Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“BRENGA” E SHQIPTARO-TITISTËVE PËR BETEJËN LEGJENDARE TË 5, 6 DHE 7 MARSIT 1998
Publikuar më 23 gusht, 2017 në orën 01:50 ( ) Tafil Duraku | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kaluan gati dy dekada të plota nga Beteja legjendare e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, por, brenga e vetme e shqiptaro-titistëve nuk është shuar ende, se: “Pse nuk i shkoi UÇK-ja në ndihmë Adem Jasharit?”(Sic!) Ata që e tregojnë këtë brengë të tyre nëpër kuluare e ndenja nëpër kafenetë e Prishtinës dhe të “qyteteve” tjera të “Republikës së Kosovës”, tërthorazi, e tregojnë edhe dëshirën e tyre të madhe, të fshehtë e të pashuar, që, pikërisht, aty, në Prekazin legjendar të Jasharëve, të shuhej UÇK-ja, pa treguar se ai është një projekt sekret serbo-jugosllav e shqiptaro-titist, antishqiptar, që është përpjekur dhe përpiqet edhe sot e kësaj dite të realizohet e të çohet deri në fund me LDK-në e “patriotëve” dhe “shqiptarëve” të njohur e të mëdhenj&Co!...

Për lojërat e tilla të shqiptaro-titistëve, me këlyshë e me kudra, kemi shkruar vazhdimisht, e, edhe në vitet menjëherë pas luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe, e kemi botuar shkrimin me titull “Lojërat e rrezikshme të LDK-së”, ku tërhiqen paralele shkencore e historike për “mbarëvajtjen” e punëve allatitistçe, ibrahimrugovistçe&Co!...

Tash, gati dy dekada pas asaj beteje të lavdishme legjendare të shqiptarëve, në Prekazin legjendar të Jasharëve, nga forcat pushtuese serbe dhe aleatë të tyre “shqiptarë”, u vranë 56 anëtarë të Familjes ngushtë e të gjerë Jashari, me në krye Komandantin Legjendar, Adem Jashari. Vlenë për t’u theksuar këtu, sidomos, për ata që ende u ka mbetur brengë “Pse nuk i shkoi UÇK-ja në ndihmë Adem Jasharit?”, se të gjithë ata që janë vrarë në atë luftë të pabarabartë me serbët, kanë qenë ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Betimi i të cilës u përdhos nga elita “politike” e “patriotike” e LDK-së&Co dhe nga garda e tyre e të “burgosurve politikë shqiptarë”!...

Fatkeqësisht, nëpër ato ndenja marrin pjesë edhe “veteranë” e “luftëtarë” të mëdhenj të “radhëve të para” të UÇK-së (kuptohet: ata që kanë bërë zefe e qejfe nëpër hotele luksoze të Evropës, të Prishtinës dhe të Tiranës, e, edhe përtej Atlantikut të largët…!) dhe rrinë si qyqet në rremë para shqiptaro-titistëve të thekur në frymë jugosllave e shqiptaro-titiste. Kjo brengë dhe frymë dominante, në vazhdimësi, e LDK-së&Co, është që të çohet lufta e tyre “patriotike” dhe “shqiptare” deri në fund, pa marrë parasyshë pasojat dhe pavarësisht çmimit që do ta paguante populli dhe shteti shqiptar.

UÇK-ja, në fillimet e saj shqiptare, ka qenë dhe mbetët Ushtria më shqiptare e të gjitha kohëve, paravarësisht, se shqiptaro-titistët do të dëshironin që ata 2% të fillimit të saj “t’u shkonin në ndihmë Jasharëve”(!) dhe të shuhej e gjitha, që objektivat e LDK-së shqiptaro-titiste të Ibrahim Rugovës&Co të realizoheshin sa më lehtë, siç u realizuan objektivat “patriotike” e “shqiptare” të “Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi”, kryesuar nga Fadil Hoxha&Co, dikur.

“Brenga” e shqiptaro-titistëve për “mosdalje në ndihmë nga UÇK-ja Familjes Jashari”, nuk qëndron aspak, sepse, për kohën që flitet me “brengë të madhe për Familjen Jashari”, UÇK-ja në Kosovën e pushtuar shqiptare nuk kapte mbi 2% të popullatës së përgjithshme të Kosovës, që përbënte grupet e para guerile, të guerilës më të lavdishme botërore deri në kohën tonë. Atë ndihmë, Familjes Jashari është dashur t’ia ofrojnë ata 40-50 mijë “luftëtarët” e “radhëve të para” të “UÇK-së” (Pas lufte!), të cilët u bënë “vetëranë”, “komandantë” e çka jo tjetër duke e sharë UÇK-në, tok me kategorinë shqiptaro-titiste të të “burgosurve politikë shqiptarë”!...

Që t’i shkohej në ndihmë Familjes Jashari, flasim për kohën që kanë ndodhur luftimet e ashpra dhe të pabarabarta mes Ushtrisë pushtuese serbe dhe UÇK-së Çlirimtare të Simbolit kombëtar Adem Jashari, realisht, është dashur të braktisen të gjitha pikat e UÇK-së në Zonën e Lirë të Luftës, siç quhej asokohe trekëndëshi Skënderaj-Drenas-Klinë, të cilat përbëheshin prej 3-5 veteranëve e luftëtarëve të radhëve të para, prandaj, “brenga” e shqiptaro-titistëve se “Pse nuk i shkoi UÇK-ja në ndihmë Adem Jasharit?”, është krejtësisht e paqëndrueshme, snobe dhe fodulle! Asaj “brenge” i dhemb diku tjetër! Ndoshta, nw negrofc!...

Pra, “shqetësimi” dhe “brenga” e tyre (e shqiptaro-titistëve&Co e të “burgosurve politikë shqiptarë”!), i ka bishtat gjetkë, duke e maskuar mendimin e tyre finok “Po si nuk u vranë të gjithë dhe do t’i kishim tash duart e lira”(Sic!... Bah!)… Prandaj, e hedhin dhe e rihedhin në qarkullim “shqetësimin” dhe “brengën” e tyre “Pse nuk i shkoi UÇK-ja në ndihmë Adem Jasharit?”, duke mbjellë e rimbjellë në vazhdimësi përçarje, si atëherë, edhe tash, mes popullit shqiptar dhe Ushtrisë së tij të lavdishme shqiptare, UÇK-së.

Duket se sa të ketë bimë shqiptaro-titiste në tokat e pushtuara e të copëtuara shqiptare, kurrë nuk do të pushojë as “shqetësimi” dhe “brenga” e shqiptaro-titistëve LDK-istë&Co për Betejën e lavdishme të 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, se, “Pse nuk i shkoi UÇK-ja në ndihmë Adem Jasharit?”, që ka për qëllim mbajtjen gjallë dhe thellimin e urrejtjes e të përçarjes së Familjes Jashari me UÇK-në, karrem të cilin nuk guxon ta “hajë” as Familja e ngushtë dhe e gjerë JASHARI, dhe, as kombi shqiptar.

Dhe, e keqja është se, “ide” të tilla “patriotike” e “kombëtare”, si “shqetësime” dhe “brenga”, shqiptaro-titistëve, u “pinë ujë” para disa “komandantëve” e “luftëtarëve” të “radhëve të para” të UÇK-së!...

Burojë, më 21 Gusht 2017

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Tafil Duraku
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 612 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi