Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PROCESI I ZENICËS KONSPIRACION I UDB-së!
Publikuar më 24 gusht, 2017 në orën 23:40 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
PRESIDENTIT TË FBeH
QEVERISË DHE PARLAMENTIT TË FBeH
MINISTRIT TË DREJTËSISË DHE PROKURORIT TË SHTETIT
S A R A J E V Ë

Presidentit të Republikës së Maqedonisë
Qeverisë dhe Parlamentit,
Ministrit të Drejtësisë dhe Prokurorit të shtetit,
Gjykatës supreme të Maqedonisë
S H K U P

Anbasadorëve të shteteve demokratike të komunitetit ndërkombëtar,
Parlamentarëve në Këshillin Europian
B R U K S E L

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Unë Nafi Çegrani me adresë në fshatin Çegran,1237 të Gostivarit Maqedoni, nr. amzës:1010946450188.

Ju drejtohem për drejtësi dhe të di të vërtetën, sepse jam viktimë e një procesi apsulutikisht të montuar dhe të inskenuar në saje të akuzave dhe dëshmive të rreme, kinse për “vrasje” sipas nenit 37 të LP të Maqedonisë Socialiste të viteve 1981, e për çka Gjykata e Zenicës më ka dënuar fillimisht me vdekje- pushkatim, e më pas dënimi është shndërruar në 20 vite burg të rëndë.Por, unë nuk jam AKTOR, as që kam lidhje apo në dijeni për ndonjë “vrasje”! U përballa me një mal gënjeshtrash dhe gènjeshtarè të cilët më akuzonin për gjëra të cilat fare nuk i kasha në dijeni dhe nuk isha aktor i ndonjë vepre penale…
Rreptësisht i rrefuzoj akuzat e kurdisura dhe aktvendimet pa bazë dhe pa fakte të Gjykatës së Zenicës, e cila në mënyrë paushalle dhe të turpshme, duke më përdorur mua si VIKTIMË, bën shkeljen e ligjeve në mënyrë flagrante, ashtu siç bënin policia dhe gjykatësi hetues Bodul Nikica madje dhe prokurorët Mutapqiq e Mensur Hoxhiq, duke më vë mua në pranga në bankën e të akuzuarve, ku me një grup shqiptarësh dhe një Boshnjak më dënojnë siç ceka më lartë, e për çfarë do të jap më poshtë sqarime më të thukëta.
Zotërinj të respektuar,
Unë ju vëretëtoj me saktësi dhe në mënyrë reale, jeni të bindur se gjatë hetuesisë duke bërë terror të paparë dhe gjatë gjykimeve janë përdor mjete dhe metoda të cilat janë të kundërligjëshme dhe të dënueshme me ligj, më kanë zgjedhur si dash për kurban, dhe me vite jam viktimë i procesit të montuar në baza nacionale dhe me motive politike, ose edhe me prapavija të tjera, si hakmarrje etj. /, duke më fut brenda qelive skëterë dhe mureve të kazamateve që nga 01.tetor 1981, e që edhe sot e sot vuaj pasojat e tmerrshme nga terrori, ndëshkimet, vuajtjet shpirtërore dhe fizike, duke më shkatëruar çdo gjë dhe familjen dhe vitet më të mira të rinisë sime.ME VITE E DEKADA MBETA PERSONAZHI MË TRAGJIK I PROCESIT ANTILIGJOR TË ZENICËS! Përse kështu vallë?
Gjatë arrestimit dhe hetuesisë me muaj të tërë mbi mua dhe mbi të akuzuarit tjerë dhe ndaj ,,dëshmitarëve,, është ushtruar një dhunë e paparë psikiko fizike dhe presione brutale policore, kur më tërhiqnin zvarë dhe në pranga nga qelitë e burgut hetues në Zenicë, më dërgonin në podrumet e përgjakura të policisë së Bugojnës në Bosne, ku Ante Bërnada dhe kllapa e tij shoviniste e kriminale bënin kërdi mbi mua, duke këkrkuar të shkruaja edhe të ashtuquajtura ,,Letrat e fundit lamtumirës” për familjen, duke ushtruar dajak, kërkonin të nënshkruaja deklarata kinse unë isha ,,fajtor,, për ,,vrasje,,! Këtë, se çfarë po bënin me mua inspektorët xhelat, edhe pas muajsh të tëra pasi më kishin dorëzuar tek gjykatësi hetues, e kishin në dijeni edhe Bodul Nikica si gjykatës hetues edhe prokurori i Qarrkup në Zenicë, por të gjithë kanë hesht dhe janë bërë veshë të shurdhur, ose ndonjëherë thonin se e ,,atillë ishte procedura hetuese!’’ Po, kështu kishin vepruar edhe Temelko Boshkovski, komandiri i milicisë Zdravko, inspektor Haki Fejzullahi etj në SPB në Gostivar ndaj të pandehurve dhe “dëshmitarëve” / ky I fundit duke ia fut revolen në gojë një dëshmitari/, duke bërë terror mbi to, në saje të ARGUMENTUM BACILINUMIT, me qëllim që sa më shumë t’i ngatërronin dhe sajonin deklarata të rreme, e që të niseshin kështu në rrugën e ferrit, atje ku nuk ndriçonte dielli…
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Gjithmonë APELOJMË NË NDËRGJEGJEN Tuaj që të njoftoheni më tej me rastin se si dhe në çfarë mënyre, përse më kanë dënuar në proces të tillë të kurdisur me akuza të rreme fund e krye, me manipulime dhe intriga për diçka që unë personalisht NUK KAM NË DIJENI a vërtetë egziston ndo një krim i bërë. Ju lutem të viheni në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë.Kërkoj me lutje nga Ju që të bëni presion në bazë të ligjit, kompetencave dhe autoritetit Tuaj që vendimet e turpshëm dhe të paligjshëm të Gjykatës së Qarrkut në Zenicë K.133/81 të datës 26.07 1982 dhe K.94/83 të datës 16.09.1983, të anulohen ose të shpallen të pavlefshëm, duke më liruar nga akuzat e sajuara ose të kërkohet të mbahet RIGJYKIM pranë kujdo qoftë Gjykate në Europë, duke e patur gjithmonë parasyshë dhe si bazë ligjore Vendimin e Gjykatës Supreme të BeH në Sarajevë, Kzh.139/83 të datës 13.041983, të gjykatësit Mr. Vllajsavleviq Mirko, i cili konkludon se akuzat e hetuesisë janë të pabaza dhe vetë vendimi i Gjykatës së Qarrkut në Zenicë është paushalle dhe pakurfarë faktesh e baze ligjore…Nafi Çegrani nuk ka motiv të bën vrasjen e persones Melihe Deliq të cilën nuk e njeh dhe nuk e ka parë. Në këtë drejtim, edhe Gjykata e Zenicës nuk ka fakte dhe argument NËSE VËRTETË KA NDODHUR ,,vrasje,,! A Ramadani Vahedin dhe Huseini Hajrullah, kanë pas shkaqe përse kanë gënjyer gjatë hetimeve, dhe deklaratat e tyre janë kontradiktore dhe të dyshueshme, sepse nuk e flasin të vërtetën, duke ia hudhur fajin Nafi Çegranit që të lehtësojnë pozicionin e tyre”- konkludon gjykatësi Mr. Vllajsavleviq Mirko.
Mbetem me shpresë se do të viheni në mbrojtje të së vërtetës dhe të zbardhet pafajsia ime shejtë njerëzore, sepse:
Drejtësi është ndarja e drejtë e padrejtësisë. E drejta është e drejtë, akoma dhe nëse të gjithë janë kundër teje.Eshte jashtëzakonisht e vështirë të gjesh të drejtën në botën tonë ashtu siç është e vështirë të gjesh të vërtetën e shejtë njerëzore.Aty ku ka dhunë, nuk ka drejtësi… E mbi mua dhe shatët shqiptarë dhe një Boshnjak dhe një tabor ,, deshmitarësh,, janë rrah me dajak e çufurra hekuri me muaj të tërë, e dhuna dhe gazepi nuk na është hequr qafe me vite në burgjët e tmërrit dhe ferrit.
Inskenime të tilla dhe terror nuk di a ka pas në ,,çistkat,, e Stalinit, nuk di kaq jo human a janë sjellë gestapovcit e Hitlerit… Po, kështu është ! Dhe dinjiteti im ende mbetet i përballur me intrigat e nëntokës kriminale udbashiane dhe të ,,ustallarëve,, të KOS-it jugosllav…
/ … Gati 3 dekada e gjysë jam në kërkim të drejtësisë dhe zbardhjes të së vërtetës, rreth procesit të montuar gjyqësor në Zenicë të Bosnës ku më kurdisën akuza të rreme dhe inskenime për diçka që nuk kam në dije nëse egziston ose jo ! Dhe, sot kur po shkruaj këto reshta, më riktheu në kujtesë, të gjitha ato mashtrime e trillime gjatë hetuesisë, të gjitha ato manipulime e gënjeshtra gjatë mbajtjes së seancave gjyqësore me muaj e me vite të tëra…
Kur më kanë arrestuar mua në banesën time në Shkup, me 01 tetor të vitit 1981, ose më mirë do kisha thënë: kur më kanë KIDNAPUAR disa persona civil dhe një tabor policësh me uniform dhe të armatosur me ,,mashinka,, nuk kam ditur gjë se për çfarë është fjala, nuk kam ditur përse më arrestojnë dhe në ç’ drejtim më çojnë me ajroplan të kompanisë ,, Inex Adria,,! Fillimisht mendova se këta do jenë oficera të UDB-së dhe KOS-it federative jugosllav dhe se sigurisht destinacioni është Beogradi, sepse kasha dyshime për vitet që isha në përplasje me krerët e atyre Shërbimeve famoze, dhe tanimë që isha kthyer nga Amerika, isha i sigurt se këta kërkonin nga unë shumë sqarrime për arratisjen time në SHBA vite më parë…E tanimë, edhe në Kosovë kishin nis që me pranverën demonstrate shqiptare, dhe mendoja:,,kanë shkas dhe kanë gjet moment të volitshëm që të më arrestonin.
Kështu nisi beteja me djallin, në podrumet dhe qelitë me mure përplotë me njolla gjaku sikur gjendesh në kasaphane!
U krijuan shumë mistere e teori konspiracioni. Konspiracioni i parë, i cili nisi të qarkullonte, e që i dëgjoja nga gojët e inspektorëve gjakpirës dhe nga pyetjet që më bënin, kuptova se bëhëj fjalë rreth kërkimit të një personeje, e që më tregonin një fotografi femre / emrin e të cilës e mësova prej tyre, se quhej Meliha Deliq/ dhe se qenka ,,rrëmbyer,, nga Bosna në mënyrë dhe rrethana të çuditshme, të pa besueshme e që të gjitha këtyre tregimeve u vinin erë sajesash.Por, unë nuk dija asgjë, nuk kisha asnjë lidhje apo njohuri. Inspektorët flisnin kinse UNË mund të isha njëri nga ,,rrëmbyesit” e mundshëm, duke kërkuar nga unë që të jepja sqarrime se si ..paskam qënë në Bosnje,, dhe ku gjendej e humbura Melihe, të cilën as nuk e kisha parë ndonjë herë jetë, as nuk e njihja.
,, Unë nuk di asgjë nga këto gjëra që po dëgjoj prej jush! Nuk e kam të njohur një gjë të tillë dhe nuk njoh ndonjë Melihe Deliq. Gabimisht më merrni në pyetje për gjëra që unë as nuk kam nevojë…!,,
Ata niseshin të revoltuar duke u vërsul mbi mua i lidhur në pranga si të ishin shtazë të egra që kërkonin të pinin gjak njeriu… Më fyeni dhe shanin NËNËN SHQIPTARE!
Madje, sipas zhvillimeve dhe përplasjeve me inspektorët, në pyetjet e tyre se si i njihja Vahedin Ramadanin dhe Hajrullah Huseini. U rrëfeja, se e njihja Vahedinin, dhe se nuk ishte njeri fort i mirë dhe se ishte një tip dallaverexhi, i cili tek unë vjente shpesh dhe kërkonte që t’i bëja disa shërbime / sidomos rreth hapjes së një qebatorje në Shkup. Për këtë edhe isha angazhuar. Kurse Hajrullah Huseinin, nuk më kujtohej fillimisht se kush ishte. Por inspektorët pasi më treguan se ky njeri ka një kafene në Gostivar. Atëherë m’ u kujtua personi, të cilin e njihja vetëm si ,,Hajro,, ! U dhash sqarrime, por çdo gjë ishte e kotë, ata silleshin ndaj meje si xhelatë duke përdorë dhunë psikike dhe fizike, duke më provokuar në baza nacionale dhe duke më sharë e ofenduar. Më thanë:,, Ja, e shikon se e njihkje kush është Hajrullah Huseini?,,- dhe sërish më kërcënonin. Po, e di tani kush është ,,Hajro,, pasi më treguat ju, se ndryshe nuk më kujtohej se as mbiemrin nuk ia dija se quhej ,,Hajrullah Huseini,,!…
Ndjehesha tejet i revoltuar, sepse isha njeri me sedër dhe që kisha dinjitetin tim, edukatën dhe kulturën time si njeri…E nuk kisha përse të gënjeja, por e kuptova se ata kishin një qëllim, një plan të caktuar, ishin mjaft tendencioz dhe donin të më ngatërronin e fusnin në ndonjë lojë apo valle që unë nuk kisha njohuri. Pyetjet e tyre shpesh merrnin kahje ,duke kërkuar të jepja sqarrime në ç’ mënyrë u largova nga ,,SDB,, dhe pse u arratisa në Amerikë, pa informuar askend në Shërbim! Unë edhe për këtë u jepja sqarrtime, duke u thënë se nuk dija, në fakt, se cilat ishin akuzat që më kishin arrestuar, duke pohuar sërish se sa i përkiste asaj se a ka ndodhur ndonjë ,,rrëmbim,, dhe cili ishte fati i Meli Deliq, unë nuk kisha ndonjë njohuri. Këto biseda i dëgjoja për herë të parë prej tyre…Sërish niseshin lojërat e djallit nga fillimi…
Konspiracioni i dytë ishte mundësia e ,,kidnapimit,, të persones Meliha Deliq nga një grup shqiptarësh, emrat e të cilëve do i mësoj më vonë gjatë fazave të hetuesisë, dhe as që kisha në dijeni se në paraburgim në qelitë e burgut hetues të Zenicës gjendeshin edhe persona të tjerë siç ishin Nijazi Hasani, Zuhdi Hasani nga fsh. Forinë, e që unë njihja formalisht vetëm Nijazi Hasanin, pasi e kam pas gjeneratë në shkollën fillore, dhe dija se gjendej në Gjermani/ Nuk kam pas në dijeni se në vite qenka kthyer nga Gjermania dhe se gjendeshka me punë në Visoko.Madje Abdurahman Sheshiq, nga Bosnja dhe Mensur Asani, ky i fundit ishte një bashkëfshatar imi, të cilin dikur e kam pas nxënës, e që kishte qebaptore në Travnik, por që nuk e kisha parë apo takuar disa vite e vite me rradhë. U jepja sqarrime inspektorëve ,madje edhe gjykatësit Bodul Nikica, një njeri shovinist dhe pa fije morali njerzor. Çdo gjë që orvatesha, duke fol vetëm drejtë dhe të vërtetën, ishte e kotë…Lojërat e djallit dhe KENTAURËVE vazhdonin, duke ushtruar dhunë e tmerre ferri. Habitesha nga i gjithë ai terror, dhe këtë nuk arrija ta kuptoja se a ishte e mundur një gjë e tillë të ushtrohej nga njerëz normal, apo janë kriminel të çmendur. Unë, në vazhdimësi, pasi ndjehesha i ofenduar, tejet i nënçmuar dhe i fyer, u kundërvihesha me rreptësi, sepse isha në rrugën e drejtë dhe i pafajshëm. Ata shpesh dinin të më thonin:,,Nëse nuk je fajtor për diçka, atëherë fajtorë janë ata të Shërbimeve të Maqedonisë të cilët kanë dhënë verdiktin e tyre që ty të të marrim në burgjet e Bosnës!,,
,,Si ka mundësi kjo, dhe a është e mundur një gjë e tillë”?-mendoja me vete. Habitesha, dhe bëja pyetje: ,,Përse vallë, cilat janë shkaqet…Madje, përsëri në mëndje më binte arratisja ime në Amerikë! Duke menduar me vete thoja: ,, OK për këtë,,! Por nuk i kuptojë çfarë qëllimi kanë dhe me çfarë marrinash duan të më përziejnë këta që po më terorizojnë, siç ishin bisedat rreth ndonjë ..rrëmbimi,, të persones Meliha Deliq. Çfarë do të thotë kjo? Nuk i merrja me mend gjërat që më përgatisnin / ose që kishin përgatit me muaj të tërë/pas shpine dhe kurthet me lloje të ndryshme deklaratash të kota të marra me dajak nga të pandehurit, e që unë nuk isha në dijeni…
Konspiracioni i tretë diskutohej gjatë hetuesisë për kinse një “takim rasti” midis meje dhe Vahedin Ramadanit apo Hajrullah Huseinit, dhe se me to qenka parë e humbura Melihe, herë në kafenenë e Hajrullahit, e herë ,,tek stacioni i autobisave,, … ,,Apo ndoshta, mund të ketë qenë parë edhe tek stacioni i trenit,, !- thujase hulumtonin ata, e në fakt konstruonin skenarin e tyre sipas planit . U thoja se asnjehërë në jetë nuk kam pas ndonjë rast të tillë të takoja tek ndonjë stacion Vahedinin ose dhe Hajrullahin e me to bashkë të paskesh qënë e humbura Melihe. Për të cilën sërish, dhe në mënyrë kategorike pohoja se nuk e kam njohur as dëgjuar ndonjëherë.
Konspiracioni i katërt dhe disa të tjerë me radhë ishin të turpshëm. Kinse unë me Ramadanin dhe Huseinin paskeshim bërë gjëra të pamoralshme dhe ,,prostitucion,, me Melihe Deliq, e cila paskesh qenë e ,,rrëmbyer,, dhe e sjellë nga Bosnja në Gostivar dhe se do të punonka si kamariere në kafenenë e Hajrullah Huseinit. Dhe një sër budallakirash do të dëgjoja prej tyre, e të cilat do të futeshin në përmbajtjen e aktit të akuzës dhe të gjykimit. Çfarë ironie !
Jepja sqarime se unë në kafenenë e ,,Hajros,, kisha kthyer vetëm 2-3 herë në jetën time dhe nuk kam qënë ,,mysafir i përhershëm,, siç insistonin të formulonin deklaratat dhe akuzat e tyre inspektorët Ante Bërnada, Stipe Grabovac, madje Bodul Nikica si gjykatës hetues dhe disa që tërhiqeshin si ,,prokuror,,!
Disa nga këto teori konspiracioni u disejnuan në godinën e SPB në Gostivar / apo ndoshta edhe në Shkup, nga ata të cilët kërkonin kokën time/, dhe madje në vazhdimësi në godinën e SUP Bugojno dhe qelitë skëterë të burgut hetues në Zenicë, ku në vazhdimësi ushtrohej me muaj të tërë terror dhe dhunë. Teoritë konspirative dhe mjegullnajat e Temelko Boshkovskit dhe jaranave të tij nga Bosnja, u disejnuan me qëllim të keq që aktorët e ,,zhdukjes,, së Melihe Deliq të ,,ishim,,: Unë, Ramadani Vahedin, Huseini Hajrullah, kurse emrat e përsonave që e paskan ,,kryer rrëmbimin,, do të rradhiteshkan në veçanti në aktin e akuzës si : Abdurrahman Sheshiq, Zuhdi Asani, Nijazi Asani dhe Mensur Hsani… Ashtu sin ë filmat e Hiçkos.
Por, një gjë dihet e saktë dhe që ka shumë rëndësi për çështjen, e ajo është se, në fazat e gjykimit u konstatua që: Zhdukja e Melihe Deliq do të ketë ndodhur në Bosnje, ose e fshehur, ose e ndërruar me identitet nga vetë Shërbimet secrete jugosllave, ose e vdekur në ndonjë mënyrë që ende MBAHET E FSHEHUR nga organet policore dhe gjyqësore. U tha se ka ndodhur në Bosnje, sepse sipas tërë kësaj drame të sajuar, nuk ka logjik dhe nuk është e mundur në këtë relacion të gjatë me tren nga Bugojna ose Travniku dhe Zenica, në drejtim të Beogradit, Nishit e gjer në Shkup, dhe madje nga aty gjer në Tetovë e Gostivar, dhe ,,nën presion apo kërcënim ,, nga Zuhdi Hasani se nëse bënte ,,ndonjë zhurmë,, do ta vriste!?!,, Po në tërë këtë relacion të gjatë që udhëtohet me tren gati dy ditë e dy nëtë, ka edhe policë edhe njerëz, rrëmujë pasagjerësh e udhëtarësh , dhe nuk ka shanse të ketë ndodhur ndonjë ,,rrëmbim,, siç e kanë sajuar me imagjinatën e tyre kriminale inspektorët në fjalë AKUZËN , e të cilët duhet të përgjigjen për krim… Gjykata për të Drejtat e njeriut dhe Prokuroria Europiane duhet të kërkojnë përgjëgjësi nga ata të cilët e montuan dhe inskenuan me sajesa të rreme dhe tërë këtë proces turpi gjyqësor në Zenicë të Bosnës, duke na dënuar si një ,,grup kriminelësh,, shqiptarë në kryë të të cilëve paskëshëm qënë UNË !
Por, të shkojmë rradhasi:
– Më kujtohet shumë mirë se gjatë fazave të hetuesisë dhe gjatë seancave maratone të gjykimit të montuar u përmëndën edhe disa raste të mundëshme tjera e dyshime rreth të humbërës Malihe Deliq, si psh se ajo paska qënë në vendin e punës së saj në një Ndërmarje ushatarke në Bugojnë ku ka qënë e punësuar si persone e përshtatshëm dhe me pëlqimin e KOS-it dhe UDB-së jugosllave si bijë oficeri të APJ, dhe se Melihe Deliq e ka të shtypur kartonin për hyrje e dalje gjatë orarit të punës në atë Ndërmarrje 2-3 ditë pas datave që paraqet akuza, dmth me 16 dhe 17 e marsit, kurse akuza thotë se me 12 e 13 marsit është kidnapuar, kurse e ,,vrarë,, është ,,strikt,, me 14/15 e marsit. Gjë që nuk është e mundur dhe nuk ka logjikë as thënia e ,,dëshmitarit,, të rejshëm Arif Zeqirit, kinse ,,rasti në kreçanën e tij ka ndodh me 14 ose 15 e marsit, e nëse kësaj ia përballim argumentin e ALIBIT të Vahedin Ramadanit se me 13,14,15 e marsit ka qënë në Novi Beçej, ku ka vajtur për të dhënë provim për Certifikatë për qebaptore, dhe bashkë me dëshmitarin tjetër Bastri Nuredini kanë bujtë në hotel ,,Beograd,, të Novi Beçejt ku janë të evideëntuar me letërnjohtimet e tyre personale. Këto argument gjenden në dosien e çështjes që mban gjykata e Zenicës. Atëherë, vjen pyetja se a ka qënë e mundur Meliha Deliq të jetë,,rrëmbyer,, sepse datat tregojnë ndryshe. Madje rasti që deklaron edhe Sheshiq Abdurahmani se atë kohë qenka gjet një femër e mbytur në Lumin Vërbas, i cili lum kalon afër shtëpisë së Melihe Deliqit ku ka jetuar, dhe se pas zënkës që paskan pas me të dashurën e tij Abdurrahmani, ajo i ka thënë se nëse nuk e marton, do të mbyteshka në Vërbas. Këtë Abdurrahmani e sqaron edhe para gjykatës.Për këtë ka edhe deklaratë me shkrim. Prindërit e saj i kanë dërguar policia për identifikim, por ata nuk kanë mund të thonin diçka më komnkretisht, pos Sheshiqit i cili thotë se ajo kufomë ishte e Melihe Deliqit dhe se e ka njohur nga dhëmbët që në mes i paska pas ,,dhëmb të rrallë,, etj. Apo, pas të gjitha këtyre, fshihen konspiracionet e UDB-së dhe KOS-it të Jugosllavisë titiste, sepse planët e tyre sekrete janë shumë djallëzore dhe tinëzare. Madje edhe disa dyshime të tjera se mund të qenka e gjallë ku e paskan dërguar UDBJA dhe KOS-i jugosllav dikund në Australi me detyra speciale për spiunazh sepse Meliha si një vajzë oficeri të APJ, e përshtatshme për punë agjenturore, ka qënë e zgjedhur, ose mund të jetë në pyetje edhe ndonjë konspiracion tjetër i mundshëm, sepse Shërbimi i kundërzbulimit jugosllav dhe UDBJA paskan bërë plan sekret për martesën e Miro Bareshiqit, kroat i cili më 1971 ka bërë atentatin ndaj amabasadorit jugosllav Roloviq, dhe se dasma e Bareshiqit në vitin 1981 UDB-së i paska kushtuar disa qindra dollar, për çfarë ato vite kanë shkruar edhe disa gazeta të Zagrebit si ,,Zagrebaçki vjesnik,, madje edhe revista ,,Globus,, etj. Por askush asnjëherë nga prokurorët dhe gjykata e Bosnës ose Maqedonisë si organe të cilët zhvilluan Valcerin e Zenicës nuk kanë ndërmar të bënin diçka në lidhje me zbardhjen e të vërtetës …
Nuk di përse vepruan kështu, apo ndoshta nga se më kishin arrestuar mua dhe kishin shkruar të gjitha gazetat e Jugosllavisë titiste se është burgosur ,,vrasësi,, i Melihe Deliq e i cili pritet të dënohet më vdekje –pushkatim! Çfarë turpi dhe punë kriminelësh, më shpallën ,,fajtor,, dhe dënuar me vdekje, me trillime dhe ende pa u mbajt gjyqi…Dmth. Çdo gjë e paskan pas të planifikuar dhe ,,punë të kryer,, sipas apetiteve të policisë që kishin konstruuar këtë ,,dasëm,, dhe të realizoheshin dëshirat e inspektorëve shovinista Ante Bërnadës, Zhivko Mitevskit, Fikret Bradariqit, Sllobodan Stankoviqit,Temelko Boshkovskit, prokurorëve Mitapqiqa e Mensur Hoxhiqa, të gjykatësve kretenë dhe kapadahinj si Sulejman Kapetanoviq apo edhe nacistit Tihomir Baboviq.
UDBJA dhe KOS-i qëndronin mbi të gjitha, edhe mbi gjykatat. Ato bënin edhe shiun edhe diellin, edhe tmërrin edhe vdekjen në jetën e shqiptarit. E unë që kur isha si zyrtar në rradhët e këtij Shërbimi famoz fillova t’i përbuzja, kur shikoja se banda kriminale mbanin shpatën e diktaturës, revoltohesha edhe për këtë që po ndodhte dhe bënin në hetuesi dhe në gjykatën e Zenicës. Isha i bindur se ata bënin krime…
Shpesh dinin të futeshin natën në qelinë time prëj betoni dhe me maska në krye më shqelmonin deri në alivanosje, të rrahurit me shkopinj gome bëheshin në mënyrë shtazarake, madje më hiqnin zvarë të përgjakur dhe më fusnin në të ashtuquajtur ,,qorrkë,, ku nuk dija nëse jasht ishte ditë apo natë, nuk dija nëse kishte ardh pranvera, nuk dija nëse jasht biente shi apo borë… Vehtja më dukej sikur gjendesha brenda ,,Nëntë rrathëve ,, të Fërrit të Dante Aligerit, në strofullë e djallit dhe të gjarpinjve. Kështu ndodhëte kur vinin natën më mërrnin lidhur në pranga Ante Bërnada dhe të tjerët dhe zvarë më çonin të rrahur e të rraskapitur, të lyer me gjak në podrumet e SUP Bugojno. Kush e lejonte këtë kështu, dhe përse më terorizonin në mënyrë fashistoide edhe pas disa muajsh të tërë të dorëzuar në duarët e gjykatësit hetues në burgun e Zenicës, a thua vallë kjo bëhej me dijeninë e gjykatësit hetues Bodul Nikicës? Po, përse për një gjë të tillë nuk informonte as drejtori i këtij burgu famkeq Fahrudin Jarac? Apo të gjitha këto kështu ishin të koordinuara, dhe marrja nga inspektorët kohë e pa kohë, tërë natën ushtrohej dhunë naciste në podrumet e SUP Bugojno, apo ndoshta e tërë kjo është bërë me dijen e gjykatësit hetues dhe me ,,pëlqimin,, e Drejtorit të këtij burgu Jaracit shkurtabiq dhe të komandirit Zahir Skopljak. Në podrumet përplotë me njolla gjaku, më mbanin të lidhur me zinxhir dhe më terrorizonin ditë e natë me rradhë, dhe në fund, ashtu me gjysë shpirti, as i vdekur dhe as i gjallë , sërisht natën më këthenin në qeli të burgut hetues. Aty bëhej një krim i pa pare si kasaphane …
Pastaj, sërisht vjente gjykatësi hetues me syze të trasha Bodul Nikica, duke më pyëtur se ,,çfarë kishte të re,, dhe se a kisha ndonjë ,,vërejtje,, me sjelljen e gardianëve në burg, ose si ishte ushqimi që na jepnin…Unë nuk përgjigjësha kurgjë, vetëm që protestoja përse më mbanin në burg dhe përse më terorizonin dhe se unë nuk isha fajtor! Ai më shikonte i vrejtur dhe në mënyrë cinike nën xhamat e syzeve, duke thënë se hetuesija ende po vazhdonte / edhepse kishin kaluar 4-5 muaj nga burgosja ime/. Edhe ,,gjykatësit,, tjerë, shpesh kur më vizitonin në qeli të burgut, ishin të shoqëruar me nga 2-3 persona civilë të cilët për mua ishin të panjohur, / e ndoshta ishin UDB-a vetë! Thoshin, se ende ishin duke bërë ,,verifikimin dhe vërtetimin,, e ,,akuzës,,! Unë ua përplasja në sy se ,,akuzat,, që duan të më rëndojnë mua, janë vetëm gënjeshtra dhe pjellë e fantazisë së tyre të prishur ose të inspektorëve si Ante Bërnada, Fikret Bradariq, Temelko Boshkovski dhe shefave të tyre… Dhe të gjithë bashkë, ata dhe tabori nga Bosnja në krye me Baboviqat e Mutapqiqat ishin manipulatorë dhe kombinuesit më të paturpshëm që zhvillonin procese hetimore dhe gjyqësore pa kurfarë bazash ligjore dhe në mënyrë tendencioze, sepse vetë më akuzonin dhe të njëjtit më dënonin… Nuk di nëse një gjë të tillë ka njohur ose nuk ka njohur historia e gjykatave dhe jurisprodencës së Bosnës dhe Maqedonisë ndonjëherë!
***
Ende në fazat e hetuesisë, duke filluar disa herë sërisht nga fillimi, dhe nuk dihej se ku e kishin mbarimin, duke më bërë me qindra e mijëra pyetje nga më të ndryshmet, bile edhe nga jeta ime private, nga koha dhe mënyra e arratisjes sime në Amerikë etj. Madje duke ushtruar dhunë hynin në ,,fazat e hetuesisë,, dhe rreth ,,fajsisë ,, sime, duke më komunikuar shpesh se ata më kishin paraparë , sipas planit që më kishin dënuar me vdekje. Dhe se këtu, nuk paska çfarë të kërkohej nga unë !Duke e arsyetuar terrorin që më bënin, sepse ,, qënkam fajtor,,!
Sa turp… Këtë nuk e kanë bërë as fashistat e Pinoçes.
E gjyqi ishte vetëm një komedi me përmasa qesharake dhe turpi, i inskenuar dhe i cili njashtu e ,,justifikonte,, terrorin dhe dhunën e ushtruar mbi të akuzuarit dhe ,,dëshmitarët,, duke pohuar se ndryshe nuk kanë dash të rrëfenin të ,,vërtetën,, pasi paskëshin dhënë BESËN E ,, MADHE,,! Mund të habitet njeriu normal me budallakira të tilla dhe çfarë manipulimesh fyese dhe në baza nacionale që vepronin këta zullumqarë në emër të ligjit dhe të popullit ! Unë orvatesha tua spjegoja domethënien e fjalës BESË ,dhe çfarë do të thotë kjo, sepse besa nuk i jepet çdo kujt, as nuk mund të kërkohet nga çdokush, e si mund të jepet ose të marrë BESË nga këta ,,burra,, të cilët kur janë në zor shesin edhe mamanë e tyre për 5 lekë vetëm që të kenë gjëndjen e tyre më të lehtësuar…E BESA E SHQIPTARIT është institut i veçantë, është FJALË E DHËNË dhe nuk ka lojë me BESËN siç veproni Ju si gjykatë që jeni duke manipuluar edhe me BESËN dhe me të akuzuarit. Të marrësh në besë dikënd, t’i japësh besën dikujt – të gjitha këto shprehje në traditën e shqiptarit, të ftojnë të jesh i paprekshëm e i pathyeshëm para çdo miklimi, para çdo shpërblimi, para çdo premtimi, para çdo kërcënimi, para çdo flijimi, e edhe përpara vdekjes. Besa është virtyt i traditës së shqiptarit e që lidhet ngushtë me DREJTËSINË. A thua vallë këta ,,trima,, qenkan BURRA TË BESËS? Jo, e nderuar gjykatë, këta janë vetëm trillime që dëshironi, e ky është qëllimi i juaj, që të DEVALVONI vlerat pozitive të fjalës BESË që me shekuj e mbajnë shqiptarët, por për gjëra që kanë vlerë, e nuk jepet besa për të bërë krime, ose siç thuani ju me akuzat e konspiracionit, se paskëshin dhënë besën ,,për të mbuluar krimin,,!Ju as që mund ta kuptoni domethënien e institutit BESA, sepse nuk jeni shqiptar. Kjo që ju jeni duke bërë është turp, sepse kjo kështu siç pohoni ju, bie ndesh me rregullat dhe traditën e shqiptarit.Në sy ua plasja të vërtetën, e gjykatësit ,prokurorët dhe porota ulnin kokën. Vetëm reagonte shovinisti T. Baboviq, sepse ai ishte një gjykatës me shpirt egërsire dhe fytyrë KENTAURI !
Sakrifica ime / dhe e qindra e qindra të burgosurve të tjerë që mund të ishin të pafajshëm, e që i njeh historia e viktimologjisë/, u bëja ballë më dinjitet fortunave të djallit brenda mureve të trasha të strofullëkut të tyre gjakatare. Më dukej si një fenomen i lidhur ngushtë me qëniën dhe moralin e popullit shqiptarë të vuajtur, të survejuar e të syrgjynosur, të shtypur e të sakrifikuar në çdo pikëpamje…Dhe, unë ndaja fatin tragjik të kombit që i takoja .
Kështu me dhunë e dinakëri gjatë hetuesisë por edhe gjatë senacave në gjykatë, përpiqëshin me forcë të detyronin qoftë të akuzuarit me njëri-tjetrin apo ,,dëshmitarin,, në ballafaqim me viktimën, dhe duke e trajnuar që të deklaronte rrejshëm për ,,vepër të kryer,, duke u sul herë ndaj njërës viktimë e herë ndaj tjetrës, kështu duke kryer një VDEKJE MORALE me qëllim që të fusnin grindjen e hakmarrjes dhe të vëllavrasjes, në gjykatën famoze të Zenicës bëhej një kërdi dhe komedi… Unë i kuptoja fare mirë intrigat e tyre, me dinjitet insistoja që të më thuhej e vërteta, duke I lutur t viheshin në mbrojtje të vërtetës dhe drejtësisë, lutesha të më thuhej e drejta, nëse dëshironin që të kishin ndërgjegjen e pastër, edhepse ndërgjegja e tyre ishte e përgjakur fare ! Ata, gjykatësit, si Tihomir Baboviq njashtu edhe Sulejman Kapetanoviq, viheshin të gjithë kundër meje, duke insistuar që të më theni e bëni leckë në aspektin moral. Por, nuk ia arrinin dot! Unë isha dhe mbetem NJERI !
***
Ramadani dhe Huseini, madje edhe ,,dëshmitari,, Arif Zeqiri gjer në vdekjen e tyre e ndjenin vehten TË MASHTRUAR dhe I brente ndërgjegja e tyre / nëse mund të thuhet se a kishin vallë, ndonjë fije ndërgjrgjrje/, pohonin se janë keqpërdorur si vegla të kota nga ana e inspektorëve Temelko Boshkovskit, Ante Bërnadës, gjykatësit hetues Bodul Nikicës dhe shumë të tjerëve të cilët me manipulime dhe dallavere kanë ndikuar direk ose indirekt në montimin e akuzave dhe inskenimeve në gjykatën e kurdisur në Zenicë ku asnjeherë askush prej tyre nuk është përmbajtur linjës së drejtës njerëzore dhe të drejtësisë dhe ligjit, por duke u orvatur të degradojnë personalitetin e viktimës, duke bërë një gjykim për vepër penale ,,vrasje,, QË UNË NUK DI NËSE EGZISTON OSE JO . Por, jam tejet i bindur se e gjithë ajo hallakamë çdo gjë ka qënë konspiracion i UDB-së dhe KOS-it jugosllav, duke synyar shkatërrimin e dinjitetit të njeriut të vërtetë dhe duke e treguar atë nën ngjyra të së keqes dhe nën hijen ,,krimit,, vetëm e vetëm për ta nxirë si korrbin dhe për ta shpallë të pafajshmin ,,fajtor,,!
Gjersa unë po u rrëfeja gjykatësve në fjalën time përfundimtare se këto akuza janë të përpiluara nga njerëz ndjellakëqinj të cilët nuk ia duan të mirën as drejtësisë , se nuk janë njerëz të denj e human, por që kanë shpirt egërsire dhe sadiste, kanë bërë krim gjatë të ushtruarit të detyrës dhe duke e këqpërdorë atë, si persona të autorizuar, durë I kanë të lyrta me gjak. Kanë bërë edhe fallsifikime në deklarata me shumë versione e kontradiktore me logjikën dhe të vërtetën, dhe në tërësi është një inskenim, një farse që merret me gjëra paushale dhe të pabaza ligjore…Atëherë, nga rradhët e gjykatësve dhe porota, vërsulet ndaj meje gjykatësi Tihomir Baboviq duke më thënë që të mos ,,filosofoja,, shumë sepse ata që më herët më paskëshin dënuar me vdekje-pushkatim, e unë ende munduheshkam të ,,mbajë ligjërata,, ! U habita plotësisht edhe nga kjo sjellje jo e drejte dhe jo humane, jo njerëzore e gjykatsit, dhe nga kjo nënkuptoja se edhe vetë gjykatësit nuk e duan drejtësinë dhe të vërtetën, por janë tejet të paskurpullt dhe tendencioz, vetëm për të shpall viktimën ,,fajtor,, je ose nuk je ti në të drejtë të Zotit.

NË MBROJTJE TË SË VËRTETËS!

… NGJARJE TË INSKENUARA DHE NË MËNYRË CINIKE E KRIMINALE TË PAPARA DHE QË NUK MUND TA MERR ME MEND MËNDJA DHE TA KAP TRURI I LOGJIKËS SË NJERIUT NORMAL…PËRSE KESHTU, DHE KUJT IU DESH E TËRË KJO HALLAKAMË AKUZASH TË KURDISURA PËR ,,VRASJE,, QË UNË NUK KAM NË DIJENI, E DUKE ZHVILLUAR NJË PROCES GJYQËSOR SIPAS NDONJË URDHËRI SEKRET NGA NËNTOKA E ORGANEVE TË CILËT ATO VITE TË RËNUARA ISHIN SHTET, DHE, DUKE SAJUAR NJË MAL ME AKUZA ME SKENAR TË ÇUDITSHËM DHE ASHTU TË MË NXIRRNIN PARA KORDONIT TË PUSHKATIMIT ! PËR TË QINDËN HERË BËJ PYETJE: PËRSE?
APO E GJITHË KJO ËSHTË NJË PADI E MADHE PËR HAKMARRJE NDAJ MEJE DHE NË BAZA NACIONALE SI SHQIPTAR!
/… Kur është vra kryeministri i Suedisë, Olof Palme, në Stokholm, gruaja e kryeministrit, Lisbet Palme, tha që ishte Cristofer Peterson që e ka vra burrin e saj. Gjykata e shkallës së parë e denoi me burg të përjetshëm “vrasësin”, por Gjykata e shkallës së dytë, nuk i besoi dëshmisë së asaj. Edhe mua, asnjë Gjykatë e vendeve perendimore ku mbisundon drejtësia, nuk do më dënoin as me dy ditë burg, e jo me vdekje –pushkatim e më pas 20 vite burg të rëndë. Përkundrazi, do të dënohej “dëshmitari” i rrejshëm, në rastin e procesit të Zenicës, Arif Zeqiri, për dëshmi të rrejshme, bashkë me prokurorin inspeltkorët Temelko Boshkovskin, Ante Bërnadën, gjykatësi hetues Bodul Nikica dhe prokurorët Mutapqiq dhe Mensur Hoxhiq, të cilë e kanë shpjer hetuesinë në rrugë qorre dhe kanë përgaditur dëshmitë shpifse të interpretuar përmes gojës së Arif Zeqirit, apo trillimeve të pa qëna të Vahedin Ramadanit dhe Hajrullah Huseinit, shpirti i tyre vaft në ferr/.
***
Tani, që kanë kaluar gati 35 vjet nga koha kur më kanë arrestuar dhe dënuar në saje të akuzave të rrejshme, pa argumente e fakte, në procesin gjyqësor të Zenicës së Bosnës, siç kam sqaruar më lartë dhe herë të tjera në luftën time që bëj me vite e dekada për drejtësi, kur sot dëgjon njeriu se çfarë dhune dhe terori është bërë, çfarë gjykimi është zhvilluar aq antiligjor, dhe se çfarë është shkruar nëpër gazetat e Jugosllavisë komuniste dhe mediume të tjera, çfarë është folur e thënë në popull, të ndarë në dy tabore, njëra anë që kanë pohuar pafajsinë time, dhe ana tjetër të cilët kanë thënë se ,,gjyqi e ka akuzuar dhe ata e kanë dënuar,, etj. E njeriu normal, mbetet pa mend. Mbetet pa mend njeriu të cilin ai moment e pati gjetur në moshën e viteve të rinisë dhe tani kur del pas vitesh nga burgu, duket i moshuar, i thinjur, i lodhur, i raskapitur dhe me rrudha balli. Kjo të bën të kuptosh se çfarë ka ndodhur gjatë hetuesisë, gjatë procesit gjyqësor dhe gjatë viteve si i dënuar, e ti nuk di se cili ishte ,,faji,, yt. Kjo është tmerr, sepse gjykatësve të tipit Baboviq dhe prokurorëve si Mutapqiq, nuk iu ka interesuar e vërteta.
Kur njeriu i sotëm lexon apo dëgjon këto tregime, rrjedhimisht nis e mendon për protagonistët e saj, për viktimat apo për “heronjtë” e asaj që quhet ,,ndodhi,, gjykate apo ,,aferë, dhe njeriu bëhet kurioz të dijë se cilat ishin palët e “betejës”, çfarë mjetesh, metodash presionesh e dhune përdorën KENTAURËT, gjatë fazave të hetuesisë dhe seansave gjyqësore, sa zgjati beteja dhe cili ishte bilanci i viktimave, njeriu mbetet i shokuar … Mirë do të ishte që të kishim në dorë shumë dokumente e dëshmi, të brendshme e të jashtme, të hapura e të fshehta, në mënyrë që të krijonim një tablo më bindëse për atë që pati ndodhur atë kohë të vitit 1981 me procesin e Zenicës që unë jam i bindur se ka qënë kryekëput një konspiracion i çuditshëm i UDB-së dhe KOS-it jugosllav. Ky, ndoshta, do të jetë privilegj i brezave të ardhshëm,të mendojnë dhe logjikojnë se çfarë mund t’i ndodh njeriut normal nga njerëz ndjellakëqinj dhe që kanë shpirt krimineli e udhëheqin apo përfaqësojnë organe të shtetit dhe gjykata. Dënojnë në mënyrë më çnjerëzore dhe pa kurrëfarë baze ligjore apo argument për ,,vepër të bërë,,! Këta janë njerëz keqbërës, janë e keqja e vehtes së tyre madje dhe e tërë shoqërisë. Unë jam duke shkruar në baza të reales dhe të vërtetës me aq sa di dhe aq sa kam përjetuar, e këto janë të mjaftueshme për një revision të çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës njerëzore e humane, pasi fatumi im është mjaft identik me atë të Drajfusit.
E vërteta është se një tip i tillë siç është Temelko Boshkovski, apo edhe ndonjë Ante Bërnada, Bodul Nikica ose Sulejman Kapetanoviq etj. duhej të mbaheshin sa më larg punëve shtetërore, organeve të policisë dhe gjykatës, nëse gabimet janë të tyre e nuk duan të pranojnë, sepse ishin persona kreten,, qejfli pijesh, kumari dhe vesesh të tjera negative dhe jo humane… Andaj puna e tyre është tipike kriminale dhe që duhet dënuar sipas ligjit. Por, kush duhet ta thotë këtë? Organet e BE nuk duhet të heshtin, as prokurorët as Gjykata ndërkombëtare.
***
MJETET E INFORMIMIT DHE GAZETAT JUGOSLLAVE, MADJE EDHE ,,TANJUGU,, I BEOGRADIT, SHPIFNIN KUNDËR TË VËRTETËS, DUKE E MBAJTUR ANËN E AKUZAVE PREJ GËNJESHTRASH, DUKE IPORBOLIZUAR ,,FAJIN,, E TË PANDEHURVE ! ISHTE NJË PROPAGANDË E PLANIFIKUAR DHE E KONVERTUAR…
-Gazeta që shpif, etiketon dhe dezinformon sikurse bënin ato vite shtypi jugosllav dhe “Tanjugu” i Beogradit ,në rastin konkret, sidomos ndaj personalitetit tim si shqiptar i arrestuar, bënin një lloj agjenture të rrezikshme dhe të dëmshme ndaj meje si viktimë që isha dhe mbetem për të vërtetën universale. Gënjeshtra dhe shpifja nuk janë sensacione pozitive gazetareske, por antiprofesionalizëm, amoralitet dhe papërgjegjësi, të dënueshme me ligjet vendore dhe me Konventat evropiane e ndërkombëtare. Por, këtu ishin në pyetje plani i fshehtë dhe konspiracioni i atyre që dirigjonin me hetuesinë dhe gjykatën e Zenicës ato vite.
Ata shkruanin atë që u servohej nga Gjykata e Qarrkut të Zenicës, por që ishin vetëm çështje dezinformuese antishqiptare, në rolin e një agjenture të rrezikshme aktive në Ballkan për shpartallimin e njerëzve që shteti i kishte si therë në sy, ose siç ishte sjellja ime dhe veprimtaria qoft edhe si gazetar me honorary që isha, UDBJA bëntë çdo gjë që mundej, të shantazhonte e shpifte, të spiunonte dhe t’i anatemonte kulturën, poezinë dhe veprimtarinë patriotike shqiptare jo vetëm në Maqedoni, por edhe në të gjitha trojet ku jetojnë etniciteti ynë, në trojet e veta etnike…Bënin hata duke mos zgjedhur mjete dhe metoda për diskreditimin e personalitetit tim në këtë rast që më kishin ndarë ende pa u mbajt gjykimi, dënimin me vdekje-pushkatim.

P.s.
Shumë vite më vonë inspektori Temelko Boshkovski duke thënë se nuk dëshironka të vdiska me ndërgjegje të papastër, ka bërë një deklaratë me shkrim dhe të vërtetuar në noteri, ku sqaron se si rasti i ashtuquajtur ,,vrasje,, të Meliha Deliqit është i montuar nga inspektorët Ante Bernada, Sllobodan Stankoviq etj. dhe se unë qenkam dënuar me akuza të kurdisura dhe të rreme.
(vijon...)

Nafi ÇEGRANI

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 436 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi