Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
BORDI I MJERIMIT DHE KRIMIT
Publikuar më 19 gusht, 2017 në orën 19:10 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ditë më parë, përkatësisht, më 07. 8. 2017, Bordi i drejtorëve të AKP-së (Agjencisë Kosovare të Privatizimit), më ktheu një përgjigje skandaloze për ankesën time, pas një vonese dymuajshe dhe pas kërkesës sime për përshpejtimin e procedurës, që e kisha bërë për shkeljen e vendimit të kryeministrit, për likuidimin e njëanshëm dhe pa të drejtë të Pallatit të Shtypit “Rilindja”, kate-kate e zyra-zyra, që kishte nisur ta bënte Bordi i drejtorëve të AKP-së, duke i shkelur të drejtat e subjekteve dhe të punonjësve të OPGBG “Rilindja”.

AKP-ja e kishte bërë këtë, duke u bazuar në ligjet më diskriminuese që janë miratuar për të kryer krim “ligjor” dhe diskriminim të skajshëm në kurriz të klasës punëtore shqiptare, siç ka kryer tash e dy dekada të plota. Për ligjet diskriminuese dhe kriminale jemi ankuar në zyrat e AKP-së, sepse, ato ligje, edhe nëse janë miratuar si të tilla (ta zëmë: sikurse është rasti kur punonjësi mbush moshën 65 vjeç, nuk ka të drejtën e 20%, që është kulmi i diskriminimit), është dashur të ndryshojnë në të mirë të klasës punëtore, e, jo që me anë të tyre të goditet pamëshirshëm klasa punëtore shqiptare, duke i mohuar, AKP apo kushdo qoftë tjetër, të drejtat elementare që i takojnë.

Të gjithë jemi dëshmitarë dhe e dimë se drejtorët dhe Bordi i AKP-së janë të zgjedhur politikisht dhe veprojnë sipas preferencave politike të atyre që i përfaqësojnë dhe ajo që na iritojë në përgjigjen që na e kishin drejtuar, qe fakti i vetëlavdërimit dhe i rrahagjoksllëkut (që do e shihni në dëshminë tonë bashkëngjitur këtij shkrimi.

Prandaj, kemi mbetur të “befasur” dhe pa fjalë prej përgjigjeve tuaja të njëanshme, selektive, antiligjore dhe skandaloze, skajshmërisht diskriminuese dhe qëllimkeqe, për të mos thënë fashiste dhe kriminale, si Bord i drejtorëve të AKP-së Qendrore dhe Rajonale. Dhe, për më keq, pasi përgjigjet tuaja “ligjore” janë ndesh me Vendimin preliminar dhe përfundimtar (nr. 04/155, datë: 05. 11. 2013) të Qeverisë, nënshkruar nga Kryeministri Hashim Thaçi, i cili vlenë njësoj për Kullën “Rilindja” dhe për Shtypshkronjën “Rilindja” dhe për subjektet “Rilindja”.

Arsyetimet tuaja janë banale se AKP “është organ i pavarur publik i cili ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht autonome…” Për ta parë “sinqeritetin” e përgjigjeve tuaja diskriminuese dhe kriminale, që janë ndesh plotësisht me Vendimin e Kryeministrisë, ju kujtojmë një mendim zyrtar të Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES), nga Lubjana, Slloveni /Međunarodni institut za bliskoistočne i balkanske studije (IFIMES) iz Ljubljane, Slovenija/, publikuar tek link-u: http://www.ifimes.org/ba/9376#sthash.2NAdrG0m.dpuf, më 25 maj 2017, me titull: „Kosova: Nagovještaj tektonskih promjena na političkoj sceni“(„Kosova: Paralajmërim i ndryshimeve tektonike në skenën politike“, ku, ndër të tjera, thuhet, citojmë: “Jezgro kriminala na Kosovu nalazi se u Agenciji za privatizaciju, u sferi javnih tendera, u javnim kompanijama, kontroli carina… Kriminal na Kosovu vuče svoje korijene još od Vlade u egzilu.“ („Çerdhja e krimit në Kosovë ndodhet në Agjencinë e Privatizimit (AKP, sqarim i yni), në sferën e tenderëve publikë, në kompanitë publike, në kontrollin e doganave... Keriminaliteti në Kosovë i tërheq zvarrë rrënjët e veta që nga Qeveria në ekzil“).

Për të qenë plotësisht të pasinqertë, keni vërtetuar, me faktet tuaja të shkruara, kur PROVAT tona i quani “Prova”, ndërkaq, arsyetoni veprimet tuaja diskriminuese e kriminale, antiligjore, duke i eleminuar të drejtat e punonjësve në mënyrë selektive dhe sipas porosive të qendrave të caktuara kriminale që (tele)dirigjojnë me ju.

Kjo dëshmon se diskriminimi dhe krimet e orkestruara që po kryhen prej prej AKP-së, tash e dy dekada, nuk mbulohen me shoshë(Sic!), që po përpiqet t’i fsheh Bordi i drejtorëve, dhe, po i publikojnë organizata të profesionalizuara ndërkombëtare për hulumtim, sikurse në rastin konkret, të cilin e përmendëm më lart dhe ua kemi dërguar në ankesën e dytë bërë në përgjigjen e Bordit të AKP-së, sepse, krimi që po kryen AKP është i rëndë, antishqiptar, ngase, klasa punëtore shqiptare, hiç shqiptaro-titistët&Co, meriton pleqëri më të mirë e më dinjitoze, siç meritojnë dhe gëzojnë klasat punëtore të shteteve evropiane.

Me shpresë se do të dominojë drejtësia, punonjësit e OPGBG “Rilindja”, nuk do të heqin dorë prej të drejtave të tyre të ligjshme, edhe pse, përvoja e hidhur me “drejtësinë kosovare”, diskriminuese dhe kriminale, po zgjatë me dekada… Me të gjitha që po i bën Bordi i mjerimit dhe krimit, i AKP-së, dhe jo vetëm.

Burojë, më 17. 8. 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 463 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi