Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shqiptarët janë një nga popujt përparimtar të botës së qytetëruar
Publikuar më 08 gusht, 2017 në orën 22:36 ( ) Avdi Ibrahimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
E quaj të nevojshme, ta them mendimin tim, kur cenohet identiteti ynë kombëtar, por edhe kur cenohet e vërteta jonë historike nga qarqe antishqiptare që janë vë në shërbim të të huajit të cilët lëshojnë lloj-lloj gënjeshtrash ndaj heronjëve dhe heroinave tona kombëtare, ndaj kulurës dhe traditës sonë shqiptare.

Gjërat më të çmuara për mua janë e Vërteta mbi historin e popullit shqiptar, e Drejta e çdo populli të jetë sovran në vendin e tij, dhe e Bukura e jetës, e traditës, e arsimimit, e kultures së tij, ideale këto të çmuara, që i japin kuptim jetës së njeriut që ka dinjitetin e tij personal dhe atij kolektiv në shoqëri, për ideale të tilla do të jemë gjithnji mbrojtës i tyre duke u bazuar në argumente, duke e thënë gjithnji të vërtetën, pa marrë parasysh nëse të korruptuarve atyre që janë pasuruar në kurriz të popullit, e sherbëtoreve të të huajve që për interest e tyre personale dëmtojnë interest tona kombëtare, nuk do t’u pëlqejë humbja e betejave të tyre me Drejtësinë në të ardhmën e afërt. Personalisht nuk kam asgjë kundër të pasurve që kanë krijuar pasuri me punën e tyre të ndershme, por shqiptarët e pasur është mire të ndihmojnë atdhetarët e vërtetë, për zhvillimin arsimor, kulturor e ekonomik të popullit shqiptarë.
Gjithashtu mendimi dhe ndjenja ime është që të kemi një masë të përbashkët mbarëshqiptare në të shpreurit e fjalës dhe shkrimit publik, pra të shprehemi gojarisht e të shkruajmë me kujdes, sejcili nga ne të japim mendimin, por pa e fyer, pa e ofenduar, e të mos shpifim ndaj njeri-tjetrit, pra ta themi e ta shkruajmë fjalën e lire, që në radhë të pare të spikasë urtësia, të spikasë mençuria, të spikasë modestia pa teprime me retorika e fjalë boshe, të spikasë prirja metodike për zhvillimin e mendimit kolektiv për komb e atdhe, të përqojmë mesazhe të rrjedhshme natyrale të mendimit logjik e arguments. Kjo nuk nënkupton që me armiqtë e mbrendshëm e të jashtëm të rrimë urtë e butë, përkundrazi ata t’i luftojmë pa asnjë kompromis me të gjitha mjetët që posedojmë për t’u treguar atyre vendin ku e kanë, atje në koshin e plehërave.
Ndaj të gjithë shqiptarët kudo ndodhemi të kontribojmë në të mirën e përbashkët mbarëshqiptarë aq sa mundemi t'i japim dritë Atmëmëdheut, nëpërmjet arsimimit, nëpërmjet kuklturës, nëpërmjet dashurisë së përflakshme që kemi për të, që sa më shumë të na ndrisë përparimi e zhvillimi ynë përbashkues mbarëshqiptarë, mu ashtu sikurse popujve tjerë përparimtar të botës. Edhe ashtu ne shqiptarët jemi një nga popujt më të lashtë, dhe njëri nga popujt përparimtarë të botës së qytetëruar!

Më 6 Gusht, 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Avdi Ibrahimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 414 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi