Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Beqir Elshani: ANEKDOTA
Publikuar më 09 gusht, 2017 në orën 18:58 ( ) Beqir Elshani | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
1. POLITIKA DHE FABRIKA
- Ku është dallimi në mes politikës dhe fabrikës? – e pyeti gazetari analistin.
- Politika e dëmton popullin, fabrika… fushën, - u përgjigj analisti.

2. [b]MËSUESI I VARFËR[/b]
- Unë jam mësues, kurse miku im është këngëtar, - kështu u paraqit një qytetar.
- Sipas kësaj do të thotë se je i varfër, - plotësoi gazetari.

3. FJALA KËLLK
- Agim, ç’është fjala “këllk”? - pyeti arsimtari nxënësin.
- “Këllk-qe” është fjalë fiziologjike, gjendet në dy pjesët e trupit të njeriut, mirëpo më shumë përdoret në politikë se në fiziologji, - u përgjigj nxënësi.

4. MIZAT E QEVERISË
- Pse je veshur me lëkurë të zebrës, tani është verë? – e pyeti njëri fqinjin.
- Jam veshur për t’i larguar mizat që vijnë prej mjedisit të korruptuar, - u përgjigj fqinji.

5. BUDAPESTI
- A më i bukur është Budapesti apo Beogradi? – e pyeti gazetari suedez vojvodinasin.
- Dielli është më i bukur, pastaj Budapesti, - u përgjigj shkurt vojvodinasi.

6. GOGOLI
- A e di pse gogolit në fushë nuk ia vjedhin rrobat në trup? – pyeti njëri fqinjin e tij.
- Sepse janë të vjetra? – tha i dyti.
- Jo, sepse ka hajmalinë në gjoks për mbrojtje nga syri i keq, - tregoi i pari.

7. KALIGULA DHE LUANI
- A e di ç’janë Kaligula me luanin? – pyeti njëri mikun e tij.
- Janë mbretër, - u përgjigj i dyti.
- Jo, janë kushërinj, - tregoi i pari.

8. DEPOJA E ARMËVE
- Astrit, kur ka vdekur Enver Hoxha? – pyeti arsimtari i historisë nxënësin.
- Arsimtar, Enver Hoxha nuk ka vdekur… Sali Berisha ka vdekur ditën kur në Vorë shpërtheu depoja e armëve ushtarake, - u përgjigj menjëherë nxënësi.

9. KALBJA E PUSHTETIT
- Zotëri avokat, a më parë kalbet korrupsioni apo pushteti? – e pyeti qytetari avokatin e popullit.
- Pushteti kalbet. Sa më i fortë që është korrupsioni, aq më i dobët është pushteti, - tregoi avokati i brengosur.

10. LUMTURIA
- Kush është më i lumtur, populli apo qeveria? – pyeti gazetari veteranin e luftës.
- Populli. Po të mos ishte populli i lumtur, qeveria nuk do të funksiononte, - u përgjigj veterani.

11. REVOLTA E QYTETARES
- Zonjë, çka mendoni për dënimin e vrasësit të bashkëshortes me 10 vjet burg, është pak apo shumë? – e pyeti një gazetar një qytetare në protestën e Prizrenit për mbrojtjen e gruas viktimë.
- Mendoj që me 10 vjet burg duhet të dënohet gjykatësi i vrasësit, sepse me dënimin e ulët ka dënuar vetveten, - tregoi qytetarja e revoltuar.

12. TËRFURKU I POSEIDONIT
- Kush e ka mbajtur tërfurkun, - pyeti njëri mikun e tij.
- Poseidoni, - u përgjigj i dyti.
- Mirëpo, kush e ka farkuar tërfurkun e Poseidonit? - vazhdoi të pyes i pari.
Atëherë i dyti ia ktheu: - Nuk je i kënaqur që e di kush e ka mbajtur tërfurkun, por kërkon të tregojë edhe fabrikën.

13. GRAMATIKA
- Arsimtar, a duhet shkruar “qeveria ka vjedhur, apo “qeveria ka vjedhë”? – pyeti nxënësi arsimtarin e gjuhës shqipe.
- Duhet shkruar “qeveria ka vjedhë”, - tregoi arsimtari.

14. GRAMI DHE DEKAGRAMI
- Sa bëjnë një kilogram molla dhe dhjetë dekagramë dardha? – e pyeti daja nipin fillorist.
- Bëjnë dy kilogram pemë, - u përgjigj nipi i zgjuar.

15. KU GJENDET ZOTI?
Ku gjendet Zoti? – pyeti e bija babanë.
- Në qiell gjendet, - u përgjigj babai.
- Shyqyr, që nuk gjendet në tokë, përndryshe do ta kishin vrarë maskarenjtë, - ia ktheu e bija.

16. VOTIMI DHE VARFËRIA
- Më habiti shkrimi kritik i zhurianit në ”Kosova sot”, askush prej banditëve në pushtet nuk ia demantoi? – tregoi juristi i papunë kur lexoi shtypin.
- ”Fshati që shihet nuk do kallauz”, prandaj varfëria dhe mjerimi i popullit që shihet nuk do koment, - ia ktheu babai.

17. FSHATARI ME GOMAR
- Për çka po ia mbyllë veshët me pambuk gomarit? – e pyeti një kalimtar fshatarin në rrugët e kryeqytetit.
- Po ia mbylli për të mos u bezdisur nga parlamenti, gjithë ditën flasin për faljen e maleve, - ia ktheu fshatari me gomar.

18. ÇMIMI I BANESAVE
- Pse çmimi i banesave ndryshon, ndonëse janë të njëjta?! – pyeti me habi qytetari që interesohej për të blerë banesë.
- Shkaku është se këto banesa që gjenden pranë kafenesë kushtojnë më shtrenjtë, ndërsa ato pranë bibliotekës kushtojnë më lirë, - tregoi pronari.

19. DALLIMI I NËNAVE
- Ku është dallimi në mes nënës shqiptare dhe nënës afgane? – pyeti njëri kolegun e tij.
- Dallimi është se nëna shqiptare për fëmijët e paedukuar thotë se është fajtore me gjithë burrin, kurse babai afgan e fajëson gruan që ka lindur fëmijë të paedukuar.

20. ABETARE
- Nëse kryetarit i Kosovës i heq vizat vendit tonë, do t’i dhurojmë një Abetare, - tregoi kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
- Ndërsa ministrin e punëve të jashtme me çka do ta nderoni? -– pyeti një shkrimtar.
- Atij do t’i dhurojmë librin “Ujku e shtatë edhat”, - plotësoi i pari.

21. FYERJA SHQIP
- A ka dallim fyerja suedisht me fyerjen shqip? – e pyeti një suedez shqiptarin në Suedi.
- Patjetër. Po qe se gruas i thua suedisht “du är dum”, ajo qesh, mirëpo nëse i thua “ti je budallaqe”, atëherë i pret pasojat, - tregoi shqiptari.

22. MUSHKA
- A e di ti me kë shoqërohet mushka në stallë? – e pyeti njëri mikun e tij.
- Nëse mushka është e vyeshme, shoqërohet me kalin, nëse është përtace… me gomarin, - tregoi i dyti.

23. GOMARI DHE MUSHKA
- Ku është dallimi në mes gomarit dhe mushkës? - pyeti njëri shokun e tij.
- Dallimi është se mushka është më e madhe se gomari, por më i vogël se kali, - u përgjigj shoku i tij.

24. LEPURI DHE BRESHKA
- A e di pse lepuri vrapon më shpejt se breshka? – pyeti njëri mikun e tij.
- Sepse breshka është e ngathët, - u përgjigj i dyti.
- Jo, sepse lepuri nuk e bart bunkerin me vete sikur breshka, - tregoi i pari.

25. GJELI LAJMËTAR
- Koleg, kurrë mos e ço gjelin për ta ftuar politikanin në takim, - kështu e këshilloi qytetari mikun e tij.
- Pse, të mos e ftoj? – pyeti miku me habi.
- Sepse mbetesh pa pula, - tha plaku me përvojë.

26. PËRVJETORI I SERBISË
- Gjysh, serbët po e festojnë 1000 vjetorin e ardhjes së tyre në trojet tona, e, ne kur kemi ardhur? – e pyeti nipi gjyshin.
- Me vite nuk e di, por e di që kemi ardhur shumë vite para erës sonë, kurse serbët shumë vite pas erës sonë, - u përgjigj gjyshi.

27. NJË LUTJE
- Po i shkruaj një lutje qeverisë, - tregoi një mik.
- Kërkon punë, me siguri? – e pyeti miku i tij.
- Jo, kërkoj të më gjej një varr, sepse as shpresë nuk kam për punë, - tregoi i pari.

28. ËNDËRR PËR BUKË
- A po sheh ëndërr që po ha bukë? - pyeti njëri mikun e tij.
- Jo, - u përgjigj tjetri.
- Kur të shohësh ëndërr që po ha bukë, shko te mjeku, - tregoi i pari.

29. SHPËRNDARJA E LIBRAVE
- Bleva një libër fetar… - tregoi vëllai i madh sapo hyri në shtëpi.
- Gjepura, librat fetarë nuk shiten, shpërndahen falas, ashtu siç shpërndahen katalogët e artikujve ushqimorë, - ia priti vëllai i dytë.

30. CILËSIA DHE SASIA E LEXIMIT
- Çfarë kontrasti, Astriti që ka lexuar shumë libra, kurrë nuk thotë që ka lexuar 100 libra, ndërsa Agimi që nuk ka lexuar më shumë se 10 libra, thotë që ka lexuar mbi 100 libra, - kështu iu drejtua sekretarja kryeredaktorit në redaksi.
- Mirëpo, derisa Astriti leximin e librave e tregon me cilësi, Agimi e tregon me sasi, - tregoi kryeredaktori.

31. LOÇKA E ZEMRËS
- Ku është dallimi në mes shprehjes së delegates: “Po ta them me loçkën e zemrës” dhe “Po ta them me loçkën e loçkës së zemrës”? – e pyeti qytetari gazetarin.
- Dallimi është se e para është shprehje miqësore, e dyta nervoze, - u përgjigj gazetari.

32. KUSH BLUAN I PARI?
- Kush bluan i pari në mulli? - pyeti njëri fqinjin.
- Ai që arrin i pari… - u përgjigj i dyti.
- Jo, Tana e Çajupit bluan e para, - u tregoi i pari.

33. KRISMË ARMËSH
- A është bashkuar Kosova me Shqipërinë që po kërcasin armët në rrugë? – pyeti një qytetar kur dëgjoi krismat në rrugë.
- Jo, jo… armët po kërcasin për synetin e djemve, - tregoi miku i tij.

34. RROBAT ANTIPLUMB
- I dashur, pse po vishesh me rroba antiplumb? – pyeti gruaja burrin e saj.
- Po shkoj në dasmë te daja, së paku ky xhamadan do të më mbrojë nga plumbat e dasmorit, - tregoi burri.

35. QAFA E TRASHË
- Si quhet njeriu me qafë të trashë? - pyeti njëri fqinjin.
- Trashaman quhet, - u përgjigj i dyti.
- Jo, kokëderr quhet, - ia ktheu i pari.

36. “KRIZA”
- Si quhet marka e prodhimeve të fabrikës suaj, - pyeti gazetari shefin e fabrikës.
- Quhet “KRIZA”, - u përgjigj shefi.
- Duket emër i bukur, - shtoi gazetari.
- Emër i bukur, mirëpo shitja e dobët, - tregoi shefi i fabrikës.

37. DERA E VESHUR ME LËKURË
- A e di pse dera e zyrës së kryetarit është e veshur me lëkurë? – pyeti njëri fqinjin e tij.
- Për të mos e penguar zhurma e trafikut në qytet, - u përgjigj fqinji.
- Jo, për të mos e penguar piskama e popullit që po vuan nga varfëria, - tregoi i pari.

38. ALFABETI I GJUHËS SHQIPE
- Sa shkronja i ka alfabeti i gjuhës shqip? – pyeti njëri mikun e vet.
- Sipas Tiranës i ka 36, sipas Prishtinës 34, - u përgjigj miku i tij.
- Pse, nuk i kanë njësoj?! - ndërhyri i pari me habi.
- Sepse prishtinasit nuk i dallojnë shkronjat “ç” me “q” “xh” me “gj”, - tregoi i dyti.

39. INVERSIONI DIPLOMATIK
- Si bëhet inversioni i fjalisë ”Greqia për anëtarësimin e Shqipërisë në BE kërkon që të respektojë të drejtat e minoritetit etnik grek”, - pyeti gazetari gjerman ambasadorin shqiptar.
- Shumë lehtë, ”Shqipëria në BE kërkon që Greqia të respektojë të drejtat e pakicës etnike shqiptare, - u përgjigj ambasadori gjerman.

40. PËLLUMBI TRAFIKANT
“Policia shtetërore ka arrestuar një pëllumb që bartte drogë, e cila vinte nga vendet fqinje”, mirëpo nuk dihet vendi nga ka ardhur dhe për ku do të shkonte”.
- Pëllumbi është besnik, nuk i tradhton shokët e vet”, - tha qytetari sapo lexoi lajmin në shtyp.

Suedi, 8.08. 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 807 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi