Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
UĒK-ja dhe «fondamentalizmi islamik»
Publikuar më 13 gusht, 2017 nė orėn 21:07 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Medeiet e kontrolluara nga pushteti politik i Beogradit aktualizuan temėn e konstruktuar nga Shėrbimi Sekret i Serbisė pėr gjoja lidhjen e personaliteteve mė tė rėndėsishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės me organizatat terroiriste islamike. Kėsaj radhe nė shėnjestėr tė akuzave serbe ishte Daut Haradinaj. E shoh tė arsyeshme ta botoj si shkrim tė veēantė kėtė temė, tė cilėn e kam trajtuar nė librin tim, pėr tė nxjerrur nė shesh domosdoshmėrinė e zhveshjes sė kėsaj propagande politike dhe mediatike qė fatkeqėsisht mund tė ketė ndikim te njerėzit qė nuk e dinė se ēka ka ndodhur nė Kosovė para dy dekadash.
Lus mediet qė e shohin tė rėndėsishme zhveshjen e kėsaj propagande me fakte tė pakontestueshme ta publikojnė kėtė shkrim.

Misionet diplomatike tė Jugosllavisė kishin shpėrndarė nė tė gjitha vendet me peshė nė skenėn politike ndėrkombėtare mate¬rialin e pėrgatitur nga shėrbimet sekrete tė Serbisė, nėpėrmjet tė cilit “informonin” se “mė tepėr se 1000 mercenarė tė huaj nga Shqi¬pėria, Arabia Saudite, nga Jemeni, nga Afganistani, nga Bosnja e Hercegovina dhe nga Kroacia ishin tė angazhuar nė radhėt UĒK-sė.” (“Vlada Srbije: Albanski terorizam i organizovani kriminal na Kosovu i Metohiji”, Beograd, shtator 2003; botimi nė versionin serb f.9, nė versionin nė gjuhėn frėnge, f.207 dhe nė versionin nė gjuhėn angleze, f.199)

Pėr ta “shitur” mė lehtė stigmatizimin e luftės ēlirimtare tė Kosovės si tė ishte njė luftė fetare, autorėt e “librave tė bardhė” shpėrndanė gėnjeshtrėn se gjoja “nė Konferencėn e 18-tė Islamike, tė mbajtur nė Pakistan nė vitin 1998, separatizmi shqiptar nė Kosovė ishte cilėsuar si “xhihad” dhe tė gjitha vendet myslimane ishin ftuar pėr ēlirimin e territoreve tė pushtuara myslimane! (...) Nė pėrputhje me kėtė thirrje njė numėr islamikėsh fanatikė nga Afganistani, Algjeria, Egjipti, Ēeēenia, Irani dhe nga vende tė tjera iu pėrgjigjėn thirrjes dhe u pėrfshinė nė shtabet e njėsive komanduese tė UĒK-sė nė Kosovė si instruktorė pėr stėrvitje speciale ushtarake tė disa formacioneve tė UĒK-sė.” (Vepra e cituar mė lartė, botimi nė versionin serb f. 41, botimi nė versionin nė gjuhėn angleze f. 36)
Pėrmes kėsaj gėnjeshtre synohej tė manipulohej ajo kategori e njerėzve qė kishin frikė nga fondamentalizmi islamik dhe nuk kishin njohuri pėr zhvillimet reale. Nė tė njėjtėn kohė, kjo gėnjeshtėr u shėrbente politikanėve tė llojit tė Jean-Marie Le Pen-it qė “frikėsonin” evropianėt me rrezikun qė u kanosej tė islami¬zoheshin nga Kosova e pavarur, apo gazetarėve dhe publicistėve qė kėrkonin tė stigmatizonin mbėshtetjen qė i jepej luftės ēlirimtare tė Kosovės sikur tė ishte luftė me konotacion fetar.
Tė vetėdijshėm se realiteti ishte krejtėsisht ndryshe, sajuesit e kėsaj gėnjeshtre shpresonin se informatat nuk do tė verifi¬koheshin. Tė gjithė atyre qė u ka interesuar e vėrteta pėr pohime tė tilla, kanė pasur mundėsi tė vėrtetojnė se Konferenca e 18 Islamike nuk u mbajt nė Pakistan, siē pretendohej nė kėtė «Libėr tė Bardhė», por nė Arabinė Saudite dhe nė datat 13-16 mars 1989 [La dix-huitičme conférence islamique des ministres des affaires étrangčres Riyadh, Royaume Diarabie Saoudite, 6 au 9 Cha’abane 1409-H, (13-16 mars 1989) http://www.oic-oci.org/french/conf/fm/18/18%20icfm-main.htm]. Pra, dhjetė vjet para Luftės sė Kosovės! Madje, jo vetėm lufta e Kosovės qė nuk ka mundur tė pėrmendet dhjetė vjet para se tė fillojė por, nė kėtė Konferencė Kosova nuk ėshtė pėrmendur fare.
Sa i pėrket Pakistanit, nė kėtė shtet ėshtė mbajtur Kon¬fe¬renca e 21-tė Islamike nga 25-29 prilli 1993. [La vingt-et uničme conférence islamique des ministres des affaires étrangčres (Session de l’unité et de la coopération islamiques pour la paix, la justice et le progrčs Karachi, République islamique du Pakistan 4-8 Zul-Oaada 1413 ( 25-29 avril 1993)].
Pra, edhe Konferenca islamike nė Pakistan ėshtė mbajtur para shpėrthimit tė luftės nė Kosovė dhe rrjedhimisht nuk kishte mundėsi qė tė kualifikohej si “xhihad” njė luftė qė ende nuk kishte filluar. Gjatė Konferencės islamike tė mbajtur nė Pakistan nė vitin 1993, nė kuadėr tė rezolutės 7/21-P, kushtuar situatės nė Bosnje e Hercegovinė, nė pikėn 28 tė saj, pėrmendet edhe Kosova. Pėrmes kėsaj rezolute “kėrkohej nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė qė tė ndėrmarrė hapat e nevojshėm pėr tė parandaluar pėrkeqėsimin e gjendjes, tani mė tė tendosur, nė Kosovė, nė Vojvodinė, nė Sanxhak dhe nė Repu¬blikėn e Maqedonisė.” (Rapport et résolution sur les affaires politiques, les minorités musulmanes, les questions juridiques, et de l’information adoptés par la vingt-et uničme conférence islamique des ministres des affaires étrangčres. Shih : http://www.oic-oci.org/french/conf/fm/21/21%20icfm-political-fr.htm )

Siē shihet qartazi, qėndrimet e shprehura nė kėtė rezolutė nuk dallojnė aspak nga rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit i OKB-sė. Pėrkundrazi, janė mė pak tė ashpra se qėndrimet e shprehura pėrmes rezolutave tė Kėshillit tė Sigurimit.
Ndėrsa nė vitin 1998, nė kohėn kur zhvillohej lufta nė Kosovė, Konferenca Islamike mbajti mbledhjen e radhės nė Katar. Gjatė sesionit tė 25 tė kėsaj organizate u miratua rezoluta 19/25-P qė kishte tė bėnte me situatėn nė Kosovė (Session Du Conseil Des Ministres Des Affaires Etrangčres des Etats membres de l’OCI, 15-17 mars 1998. Shih :
http://www.oic-oci.org/french/conf/fm/25/Resolutions25-P.htm#19).

Kjo rezolutė nuk pėrmbante asnjė cilėsim tė luftės sė Kosovės si “xhihad” apo “thirrje drejtuar vendeve myslimane pėr ēlirimin e territoreve tė pushtuara myslimane”, siē gėnjente propaganda serbe.
Propaganda pėr gjoja lidhjet e UĒK-sė me ideologjinė e ekstremizmit fetar islam dhe pėr gjoja “instruktorė tė fonda¬mentalizmit islamik, qė stėrvitnin ushtarėt e UĒK-sė”, nuk gjeti mbėshtetje tė gjerė, siē kishin shpresuar udhėheqėsit e pro¬pagandės sė regjimit tė Beogradit. Pėrveē disa artikujve nė gazeta, tė cituara nė librin tim, ku shihej ndikimi i kėsaj propagande, pėrpjekjet pėr tė paraqitur UĒK-nė si “organizatė terroriste me pikėpamje fondamentaliste islamike” kishin dėshtuar. Zhgėnjimin e autori¬teteve serbe pėr kėtė dėshtim e shprehu publikisht ministri i Informacionit tė Republikės sė Serbisė, Goran Matić-i. Nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Međunarodna politika” ai deklaroi se “ėshtė e pabesueshme se si fondamentalistėt islamikė cilėsohen si terroristė vetėm kur vrasin amerikanė. Ndėrsa, kur vrasin qytetarė tė pafajshėm tė Jugo¬sllavisė ata cilėsohen si luftėtarė tė drejtėsisė.” (Radio Jugoslavija, «Double standard?», 29.08.1998. Shih :
http://www.srpska-mreza.com/Kosovo/atrocities/Klecka-2.html).

Dėshtimi i propagandės pėr “instruktorė fondamentalistė islamikė qė stėrvitnin ushtarėt e UĒK-sė” dhe sidomos qėndrimet e institucioneve ndėrkombėtare kundėr dhunės sė forcave tė armatosura policore dhe ushtarake serbe e tėrbuan pushtetin e Beogradit.
Ky tėrbim mori pėrmasat e njė histerie, veēanėrisht pas denoncimit qė William Walker-i i bėri vrasjes sė civilėve shqiptarė nė fshatin Reēak. Kualifikimi i Walker-it se ajo qė kishte ndodhur nė kėtė fshat “ishte krim kundėr njerėzimit” dhe se “ata qė kishin dhėnė urdhėr pėr kėtė krim duhej tė jepnin llogari para drejtėsisė” bėri qė “instruktorėt e fondamentalizmit islamik qė stėrvitnin ushtarėt e UĒK-sė” tė harroheshin pėrkohėsisht nga propaganda e Beogradit. Ata u “zėvendėsuan” me “instruktorė ose specialistė me mbiemra amerikanė ose anglezė qė kishin ardhur tė stėrvitnin ushtarėt e UĒK-sė...”. Sipas qėndrimit tė ri propagandistik tė regjimit serb, “ekspertėt qė stėrvitnin ushtarėt e UĒK-sė kanė mundur tė jenė instruktorė tė Walker-it ose mercenarė tė shėrbi¬meve dhe tė organizatave tė tjera anglo-amerikane.” (Večernje novosti, artikulli i cituar, «SLUČAJ RAČAK PET GODINA POSLE ...». shih:
http://www.novosti.rs/vesti/naslovna/aktuelno.69.html:154641-SLU268AJ-RA268AK-PET-GODINA-POSLE-INSCENIRANOG-MASAKRA--Laz-u-sluzbi-tomahavka---4
Nė Kapitullin e tretė tė librit tim ėshtė trajtuar hollėsisht manipulimi me gjoja “zbulimin e listės sė 126 terroristėve” tė brigadės qė kishte Shtabi i UĒK-sė nė Reēak).
Ata qė kanė lexuar librin tim u kujtohet zhurma qė bėnė patologėt e ekipit mjekoligjor serb pėr gjoja “zbulimin” se “tri kufomat e paidenti¬fikuara nė Reēak kishin shenja nė trupat e tyre qė dėshmonin se nuk kanė qenė myslimanė ose pjesėtarė tė popujve qė bėhen synet pas lindjes.” (RTV Serbisė, dokumentari « Kosovo : Račak Laži i istine ». Shih: https://www.youtube.com/watch?v=eS7scYW6el4).
E tėrė puna e “synetit” sillej rreth strategjisė qė “komploti antiserb” t’u atribuohej “shėrbimeve tė huaja sekrete” tė shteteve perėndimore.
Krahas stigmatizimit tė shėrbimeve sekrete amerikane dhe britanike, si tė implikuar nė “pėrgatitjen e terroristėve shqiptarė”, nuk mungojnė autorėt qė implikojnė edhe shėrbimin sekret francez [Pierre Péan, Kosovo: une guerre “juste” pour un Etat mafieux, (Njė luftė e “drejtė” pėr njė shtet mafioz)f.121-141] dhe atė gjerman [Réseau Voltaire, «L’UĒK, une armée kosovare sous encadrement allemand» (UĒK-ja - Ushtria kosovare nėn drejtimin gjerman) http://www.voltairenet.org/article615.html ] nė lidhjet me UĒK-nė.
Pėr ta kompletuar akuzėn se gjoja “komploti kundėr Serbisė vjen nga jashtė”, shteti serb denoncoi edhe “tolerancėn” e shteteve tė demokracive perėndimore nė raport me “terroristėt shqiptarė”. Kėto akuza u drejtuan nė veēanti kundėr “tolerancės” sė auto¬ri¬te¬teve gjermane dhe zvicerane. Sipas «Librit tė bardhė» “autoritetet gjermane ia kishin lėnė UĒK-sė kazermat e braktisura tė NATO-s (nė Hanover, nė Nüremberg, nė Bon dhe nė Frankfurt) dhe qindra kampe tė azilkėrkuesve, ndėrsa autoritetet e Zvicrės, i paskėshin lejuar “kampet paramilitare private, sallat e gjuajtjes me armė dhe klubet e sporteve luftarake pėr nevojat e UĒK-sė.” (Libri i cituar “Vlada Srbije: Albanski terorizam ...” botimi nė gjuhėn frėnge f. 209, botimi nė gjuhėn angleze f.204, ndėrsa versioni elektronik nė gjuhėn serbe, f.9).
Me njė fjalė, sipas propagandės serbe, shumė shtete perėndimore ishin mobilizuar nė komplotin kundėr Serbisė!
Pėrkundėr asaj se pas krimeve nė fshatin Reēak “instruktorėt anglo-¬amerikanė” dolėn nė rrafshin e parė propagandistik tė re¬gji¬mit tė Milosheviqit, ndėrrimi i “instruktorėve islamikė fonda¬men¬talistė” me “instruktorėt anglo-amerikanė” nuk e hoqi tėrėsisht propagandėn serbe qė synonte pėrafrimin e UĒK-sė me grupet terroriste islamike. Nė tė gjitha ribotimet e mėvonshme tė “librave tė bardhė” ky stigmatizim mundohet tė mbahet gjallė duke u ilustruar me “argumente tė reja”.
Duke shpresuar se konteksti i ri ndėrkombėtar, i krijuar pas atentateve tė 11 shtatorit 2001, ishte i favorshėm pėr tė shpėrndarė propagandėn e moēme tė “lidhjeve” tė UĒK-sė me ideologjinė “fondamentaliste islamike”, propaganda e pushtetit tė “ri” tė Beogradit aktivizoi arsenalin e vjetėr propagandistik. Nė botimin e vitit 2003 tė “Librit tė bardhė” u pėrsėrit deklarata e Milosheviqit nė fjalėn hyrėse tė procesin gjyqėsor kundėr tij se gjoja “nė vitin 1995 Osama Bin Laden-i kishte qėndruar nė Shqipėri, si mysafir i presidentit tė atėhershėm, Sali Berishės.” (Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare, Beograd, Serbi, Procesi kundėr Slobodan Milosheviqit, Traskriptet e seancave:
Fjala hyrėse e tė akuzuarit Slobodan Milosheviqit, 15 shkurt 2002).

Shėrbimet sekrete serbe shpėrndanė “informatėn” se gjoja “nė atė kohė janė formuar bazat pėr mbėshtetje logjistike dhe pėr pėrkrahje financiare tė organizatės Al Kaeda dhe celulat e saj nė Kosovė dhe nė Metohi.” (Libri i cituar “Vlada Srbije: Albanski terorizam ...” f.40). Sipas kėsaj propagande, pėrveē Bin Ladenit “nė atė takim kanė qenė tė pranishėm edhe Muhamet Al-Zawahiri, vėllai i ideologut tė Al Kaedas, Ajman Al-Zawahiri-t, ndėrsa nga pala shqiptare, pėrpos presidentit Berisha, tė prani¬shėm ishin edhe Bashkim Gazideda, ish-shef i policisė sekrete tė Shqipėrisė, Hashim Thaēi dhe Ramush Haradinaj...” (Po aty)
Shpėrndarja e kėsaj dezinformate synonte pezmatimin e opinionit publik perėndimor e nė veēanti opinionin amerikan qė kishte mbėshtetur luftėn kundėr regjimit tė Milošević-it. Gėnjeshtra se Osama Bin Laden-i kishte qėndruar nė Kosovė dhe se gjoja kishte krijuar bazat e Al Kaedas nė kėtė pjesė tė Evropės ishte gėnjeshtra mė skandaloze qė trilloi Shėrbimi Sekret Serb. Fatkeqėsisht, edhe pse shumica e autorėve qė e pėrmendin kėtė “informatė” theksojnė se ėshtė “e pabesueshme qė Bin Laden-i tė ketė qėndruar nė Shqipėri” (shoh referencat nė librin tim), kjo “informatė” gjeti njė vend tė konsiderueshėm nė mediat dhe nė veprat e autorėve tė ndryshėm perėndimorė. Dhe si e tillė, ajo paraqet njė mundėsi pėr vazhdimin e manipulimeve me lexuesit e painformuar.

Bardhyl Mahmuti

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 215 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
SI U SHPĖRNDA NĖ BOTĖ, “ZĖRI I KOSOVĖS”, ORGA...
E dielė, 19 nėntor 2017 - 01:51
ADRESAT DHE POSTIMI I ‘‘Z. K.“ NĖ VITET 1982-84 KY SHKRIM RIBOTOHET PAS 6 VITEVE, ME NJE SHTOJCĖ (HYRJE)!?..SEPSE, ĖSHTĖ E NJĖJTA SITUATĖ NĖ KOSOVĖ...PRA,...
GJENOCIDI I KRYENGRITĖSVE SERB NDAJ SHQIPTARĖ...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 22:08
Tragjedinė mė tė madhe shqiptaret e Beogradit e pėrjetuan me fillimin e kryengritjes serbe gjatė vitit 1806. E cila kishte karakter gjenocidial ndaj shqip...
“Masakra e Reēakut...” - libėr i dėshmive tė ...
E shtunė, 16 shtator 2017 - 00:20
Pėrkitazi me botimin e monografisė "Masakra e Reēakut – Krim kundėr njerėzimit", grup autorėsh, nė gjuhėn angleze dhe ribotimin nė gjuhėn shqipe nga Instit...
PALEOLITIKU I PARĖ DHE EVOLUIMI I NJERIUT NĖ...
E dielė, 10 shtator 2017 - 21:27
(Nga mediat elektronike dhe veprat) Po e sjellim edhe njėherė ndėr mend se banorėt e hershėm tė Evropės sė Bashkuar dhe tė kontinentit, qoftė edhe me An...
SINGIDINUMI DARDAN APO BEOGRADI SHQIPTARĖ GJ...
E merkurė, 06 shtator 2017 - 22:40
Sipas shėnimeve arkivale turke tė TAPY-TEFTERIT, Perandoria Osmane e sundoi Beogradin gjegjėsisht Singidinumin dardan prej vitit 1521-1867, ky sundim do tė...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi