Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosovën mund ta kërcënojë rreziku eventual nga një kompromis i keq politik me Serbinë
Publikuar më 24 gusht, 2017 në orën 23:50 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri diplomatik

***- Atëherë, çfarë do të bënin Hashim Thaçi, Enver Hoxhaj, Edi Rama, Ilir Meta dhe E.Tahiri, nëse në mbyllje të Dialogut të Brukselit (2011-2017), presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (në marrëveshje me Rusinë), do të dilte me propozimin se Beogradi e njeh Kosovën, por me kusht që kjo të pranojë hyrjen në Unionin (federal ose konfederal) me Serbinë?

-Vetëm në këtë rast të imagjinuar dhe të spekuluar politik, Beogradi dhe Moska, do të bënin të mundur që Kosova, të pranohej në Organiztatën e Kombeve të Bashkuara, sepse do ta votonin edhe Rusia, edhe Serbia, edhe Kina, si dhe të gjithë aletatët e tyre, që deri tani nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Mirëpo, nëse, vërtet, Beogradi do të kërkonte një kompromis të tillë politik me palën shqiptare të Kosovës, ekziston rreziku që ky opsion, do ta pajtonte Rusinë me Evropërn Perëndimore dhe me Amerikën, sepse do të konsiderohej si formula më e kapshme paqësore për të dy palët në konflikt, si dhe për të gjithë faktorët ndërkombëtarë, të involvuar në të.

Mirëpo, që të mos ndodhë diç e tillë katastrofike për Kosovën, apo arritja e ndonjë kompromist tjetër politik, që do ta zhvishte Kosovën nga atributet e saj shtetërore (pavarësia, territori dhe sovraniteti i plotë), qeveria dhe parlamneti i Kosovës, do të duhej të merrnin vendim të prerë, që urgjentisht të ndërpritet Dialogu i Brukselit. Ndryshe, një kompromis i keq dhe i imponuar nga Serbia dhe nga mbështetësit e saj, pritet ta “ndëshkojë” Republikën e pavarur të Kosovës (17 shkurt 2008).

Dialogu i Brukselit nuk sjell njohjen e Kosovës nga Serbia, as nga Kombet e Bashkuara, kjo është utopi

Mirëpo, siç njohtojnë masmediat Enver Hoxhaj (ish-ministër i Jashtëm i Kosovës), në një intervistë dhënë gazetës së përditshme vjeneze “Der Standard” të Austrisë, ka deklaruar të kundërtën :” Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, do të përfundojë me njohjen reciproke dhe me anëtarësimin e Kosovës në OKB”. (http://kosova-sot.info/lajme/212013/hoxhaj-per-der-standard-dialogu-me-serbine-do-te-perfundoje-me-anetaresim-te-kosoves-ne-okb/ ).

Sipas kësaj deklarate del se epilogu i Dialogut të Brukselit (2011-2017) mes palës negociuese serbe të Beogradit dhe asaj shqiptare të Prishtinës, do të jetë njohja e Kosovës së pavarur nga ana e Republikës së Serbisë.

Një përfundim i tillë i Dialogut të Brukselit në favorin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe nga Kombet e Bashkuara, do të mund të ndodhte vetëm nëse do të pajtoheshin Beogradi dhe Moska, e cila me VETO-n e saj qe 9 vjet e ka bllokuar statusin e ri të Kosovës, duke mos lejuar që të shfuqizohej Rezoluta 1244 e KS-së OKB-së, e cila decidivisht nuk e njeh e Republikën e Kosovës, por e konsideron si pjesë legale të Serbisë, si sukcesore e ish-RSFJ-së.

Sipas ABC-së doktrinare dhe praktike, asnjë dialog politik paqësor qoftë me karakter rajonal, evropian a ndërkombëtar, nuk mund të përfundojë, pa pëlqimin e palëve negociuese qoftë dypalëshe apo shumëpalëshe, përkatësisht pa arritjen e kompromisit politik të ndërsjellë mes tyre. Këtë e ka vërtetuar edhe historia e derisotme e praktikës së marrëdhënieve ndërkombëtare e shteteve të ndryshme, se nuk mund të ketë kompromis politik të NJËANSHËM, domethënë, të fitojë vetëm njëra palë në konflikt, e tjetra të humbas krejtësisht.

-Vendim i njëanshëm në favorin e njërës palë negociuese, mund të arrihet në rastet e caktuara specifike (nëse rrezikohet paqja dhe siguria botërore), nëse njëra palë nuk pajtohet në asnjë pikë me palën kundërshtare, ashtu siç ndodhi në Konferencën e Rabujesë, kur përfaqësuesit e delegacionit serb me Ratko Markoviqin në krye, patën hedhur poshtë të gjitha propozimet e bëra nga ana e palës shqiptare dhe nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ( 23 shkurt 1999).

Gjithashtu, Plani paqësor për Kosovën i Marti Ahtisarit (2007) qe miratuar, pa pëlqimin e Serbisë, për shkak se delgacioni i saj negociues nuk pranoi asnjë nga propozimet e tij.

Në të dy rastet e theksuara, nuk u arrit kurrfarë kompromisi politik mes palëve negociuese, për shkak të destruktivitit, refuzimit dhe të bojkotimit të palës serbe në rastin zgjidhjes paqësore të çështjes së statusit të Kosovës. Kështu që, përfaqësuesit ndërmjetës të bashkësisë ndërkombëtare (SHBA-ja, OKB-ja dhe BE-ja) qenë të detyruar t’ia impononin zgjidhjen e drejtë Serbisë për rastin e Kosovës përmes së cilës Serbia me terrorin dhe me gjenocidin e saj rrezikonte stabilitetin, paqen dhe sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare. Mbi këtë bazë arrihet edhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së (10 qershor 1999) për vendosjen e trupave paqëruajtëse të NATO-s dhe të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, me ç’rast policia, ushtria dhe njësitet paramilitare çetniko-fashiste barbare dhe gjenocidale me “bisht ndërkëmbë” braktisën përfundiishit Kosovën, që e kishin djegur, maskaruar(foshnja, fëmijë, të rinj, gra e burra), plaçkitur dhe shkretënuar jo më pak se një dekadë nën sundimin e egër të Serbisë policore dhe militariste të kryekriminelit Slobodan MIlosheviq (1989-1999).

Për ndryshim nga dy dështimet e arritjes së kompromosit politik me palën serbe (në Ramubuje dhe në negociatat e Vjenës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të drejtuara nga emisari special i OKB-së Marti Ahtisari), Dialogu i Brukselit (2011-2017) nuk ka gjasë të përfundojë me zgjidhje të njëanshme të imponuar qoftë palës serbe, qoftë palës shqiptare, sepse që nga fillimi i negociatave të tyre, janë pajtuar, që në fund, të arrihet një kompromis politik në inetresin e të dy palëve kinse për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Së fundi, nëse do të vinte në shprehje “teoria politike parashikuese” e Enver Hoxhajt, që Dialogu i Brukselit të përmbyllej me njohjen e shtetit të Kosovës nga Beogradi zrytar, atëherë lind pyetja, çfarë do të ishte kundërvlera politike për këtë njohje nga ana e palës negociuese shqiptare e Kosovës? – Më thjesht, në këtë rast, çka do t’i jepte Kosova Serbisë për t’u arritur kompromisi politik reciprok në Dialogun e Brukselit (2011-2017)?

-E lehtë është të pohohet se “Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës në dialogun e Brukselit”. –Këtë do ta kishin dashur të të gjithë shqiptarët. Mirëpo, kjo është vetëm një utopi politike, asgjë më shumë ngase dialogu serbo-shqiptar në Bruksel nuk po zhvillohet, që Serbia ta njohë as de fakto e as de jure Kosovën, por që ta vërë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin territorial dhe shtetëror të Kosovës. Ky është synimi kryesor dhe përfundimtar i Serbisë, që me ndihmën e faktorëve evropianë ndërkombëtarë, të arrihet ndonjë kompromis, që ajo gradualisht qoftë në formë të copëtimit kantonal, qoftë të krijimit të Srpska zajednicës (sikurse Srpska Republika e Bosnjës), ku në të dy rastet, do të vinte në shprehje edhe legalizimi i administrimit të organeve dhe të institucioneve ekzekutive në territoirn e enklavave të banuara me serbë.

Sipas Enver Hoxhajt, Serbia qëmoti e ka njohur Kosovën, qëkur ka filluar “dialogu teknik” i Brukselit). Mirëpo, faktet flasin ndryshe, sepse as politika e as diplomacia e Serbisë deri tani, nuk kanë dhënë asnjë argument valid se e “ njohin” apo “do ta njohin” pavarësinë e Kosovës, me gjithë zhvillimin e dialogut në Bruksel (2011-2017).

Pavarësisht se çfarë ka deklaruar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, Dialogu në Bruksel (2011-2017) mes palës serbe dhe asaj shqiptare të Kosovës, në agjendën protokollare të tij (me ndërmjetësimin e BE-së) nuk ka në fokus njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, por parashikon arritjen e një kompromisi politik të dyanshëm. Çfarë do të jetë ai, kjo mbetet për t’u parë. Këtë nuk mund ta dijnë as Enver Hoxhaj, as presidenti Hashim Thaçi e as Edita Tahiri (ish-minstre për integrime evropiane).

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 46 vizitorë
Lexuar: 552 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi