkan, nuk e shpëton terrorizmi islamik, mercenarizmi, islamofobia, droga, korrupsioni, shpifja, gënjeshtrat, mashtrimi, piratizmi, trafikimi i qenieve njerëzore, dhe tradhtia subversive psikopatike vetëmohuese, por mendja e shëndoshë, guximi, ndërgjegjja, vizioni dhe bashkimi mbarëshqiptar (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë). Kjo është strategjia dialketike dhe praktike e ruajtjes së ekuilibrit të interesit të përgjithshëm kombëtar shqiptar në Ballkan.

Prandaj, kujdes mercenarë, tradhtarë dhe shitës të interesave dhe të idealeve jetike të kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE, mos na i cenoni dhe mohoni të drejtat dhe liritë tona të përbashkëta, sepse do të ndëshkoheni nga ligji, nga drejtësia, nga populli dhe nga historia, si dhe, nesër, do të turpëroheni dhe do të mallkoheni nga vetë fëmijët juaj. – Mos na pengoni (si Srbia e Slobodan Milosheviqit) në rrugën tonë të shenjtë drejt diturisë, përparimit, qytetërimit Evropian Perëndimor dhe RIBASHKIMIT GJITHËKOMBËTAR SHQIPTAR.

Të qëndrojmë larg nga “sistemi i kontradiktave” mafio-politike dhe propagandistike allasllave

Pavarësisht nga akuzat, ofendimet, shpifjet, kërcënimet të “industrisë së rëndë dhe të lehtë" serbo-sllave antishqiptare, ne, kurrë nuk do të pranojmë kurrfarë ultimatumi e as diktati, që të fusim “kokën në zallë” si struci, duke “arkivuar” dhe varrosur përgjithmonë të vërtetën e RIBASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.
Këtë ideal dhe këtë aspiratë të shenjtë shumëshekullore atdhetare gjithëshqiptare nuk mund ta vrasin as tradhtarët, as armqitë e brendshëm e as armiqtë e jashtëm, sepse liria dhe ideali nuk vriten mbase janë të pavdekshme.

Vetëm bashkimi na shpëton

Prandaj, ka ardhur koha që sot, kur jemi më afër se kurrë ribashkimit të vëllaut me vëllan dhe të motrës me motrën (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) të së njëjtës NËNË SHQIPËRI ETNIKE, të futën në dhe intrigat, shpifjet, gënjeshtrat, ofendimet, spiunimet dhe tradhtitë nga të gjitha “kuzhinat” dhe nga të gjitha “vorbullat e armiqve të brendshëm shqipfolës, që fshehurazi me aleatët dhe me “mentorët” e tyre serbo-sllavë po luftojnë të nxisin urrjetjen, përçarjen, armiqësinë dhe vllavrasjen mbi bazën fetare të shqiptarëve të Shqipërisë Etnike në Ballkan, me qëllim që t’i rikthejnë skenat tragjike të përgjakura të luftërave civile të Sirisë.

Ta evitohet lufta e imponuar e terroristëve dhe e islamofobëve paranoidë!

Kjo luftë e ndyrë dhe e rrezikshme me pasoja të rënda të paparashikuara, duhet të parandalohet me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet juridike, ligjore, kushtetuese vendore dhe me ato ndërkombëtare. Ndryshe, kjo luftë vllavrasëse, do të jetë e pashmangshme dhe tragjike për shqiptarët, si dhe për tërë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan, sepse në thelb, strategjia e saj afatgjatë është ricopëtimi dhe shkatërrimi në themel i qenies shqiptare në të gjitha territoret e Shqipërisë Etnike. Me një fjalë, kjo luftë antishqiptare ka për qëllim RUSIFIKIMIN e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE-rikthimin e shqiptarëve në zonën e influences së sferës së interesit historik tradicional të Rusisë dhe të aleatëve të saj sllavë në Ballkan.

Një ndër mejtet opercionale të kësaj lufte speciale dhe subversive sa të hapur në masmedia antishqiptare, është faktori strategjik dhe politiko-propagandistik islamofob ruso- serbo-shqipfolës (kinse për “luftimin e terrorizmit islamik”, por në esencë kanë të njëjtim qëllim-djegjen e shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE) për të nxitur dhe provokuar konfliktin e armatosur mes shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë në tri faza: e para në Kosovë, e dyta në Maqedoni dhe e treta në Shqpëri, me qëllim që të rrumbullakësohet strategjia e plotë e sirianizimit të SHQIPËRISË ETNIKE, si rrjedhim i “detonatorëve të pashpërthyer” të grusht shtetit të dështuar në Turqi, në korrik të vitit 2016.

Pra, të gjithë tok (popull, pedagogë, studentë, shtet, kishë, xhami dhe teqe) e kemi detyrë mbi detyra, që të rreshtohemi në të njëjtin “front” (së bashku me Amerikën dhe me NATO-n) të vetëmbrojtjes nga kurthet dhe nga provokimet e ndryshme propagandistike dhe nga aksionet subversive të terroristëve, të islamofobëve, të spiunëve dhe të tradhtarëve të aliazhuar me Aleancën ruso-serbo-sllave, që, tanimë ka krijuar bazat e “superstrukturës” dhe të “infrastructures” strategjike, taktike, politiko-propagandistike dhe ushtarake në Ballkan për t’i sulmuar dhe për t’i futur në konfliktin e armatosur shqiptarët, në mënyrë që vetë të kursjenë faktorin njeri dhe arsenalin e armatimet luftarake.

Kjo është strategjia dhe taktika, tanimë e “lexuar” e kësaj Aleance, e cila ka prodhuar, financuar dhe trainuar terroristët dhe islamofobët që të ndezin konfliktin ndërfetar të shqiptarëve, e më pas, sikurse qindra herë në historinë e derisotme, të ndërhyjnë ushtarakisht, politikisht dhe diplomatikisht kinse për “shuarjen” e një konflikti të tillë, në emër të ruajtjes së stabilitetit, të sigurisë dhe të paqes së Ballkanit.

“Shqiptar, mos rri, po duku shqiptar”(Çajupi)

Të mos lejojmë islamofobët, terroristët mercenarë, spiunët dhe tradhtarët (që për interesa mafioze dhe të luftës për pushtet) të na PËRÇAJNË dhe të na fusin në GRINDJE NDËRFETARE (që të vritemi vëllau me vllanë), edhe pse ata kanë kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe kanë bashkërenduar dhe intensifikuar format brutale të makinerisë së tyre propagandistike atakuese, duke na sharë, duke na baltosur, duke na shpifur, duke na denigruar, ashtu sikurse propaganda dhe politika obskurantiste serbomadhe antishqiptare (1878-2017), mirëpo, ne, duhet të qëndrojmë ballëlart dhe të rezistojmë së bashku (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) kundër kësaj kolere-amalgame hibride allasllave antishqiptare, ANTIAMERIKANE dhe ANTIEVROPIANE, ANTIHUMANE dhe ANTICIVILIZUESE, që me çdo kusht, duke mos zgjedhur mejete dhe metoda, po lufton për të “VENDOSUR” për fatin dhe për ardhmërinë e GJITHË KOMBIT SHQIPTAR dhe të SHQIPËRISË ETNIKE. Por, ne, nuk duhet të kapitullojmë para një lufte të tillë me përmbajte, me mjete dhe me synime fashistoide dhe barabarike antishqiptare, antiamerikane dhe antievropiane perëndimore, sepse do të na gjykojë historia dhe do të na mallkojnë fëmijët tanë për jetë të jetëve, si dhe do të humbnim: Aleatin, Mikun dhe Shpëtimtarin tonë-Amerikën, NATO-n dhe Evropën Perëndimore.

Të mos verbohemi dhe të mos mashtrohemi kot i kotit, se islamofobët e instrumentalizuar (të rekrutuar, të financuar, të dresuar dhe të mbështetur nga agjenturat e ndryshme të armiqve sllavë ballkanikë ) nuk na e donë të mirën(siç thoshte BABAI YNË ISMAIL QEMALI), sepse nuk janë ata, që mbrojnë interesat vitale të përbashkësisë, të harmonisë dhe të paqes me vëllezërit tanë katolikë dhe ortodoksë, por janë fitili i nxitjes dhe i konfrontimit të tyre në një konflikt të armatosur, që përgjithmonë, do të asgjësonte celulën e kombit shqiptar dhe të SHQIPËRISË ETNIKE.

Prandaj, në këtë pikëvështrim nuk duhet të lejojmë, që të biem në kurthin sllavo-bizantin të terroristëve, të mercenarëve dhe të islamofobëve-aleatë ruso-sllavë, por shteti, kisha, xhamia, teqja, e gjithë intelegjencia intelektuale akademike shqiptare, si dhe mbarë POPULLI SHQIPTAR së bashku me AMERIKËN, ME NATO-n dhe me të gjithë ALEATËT EVRO-PERËNDIMORË të AMERIKËS, duhet t’i izolojmë dhe t’i neutralizojmë përgjithmonë nga propaganda e tyre e ndyrë masmediale dhe nga aksionet këcënuese dhe subversive për eliminim e atyre shqiptarëve, që nuk hedhen në “vallet” e tyre kriminale ideologjike politike ANTISHQIPTARE, ANTIAMERIKANE DHE ANTIEVROPIANE PERËNDIMORE.

Pa koordinimin, bashkëpunimin, ndihmnën dhe mbështetjen përkatëse të Amerikës, elementet terroriste dhe islamofobe, do ta përflakin Ballkanin

Ata që shpifin, gënjejnë, mashtrojnë, kërcënojnë, shfrytëzojnë, terrorizojnë, nxisin konflikte mes popujve dhe vrasin njerëz civilë të pafajshëm kudo qoftë në botë, ata janë kriminelë dhe mosntrumë. Ata nuk janë as me Zotin, as me Popullin, as me AMERIKËN, as me EVROPËN!
Prandaj, një soj i tillë monstrumësh, duhet të parandalohet edhe në Ballkan, edhe në të gjitha trevat e SHQIPËRISË ETNIKE. Mirëpo, deratizimin e tyre, tanimë, nuk mund ta bëjë vetëm populli shqiptar (sepse është në vonesë më se 30-vjeçare) pa ndihmën konkrete ligjore dhe logjistike të AMERIKËS dhe të shteteve evrolpiane perëndiore (NATO dhe BE).

Myslimanët, katolikët dhe ortodoksët shqiptarë janë një trup monolit natyral, që kurrë nuk kanë duruar asnjë sundim të huaj, sepse janë vetëm shqiptarë!

Komuniteti mysliman shqiptar në Ballkan dhe në mbarë botën është I lidhur si “mishi me kockën” me komunitetin katolik dhe me komunitetin ordoks shqiptar me qindra e mijëra vjet.
Këtë unitet vëllazëror të këtyre tri feve, deri tani, nuk ka pasur forcë njerëzore e as fatkeqësi elementare natyrore, që ta ketë prishur dhe asgjësuar, sepse, asnjëherë, gjatë shekujve të derisotëm, shqiptarëve nuk iu mungoi vetëdija, largpamësia dhe besimi i tyre, se janë të NJË NËNE, të NJË GJAKU, të NJË KOMBI dhe të NJË ATDHEU me mite, me zakone, me tradita, me gjuhë, me histori, me kulturë dhe me flamur të SKËNDERBEUT dhe të ISMAIL QEMALIT.

Prandaj, motra dhe vëllezër: myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, të vazhdojmë rrugën dhe historinë e shenjtë të bashkimit, të mirëkuptimit, të harmonisë, të nderit, të besës dhe të burrësisë, duke i besuar njëri-tjetrit, duke e përqafuar, duke e dashur, duke e respektuar, duke e nderuar, duke mbrojtur njëri-tjetrin dhe duke i njohur meritat njëri-tjetrit (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë), sepse vetëm SHQIPTARË JEMI: GJUHË, GJAK, KULTURË, HISTORI, FLAMUR, ZAKON E TRADITË-NJË KOMB DHE NJË SHQIPËRI ETNIKE KEMI.

Eksponentët terroristë dhe islamofobë, janë virusi i përbashkët, që kërcënojnë dhe infektojnë njësoj të tri fetë e KOMBIT SHQIPTAR dhe SHQIPËRINË ETNIKE

Prandaj, të jemi të vetëdijshëm, largpamës, të ndërgjegjshëm dhe të gjykojmë arsyeshëm, duke mos e sharë, njollosur, ofenduar, poshtëruar dhe diskriminuar njëri-tjetrin, sepse komuniteti mysliman shqiptar, nuk duhet të kërkojë kurrfarë mbrojtjeje nga ekstremistët dhe nga terroristët islamikë, as komuniteti katolik dhe ortdoks shqiptar, në asnjë formë, nuk duhet t’i përfillin, as t’i mbështesin dhe të kërkojnë ndihmë nga islamofobët paranoidë, sepse qëllim i tyre është futja në zjarr e të gjithë shqiptarëve. Këtë karrem nuk do të duhej ta hanin as myslimanët, as katolikët e as ordoksët, por, duhet të rezistojmë së bashku si një trup i vetëm, ashtu sikurse RILINDËSIT dhe ETËRIT tanë për ta përballuar çdo të keqe dhe rrezik, që i kanoset KOMBIT SHQIPTAR dhe SHQIPËRISË ETNIKE. Kjo është e drejta dhe detyra jonë e përbashkët, që në asnjë formë nuk duhet të degjenerojë, sepse do të përfitonin të gjithë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve. –Mos e dasht Zoti, që vëllezërit myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, t’i prekte “e mira” e islamofobëve, e katolikofobëve dhe e ortodoksofobëve mbase të gjithë do të digjeshim dhe shkrumoheshim në të njëjtin zjarr të tyre.

Pra, të tregohemi vigjilentë dhe të guximshëm, që bashkërisht ( INTELEGJENCIA, SHTETI, KISHA, XHAMIA DHE TEQJA), të jenë në ballë të gjithë popullit për ta ruajtur dhe mbrojtur me çdo kusht interesin e përbashkët dhe unitetin e pathyer mbarëshqiptar, sikruse këtu e shumëshekuj më parë të historisë sonë të lavdishme të derisotme, si shembull ekzemplar pozitiv i bashkëjetesës në harmoni dhe në paqe në mbarë botën.
Pra, motra, vëllezër dhe etër shqiptarë brenda dhe jashtë SHQIPËRISË ETNIKE, mos pranoni luftën speciale subversive të islamofobëve, të cilët, që më se tri dekada mbrojnë interesat ruso-serbo-sllave dhe mafioze, me synim të fundmë-RUSIFIKIMIN e SHQIPËRISË ETNIKE.

-Motra dhe vëllezër (myslimanë, katolikë dhe ortodoksë) të jemi të bashkuar me besa-besë si gjithmonë deri tash, ta duam njëri-tjetrin, ta respektojmë njëri-tjetrin, ta ndihmojmë njëri-tjetrin si në hidhërime, ashtu edhe në gëzime, sepse vetëm kështu mund ta mbrojmë njëri-tjetrin nga çdo armik qoftë i brendshëm apo i jashtëm, qoftë i madh apo I vogël.

-Bashkërisht, pa u frikësuar prej askujt, ta luftojmë terrorizmin dhe çdo të keqe që po e kërcënon kombin dhe atdheun shqiptar. Kjo është detyra parësore e të gjithë kombit shqiptar në Ballkan dhe në diasporë, se me terrorizëm dhe me banditizma dhe me primitivzma të tjera çnjerëzore ataviste, nuk mund të arrihet kurrfarë shkalle e lartë e kulturës, e përparimit, e lulëzimit dhe e qytetërimit të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

-“Kryefala jonë është, SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE”, të cilën e shpëton vetëm ribashkimi ynë gjithëkombëtar, jo grindja, jo përçarja, jo shpifja, jo tradhtia, jo konflikti, jo krimet dhe vrasjet mes njëri-tjetrit për hesape të pushtuesve të huaj dhe të hyzmeqarëve besënikë të tyre.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 45 vizitorë
Lexuar: 327 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi