Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ME TA PASË HALLIN T’BIJTË E TITËS!
Publikuar më 14 gusht, 2017 në orën 19:03 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me ta pasë hallin t’bijtë e Titës, sidomos, të gjithë ata UDB-asho – KOS-istë e shqiptaro-titistë që strehë të vetme kanë zgjedhur LDK-në&Co, ta bëjnë pakës më zi se shkiet e Beogradit dhe të Kralevës, së bashku! Me ta pasë hallin këlyshët e përjetshëm të Titos, të Rankoviçit e të Millosheviçit, të lënë pa punë, të lënë pa bukën e gojës, të lënë pa jetesë, e, bile, ta ndalojnë edhe ajrin tek vrimat e hundës, po ta kishin një fuqi të tillë çudibërëse, që të mos mund të jetosh më e t’ua prishësh pazaret “patriotike” e “kombëtare” të “politikës”, të “kulturës”, të “shkencës”, të “krijimtarisë”…, të drogës e të krimit fashist e neofashist në kurriz të më shqiptarëve, që, ndryshe i thonë: Diskriminim.

Lojërat e tyre “patriotike” e “shqiptare” e kanë treguar dhe po e tregojnë “fytyrën” e vërtetë antishqiptare të tyre, sa, sot, me ne po çuditen e po qeshin thi e qen!... Shqiptaro-titistët po ushtrojnë diskriminim të skajshëm fashist kundër popullit shqiptar, duke e favorizuar “popullin e tyre kosovar” dhe kjo mënyrë “arsyeje” vazhdon ta përcjellë këtë “tranzicion” të plotë, me plot leqe, antishqiptar. Kjo është për disa herë më e rëndë, sepse, ky lloj “tranzicioni” i pafund antishqiptar po mbështetet edhe prej “miqve” ndërkombëtarë, prandaj, shqiptaro-titistët e kanë marrë në brirë çdo punë, kështu, dhe ia kanë marrë qafën popullit shqiptar e luftës së tij për bashkim e liri kombëtare, duke e tradhëtuar Betimin e UÇK-së dhe luftën shqiptare për liri e bashkim të Shqipërisë së shqiptarëve.

Po, pse të mos jetë një Shqipëri e bashkuar e shqiptarëve, kur është e bashkuar një Francë e francezëve, një Angli e anglezëve, një Gjermani e gjermanëve, një Itali e italianëve, një Rusi e rusëve, një Norvegji e norvegjezëve, një Danimarkë e danezëve, një Zvicër e zviceranëve, një Rumani e rumunëve, një…?! Pse u dashka që, edhe pas luftës së lavdishme shqiptare të UÇK-së, shqiptarët të mbesin të ndarë e të copëtuar në gjashtë “shtete” antishqiptare, pa një Qeveri të veten kombëtare?... Pse? Është e lehtë ta saktësosh. Sepse, nuk duan dhe nuk lejojnë shqiptaro-titistët që i ka përgatitur Jugosllavia e Serbia, sikurse Ahmet Zogollin dikur, që të jenë në çdo pushtet të shqiptarëve, madje, edhe duke e pushtuar Shqipërinë!... Kjo është detyra e fshehtë e udbasho-kosistëve shqiptaro-titistë, që, mos ta paçin hallin e mos ta gjetshin ditën!... Mos ta marrshin qafën!... Se, kur ta kanë hallin e kur ta marrin qafën(!), dritëdiell as ditë t’bardhë nuk të lënë përpara!...

Këto konstatime të mësipërme i mbështesim te faktet relevante, se, vlerë për ta është vetëm antivlera, se, vlerë për ta është klientelizmi, servilizmi, se, vlerë për ta është familjarizmi, hakmarrja që bëjnë kundër më shqiptarëve, kundër qytetarëve të popullit të vet, se vlerë për ta është kur u shërben atyre dhe jo interesave të kombit e të Atdheut, se vlerë për ta është puna kundër Shqipërisë dhe kundër shqiptarëve, siç i ka mësuar Pashiqi, Tito, Rankoviçi, Millosheviçi e Fadil Hoxhiçi&Co e tij shqiptaro-titiste, “patriotike” e “kombëtare”, prandaj, po na e bëjnë pakës më zi e më për t’keq se ç‘na bënë në kohën e tyre të artë shqiptaro-titiste dhe kjo është “fytyra” e vërtetë neodiskriminuese dhe neofashiste e “demokracisë” së tyre të “shtetit” bashkëkohor antishqiptar, “Republikës së Kosovës” dhe “kombit Kosovar”!...

Vetëm shihni se si ia morën qafën luftës së lavdishme të UÇK-së dhe çfarë po u bëjnë luftëtarëve të radhëve të para e komandantëve të UÇK-së dhe po tregohen më kafshë se kafsha për kafshën. Kjo “farë” antishqiptare që e ka rritur e kultivuar Titoja, dëshirë të vetme, për mall(!), e ka pasë që të vriteshin të gjithë djemtë, vashat dhe burrat e UÇK-së, e këta të na vinë e të na thurin elozhe te varret ose të krekosen, siç po krekosen duke zbuluar pllaka përkujtimore, lapidarë…, e, duke marrë pjesë nëpër manifestime “patriotike” e “kombëtare”, që ta çojnë krupën!(Bah!)…

Kjo “farë” antishqiptare, që mos ia pastë kujt hallin e mos ia preftë udhën(!), që nga paravitet ’90 bën plane të përimtuara për shkatërrimin e klasës punëtore shqiptare dhe intelegjencës së saj, duke shqipëruar e miratuar “ligje” prej më diskriminueseve, në mënyrë që shqiptarët t’i varfërojë skajshmërisht, duke i goditur me politikë, me gjyqësi të korruptuar, me media, me AKP-në kriminale dhe me institucione të tjera të krimit të organizuar “patriotik” e “kombëtar”, antishqiptar. Dhe, fatkeqësisht, kësaj “fare” shqiptaro-titiste po i del krah një kategori e të “burgosurve politikë shqiptarë”, që i shiti “idealet” e veta te shqiptaro-titistët, për paratë e faqes së zezë!... Dhe, fatkeqësisht, asaj e kësaj kategorie të të “burgosurve politikë shqiptarë”, shqiptaro-titizmi i pat marrë erë me kohë dhe i mësonte se si duhet goditur intelegjenca shqiptare, lufta dhe njerëzit e UÇK-së. Kupola e këtij krimi të organizuar shqiptaro-titist, është kupola e kategorisë së të “burgosdurve politikë shqiptarë” dhe askush nuk mund t’i heqë prej përgjegjësisë kolektive, shqiptaro-titiste, që e kanë(Sic!)…

Kështu ndodhë, dhe vetëm kështu, kur ta kanë hallin t’bijte e Titos, e, ne, mashtrohemi se, hë, do të ndryshojnë e ndërrojnë mendje këtu e tash, sot e nesër, por, kot, mashtrimi është deviza e tyre e përjetshme, antishqiptare, dhe vetëm një dorë e fortë që do t’i zbatojë ligjet, i vë në binarë, përndryshe, vaj halli për ardhmërinë tonë e të pasardhësve tanë shqiptarë, se, kur ta kanë hallin këto faqe të zeza, shqiptaro-titistët&Co e kategorisë së tyre të të “burgosurve politikë shqiptarë” n ëish-Jugosllavi, ta bëjnë më zi e më keq sesa të gjithë pushtuesit së bashku!...

Prandaj, sa më ashpër me ta, aq më mirë, përndryshe, po u ike – vaj halli, të ndjekin si bisha prenë, si qentë e çartur, se, vetëm kështu ndodhë kur ta kanë hallin t’bijtë e Titos!...

Kujdes, ata e këta “burra t’mirë” të pushtetit të përjetshëm “patriotik” e “kombëtar”!... Se, kur ta kanë hallin, lënurin lesh n’ty, sikurse po e lënurin intelegjencën dhe popullin shqiptar e klasën e tij punëtore!... Se, kështu i kanë mësuar Pashiqi, Rankoviçi, Titoja e Milosheviçi... dhe shqiptaro-titistët “kosovarë” e “kosovaristë”!... A po e shihni çka i bënë luftës së lavdishme të UÇK-së dhe popullit shqiptar qe dy dekada e tepër?!...

Burojë, më 10. 8. 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 563 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi